Tuesday, December 16, 2008

Bordeli Ballkanik


E tërë historia që kemi mësuar për vite dhe gjenerata të tëra në shkolla, në rast se e lexojmë një raport hulumtues që merret me prejardhjet gjenetike të popujve të Evropës, shembet si një kullë prej letre.
Sipas shkencës, aq sa ka të drejtë një prind shqiptar t’i emërtojë fëmijët me emrin, Ilir, pothuajse ngjashëm ka të drejtë edhe një prind boshnjak, maqedonas, turk, kroat apo edhe serb. Këto të dhëna i ka publikuar IGENEA, një institut i njohur në Zurich të Zvicrës që merret me hulumtime gjenetike të popujve dhe individëve.
Madje në këtë institut secili person me vetëm 200 franga dhe pesë javë pritje mund të zbulojë gjenetikën e tij dhe të gjejë përkatësinë e tij deri ne antikë. Sigurisht, nëse nuk ka frikë se mund të dalë si pasardhës i një fisi tjetër nga ai që ka mësuar në histori. Kështu, bazuar në një raport të publikuar nga ky institut, në këtë rast, më shumë se prindërit shqiptarë që kanë të drejtë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin Ilir, ky nder u takon boshnjakëve dhe kroatëve.
Sipas rezultateve, 40 për qind e boshnjakëve dhe 34 për qind e kroatëve të sotëm kanë prejardhje ilire, ndërkohë që shqiptarët në këtë rast janë në vendin e tretë me 30 për qind. Sa i përket kësaj çështjeje, në këtë rast menjëherë pas Shqipërisë radhitet Serbia dhe Mali i Zi (aty përfshihet edhe Kosova) me 21 për qind e pasuar nga rumunët me 12 dhe maqedonasit me 10 për qind.
Sipas këtij raporti, i cili përfshinë 35 shtete të kontinentit evropian, asnjë prej popujve të sotëm, për paraardhës nuk ka një fis të vetëm. Por, për dallim nga shtetet perëndimore e veçanërisht ato skandinave ku popujt e sotëm mund të kenë për paraardhës vetëm dy fise të lashta, në Ballkan numri më i vogël i fiseve si paraardhës të popujve të sotëm është pesë, kurse më i larti është tetë.
Sipas zyrtarëve të këtij instituti, ky hulumtim mbështetet në të dhëna të mbledhura brenda periudhës trevjeçare. E në këtë rast, mbledhja e të dhënave ka filluar para se Mali i Zi dhe Kosova të shpallin pavarësinë, kështu që Serbia, Mali i Zi dhe Kosova në këtë hulumtim janë përfshirë në një shtet të vetëm me emrin Serbia dhe Mali i Zi. Lista e shteteve të Evropës në këtë hulumtim fillon me Portugalinë dhe përfundon me Shqipërinë.
Në këtë rast, sa i përket popullit shqiptar në Shqipëri, vetëm 30 për qind prej tyre janë pasardhës të ilirëve, ndërkohë që 20 për qind mund të jenë pasardhës të sllavëve. E në këtë rast, nëse rezultati i dytë është shumë i vështirë për t’u gëlltitur, shqiptarët mund të ngushëllojnë vetën se janë pasardhës edhe të trakasve, por në këtë pikë shansi zvogëlohet në vetëm 18 për qind. Sipas këtij hulumtimi, 16 për qind e shqiptarëve janë me prejardhje fenikase, 14 për qind helene dhe 2 për qind vikinge.
“Shqipëria qysh në kohën e vjetër të gurit është banuar nga njerëzit. Ilirët janë paraardhësit kryesorë dhe më të lashtë të Shqipërisë së sotme. Por, edhe helenët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjenetikën e Shqipërisë, pasi ata ishin vendosur në këtë vend. Në shek VI erdhën edhe sllavët dhe nomadët nga Sicilia”, thuhet në legjendën e këtij hulumtimi për popullin shqiptar.
Popujt e Serbisë dhe Malit të Zi, sipas këtij hulumtimi, 30 për qind e tyre janë sllavë, ndërkohë që 21 për qind kanë prejardhje ilire. Është interesant se përveç shqiptarëve, në pjesën më të madhe të popujve të sotëm të rajonit të Ballkanit, diku më shumë e diku më pak, bëjnë pjesë edhe germanët (gjermanët e sotëm).

Në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi, 18 për qind e tyre kanë prejardhje të tillë (germane), 14 për qind kelte, 9 për qind fenikase, 6 për qind helene dhe 2 për qind vikinge. “Ilirët dhe keltët ishin banorët e parë të Serbisë dhe Malit të Zi. Helenët erdhën më vonë në bazë të tregtisë. Në shek III, nomadë nga Azia kanë lënë gjurmë të thella në gjenetikën e popullatës. Që nga shek VI filloi lëvizja e sllavëve në Serbinë dhe Malin e Zi të sotshëm. Më vonë ky rajon u emërua Serbi”, thuhet në shpjegimin e shkurtër për këtë shtet të këtij hulumtimi.
Bosnja dhe Hercegovina, sipas hulumtimit gjenetik, përbëhet prej 40 për qind të pasardhësve të ilirëve, 20 për qind të gjermanëve, 15 për qind të sllavëve, 15 për qind të keltëve, 6 për qind të fisit të hunëve dhe 4 për qind të trakasve. “Populli i Bosnjës dhe Hercegovinës është pasardhës i vërtetë i ilirëve. Edhe keltët ishin prezent, por ilirët gjithmonë kanë dominuar. Ndërsa në vendet kodrinore kishte edhe fise tjera siç janë liburnët dhe dalmatët.
Në Shek IX erdhën skordiskët nga Serbia, fis ky që gjithashtu kishte prejardhje të ilirëve, keltëve dhe dakëve. Me lëvizjen e popullatave këtu erdhën edhe gjermanët. Bosnja ishte e rrezikuar gjithmonë nga popuj të tjerë, madje edhe nga germanët, hunët, vandalët, elanët, gepidët dhe avarët. Në shek VII erdhën sllavët, të cilët u shumuan për një kohë të shkurtër”, thuhet në sqarimin e këtij instituti për këtë shtet.
Sa u përket kroatëve, hulumtimi tregon se 34 për qind e tyre janë me prejardhje ilire, 20 për qind sllave, 18 për qind kelte, 16 për qind fenikase dhe 12 për qind germane. “Gjurmët e para në Kroaci shkojnë deri në kohën e gurit. Banorët e parë të Kroacisë ishin keltët dhe ilirët, por përgjatë Adriatikut u ndërtuan edhe qytete greke. Në shek III u formua mbretëria ilire, të cilët ishin mundur pas 400 vjetëve nga romakët. Pas lëvizjeve të popujve erdhën edhe gotët, vandalët, gepidët dhe sarmatët. Vetëm në shek XI erdhën edhe sllavët, në mesin e tyre edhe fiset kroate”, thuhet në sqarimin e hulumtimit për prejardhjen e popullit të këtij shteti.
Hulumtimi gjenetik i këtij instituti shpjegon se 30 për qind e popullit të Maqedonisë së sotme kanë prejardhje maqedonase, kurse 20 për qind germane, 15 për qind sllave, aq sa edhe helene, 10 për qind dhe nga 5 për qind fenikase dhe 5 hune. Pretendimet e grekëve se maqedonasit e sotëm janë thjesht grekë të lashtë, ky hulumtim i hedh poshtë pasi shkencërisht, sipas tyre, maqedonasit janë popull i veçantë.
“Maqedonia e sotme përmbledh vetëm një pjesë të Maqedonisë së lashtë. Në njërën anë ata shihen si pjesë e trungut helen, ndërsa disa mendojnë se maqedonasit janë një përzierje e trakëve, ilirëve dhe fiseve të tjera. Por, është e sigurt që maqedonasit mund ta bëjnë diferencimin gjenetik”, sqaron hulumtimi.
Sa për grekët, bazuar në raportin gjenetik, krenaria e tyre se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Helenëve të vjetër, është një bllof ashtu si edhe krenaria e shumë popujve të tjerë të Ballkanit se janë pasardhës të fiseve të veçanta. Hulumtimi sqaron se vetëm 35 për qind e tyre kanë prejardhje helene, kurse nga 20 për qind janë sllav dhe fenikas. Në të njëjtën kohë, nga 10 për qind e tyre kanë prejardhje gjenetike ilire e germane dhe vetëm 5 për qind maqedonase.
“Banorët e parë të Greqisë ishin minorët nga Kreta që kanë jetuar 3 mijë e 600 vjet para lindjes së Krishtit. Pas lëvizjeve të indo-gjermanëve në Greqi, erdhën edhe fiset ashër, trakët dhe ionierët. Në fund të periudhës së Mykës, filloi edhe ardhja e fisit të donierëve. Përmes Sicilisë në Greqi erdhën edhe disa nomadë, persët ishin luftuar për një kohë të gjatë, mirëpo me tregtinë detare me grekët, aty erdhën më shumë popuj të tjerë në kontakt, si me maqedonasit, ilirët, feniksët dhe sllavët”, thuhet në sqarimin e hulumtimit për këtë shtet.
Nga i tërë ky hulumtim gjenetik, populli më i përzier që del është ai që jeton në Turqinë e sotme. Prejardhja e tyre është gjetur se vjen së paku nga tetë fise të ndryshme. Vetëm 28 për qind e tyre kanë prejardhje turke, kurse 21 për qind për paraardhës kanë keltët, 6 për qind hebraiko-armenase, 11 për qind berberase, 11 për qind arabe, 9 sllave, 4 iliro/helene dhe 10 për qind germane.
“Banorët e parë të Turqisë nuk ishin turqit. Ata erdhën vetëm pas shekullit XI me invazionin e seldshukëve. Banorët e parë ishin hetitasit, të cilët pas luftës, inavzionit dhe urisë ishin shuar si popull 1 mijë e 200 vjet para lindjes së Krishtit. Këtu kanë jetuar edhe fygerët, tregtarët helenë, kimerët, lydierët, armeniasit, keltët, persët, hunët, germanët dhe bullgarët. Pas invazionit nga turqit, ky vend ka marrë emrin Turqi”, sqaron raporti.
HULUMTIM I BESUESHËM
Pas publikimit të këtij studimi, Evropa Perëndimore e ka mirëpritur atë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur nga shtet e Ballkanit dhe Spanja. Më e zëshmja ndër fqinjët tanë ka qenë Greqia.
Inma Pazos, drejtoreshë menaxhuese e “iGENEA“ nën përkujdesjen e Gentest.ch GmbH, Instituti më prestigjioz i kërkimeve gjenetike në Zvicër, thotë për Express se studimi është bërë në gusht të vitit 2008, ndërsa në nëntor të këtij viti është plotësuar më të dhëna shtesë.
Në këtë studim, sipas saj, janë futur hulumtimet e fundit. “Ky studim është një rishikim i hulumtimeve më të rëndësishme, të cilën ne i kemi lexuar”, shton ajo. Ajo sqaron se hulumtimet e “iGENEA”-së kanë filluar para tri viteve. Sipas saj, që nga atëherë ky hulumtim është rritur dhe është plotësuar me të dhëna shtesë. Vetëm në vitin e shkruar, sipas Pazos, ka pas dyfish më shumë publikime sesa në vitet paraprake.
“Të gjitha studimet tona janë publikuar në një magazinë profesionale, kontrollimin dhe metodën e tyre e kanë bërë shkencëtarë të pavarur. Hulumtimet janë studiuar mirë, krahasuar dhe vlerësuar me bazën e të dhënave tona”, vlerëson ajo. Për të përpiluar këtë studim janë dashur dy vjet fazë përgatitore. Ajo tregon se studimi gjithmonë ri-aktualizohet dhe plotësohet më të dhëna shtesë.
“Studimi është shumë i saktë dhe i besueshëm, sepse ne nuk përdorim vetëm bazën e të dhënave tona, por edhe dhjetëra studime që janë bërë më parë dhe që janë vetëtuar.
Publikimi i një studimi në magazinat “Science”, “Nature” apo “AJHG” kërkon një përkushtim shumë të madh në fushën e shkencës. Vetëm studimet shumë serioze dhe të besueshme mund të publikohen”, thekson Pazos.
Ajo tregon se pas publikimit të këtij studimi kanë pasuar edhe reagimet. Evropa Perëndimore e ka mirëpritur atë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur nga shtetet e Ballkanit dhe Spanja. “Vetëm në Spanjë dhe në rajonin e baskëve të dhënat janë shndërruar në “skandale të vogla”. Atje nuk dëshirojnë të pranojnë se baskët kanë tjetër profil gjenetik se pjesa tjetër spanjolle. Të dhëna të tilla mund të politizohen nga politikanë të ndryshëm”, vlerëson ajo.
Ndërsa në Ballkan reagimet ishte pothuajse të njëjta, ku të dhënat e publikuar janë keqpërdorur për fushata dhe propagandë politike. “Në Ballkan kemi pas përvojën e njëjtë, edhe pse në Greqi ka pas reagime shumë, shumë më të mëdha. Në këtë shtet i kanë ngatërruar termet gjenetike me politikë dhe të dhënat janë keqpërdor për propagandë. Nga maqedonasit për të vetëtuar që ata janë maqedonasit e lashtë, dhe nga grekët për të përdorur të dhënat si shkencë politike. Por, të dyja palët reflektuan se të dy shtetet kanë pjesë të rrënjëve të maqedonasve të lashtë”, tregon ajo për Express.
Ajo thotë se nuk e di numrin e mostrave të marra nga shqiptarët e Shqipërisë për këtë studim. Për të gjetur numrin e saktë duhet një rishikim i thellë dhe ajo do të merrte shumë kohë. Ndërsa për Kosovën, sipas saj, nuk ka të dhëna të veçanta, ngase studimi është bërë në kohën kur Kosova ende nuk ishte shtet. (Marrë nga Express)

Monday, November 24, 2008

Vajzat gjermane, turiste në Valbonë të Tropojës



Marash Kola
Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj. Përveç bregdetit tonë të bukur, vise të tilla malore si Thethi, Razma, Valbona, Rrogami, Lura etj., janë duke joshur dhe tërhequr përherë e më shumë vizitorët nga vende të ndryshme të botës. Kështu, Rrogami me bukuritë e tij mahnitëse natyrore dhe klimën e shëndetshme, thuajse kuruese, vizitohet jo vetëm nga shumë turistë vendas, por dhe nga plot të huaj. Shumë prej këtyre të fundit kalojnë transit në Theth, ose dhe vijnë prej këndej në drejtim të Valbonës e vise të tjera, por gjithnjë duke u ndalur qoftë dhe për një kohë të shkurtër në Rrogamin e Shalës.
Kjo i ka vënë në lëvizje dhe punë banorët e pakët të atyshëm, të cilët kanë mbetur ende pa u larguar, duke marrë masa për t‘i pritur të ardhurit në kushte sa më normale. Kolë Gjoni, Mark Luigji, Lazër Toma etj., kanë rikonstruktuar dhe adaptuar banesat e tyre në formë hoteli turistik familjar. Ndërsa Mirash Pëllumbi është duke ndërtuar një mini-hotel, me mjedise përkatëse moderne. Dhe shteti po vihet në lëvizje, duke vlerësuar mundësinë dhe dobinë e zhvillimit të turizmit në këto anë. Kështu, në Bajram Curri-Valbonë do të zgjerohet dhe asfaltohet rruga, punimet për të cilën kanë filluar, duke marrë shkas edhe nga inspektimi i bërë pak kohë më parë nga ministri Sokol Olldashi. Ndërsa në anën tjetër, veriperëndimore të kreshtave alpine, asfaltimi i rrugës automobilistike ka arritur në Bogë dhe do të vazhdojë deri në Theth, ose "Zvicra e vogël", siç e kanë quajtur të huajt.
Turistet gjermane
Por, pa u zgjatur, në këtë shkrim do të ndalemi në veçanti, për një grup vajzash gjermane, të cilat verën e këtij viti, në kuadrin e një guide të gjatë turistike në Shqipëri, arritën deri në lartësitë alpine të saj. Ishte gati mesi i gushtit, kur një grup turistesh gjermane i përbërë nga 7 vajza: Hildegard, Eva, Veronika, Jenna, Hedvig dhe dy të tjera më emrin Sofia, pasi kishin realizuar guidën e tyre turistike në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke kaluar e qëndruar dhe në Valbonë, arritën në Rrogamin e Shalës. Ato preferuan të qëndronin dhe të flinin, me mjetet e tyre rrethanore, në bahçen e Kolë Cakës, tek i cili, unë, shkruesi i këtyre radhëve, me shoqen time Lenën, të ardhur nga Tirana, ku dhe banojmë, kaluam mrekullisht disa ditë në verën e këtij viti.
Takimi
Familjarët e Kolës më thanë që unë t‘i takoja vajzat gjermane dhe po munda të komunikoja me to, t‘u thosha: "Nëse do të kishin ndonjë nevojë". Kjo lidhej dhe me traditën mikpritëse të shqiptarit. Vajta bashkë me shoqen dhe pasi i takuam, pyeta nëse ndonjëra dinte rusisht?. Sepse në këtë gjuhë mundet të merresha vesh me to. Si për çudi, njëra prej tyre, mos u gabofsha për emrin, Hildegard reagoj: "Ja znaju paruski" (unë di rusisht), dhe tregoji se e kishte mësuar në Moskë, e ftuar atje te një shoqe e saj, ku pat qëndruar tre muaj.
Udhëtimi
Në bisedë e sipër, turistet gjermane treguan se në Shqipëri kishin mbërritur në Durrës, më 26 korrik, ardhur nga Italia me traget. Pastaj, siç shpjegojnë ato, kishin udhëtuar nga Durrësi në Vlorë, Sarandë, Korçë, Pogradec, Dibër, Kukës, Bajram Curri-Rrogam dhe do të vijonin Theth-Bogë-Shkodër. Më 18 gusht parashikonin kthimin sërish me traget nga Durrësi në Itali, për në drejtim të vendit të tyre të lindjes, Gjermani. Është karakteristikë, se, siç treguan bukuroshet gjermane, një pjesë të madhe të udhëtimit të tyre e kishin bërë me këmbë. Ato thoshin që Vlorë-qytet-Orikum dhe nga këtu në Dukat kishin vajtur në këmbë e po kështu Himarë-Sarandë. Me këmbë kishin udhëtuar dhe nga Korça në Pogradec dhe një pjesë të rrugës Kukës-Bajram Curri, po me këmbë e kishin shkelur. Kështu e nga këtu kishin vazhduar rrugën malore deri në Rrogam, rrëzë alpeve; atje ku e ka burimin e tij lumi i kaltër i Valbonës. Me këmbë vijuan dhe në Theth e po kështu do të vazhdonin deri në Bogë.
Biseda
Në përgjigje të pyetjes se çfarë i shtyu që të vinin në Shqipëri dhe të bënin një guidë turistike të gjatë në kohë dhe në hapësirat e saj të tilla gjeografike, gjermankat shpjeguan: jemi të pasionuara për të shëtitur dhe për të njohur vendet evropiane. Prandaj kemi vajtur në disa prej tyre: Francë, Angli, Spanjë, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Itali etj.". Nuk i pyetëm për kohën kur. "Në këtë kuadër, thanë ato, zgjodhëm për të vizituar edhe Shqipërinë. E bëmë këtë, sepse një shoqe e jona kishte lexuar në një gazetë, me emër, d.m.th., të madhe gjermane, ku ishte bërë një shkrim, që fliste shumë për Shqipërinë, fliste për bukuritë natyrore dhe njerëzit e saj të mirë. Tani, pasi përshkuam të gjithë këtë itinerar, në shumë qytete dhe deri në fshatra, pasi takuam shumë njerëz të kategorive të ndryshme, pamë dhe u bindëm për vërtetësinë dhe gjithë ato që na kishin thënë dhe kishim dëgjuar për Shqipërinë, për bukuritë natyrore, ashtu dhe për njerëzit e saj të mirë: të çiltër, korrekt, zemërgjerë dhe mikpritës". Ato më tej vijuan se "pamë që po punohej për të ndërtuar rrugë të reja. Në Valbonë kishte hotele të vegjël, për t‘u krijuar kushte më të mirë vizitorëve turistë". Në fund, vajzat gjermane kërkuan të shoqëroheshin për në Theth, që e bëri këtë Kolë Caka, i cili duket në foto midis vizitoreve turiste gjermane. Motivi që më shtyu për të shkruar këto radhë, për grupin turistik të vajzave gjermane, është se, pas bisedës së gjatë me to, konstatova disa cilësi të tyre, që mendoj se ka interes të ekspozohen në faqet e një gazete, që botohet në Shqipëri.
Karakteri i vajzave
Së pari, krahas etjes për dije dhe kulturë, që e dëshmon shkollimi i tyre, bien në sy pasioni i vajzave gjermane për të njohur vende të ndryshme evropiane, duke i parë ato nga afër dhe shkelur me këmbë, e në këtë kuadër dhe Shqipërinë, jo vetëm bregdetin e saj të bukur, por edhe zona të thella malore, deri në lartësitë alpine. Pasioni i vajzave simpatike, ndërthuret edhe me vullnetin e tyre të hekurt, për kalitjen fizike, kaq e këshillueshme dhe kaq e dobishme për shëndetin e njeriut. Së dyti, vajzat gjermane ishin kurajoze, cilësi e virtyt ky tepër i rëndësishëm për çdo njeri. Vetë ardhja e tyre në Shqipëri, si dhe udhëtimet në vende të tjera, pa pasur midis tyre asnjë të seksit mashkull, që radhë ndodh kjo te grupet turistike. Kur u thamë "se mund të strehoheshin, për të fjetur në ndonjë familje, kjo dhe për çdo eventualitet nga pikëpamja e sigurisë, ato u shprehën: "Faleminderit, por do të flemë këtu në natyrë, ne nuk e njohim frikën". Dhe në fakt, me pajisjet rrethanore që kishin, aty në natyrë, kaluan edhe natën. Në mëngjes u dukën në formë, fare mirë, sikur të kishin fjetur në ndonjë hotel luksoz.
Së treti, te mysafiret gjermane shihej jo vetëm thjeshtësia që dukej qartë, por dhe nikoqirllëku dhe qenia e tyre shtëpiake të mira. Kur me porosinë e familjarëve të Kolë Cakës u thamë: "Nëse do të kishin nevojë për ndonjë gjë"?. Ato u shprehën: "Vetëm pak djathë duam; kemi dhe makarona që do t‘i gatuajmë vetë", dhe kështu bënë, i përgatitën në kuzhinën e Kolës. Me makarona e djathë kaluan darkën. Kur shoqëruesi u tha se "po të keni nevojë për të ngarkuar plaçkat, çantat e rënda që i mbanin në kurriz, do të marrim edhe kalin", ato thanë: "Nuk ka nevojë". E merrnin me mënd vajzat se për kafshën e ngarkesën do të kishin edhe ndonjë detyrim financiar plus. Pra, kalitja tyre fizike, duke bërë dhe udhëtime të gjata në këmbë e të ngarkuara, ndërthurej edhe me nikoqirllëkun e tyre, për më pak shpenzime.
Ndarja
Në fund të bisedës, kur po ndaheshim me vajzat serioze gjermane, u thamë se, "nëse ato do të ishin dakord, se për guidën e tyre turistike në Shqipëri, mund të bëhej një shkrim e të botohej në ndonjë gazetë të këtushme, përfshi dhe fotot". Ato falënderuan për këtë dhe se mirëprisnin. Pas mesit të shtatorit, arritën disa fotografi të dërguara prej tyre, që me to po ilustrohet dhe ky shkrim.
Udhëtimi me hartë
Duket dhe është pak e çuditshme, por fakt, që një grup vajzash gjermane, pesë nga të cilat mbaruar universitetin dhe dy vazhdonin shkollimin, i kishin rënë e po i binin Shqipërisë, si me thënë, tej e përtej. Për t‘u orientuar gjatë udhëtimit të tyre, ato dispononin një hartë të hollësishme dhe që e lexonin dhe e kuptonin fare mirë. Ajo hartë e kishte p.sh., Thethin dhe me lagjet e tij: Gjelaj, Nikgjonaj, Gjeçaj etj., shkruar këto me germa të zeza dalluese.
Marrë nga www.gazeta-shqip.com

Thursday, November 20, 2008


Ismail Qemali (busti ne Muzeun Historik Kombetar, Tirane)

Isë Boletini: Kacanik o shkemb e gur, digjesh pritesh per Flamur

Maket i shtepise ku u mbajt "Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Stema e Kuvendit te Lezhes, 2 mars 1444

Friday, November 14, 2008

Gështenja e Tropojës, atje ku malet prekin qiellin


TROPOJË, 14 Nëntor/ATSH- Tropoja është e njohur për kultivimin e gështenjës, këtij dru frutori që para viteve '90 eksportohej në Gjermani, Turqi e Austri, ku përmes përpunimit të saj prodhoheshin nënprodukte si çokolllata, mielli etj.
"Masivet e gështenjës që kemi janë më të mëdhatë në Ballkan", thotë Gazmend Biberaj, një prej fermerëve që përmes tregtisë së gështenjës arrin të sigurojë të ardhurat për gjithë vitin.
Interesi ekonomik bëri që për të ruajtur këtë pasuri, privatizimi i pasurisë shtetërore në këtë rreth nisi me privatizimin e masiveve të gështenjës. Privatizimi solli edhe rritjen e shpejtë të numrit të rrënjëve të këtij dru frutori.
"Mesatarisht çdo vit numri i rrënjëve rritet me 5000 rrënjë, por që duhet të hyjnë në prodhim pas 10 vjetësh", tregon drejtori i Zyrës së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të rrethit, Sadri Danaj.
Edhe pse është periudhë e gjatë për futjen në prodhim, fermerët e këtij rrethi tregojnë kujdesin maksimal ndaj këtij fruti. Investimi i paktë që duhet e rritja e tij edhe në toka inproduktive që kanë gjetur në këtë rreth një miniklimë ideale kanë bërë që banorët t'i përkushtohen mbarështimit të këtij dru frutori. Aq sa kush kërkon të blejë gështenja në Bajram Curri i thonë: Ja ku i ke gështenjat, shko mblidhi se janë pa para. Ndoshta një gjë e tillë nuk ndodh kund tjetër.
Në rrethin e Tropojës ka një linjë të përpunimit të gështenjës. Pronari i saj Ramiz Jaha tregon se ka një linjë të thjeshtë të përpunimit të gështenjës, ndërsa gjithë prodhimin e tregton në Itali e Belgjikë.
"Unë nuk mund të përballoj gjithë kërkesën e fermerëve, gjë që do të thotë se lëndën e parë e kam të siguruar", shprehet Ramizi.
Aktualisht masivi i gështenjës në rrethin e Tropojës zë një sipërfaqe prej rreth 2000 ha me mbi 200 mijë rrënjë prej të cilave 188 mijë janë në prodhim. Rendimenti për rrënjë arrin në 35 - 45 kilogram, ndërsa prodhimi vjetor në mbi 1600 tonë gjithsej.
"Rritja e prodhimit është rrjedhojë jo vetëm e rritjes së numrit të rrënjëve në prodhim, por edhe e rendimentit që gjatë viteve të fundit është dyfishuar", thekson Danaj.
Ai tregon se për shkak të kushteve klimatike e interesit ekonomik shtimi i sipërfaqes së mbjellë me këtë dru frutor është përfshirë edhe në projektin "2KR".
Masivet shtrihen thuajse në të gjithë rrethin e në toka relativisht inporoduktive, por masivet më të mëdha janë në komunat e Lekbibajt, Bujanit, Fierzës, Markajt e bashkinë e Bajram Currit.
"Me gështenjën unë mbaj familjen, jo ndonjë jetë kushedi se çfarë, por një jetesë normale gështenja na e siguron", tregon fermeri Fran Zhivani nga komuna e Lekbibajt. Si Frani që ka në pronësi mbi 200 rrënjë gështenja është edhe Ram Muja nga fshati Gribë që ka rreth 600 rrënjë gështenja.
"Tregun e kemi të siguruar, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Në Shqipëri çmimi i një kilogrami gështenje është rreth 500 lekë, ndërsa në Kosovë me 80 cent", shprehet Muja.
Por një problem që shfaqet në masivet me gështenja është sëmundja e kancerit. "Kjo sëmundje prej vitesh u ka sjellë dëme jo të vogla fermerëve", tregon Danaj.
Në realitet kjo sëmundje është shfaqur prej dy dekadash në gështenjë. Deri tani disa mijëra rrënjë janë tharë. Është kjo arsyeja që u ndërmorr edhe një studim para disa vitesh për mënyrat e luftimit të saj. Studimi edhe pse u miratua nuk u zbatua.
"Pasojat e kësaj sëmundjeje ende nuk janë ndjerë me të gjithë përmasat, ndonëse ajo ka prekur rreth 15 për qind të këtij dru frutori, ndërsa pasojat nëse nuk merren masa për ta luftuar janë të paparashikueshme nga ana ekonomike për banorët e zonës", thekson Danaj.
Ndaj nga fermerët e këtij rrethi kërkohet vënia në zbatim e studimit të kryer nga specialistët për luftimin e kësaj sëmundjeje, që sapo ka nisur t'u shkaktojë dëme të mëdha financiare.

Saturday, November 1, 2008

Krimet Enveriste *

Republika Popullore e Shqipërisë
Gjykata e Naltë Ushtarake
Prokurorija
Tiranë, 3/VII/1946
Landa: Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e
fundit së denuarvet.
Gjykatës së Naltë Ushtarake.Këtu.
Sot më datën 3 Korrik 1946 n’ora 5 të mëngjesit,
u ekzekutuan të dënuarit me Vdekje,
Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Çeribashi, Talat
Drini, Tut Këniku, Xhahit Koka, Mehmet-
Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.
Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit
ishte:
1) Talat Drini: Rroftë Shqipërija me Kosovën.
2) Hivzi Golia: Rroftë Shqipërija me Kosovën.
3) Tut Këniku: Rroftë Shqipërija me Kosovën.
4) Qenan Dibra: Rroftë Shqipërija me Kosovën.
5) Xhahit Koka: Rroftë Shqipërija me Kosovën.
6) Mehmet_ali Beshiri: Rroftë Shqipërija
me Kosovën.
7) Shaban Balla: Ju lë kujdes fëmijën.
8) Ali Kavaja: Rroftë Zogu I-rë Mbret i
Shqipëtarëvet. Rroft Shqiperija me Kosovën.
Vdekjen e kemi hak.
9) Sami Çeribashi: Më në fund t’u plotësua
dëshira o Prokuror. Edhe ti një ditë do t’a
paguash si unë. Rroftë Shqipërija me Kosovën.
Qenan Dibra dorëzoj një letër të drejtuar
familjes, me lutje qe t’i dorëzohet.
Prokuror i Gjykatës së Lart Ushtarake
Kapiten I-rë Nevzat Hasnedari
* Dokumenti autentik Nr.
Extra. Prot. 3/VII/ 1946
Burimi: “Express”, Kosove
www.gazetaexpress.com

Monday, October 20, 2008

Shqiptarët vdesin për vizë!



ne foto, varka e mbytur ne liqenin e Butrintit

Një 22-vjeçare e martuar pak kohë më parë në Berat, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj 3-muajshe per shkak se varka me të cilën viktimat dhe 22 klandetinë të tjerë po udhëtonin në liqenin e Butrintit, u mbyt. Grupi prej 24 personash, nga Feiri, Lushnja, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë u grumbullua nga katër trafikantë në Sarandë, të cilët përmes udhërrëfyesve i adresuan klandestinët të kalonin në drejtim të Greqisë përmes zonës së Butrintit. Udhëtarët e vdekjes, në kërkim të një jete më të mirë, tentuan ti shmangen postbllokut të policisë kufitare dhe hipën në varkë të dielën në mbrëmje vetëm 500 metra larg zonës ku ishte stacionuar policia. një 17-vjeçar nga Lushnja është shpallur i zhdukur për shkak se nuk gjendet në tokë dhe në Liqen. Bashkëshorti i gruas që humbi jetën dhe babai i foshnjës së vdekur, ndodhej edhe ai në barkë. Emigranti shqiptar në Greqi, 33 vjeç, kishte ardhur pak ditë më parë për një fatkeqësi në fisin e tij dhe kishte menduar të merrte me vete edhe familjen, por...gruaja dhe vajza nuk kishin arritur të merrnin dokumentet për hyrjen dhe qëndrimin në Greqi.
Historia përsëritet. Barka e vogel nuk mundi te mbaje plot 24 njerez te vendosur aty nen diktatin e trafikanteve qe kercenonin viktimat me rikthim ne token e mallkuar. Historia rikthehet. Ndoshta jo në kanalin e Kofruzit, mbase jo në mezokanalin e detit Jon, mbase jo në Karaburun apo në plazhin e Patokut më në veri, por diku, në ujërat e liqenit të Butrintit. Edhe atje vdesin njerëz që me shpresë të vrarë e pa rrugë shpëtimi, vendosin të largohen nga ky vend. Nga ky vend në të cilin bëhet propagandë për liberalizim vizash nga mëngjesi në darkë, nga fillimi i muajit në fund të tij, por ku realiteti është krejt ndryshe. Ësthë ai realitet që nxjerr tërësisht zbuluar mashtrimet politike vrastare për këta njerëz të pafajshëm të cilëve u refuzohen vizat për shkak se këta politikanë prodhuan një sistem që nuk ofron garanci për vërtetësinë e dokumenteve, për shkak se këta politikanë kurrë nuk e vunë ujin në zjarr për këta njerëz, të cilët si rrjedhim ende vazhdojnë të konsiderohen fatkeqëisht, delja e zezë në BE-në që na premtojnë çdo ditë politikanët dhe “eskpertët” tanë.

Friday, October 10, 2008

AKTRIM...!


Fotoja më lart, paraqet deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe, duke firmosur një peticion të organizatës MJAFT për largimin e Kryeministrit Berisha. Erioni ka rënë në sy prej vitesh në politikën shqiptare. E ka ndihmuar shumë të qënit gazetar, jo vetëm në mënyrën se si flet por edhe në metodikën e hulumtimit dhe interpretimit të gjërave. Për një gjë me të cilën shqiptarët janë mërzitur, Erioni pothuajse çdo ditë del në konferencë shtypi dhe thotë diçka të re. Erioni është gazetar dhe politikan gjithashtu. Ndërsa po shikoja një foto të tij, fiksuar këto ditët e fundit diku në hyrje të Parlamentit, u binda se Erioni para së gjithash është aktor. Po, po, një aktor i pashpallur i cili e luan këtë rol për bukuri, aktron në filmin e radhës në kohën kur të gjithë ne, mendojmë se po na thotë diçka të re, po bën politikë. Çdokush që e ka ndjekur gazetën “Tema” kohët e fundit dhe që është pak a shumë në dijeni të transformimit të formatit të saj, çka në fakt ka ndodhur muaj më parë, mund të shikojë me vëmendje se Erioni mban në dorë një të tillë. Është e paqartë nëse në momentin që ka ndaluar të firmosë në rrugë peticionin e MJAFT, Erioni e ka lexuar gazetën “Tema”, mbase ai mezi po pret të firmosë e më pas të shkojë të lexojë gazetën që mban në duar. Ç`është kjo gazetë? Kjo gazetë është pronë e Mero Bazes, jo vetëm pak, por Mero është drejtor dhe editor i saj. Mero gjendet gjuajse çdo ditë në kolonën e editorialeve të gazetës “Tema”, me komentet e tij. Mero është gazetar i guximshëm, hulumtues i mprehtë dhe mjaft i ashpër e therës me penën e tij. Por ç`lidhje ka ai me Erion Braçen, e aq më tepër me aktrimin e Erionit?! E pra, Erion Braçe dikur, jo më larg se një vit më parë, e akuzoi Mero Bazen si një nga katër personat që “kishin kërkuar kokën e tij”. Asokohe Erioni në fakt ra pre e një sulmi pasi një lëndë eksplozive shpërtheu pa dëme të mëdha në makinën e parkuar pranë zyrës së tij. Ai e renditi Meron si një nga katër personat që përbënin rrezik, madje e konsideroi “kryesekser të punëve të Sali Berishës”. Por tani Erioni e lexon me kureshjte gazetën e Meros, ku shkruan vetë Mero, për lidhjet e dyshimta, sipas medias shqiptare, te një biznesmeni boshnjak me Kryeministrin Berisha. Tani edhe Mero dhe Erioni e kanë “armik” Berishën dhe siç duket kjo, i ka bërë ti harrojnë armiqësitë e dikurshme mes tyre, të cilat duket sheshit se nuk kanë qenë as më pak as më shumë, sesa një truk aktorial, si të mos kishin ndodhur prej vërteti në sy të gjithë shqiptarëve, por thjesht në një film. Më poshtë, akuzat e Erion Braçes ndaj Mero Bazes, në artikullin e marrë nga “Gazeta Shqiptare”, datë 28 prill 2007.
Artikulli i GSH, 28 prill 2008
“Kokën time e ka kërkuar Sali Berisha dhe Fatos Nano. Ata qëndrojnë edhe pas shpërthimit të tritolit në makinën time”. Denoncimi i bujshëm dhe i papritur vjen nga deputeti socialist, kryeredaktor i Gazetës Zëri i Popullit, Erion Braçe. Në këtë mënyrë, zoti Braçe zgjodhi të shpjegojë akuzat mediatike që ju bënë dje nga Koha Jonë, Tema dhe TV Klan si person i lidhur me bandën e Lushnjes. Duke refuzuar në mënyrë absolute çdo akuzë për lidhje të presupozuar me këtë bandë, Braçe zgjedh të akuzojë. Madje në mënyrën më të fortë të mundshme. Ai e zgjeron rrethin e armiqve të tij politikë edhe me dy gazetarë të cilët bashkë me Berishën dhe Nanon do t’i denoncojë për shpifje në prokurori. “Mbas tyre është dhe Aleksandër Frangaj, shefi i mafias të medias pranë Sali Berishës dhe Mero Baze, kryesekseri i të gjithë punëve të Sali Berishës”, tha mbrëmë Erion Braçe, duke marrë mbi vete edhe përgjegjësinë për vërtetësinë e këtyre akuzave.
Me kerkojne koken
Erion Braçe nuk ka asnjë dyshim. Mbas përmendjes së emrit të tij si i implikuar në lidhje me Bandën e Lushnjes është Fatos Nano. Por për ish-kryeministrin socialist dhe paasardhësin e tij në të njëjtën karrige, Sali Berisha, Braçe lëshon akuza vërtet të rënda. “Ata kërkojnë kokën time. Ky spekulim i tmerrshëm mediatik vjen mbas atentatit me tritol që u vu në makinën time. Mbas këtij spekulimi fshihet ajo ngjarje e tmerrshme që fillon nga Sali Berisha dhe mbaron tek Fatos Nano”, arsyeton deputeti socialist që thotë se ka dëshmuar edhe në prokurori për pistat e mundshme të atentatit që i është bërë me tritol ditë më parë. Sipas tij, edhe botimi në ditën e djeshme në dy të përditshme afër qeverisë, është bërë me një material të afruar në redaksitë e tyre nga vetë Fatos Nano. “Unë do ta provoj me fakte një gjë të tillë”, thotë Braçe, që nuk ndalet këtu, por shikon se në këtë lojë që sipas tij i kërkon deri dhe jetën, janë të përfshirë dhe dy gazetarë pranë Sali Berishës, Aleksandër Frangaj dhe Mero Baze. Për të dy kolegët e tij, Braçe zgjedh të përdorë gjithashtu një fjalor të fortë duke e konsideruar të parin si “shef i mafias mediatike të Sali Berishës” dhe të dytin si “kryesekser të të gjithë punëve të Sali Berishës”. Në të njëjtin rresht me ta ai vendos edhe Gerti Bogdanin, ish-kandidatin humbës të PD-së për njësinë bashkiake 10, i cili dje e cilësoi Braçen si “ekonomisti i Bandës së Lushnjes”.
Mohimi i akuzave
“Nuk kam asnjë lidhje me këtë bandë”, rimohoi dje Braçe akuzat që i janë bërë në shtyp. “Në gazetën që drejtoj kam botuar dhe i kam atakuar ata me rreth 42 shkrime për rreth 25 vrasje që dyshohet se janë kryer nga ta”, tha ai, duke u shprehur se madje nuk i njihte fare personat që pretendohet se kanë përmendur emrin e tij. Ndërsa dyshimet për lidhje biznesi me këtë bandë, Braçe zgjedh ironinë për ta mohuar. “Kujt ju luta unë për të fituar tendera Banda e Lushnjes? Fatos Nanos, kryeministrit që i kishte në dorë tenderat, apo Spartak Poçit që ishte atëherë ministër i rendit? Të gjitha këto janë spekulime qesharake dhe unë do t’i drejtohem prokurorisë. Unë do të akuzoj direkt Fatos Nanon, Sali Berishën, Aleksandër Frangajn, Mero Bazen dhe Gerti Bogdanit”, paralajmëroi Braçe, por pa specifikuar nëse akuza e tij do të ndalej vetëm tek shpifja që ai pretendon se ata kanë bërë ndaj tij, apo dhe shumë më tepër, tek fakti që dy kryeministra kanë kërkuar kokën e tij.

Thursday, October 9, 2008

Bota në depresion?!!!



Depresioni nuk është tragjedi! Po shikoja një kronikë në “Top Channel” ku specialistët mendojnë se kriza financiare botërore dhe efektet e saj, po shkaktojnë gjithandej depresion. Disa ditë më parë, një drejtues banke në Shqipëri duke folur për krizën, artikuloi diçka të cilën pa u menduar gjatë e miratova: Kriza më shumë se gjithçka tjetër ishte fenomen psikologjik. Ka humbur besimi tek vlera, mundësia, kursimet, kreditë e ku di unë çfarë. Dashur pa dashur këto ditë, në mënyrë instiktive kam harxhuar më pak me idenë që të kem diçka menjanë. Krejt instiktivisht kam konfirmuar ekzistencën e depozitave të mia bankare, pa asnjë shkak, prej një frike me prejardhje të paqartë që shpeshherë ta merr frymën duke të udhëhequr në mendime se depozitat janë zhdukur, e si rrjedhim mundësitë, ekzistenca, fuqia, e ardhmja dhe shpresa janë rrënuar papritur. Krejt i ndryshëm është reagimi instiktiv pasi mësoj se depozitat e mia simbolike janë aty, dhe se nuk ka ndryshuar asgjë, gjithçka është si më parë. E quaj merakun tim të mëparshëm krejt të çmendur, panikun të pavend dhe i kthehem normalitetit duke menduar se edhe unë si shumë të tjerë, jam bombarduar keq prej panikut që përhapet gjithandej. Brenda pak çasteve gjendja e njeriut ndryshon krejtësisht. Në gjithë këtë histori, më ngjan se ka pak depresion, por depresioni nuk është fundi i botës. Ashtu sikurse gëzimet e rralla në jetën e njeriut, ashtu si ditët e përsosura, ashtu si momentet fatlume, njerëzimi përjeton edhe të kundërtat, anën tjetër të medaljes siç preferojnë ta quajnë disa. Dhe përsëri mendoj se njëriu është më i fortë se guri, përsëri besoj se qëniet me ndërgjegje janë boshti i botës dhe se prej reagimeve dhe askionit të tyre varet gjithçka, edhe depresioni, edhe përmasat e tij por mbi të gjitha ekzistenca. Është më mirë të kërkosh, të zbatosh dhe të krijosh rrugëzgjidhje, pra shkurtimisht të gjendesh në luftë dhe në aksion, sesa të pleksesh në pragjet depresive e të rrish menjanë duarkryq kur gjithë filozofët e botës dhe të të gjitha koërave, kanë miratuar idenë se prej boshllëkut, mungesës së substancës, lëndës apo materies, lind vetëm eter. Përqendrimi në sfida është materie, është ekzistencë, është bashkimi i vëmendjes, dëshirave dhe qëllimeve që i hap rrugë aplikimit fizik të përballjes me betejat ndaj të cilave njeriu gjithnjë ka një mundësi që shpie drejt fitores. Ky itinerar i ndërlikuar për tek fitorja gjendet vetëm me qetësi shpirtërore, përqendrim mendor dhe gatishmëri fizike dhe besim të pa lëkundur në fitore.

Sunday, October 5, 2008

Nga Eposi i Kreshnikëve!

Friday, October 3, 2008

relike historike (2)



vendbanime te lashta te fiseve Ilire

Thursday, October 2, 2008

relike historike





foto 1: arma e ushtarit gjerman te vrare nga partizanet ne Peze
foto 2: partizanet kthehen fitimtare nga beteja me pushtuesit
foto3: gardhi i telave me gjemba te pershkuar nga rryma elektrike qe rrethonte Shqiperine ne kohe te diktatures komuniste

Monday, September 29, 2008

Sërish për Tiranën...!




Ne foton e pare, projekti per bulevardin tip "Avenue" tek rruga e Durresit, ku gjithashtu bien ne sy ndertesat prej betoni qe tentojne qiellin dhe shume pak gjelberim, shume pak haperise e blerte dhe natyrisht, shume pak frymemarrje!
Ne foton e dyte, pamje nga lart e gjendjes se sotme te zones se liqenit Artificial ne Tirane si dhe ndryshimi pas ndertimit te kompleksit "te liqenit", gjithcka prej betoni ne vend te atyre pak siperfaqeve te gjelbra qe kane mbetur!

Wednesday, September 24, 2008

Mitingu dhe antimitingu



fotot: LSA dhe TCH

Ne te gjithe boten, grumbullime te tilla ne te cilat kumtohet nje mesazh apo nje qendrim, quhen protesta, ndersa ne Shqiperi, me shume sesa per shkak te gjuhes sesa te karakterit, quhen mitingje. Dhe si per ti dhene sa me shume kuptimin e betejes ketij fenomeni, mitingut te partive opozitare te premten e javes qe shkoi, iu shtua edhe nje kordon policie qe vetem i tille nuk ishte, i vendosur mu perpara portave te Kryeministrise ne Tirane. Policia eshte institucion ekzekutiv ne renie te lire per shkak te varesise nga Ministria e Brendshme e cila edhe kjo, varet nga Qeveria...

Friday, September 19, 2008

Turizmi, Shqiperia ne vendin e pare ne rajon

Ne vitin 2007, gjate periudhes se pikut te turizmit, rritja e te ardhurave ne perqindje krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2006, e ka vendosur Shqiperine ne vendin e pare ne rajon. Thene ne shifra, 63% me shume ne euro dhe 75.9% ne dollare.
Kjo, sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit, e bere e ditur nga ministri i Turizmit, Ylli Pango. Nese do te konsiderohen ndryshimet ne te ardhura per te gjithe vitin 2007, atehere ne 15 vende te rajonit Shqiperia ze vendin e katert.
Per sa i perket 6 mujorit te pare te 2008-es, rritja ne perqindje ne dollare eshte 38% me larte se e njejta periudhe e vitit 2007. Per periudhen janar – 15 shtator te ketij viti, numri i turisteve qe kane vizituar vendin eshte rreth 2.150.000.
Vendin e pare e zene turistet maqedonas, duke u pasuar nga ata kosovare. Sipas Ministrise se Turizmit, megjithe konkurrencen e larte te Malit te Zi, Shqiperia ka patur nje ecuri te konsiderueshme turistike, duke patur madje dhe mjaft turiste nga vete Mali i Zi. (Top-Channel)

Monday, September 15, 2008

Habere jo fort të mira

Dëshmitari i tregtisë së paligjshme të fishekëve kinezë nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit (shitje për llogari të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes), u gjet i vdekur në zonat malore të Korçës, të premten e javës që shkoi. Vdekja e afaristit 52-vjeçar Kosta Trebicka dhe statusi i tij si dëshmitar (i pa mbrojtur zyrtarisht) mbi aferat e tregtisë së armavë mes të cilave u gjetën lidhje edhe me tragjedinë e Gërdecit, shkaktoi akuza të forta nga opozita. E cila dyshon për një eleminim të mundshëm të shqiptaro-amerikanit që ndihmoi hetimet e autoriteteve dhe denoncimin në “NYTimes” për skandalin ku besohet se janë përfshirë zyrtarë shtetërorë. Mediat po nxitojnë të dalin në përfundime me hipoteza të parakoshme ndërsa autoritetet ligjore po punojnë nën këtë trysni mediatike për ti dhënë shpjegim dilemës që shkaktoi gjetja e trupit pa jetë të tregtarit, 43 metra larg makinës me të cilën ai udhëtonte në afërsi të Velipojës.
Edhe ata fëmijë që arritën të shpëtojnë nga dëmtimet e rrezikshme të shpërthimit katastrofik në Gërdec, pranë Tiranës, sot më 15 shtator 2008, 6 muaj pas tragjedisë, kuptuan vërtet përmasat e ngjarjes, për shkak se shkolla 9-vjeçare e shkatërruar, nuk i hapi dyert për vitin e ri shkollor që filloi sot në të gjithë vendin. Kryeministri dhe Ministri i Arsimit, morën pjesë në prezantimin e ditës së parë të vitit arsimor në disa shkolla të Tiranës, të pajisura me laboratorë informatike dhe internet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, inaguroi shkollën e parë me ashensor në kryeqytetin e Shqipërisë dhe më pas bëri thirrje publike për një protestë masive të premten e ardhshme në mbështetje të zbardhjes së plotë të tragjedisë së Gërdecit.

Monday, September 8, 2008

Jala që s`më pëlqen!!!


.....jo per fajin e saj, sigurisht!

Friday, September 5, 2008

Kompleksi i Liqenit Artificial




Këto plan-makete paraqesin grafikisht projektin e kompleksit të ri që do të ndërtohet në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, aktualisht e vetmja qoshe e gjelbër e mbetur pranë kryeqytetit. Projekti në fjalë është konsideruar si një hap tjetër i rrezikshëm drejt betonizimit të Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar akuzat për një kompromis të heshtur mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, pas dyshimeve se të afërm të tyre fshihen pas pronësisë dhe frymëzimit të këtij projekti. Ndërtesat parashikohen të jenë mbi 22-23 katë secila. Në një sondazh të organizuar gjatë gushtit nga sajti shqiptar www.balkanweb.com, 76 për qind e qytetarëve të Tiranës ishin kundër ndërtimit të këtij kompleksi që duket se do të zhdukë nga faqja e dheut ate grimë faqe natyre e gjelbërimi që prekte kryeqytetin në qoshen e largët tek Liqeni Artificial...në fakt kur e mendoj, ai kompleks nuk do të bëjë asnjë përjashtim nga kompkeset tjera që ekzistojnë në Tiranë, do të ketë banesa ku rrihet dhe flihet, do të ketë qendra tregtare ku blihet dhe vidhet dhe sigurisht, kafene ku vritet koha dhe Tirana në fakt, nuk ka nevojë imediate tani, për asnjërën prej këtyre!
Pak histori...
Në bazë të vendimit Nr.81 datë 29.12.2007, zona C e cila shtrihet në jug të Tiranës, në veri të Liqenit Artificial, ku ndër të tjera përfshihet: Kompleksi i pishinave (zona C1 dhe C2) territori i Gardës (zona C3), Parku Botanik (zona C4) dhe Klubi Dinamo (zona C5 ), hyn në zonat prioritare të zhvillimit. Pas kërkesës për ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës, vendim Nr.4 datë 21.11.2006, miratoi ndryshimin në Planin Rregullues të qytetit të Tiranës, në lidhje me zonimin funksional për zonën në rrugën “Margarita Tutulani”, “Sami Frashëri” dhe në veriperëndim të Digës së Liqenit Artificial, (zona C1 dhe C2) nga “zonë sportive” sipas Planit Rregullues, në “zonë banimi”. Përsa i përket zonimit funksional është menduar: Zona e banimit, e cila shtrihet në pjesën veri-lindore dhe jug-perëndimore, në të dy krahët e zonës së pishinave (zona C1 dhe C 2) të trajtohet si zonë rezidenciale me godina banimi. Objektet e zonës së banimit do të jenë objekte me funksion polifunksional. Në këto objekte do të kemi: ambiente komerciale, dhe banimi. Katet e para të objekteve rezidenciale janë konceptuar me karakter polifunksional, aktivitete tregtare dhe shoqërore. Objektet e banimit do të projektohen sipas të gjitha normave urbane. Në zonën e banuar do të parashikohen edhe rrugët për shërbimin e zjarrfikësve dhe emergjencave.

Thursday, September 4, 2008

Misri shterpë

TOKË DJERRË – Më në fund, pas ditësh të tëra misteri për shkakun e shterpësisë së misrit të mbjellur nga fshatarët në të gjithë vendin, eksperti i pavarur me drejtim nga verilindja, Misir Kallami, në mënyrë publike tregoi shkakun e skandalit që ka përfshirë Shqipërinë. “Jam këtu në mjediset e Qeverisë për të sqaruar të gjithë qytetarët shqiptarë në emër të Kryeministrit, se kemi arritur të zbulojmë shkakun e shtërpësisë së misrit të mbjellë këtë vit nga fshatarët shqiptarë. Pronari i kompanisë që ka shitur farën e misrit, i cili është kryetar i Bashkisë së Vorës, ka shfrytëzuar ambientet e institucionit për të magazinuar farërat e misrit. Të cilat rreth orës 12:05 të 15 marsit 2008, u ndodhën nën një agresion të paparë nga shpërthimi i Gërdecit, i nxitur nga armiqtë e këtij vendi të cilët siç sabotuan trafikun e armëve duke shkaktuar shpërthimin në Gërdec, deshën të sabotojnë edhe shitjen e kompanisë ARMO tek kompania që kishte bërë ofertën më të mirë, në kohën që ishte vendosur dhe ishte bërë e qartë që fituesi i tenderit ishte dikush tjetër”, tha eksperti i pavarur me drejtim nga verilindja, Misir Kallami. Ai tha se ia ka paraqitur kryeministrit mendimin e tij se tragjedia e Gërdecit ka shkaktuar traumë psikologjike tek farërat e mistrt si dhe dëmtim të organeve gjenitale çka e ka bërë të pamundur shumimin normal të bimës. “Ky fakt tregon edhe njëherë praninë e lëndëve helmuese të zonën e Gërdecit, por mbi të gjitha, fisnikërinë e kryetarit të Bashkisë së Vorës, i cili farërat e traumatizuara nga shpërthimi i shiti me çmime të kripura tek fshatarët shqiptarë me qëllim mbledhjen e fondeve të cilat do të shkojnë për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga shpërthimi në zonën e Gërdecit”, tha eksperti Misir Kallami, duke iu lutur mediave që deklaratën e tij të mos e marrin shumë seriozisht. Sipas tij, Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me Kinën e cila pranoi të furnizojë Shqipërinë me misër 40-vjeçar nga hambarët e saj, në këmbim të publicitetit të madh që Qeveria e Shqipërisë i bëri evenimentit të Lojërave Olipmike “Pekin 2008”.

Wednesday, September 3, 2008

Nji dhuratë e meritueme!

LAJMI I PARAFUNDIT – Zëdhënësi i Ambasadës Amerikone në Tironë, është shprehur i shqetësuar lidhur me dhuratën më të fundit me vlerë 800 mijë lekë të reja, që KKRT-ja i dorëzoi televizionit “News 24”. Zyrtari i përfaqësisë diplomatike amerikane në Shqipëri, konsideroi se për një sistem demokratik që respekton fjalën e lirë dhe lirinë e fjalës, dhuratat janë jo vetëm të dëmshme e të kota, por edhe të papranueshme. "Një dhuratë e tillë ndikon ndjeshëm në përmirësimin e financave të televizionit përfitues duke nxitur kështu konkurencën e padrejtë me subjektet tjera mediatike", tha zyrtari. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëdhënësve të Qeverisë të cilët improvizuan një konferencë shtypi në komunën e Farkës ku ndodheshin duke promovuar suksesin e udhëheqësve lokalë të PD-së, pas akuzave të bëra ndaj tyre për abuzime, falsifikime dhe korrupsion me tokat e qytetarëve. “Ajo asht nji dhurat qi asht përgatitun me kujdes simas porosis s`kryeministrit. Na mendojmë se dhurata asht e meritueme sepse “Neës 24” ka nji merit të veçantë pasi ka refuzue me ba publike nji spot t`përgatitun n`zyrat e lëvizjes komuniste G-nantdhjetenan. Ambasada amerikane ka kritikue dhuratat qi jan ba ndaj televizioneve n`kohë t`qeverisjes së klikës majtë dhe falangave t`pushtetit t`saj”, thanë njëzëri zëdhënësit e Qeverisë të cilët pas konferencës së shtypit patën një mosmarrëveshje të vogël nëse para mediave duhej të lexonin sms-në që kishin marrë nga Dr. Berisha apo mesazhin qe moren nga kryetarja e Kuvendit në krye të vendit, Jozefina Topalli (Coba).

Thursday, August 28, 2008

Vere 2008!

Festa e Birres, Korce 2008




JALE 2008

Sunday, August 10, 2008

Me ne fund, pas gjithe ketyre diteve me vape dhe me stres ne Tirane, Bregdeti i Vlores, i Himares dhe pastaj Korca dhe Pogradeci, jane zgjidhja perfekte per pak relaks...

Thursday, August 7, 2008

Kafshatë që s`kapërdihet!

Ti s`ke si ta mbash mend atë dhuratë, unë kurrë nuk ta pata premtuar! Megjithatë, nuk kam dashur asnjëherë që të të mungojë, madje premtimi im për të, ka munguar prej frikës se nuk do të arrija ta përmbushja atë zotim. Të cilin sa e sa herë e pata rrahur në mendje duke imagjinuar gëzimin dhe buzëqeshjen tënde, kur ta merrje në duar. E dija se do të gëzoheshe më fort prej idesë se dikush mendon per ty, sesa prej pasjes së saj, por kjo nuk kish rëndësi!
Po kthehem nga pazari. Shtëpia nuk është si më parë. Ka mbetur një derë, katër mure dhe çatia, ja kaq. Gjithçka kisha i shita gradualisht dhe me çmime të lira. Tregtarët nuk donin t`ja dinin. Më jepnin më pak para, ç`ka për mua ish një ditë më shumë pa ushqim. Unë kthehesha dhe pasi ushqehesha filloja të mendoja për ditët që do të vinin shpejt, duke më kthyer në të njëjtën gjendje si më parë. Kam menduar shpeshherë se bëja një gabim të pafalshëm kur ushqehesha. Truri sikur fitonte forcë dhe vihej në mendime duke më bërë ta parandjej rrezikun se një ditë, do të detyrohesha ta shisja dhuratën e më pas, s`do të kisha asgjë tjetër për të këmbyer me ato letra të fëlliqura që quhen para. Sa herë ushqehesha e mendoja më fort e me një tablo më të qartë fundin tim te afërt prej urisë. Është e çuditshme por ja që në disa rrethana, stomaku, ai organ jetësor me të cilin isha tallur pothajse një jetë të tërë, madje e kisha parafytyruar me neveri, fiton një avantazh të madh e të përkohshëm mbi trurin e uritur. I cili sa e sa herë më kish thënë dhe kish vendosur që të kujdesem aq për çka kisha në shtëpi, sa asnjë grimë pluhur apo lagështirë të mos flinte qetë për asnjë çast mbi orenditë, tani të zhdukura krejt. Ato nuk janë më. E humba librin e verdhë ku ish radhitur kryevepra e Migjenit mbi skamjen, mbi urinë, mbi mjerimin si kafshatë që s`kapërdihet. Libri s`është më, tani prej urisë shumë vargje truri s`ka forcë ti kujtojë, por dicka mbaj mend dhe shpeshhëerë e recitoj për të gjetur forcë (kafshatë që s`kapërdihet asht or vlla mjerimi), as dhurata jote nuk është më. Nuk është as e imja, nuk e di e kujt është. Ishte gjëja e fundit që shita. Si të gjitha të tjerat, edhe atë e shita me çmim të lirë, sepse dëshën të më linin pa ngrënë. Ndërsa e lëshoja nga duart, ishte rasti i parë në jetën time 63-vjeçare, që mallkova, mallkimi ish për blerësin e saj. Nuk e di as vetë përse e bëra, si i ndjerë në faj më pas, mallkova edhe veten. Pse kisha uri?! Pse duhej të ushqehesha! Asgjë s`më ka mbetur, veç urrejtjes së skajshme që po përtetoj për paratë. Dhe urrejtja ka qenë e rrallë në jetën time por mund të them, ndoshta ndjenja më e fortë e saj veç dashurisë për atë vajzë me të cilën shpresat e venitura dhe besimi në atë botë, më bëjnë të dëshiroj të bashkohem me të në jetën e përtejme. I katandisur keq në këtë gjendje ku jam, po harxhoj më shumë me cigare sesa me të ngrënë. Tani kam të holla edhe për pak ditë. Pastaj nuk e di çfarë të bëj. Po më çmend fakti se nuk e mbajta premtimin që të pata dhënë në mendjen time, atë më të lartën dëshirë që pata përjetuar këto kohë. Ja pra, tani, unë jam një hiç, një njeri i pa ngopur me bukë, një ëndërrimtar i pandreqshëm, i cili si çdo ëndër që e shkatërroi mizorisht ashtu si e kish krijuar, e dërrmoi edhe ëndërrën për dhuratën. Ajo çka mendoj tani është se kur të kthehem në shtëpi e të qëndroj më këmbë derisa të lodhem, pastaj, do të ulem në dysheme. Do ti vë shpatullat pas murit dhe ashtu, me duart mbi gjunjë, do ti shtyj orët derisa të më kaplojë gjumi... Por jo, nuk do të dorëzohem, fundi i shpejtë është kënaqësia e vetme që më ka mbetur. Për të fundit herë, por si gjithnjë, nuk do ti dorëzohem fatit, por do ta vendos vetë atë. Në të vërtetë ajo çka mendoj tani, është të kthehem përsëri në treg. Do të kërkoj blerësin e dhuratës, ti jap paratë dhe ta marr mbrapsht e ta çoj në shtëpi. Duhet të shpejtoj hapat, të kthej mbrapsht gjithçka mund të kthehet para se këmbët të më lëshojnë dhe shikimi të më mjegullohet prej urisë 4-ditore. Tani nuk e imagjinoj aspak çfarë do të ndodhë pasi të kthehem në shtëpi. Me vetëdije do të shkoj të bëj si të thashë më lart. Pasi të më kaplojë gjumi do të mbetem aty për disa ditë e më pas do të më gjejnë. Do të jem aty në dysheme, i shuar bashkë me një cigare të konsumuar deri në filtër, që ka mbetur mes gishtave të mi të ngrirë dhe...me dhuratën që të pata premtuar, aty pranë teksa e përkëdhel një fllad i lehtë që hyn prej dritares së hapur, që pothuajse nuk ndihet fare!
Tiranë, qershor 2002

Wednesday, August 6, 2008

Për hajër na koft!

D. Alia kish shalue gjogun e tij dhe kish marrë udhën për në Vuthaj. Turravrapi i kalit me rrahjet e patkonjve në bark të tokës, pushka e gjatë që mbërrinte deri mbi kokën e burrit të gjatë sa lisi, zhurma metalike që i shkonte pranë, kish lajmëru krejt zonën se D. Alia ish nis për udhë. Zakoni i krijuem tash sa vite e kërkonte që kushdo që e shihte në nevojë gruan apo fëmijët, në mungesë të tij, ti ndihmonte si vllaznit e motrat e shpisë, e sapo kali i bardhë e pushka e gjatë të shfaqej në kthim, me rrahjet e patkonjve mbi bark të tokës, pushkën e gjatë që dukej prej së largu dhe zhrumën metalike që i shkonte pranë, ti çonte sevap D. Alisë për ndihmën që i ish dhënë familjes së tij. Shpërblimi sigurisht, do të ish 10-fish për besnikërinë e treguar. Prej vitesh ndër rrugë t`gurta ish ndëgjue zhurma e patkonjve në që lshojin xixa ndër rrasa e gurë gjatë trokut të kalit thimosh, çka shoqërohej me një zhurmë të dytë që vinte prej lëvizjes së krahores mbushur me granata e fishekë që mulonte shtatin e D. Alisë. Në bel një tjetër rreth i mbushun me fishekë, shkonte e zgjerohej në anë të djathtë, aty ku ish vendos arma e dorës me krahun prej druni mbi të cilin gdhend nji shqiponjë e zezë mbështetun mbi shkambin e një mali...
D. Alia e ndjeu djersën e kalit prej ngrohjes së shalës dhe vendosi me ndalu. Ia liroi frenin gjokut dhe me një lëvizje të shpejtë u gjend në tokë. Nuk kish ndodh kurrë që D. Alia ta kish afrue kalin ndër burime të ujit duke qëndrue hipun edhe pse nuk ish zakon i burrave me zbrit prej kali. Ata edhe pushk kur qëllojin merrnin nishan duke qëndrue mbi kurrizin e kafshës nga e cila nuk zbrisnin as në kohën kur kali afrohej ndër burime për të çmallun etjen që e kish kaplue ndër rrugë t`gurta, shpate të thepisura malesh e livadhe të rrafshta të Malsisë. E tërhoqi kalin deri ndër vrella t`Çeremit dhe aty, e la të pinte ujë. Mbasi e hodhi rripin e gjatë të frenit të kalit në degë të një lisi, A. Dlia doli mënjanë e filloi me dredh një cigare, ndërsa kali, pinte e pinte ujë të ftohtë e më pas e ngrinte kryet prej burimi me çlirue gojën e mpirë prej akullit të shkrimë që rridhte prej nji të çame t`gurit. Në atë kohë, një grua e bukur, por shtatzanë, u afrue tek burimi me dy enë prej druni. Ish nis prej fshatit për me mbush ujë. U dëgjue zhurma e shkrepsës me xingur e shoqërueme nga një dritë vetëtime e më pas, tymi i duhanit maxharr filloi me u ngrit në kupë të qiellit.
“Ç`ka asht aj fëmijë në bark t`ksaj motre?”-pyeti D. Alia pa e hedh vështrimin mbi gruen e bukur që e kish mbulue kokën me një shami të bardhë e ish skuqun prej turpi.
“A je si je S. Alia, a je burrë i fortë!”- u përgjigj gruaja pa e shkëput vështrimin prej toke. “Filxhanët po thonë se asht çikë, po nuk di çka me tregue”, vazhdoi më tej përgjigjen ajo, duke afrue enën prej druni në rrasë të gurit mbi të cilën rridhte uji deri poshtë në burinë prej druni t`pajës.
Nji krismë e fortë u dëgjue në ato vise e malet filluan t`ja përcjellin zhurmën njëra-tjetrës pa e humbun.
“Koft me jetë të gjatë, asht grueja e djalit tem”, tha D. Alia që kish shalue gjogun e po bahej gati me vazhdue udhën përpjetë në male deri në kapërcim të Apleve. “Lajmëroe të zotin e shpisë, se dorën e saj e ka kërkue D. Alia për djalin e tij. Për hajr na koft pra, e kofshi të bekuem”, tha D. Alia, e zani i tij u dëgjue i përziem me goditjet e patkonjve t`kalit në bark të tokës ndër tinguj të ngjitun me zhurmën metalike që e kish burimin në lëkundjen e krahores me fishekë...
Njizet vite ma vonë, kur çifti u martue në nji dasëm t`madhe, D. Alia kish vdek me kohë, po bëmat e tij nuk ishin harrue. Ai do ta kish mbërrit kët çast për të cilin mes malesh qëlloi me armë në at festë të vetme njizet vjet ma parë, nëse s`do kish zbrit prej malsie në breg të Durrësit me i ba pritë në fushë t`betejës turrit të formacioneve të ushtrisë italiane që msynë Shqipërinë. Në ditë të dasmës së djalit, shpirti i D. Alisë prehej i përqafuem prej valve të detit e diellit të ngrohtë, në nji vend ku askush nuk ish kujtue me shënue nji varr, e babai i nuses në dasëm të çiftit, çoi një shëndet në nder të tij e ma pas, si piu me fund nji gotë raki, nxuerr alltinë prej brezi, qëlloi dy herë në ajër e ma pas tha: Për hajër na koft! Nuse e dhandërr u përqafuen të gëzuem prej fatit se ishin njoft mes tyne, e ishin rrëmbye në zjarr të dashnisë, para se të kishin marrë vesh për fjalën e besën që njizet vjet ma parë, babai i dhandrrit kish përjetue krejt i vetëm kur me gjogun e tij ish nis në nji udhëtim të gjatë me gjogun e tij shoqëruem prej goditjes së patkonjve në bark të tokës ngjitun me zhurmën metalike që e kish burimin në përplasje e takim të predhave të pushkës së gjatë që qëndrojshin në krahoren që kish mbulue shtatin e gjatë sa lisi të D. Alisë.

Tuesday, August 5, 2008

Kriza financiare dhe sindromi i ‘97

SPARTAK NGJELA
Kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, në shtator të vitit 2005, gjendja kishte nisur të përkeqësohej. Kapitali ndodhej në tronditjen e klientelizmit që kishte krijuar politika inefeciente e Nanos; bankat kishin mbledhur shumë depozita, përqendrimet e kapitalit shqiptar donin një klimë ligjore për të investuar; kurse qarqe ndërkombëtare financiare, po kërkonin klimë të favorshme që të hynin në Shqipëri, pasi e kishin konceptuar që bota shqiptare në Ballkan, ishte brenda interesit amerikan. Të gjitha këto, pa dyshim se ishin në interesin tonë; por që të filloje eskalimin për ndryshimin e gjendjes, patjetër që duhej të nisnin njëherësh katër reforma të mëdha: a) reforma e tregut për qarkullimin e kapitaleve, bashke me një reformë drastike të sistemit bankar, për të krijuar banka agresive të tipit amerikan, duke i nxitur që edhe ato të ishin vetë investitorë të mëdha në një krah, por edhe të rrisnin në maksimum shërbimet kundrejt kapitalit. Dhe rritjes së prodhimit. Këtu duhej të hynte edhe një reformë drastike në bujqësi, ku bankat duhej të mbështesnin futjen e kapitalizmit në fshat; b) reforma institucionale ne sistemin legal, në mënyrë që të garantoje maksimalisht funksionimin e ligjit, të frenoje informalitetin, dhe të garantoje me ligj investimet, duke krijuar urgjent një gjykatë tregtare. Gjykatë kjo që do të garantonte funksionimin e kontratave, sepse ne vuajmë shumë nga anitikontraktualizmi; gjë që ka sjellë frikën e investimeve të kapitalit shqiptar e të huaj; c) reformë administrative, e cila duhej të riformulonte institucionalisht vetë Këshillin e Ministrave në fillim, dhe të gjitha ministritë më pas. E gjitha ligjore në një krah, por edhe menaxheriale në krahun tjetër, duke përthithur të gjithë individët që kanë studiuar në Perëndim, e sidomos të gjithë ata që punojnë në Perëndim brenda sensit menaxherial; dhe d) reformë në arsim.
1. Kjo duhej të ishte tabloja jonë, në mënyrë që të përmbysnim gjendjen neopuniste që ishte krijuar në tetëmbëdhjetë vjetët e postkomunizmit në Shqipëri. Por, asgjë e tillë nuk ndodhi; përkundrazi, gjendja u përkeqësua edhe më shumë. Që në fillim kryeministri Berisha e mori situatën e drejtimit të shtetit me një karakter agresiv dhe patologjik. A thua se e kishte sjellë Zoti në pushtet, dhe që kishte harruar se PD-ja kishte rënë nga pushteti, krejtësisht nga marrëzitë e tij antimenaxheriale që i bëri shtetit në periudhën 1992-1997. Edhe në shtator të vitit 2005 ai qëmtoi dhe vendosi në drejtim ata për të cilët vetë kishte thënë se ishin injorantë dhe pa asnjë aftësi drejtuese. Në fakt Berisha kishte mbajtur ata në parti krejt si parazitë nga frika e intelektualizmit të lartë shqiptar, i cili kishte kohë që nuk pranonte për t’u drejtuar nga Berisha. Pastaj thirri edhe ca kalamaj, që nuk dinin asgjë nga administrimi, dhe as që kishin menduar ndonjëherë se ku kishin qenë mangësitë e administrimit dhe të drejtimit të shtetit dhe tregut shqiptar; dhe nisi me këta që të drejtojnë në një mënyrë krejt primitive. I paditur që të kuptonte tregun dhe kapitalizmin, Berisha mendoi se duhej trembur gjithkush, të dyja anët e medaljes: edhe politika edhe kapitali. Injorant, që nuk e ka kuptuar kurrë këtë sistem, dhe në fakt nuk kishte sesi, sepse edhe gjeni të kishte qenë, një mjek komunist i ardhur nga provinca e largët, nuk mund të instalojë dot tregun e lirë dhe demokracinë liberale institucionale në një vend. Prandaj dhe gjendja u keqësua e u keqësua, derisa aktualisht jemi mu në prag të shpërbërjes financiare të shoqërisë.
2. Por si ka ardhur kjo gjendje? Duke e parë konkretisht dhe nëpërmjet shifrave; konstaton se qeveria “Berisha” asnjëherë nuk i ka realizuar investimet. Një dëm i madh ky për ekonominë. Me administratën që ka, me ministrat që vetë i ka drejtuar, dhe me paaftësinë e tij që e karakterizon në çdo moment të drejtimit, kuptohet se investimet nuk mund të kryhen. Ti edhe mund t’ia mbledhësh paratë kapitalit dhe shoqërisë, edhe arbitrarisht, por a je në gjendje që t’i absorbosh. Paratë hiqen nga tregu, në mënyrë që të investohen, për t’u kthyer sërish në treg; sepse në të kundërt, përse i heq ato nga tregu. E pra, kjo mungesë e madhe e investimeve shtetërore, kur shteti është investitori më i madh, kuptohet se gjithmonë ka akumuluar mungesë paraje në treg, dhe ka ngadalësuar qarkullimin e parasë. Ky fenomen, që ka zgjatur tre vjet, tani duket se është edhe më akut. Aspekti i dytë që ka të bëjë sërish me këtë çështje, është ngritja e çmimeve. Ky sigurisht që aktualisht është një fenomen botëror, por në Shqipëri ka nisur më herët. Kështu që risku i tij, sigurisht që është dyfishuar. Në funksion të kësaj, duhet thënë se rritja e çmimeve nuk është një fenomen parcial, kjo rritje është trend. Dhe është një trend i cili të paralajmëron shumë kohë përpara. Por imagjinoni një shtet që nuk prodhon, si Shqipëria, që gjithçka vjen nga importi, sesi duhet ta përjetojë një trend të tillë. Sepse, në një krah rriten çmimet, kurse në treg nuk ka para, ngaqë investitori shtet nuk mund të investojë paranë që ka marrë nga tregu. Kjo e bën edhe më të rëndë në shoqëri rritjen e çmimeve. Por që të dyja këto ndodhi, përplasen tek bankat, sepse, kur s’ka para, nuk ka as akumulim, kur nuk ka akumulim s’ka kursime, dhe kur s’ka kursime, bie niveli i depozitave bankare. Por bankat kanë dhënë kredi, të cilat duhen larë. Po s’ka kursime dhe në treg gjithashtu nuk ka investime, kreditorët nuk mund të kthejnë paratë, sepse nuk kanë shitur prodhimin. E shihni sesi kemi hyrë në një rreth vicioz, që mund të na rrëzojë bankat, njëlloj sikurse na ndodhi më vitin 1997 me kompanitë rentiere? A nuk e dini pse ranë ato kompani? Sepse nuk kishin më depozitues... Kurse tani, shiheni me vëmendje, të gjitha bankat kanë rritur interesin bankare. Të cilat po shkojnë deri në 7%. Sigurisht për të mbledhur depozita; veçse, kuptohet se kjo nuk mund të jetë zgjidhje.
Situata është shumë e rëndë; dhe prandaj duheshin marrë masa, të paktën që dy vjet përpara. Nëse qeveria aktuale do të dinte si të luante, ne tani nuk do ta kishim ndierë thuajse farë krizën botërore, sepse do të kishte filluar prodhimi i brendshëm. Prodhimi i brendshëm tani do të kishte qenë i favorizuar, sepse, duke qenë çmimet kaq të larta, do të kishte hyrë patjetër në tregun shqiptar, i cili, për nga kostoja e lartë, që nga rënia e komunizmit nuk e kishte qasur fare prodhimin shqiptar në shumë degë të ekonomisë. Por si mund të fillonte prodhimi i brendshëm në Shqipëri, kur qeveria aktuale, që në nismë të saj, sulmoi kapitalin, a thua se kishte ardhur si në vitin 1945-1946 për ta shpronësuar, ose për ta hequr kapitalizmin nga prezenca ekonomike në Shqipëri? Saliu kishte marrë “sëpatën e dardharit” e po i binte trungut, pa e ditur që, duke rrëzuar lisin e kapitalit, po bllokonte ekonominë. Qindra milionë dollarë e euro dolën jashtë Shqipërisë; dhe tregu kërrusej tek shihte një punist demode që drejtonte qeverinë me koshiencën ekonomike të një mjeku shqiptar dhe të një kryeministri që asnjëherë nuk e ka ditur se ç’është efecienca ekonomike; ç’është qarkullimi i kapitaleve dhe sidomos, ç’është bota financiare.
3. Financa në kapitalizëm është alkimi; kurse dëmi që i është shkaktuar tregut shqiptar nga loja banale që ka luajtur qeveria Berisha, i kalon të 800 milionë euro. Imagjinoni, që i gjithë ky dëm i ka rënduar aktualitetit, domethënë vitit 2008; dhe prandaj ky vit duhet të jetë limiti i fundit i rezistencës së një shpërthimi, apo të një kraku financiar. Sepse shikoni se çfarë po ndodh: ndonëse çmimet janë rritur mbi 60%, inflacioni s’ka lëvizur fare, ose shumë pak. Si mund të ndodhë kjo në një ekonomi që funksionon normalisht? Kjo anomali, do të ishte e ngjashme me atë që do t’i ndodhte një njeriu të drobitur, të cilit, ndonëse i rritet temperatura me shifra maksimale, zemra i punon shumë ngadalë; sepse është në prag të shuarjes së tij, domethënë vdekjes. Prandaj, mendoj se çështja e krakut financiar është e afërt, ndoshta disamujore. Bankat, me të drejtë kanë dhënë kredi, por ato nuk mund ta mendonin që qeveria po akumulonte para si Harpagoni, sepse, nuk e kishin imagjinuar që një qeveri mund të drejtohet edhe me mjeke, me ragionierë, dhe sidomos me inat kundrejt kapitalit, në një ekonomi shume sensibile dhe që kërkonte përkrahje e jo dhunë kundër saj. Dhe duhet të kujtohemi, që nëntëdhjetë për qind e kapitalit të kredituar është investuar në ndërtim. Kapitali shqiptar kurrë nuk i është drejtuar prodhimit deri tani, sepse nuk ka pasur kurrë një qeveri profesionale që ta kuptonte se kriza jonë është në menexhment, dhe si pasojë në mungesën absolute të prodhimit industrial. Por, mungesa e parave në treg, përkatësisht e investimeve, ka sjellë rënien e blerjeve në pasurinë e paluajtshme, domethënë në banesa. Kjo, sigurisht shtrëngon firmat e ndërtimit të cilat nuk mund të lajnë dot kreditë e marra. Mosshlyerja e kredive në afat, ka sjellë pështjellimin bankar. Dhe bankat presin, presin, por iu kanë rënë edhe depozitat e kursimeve: atëherë, çfarë do të ndodhë?
3. Të gjithë kësaj tabloje, që tërhiqet zvarrë nga ngritja e çmimeve, vjen e u shtohet edhe sindromi 1997, i cili ka mbërthyer kryeministrin aktual. Nuk mjaftonte kjo krizë në treg, por në mars të këtij viti kryeministrit i shpërtheu edhe Gërdeci. Dhe në Gërdec, Berisha ishte vetë investitori kryesor i fabrikës së vdekjes, asaj që shpërtheu dhe vrau 26 shqiptarë të pafajshëm. E gjithë kjo ngjarje, që ka involvuar brenda vetes direkt Berishën, është e barasvlershme me çështjen e manipulimit të zgjedhjeve të qershorit të vitit 1996, ku edhe atëherë ishte përfshirë vetë Berisha. Edhe atëherë u kap si autori i atij manipulimi, por edhe tani u kap si investitori kryesor i fabrikës së Gërdecit. Edhe më 1966, pati kundërvënie të hapur dhe mospranim të zgjedhjeve nga të gjitha institucionet perëndimore, dhe sidomos të politikës amerikane; por edhe tani po njëlloj- Gërdecin nuk po ia pranon askush, por sidomos politika amerikane, sepse çështja po hetohet paralel këtu, por edhe në Amerikë. Kurse Berisha vijon të thotë nonsense, sepse nuk e di çdo të thotë investigim amerikan; sepse ende nuk do ta kuptojë se hetimi i Senatit amerikan, dhe hetimet e pushtetit gjyqësor në Amerikë, nuk ka forcë që t’i bllokojë. Por gjithsesi, kur kjo çështje korruptive lidhet me krizën financiare që spikat, gjendja bëhet edhe më e rëndë. Dhe po ta shohësh me vëmendje, edhe më 1966, çështja korruptive e manipulimit të zgjedhjeve, u shoqërua me një krak financiar, që erdhi nga kompanitë rentiere. Por edhe tani, çështja korruptive e Gërdecit, vjen e po shoqërohet me një krak financiar, që pritet të vijë nga bankat. Edhe atëherë, iu kujtohet sesi disa muaj para sesa të shpërthente realisht kriza, të gjitha kompanitë rentiere rritën normën e interesit, deri në kufij absurdë? Sepse ato kishin nevojë për depozita të reja. Por, a nuk e shihni edhe tani sesi bankat po rrisin pareshtur normat e interesit, madje edhe duke i reklamuar kudo? Sepse edhe këto kanë nevojë për depozita të reja, që të shlyejnë interesat e klientëve depozitorë, ngaqë nuk po iu kthehen kreditë. E pra, a nuk e shihni sesi Berisha gjendet sërish në sindromin e vitit 1997 - një përfshirje korruptive e tij në manipulimin e zgjedhjeve, e papranuar nga e gjithë politika perëndimore; dhe sërish po kështu; një përfshirje korruptive me një fabrikë vdekjeje, të cilën sërish nuk po mund ta kapërdijë politika perëndimore dhe ajo amerikane, sidomos? Dhe bashkë me të, gjithmonë e shoqëruar me një krak financiar. Ja ky është sindromi 1997.
4. Partia Demokratike dhe qeveria aktuale, nuk ka asnjë mundësi që ta shpëtojë situatën. E para që vetë partia nuk ekziston. Ajo prej kohësh është një fantazmë që iu desh Berishës për t’u ricikluar, dhe prandaj gjendet jashtë një formacioni politik inteligjent, të cilit duhet t’i kërkosh ndihmë profesionale. Kurse lidershipi aktual i saj, nuk ka mundësi të bëjë asgjë. Sidomos me largimin e Topit, ata nuk kanë më askënd që të krijojë një involvim të ri, që të krijojë më në fund një qeveri të re, dhe pastaj, me një ndërhyrje drastike, autoritare, profesionale dhe me fantazi, të këtë mundësi të shpëtojë gjendjen. Sepse u duhen bashkëbisedues me kapitalin që të fitojnë besimin e tij; u duhen njerëz që të dinë se çfarë është reforma akute, dhe si duhet kryer ajo; dhe më në fund u duhen njerëz të besuar që të kenë mbështetjen e gjerë në Perëndim, e sidomos në Amerikë. Të gjitha këto i mungojnë sot Partisë Demokratike, e sidomos lidershipit të lartë të saj, i cili duket sikur po pret shkatërrimin e Berishës, në mënyrë që të marrë ndonjë copë. Fakti që pret në një mënyrë të tillë, kuptohet se nuk di të bëjë gjë. Kurse Berisha vetë, duhet ta kuptojë se ai nuk e shpëton dot gjendjen, as gjendjen dhe as veten. Madje, këto tani janë të lidhura: Berisha e zbut rrezikun që i kanoset, vetëm nëse dilet nga kjo gjendje. Por si?
Megjithatë, le të presim vjeshtën, e pastaj të flasim sërish.
Botuar më 5 gusht 2008 tek “Panorama” (www.panorama.com.al)

Monday, August 4, 2008

Tiranës po ja marrin frymën!

“Mjetet zjarrfikëse nuk kishin asnjë mundësi të afroheshin tek pallati 15-katësh që gjendej mes tymit dhe flakëve. Nga distanca në të cilën vepruam, ishte shumë e vështirë të kontrollonim situatën”.
Pedagogët na thoshin në Fakultet, se paragrafi i një artikulli me citim, konsiderohet “kokë dembele”. Megjithatë ata linin të hapur mundësinë që një artikull të fillohet që në paragrafin me parë me fjalë në thonjëza, por vetëm në ato raste kur ajo që themi është shumë e rëndësishme. Në këtë rast, besoj se ajo që thuhet është e rëndësishme jo për shkak se punonjësi i zjarrfikëseve kullonte në djersë teksa thoshte fjalët të cilat i vendosa në hyrje të këtij postimi, por sepse bëhet fjalë për jetën e 200 banorëve të Tiranës.
Pak ditë më parë ata u gjendën papritur në një situatë emergjente. Disa punëtorë që saldonin në bodrumin e pallatit kishin gabuar, shkëndijat dhe temperatura e lartë bënë të tyren, instalimet marën flakë bashkë me materialet tjera. Rreth 200 metra nga vatra e zjarrit ndodhej një depozitë nafte me plot 4 mijë litra, e cila përdoret për furnizimin e gjeneratorëve që vendosen në punë në mungesë të energjisë elektrike. Pallati u mbush me tym, kati i parë ishte në flakë, energjia elektrike u ndërpre bashkë me lëvizjen e ashensorëve.
Nxitimi i zjarrfikëseve, shpeshherë i kritikuar, ishte i kotë. Ato nuk mundën të afroheshin aq pranë pallatit sa të mbulonin me ujë gjuhët e flakëve dhe të izolonin origjinën e tymit që kish ndaluar frymën e mbi 100 personave të cilët kishin mbetur në pallat. Rreth 50 prej tyre arritën të zbresin shkallët gjysëm të asfiksuar dhe morën ndihmën e parë sapo arritën në oborr. Rreth 50 të tjerë ndodheshin në rrezik. Një situatë e tillë duket ishte parashikuar në kohë nga ata që kërkuan ndihmën e repartit të forcave speciale RENEA. “Merimangat” shqiptare u ngjitën me litarë nëpër ballkone dhe arritën të nxjerrin nga rreziku pleq e të mitur që ndodheshin në prag të vdekjes. Mes tyre ishte një 7-vjeçar, të cilin gjyshërit e tij nuk kishin mundur ta ndihmonin për shkak se kishin mbetur në dhomën tjetër të apartamentit të izoluar nga tymi. Ai fëmijë ndoshta do ta harrojë ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë, mbase nuk ka qenë fort i ndërgjegjshëm për gjithçka po ndodhte, por e vërteta është se jetën ia shpëtoi ai efektiv i RENEA-s që e nxori nga kthetrat e vdekjes duke zbritur gjashtë kate me litarin që i digjte duart prej nxehtësisë së fërkimit.
Nëse do të ndodhte në ndonjë vend perëndimor, kjo ngjarja pa dyshim do të kishte shkaktuar një debat të fuqishëm publik lidhur me efektshmërinë e zjarrfikëseve, sistemin e sigurisë kundër zjarrit dhe mënyrën si janë ndërtuar dhe po ndërtohen pallatet në Tiranë. Kryeqyteti ynë po betonohet çdo ditë e më shumë. Hapësirat e gjelbërimit dhe të frymëmarrjes po i zënë tonelatat e gurta të betonit aq sa lëvizja, frymëmarrja, shikimi, është bërë tejet i vështirë. Nëse një veturë kalon mes dy pallateve në Tiranë, atëherë duhet patjetër të ndalosh dhe të gjesh vend ku të futesh për të shmangur përplasjen. Ky është një sistem i cili jo vetëm po na kufizon dritën e syve, frymën e mushkërive dhe mundësinë e lëvizjes, por mbi të gjitha po na rrezikon jetën. E cila në rast se po tretet çdo ditë e nga pak si pasojë e ndotjes, mungesës së gjelbërimit dhe orientimit drastik drejt urbanizimit ekstrem, pa dyshim që do të ndodhet para një sfide ekzistenciale në ngjarje të papritura si ajo që ndodhi pak ditë më parë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Një vështrim mbi fëmijën 7-vjeçar që dihaste dhe një prekje në gjoksin e tij, pranë zemrës që rrihte fort në kërkim të oksigjenit që kish filluar të mungonte në gjak, mjafton për të kuptuar sa boshe janë llafet për “Tiranën Europiane”, për “6-fishimin e buxhetit që i dedikohet kryeqytetit”, për “vendosmërinë e KRRTRSH-së për zbatimin e ligjit”, “luftën kundër korrupsionit” dhe “zbatimin e plan-rregullimeve urbanistike” apo broçkullave të tjera që dëgjohen pa fund në këtë vend të sunduar tragjikisht strikt nga kaosi.

Sunday, August 3, 2008

ALFABETI I ALPEVE

DEMIR GJERGJI
A (me prolog)
Jemi një grup gazetarësh të Radio-Televizionit Publik Shqiptar, që kemi marrë udhëtim drejt Alpeve. Me dashamirësinë e një dëgjuesi të pasionuar pas Radio-Tiranës, pronari i një agjencie udhëtimesh, Ymer Hajdini, na ka vënë në shërbim një autobus komod. Një udhëtim si nëpër legjendë që e ka të gjithë fantazinë, ta gjithë elementët dhe arsenalin shprehës të saj... Hipim në traget, ndërsa malet vishen me hijet e njëri-tjetrit, duke iu fshehur me padurim diellit të fortë të një dite të gjatë korriku. Trageti lëviz ngadalë mbi ujërat e ndalura nga diga e Komanit. Shtrati i gurtë i Drinit nuk duket, ndonëse uji është i kthjellët si loti. “Thellësia këtu i arrin të 150 metrat, - thotë Jaho Margjeka dhe vazhdon të na flasë për toponimet që tash sa vjet janë flijuar nën ujë. - Këtu i thoshin: “Ku ka pas thyer qafën Drini”. Këtu ka qenë “Vrella e Verdhë”. Atje, më poshtë atij shkëmbit, vendi ka qenë quajtur “Vau i Ujkut”. Për asnjërin prej këtyre toponimeve s’mund të flasësh me folje të së tashmes. Ato kanë mbetur në të shkuarën e tyre”.
...G (si guri)

Peizazhet shfaqen befasisht pas brinjëve të maleve. Shtëpitë e vetmuara. Arat pak më tej tyre... Më kot kërkojmë rrugët që duhet të nisin nga oborret. Tashmë ato janë tretur në barkun e ujërave si zvarranikë prehistorikë. Mungesa e tyre të krijon idenë se komunikimi i banorëve të atyre shtëpive të vetmuara është më i mundshëm me qiejt se me botën përreth. Por në nisjet e fjordeve të vegjël që hyjnë natyrshëm në qerthullin e maleve, ja tek shfaqet herë një varkë e bardhë, herë një trap i bërë me trungje, herë ndonjë fill i kaltër teleferiku. Janë ato që shpjegojnë enigmën e komunikimit të njerëzve nëpër faqet e liqenit me botën rreth e rrotull e përtej.
Maja të rebeluara drejt qiellit. Shkëmbinjtë duken si të vendosur pranë yjësive! Poshtë tyre mendja e njeriut mahnitet: ç’energji, apo ç’inat rebel e ka kreshpëruar kështu dheun e gurin, duke krijuar këto figura të çuditshme shkëmbinjsh e thyerjesh të thella dheu?
P (si poetët)
Tropoja është vend poetësh. Anton Papleka, Skënder e Mujë Buçpapaj, Hamit dhe Selim Alia, Mehmet Elezi, Besnik Mustafaj, Jaho Margjeka... Krijimtaria më e mirë e tyre mund të përbënte një antologji elitare. Njëri prej këtyre poetëve, Shkëlzen Zalli ia ka ngulur sytë njërit prej shpateve të bardha të këtyre maleve. Pas pak ai nis të tregojë me dorë: “Shikoni poshtë hijes së asaj reje. Është një fytyrë e lashtë burri...ja sytë e hapur fort, ja mjekra, çibuku që po i tymon në gojë... Shih, pak më tej: një fëmijë i shtrënguar ngrohtë nga dy krahë nëne... Po bëhet gati të pijë gji... Po atje! Ja mbi ato larat e borës. I shihni ata flokë të gjatë? Me siguri janë të një floçke që e kanë rrëmbyer dragonjtë nga ujërat...”. Galeria e pikturave që sheh Shkëlzeni është e pafund dhe e pashembullt. Me pak fantazi atë mund ta shijojë çdokush prej nesh... Dhe Shkëlzeni vazhdon të na prejardhjen e emrit të malit që është edhe emri i tij: “Shkëlzen do të thotë vend i shkelur nga zanat. Vjen nga togfjalëshi shkel zana...”. Dhe poetit i duhen mirëkuptuar ato që thotë, sepse gjithçka e thotë shpirtërisht, drejtpërdrejt.
Rr (si rruga)

Bajram-Curri. Veç rrugëve të mëparshme, tani drejt tij vijnë e shkojnë shumë rrugë në ndërtim. S’ka shumë që ka mbaruar autostrada që niset nga Bujani e shkon drejt Gjakovës dhe ja, një tjetër rrugë në ndërtim po shtrihet nëpër luginën e Dragobisë dhe më tej, drejt Valbonës, tjetra ngjitet lartësive me pyje, drejt Çeremit për të shkuar në Palvë e Guci. Rexhë Biberaj, kryetari “i përhershëm” i komunës së Margegajt (Hera e tretë që vendasit ia kanë besuar mandatin e kryekomunarit, por edhe 10 herë të tjera po të kandidojë përsëri atij do t’ia japim”, - të thonë këtu për të), pra Rexha flet me entuziazëm: “30 milionë lekë kemi shpenzuar deri tani nga burimet e brendshme për fillimet e kësaj rruge me gjatë prej 45 kilometrash. Për përfundimin e saj është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekësh. Shpresojmë që ato të lëvrohen sa më shpejt nga Ministria e Transporteve”. Projektet e zhvillimit për Komunën e Margegajt arrijnë shumën e 10 milionë euro. Por jo vetëm Margegaj. E gjithë krahina e Tropojës është përfshirë në projekte të fuqishme ndërtimtare. Ja disa prej tyre: krahas rrugës që po zgjatet përkrah rrjedhës së Valbonë, do të shtrihen edhe tubacionet e ujësjellësit për këtë qytet. Kjo vepër do të bëjë të mundur furnizimin e pandërprerë me ujë të qyteti. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Nuredin Ahmetaj, përveç atyre që na përmendi Rexha, na numëron edhe të tjera segmente rrugësh në ndërtim, apo që do të fillojnë shumë shpejt: “Krumë-Qafë Prush- Gjakovë, Sopt Rragam-Qafë e Luzhës, Fierzë-Poravë-Dardhë etj. Së afërmi e gjithë kjo krahinë do të jetë lidhur me një rrjet rrugor të standardeve evropiane”, - vazhdon ai. Edhe një fakt tjetër: pothuaj të gjithë ndërtimin e këtij rrjeti rrugor e ka marrë përsipër ta ndërtojë firma “Geci”, pronar i së cilës është Ramë Geci.
Sh (si shpresa)

Qeveria “Berisha” na ka premtuar se në marrëveshje me Malin e Zi, do të hapet një pikë kufitare kalimi mes dy vendeve. Atëherë kjo rrugë do të marrë nam të madh në Ballkan e përtej Ballkanit. Pastaj ai na flet për konkursin e “Miss Globit” që është realizuar në këto peizazhe të mrekullueshme. Një konkurs midis zanave të gojëdhënave dhe vajzave të metropoleve! Si mund të gjendet një simbolikë më kuptimplotë se kjo! Dhe më tej Rexha tregon për shkollën moderne, ku nuk mungojnë as dushet, që ka ngritur me ndihmën e shteteve të fuqishme të botës, tregon gjithashtu edhe për një vizitë që kanë bërë këtu diplomatët e vendeve mike, shfaq idenë e një hidrocentrali zonal, i cili do të ringrihet më i fuqishëm pas shkatërrimit nga ngjarjet e tranzicionit. Ai na kërkon të mos harrojmë që të shënojmë edhe faktin se me Gjakovën ka kohë që është vendosur një marrëdhënie e ngushtë edhe në fushën e arsimit. “Me interesimit e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kamber Kamberi, është bërë e mundur që 50 nxënës nga Margegaj të vazhdojnë shkollën e mesme në Gjakovë. Dhe projektet e tij vazhdojnë me hanet për turistët, ku tradita vendase do të sundojë me të gjithë elementët e saj, me ngritjen e dhjetëra lokaleve elitare. Turistët kanë filluar udhëtimet e tyre gjithnjë e më shpesh këtyre. Rexha na thotë, se çdo vit në këto treva vijnë rreth 20 mijë turistë në vit. Këtë verë numri i tyre pritet të dyfishohet. Deri tani numri i tyre u është afruar 10 mijëve. Në udhëtimin tonë nga Tirana në Bajram-Curri na u bënë bashkudhëtarë një çift gjerman, në rrugën drejt burimeve të Valbonës, pjesë e grupit tonë u bë një djalosh simpatik nga Çekia. (Në bllokun tonë të shënimeve ai e ka shënuar emrin me dorën e vet: Ondrej Bednar). “Në krahasim me vitin e shkuar, turistët janë dy-trefishuar”, - thotë Rexha. Udhëtojnë lirshëm dhe u bën përshtypje mikpritja e malësorëve. “Shoqërinë e tyre dashamirëse është vështirë ta gjesh edhe në metropolet tona”, - shprehen ata. Asgjë e papëlqyer nuk u ka ndodhur deri më tani. As edhe një kapele nuk u ka humbur. Enden nëpër bjeshkë në lirinë e tyre dhe bujnë pa frikën më të vogël aty ku i zë nata”. Ndërsa bashkëfolësi vazhdon të flasë, imagjinata jonë shkon tek Edith Durham. Pa këtë mikpritje në këto anë, ajo nuk do të kishte mundur ta shkruante kurrë “Brenga e Ballkanit” dhe shënime të tjera.
T (si tradita)

“Kjo bukuri ka qenë e ndryrë në shtatë palë dryna për gati 50 vjet rresht nga përbindëshi diktaturë”, - thotë shoferi ynë, Skënder Malaj, duke lëviz me kujdes timonin nëpër rrugën në ndërtim. Duhej të kaloje postbllok pas postblloku për të ardhur deri te këto mrekulli, - vazhdon Skënderi.
Pas një kthese duket krifa e blertë e një pishe. Ajo ka mbirë dhe është rritur pingul drejt e mbi një shkëmb të bardhë. Grigor Banushi, për një çast mban vështrimin mbi atë dru të blertë e të lartë dhe thotë i çuditur: “Si ka mundur t’i fusë rrënjët në atë ashpërsi shkëmbi?”, - pastaj fillon përsëri batutat e tij me humor që na shkulin së qeshuri. Pisha e lartë mbi gur mbetet pas krahëve, si simbolika më e saktë e jetës së këtyre anëve.
Tek-tuk në faqet e maleve duken plagët e zjarreve që kanë rënë verën e shkuar. Drurë që nxijnë ende mes gjelbërimit që po e merr veten. “Këtë vit, për fat dhe falë kujdesit që po tregohet, deri tani nuk kemi asnjë vatër zjarri. Shpresojmë që kështu të themi edhe në fund të kësaj vere”, - të thonë në Drejtorinë e Zjarrfikësve, në Bajram-Curr... Dhe bjeshkët vazhdojnë ritin e tyre të rritjes, të hijezimit të tokës, të rënies së gjetheve, të dialogut me erërat, të krijimit të varianteve të tjera të miteve e legjendave. Me një ndryshim të vetëm: ky rit i lashtë tashmë nuk shoqërohet më nga gjëma e Vajit të Ajkunës, nga shkëndijime shpatash mbi koka të prera, nga krisma armësh me shënjestër mbi zemra njerëzish, nga ulërima të zemëruara luftëtarësh dhe nga kuje ngashërime nusesh në pritje të dashurive. Tashmë të vetmet kolona zëri dhe sfonde për këto ritet të rritjes së bjeshkës janë gjëmimet e motit, oshtimat e erërave që sjellin borëra e marrin me vete mjegulla, janë blicet e vetëtimave dhe këngët e zogjve të bjeshkës.
Pronari i hotelit, ku jemi vendosur, Bashkim Biberaj, qesh me çiltërsi, kur i dëgjon të thuhen poetikisht këto dhe shton: “Tani në Bajram-Curr janë hapur të gjitha rrugët, portat dhe zemrat. Ai që druhet të vijë, ose e ka të keqen me veten, ose dikujt i ka bërë keq”. Dhe fjalët e tij i vazhdojnë në mënyrën e tyre themelet që po hapen ndërtimet që po bëhen, shëtitjet e qeta edhe në rrugët më të thella e të vetmuara. Plagët e hapura në kohët e trazuara heshtin thellë si thëngjij. Shpresa është se asnjë prej atyre thëngjijve nuk ka për të ndezur më zjarre që djegin jetën. “Këtë shpresë që duhet ta ushqejë përditë shteti, merr forcën e ligjit që vendos drejtësi, - vetëm ai e ka forcën dhe tagrin t’i lërë në gjumë ato tragjedi, - përfundon Bashkimi, pa e hequr nga fytyra të qeshurën e çiltër që duket se ia ka marrë hua fëmijës së tij 6-vjeçar.
Z (si zemra)

Në Gjakovë erdhëm natën. Qytet i gjallë dhe miqësor. Na duket se aty po na presin Ali Podrimja e Din Mehmeti, (Shkëlzen Jetishi po se po. Ai po e shoqëron vazhdimisht me këngë udhëtimin tonë). “ Gjakova, ashtu si dhe Tropoja, është vend poetësh dhe intelektualësh. Prej këtej janë edhe politikanët Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Astrit Haraçia, ish- ministri i Kulturës, e të tjerë. 40 për qind e intelektualëve të Kosovës janë nga Gjakova”, - thotë Alfons Zeneli, ndërsa futemi gjithnjë e më shumë në ndriçimin e pastër të qytetit. Gjakovarët e kuptonin menjëherë që ishim “prej Shqipnie” dhe për të na nderuar, tregtarët e harronin lakminë e fitimit, duke na e ofruar mallin me çmim më të ulët, kalimtarët ndalonin për të na dhënë dorën, shoferët u bini borive në shenjë njatjetimi. Skënder Gola, drejtori i Radio-Gjakovës. Hyjmë në studiot e thjeshta të radios, që presin një riparim sa më të shpejtë. Kasetat e arkivit, aparaturat, mikrofonat. Ja prej andej është shpërndarë përmbi male e përtej tyre zëri dhe kënga në kohë të ndryshme, ato lajme, emisione dhe ajo muzikë që dëgjoheshin edhe në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Izet Margjeka thotë pa i fshehur emocionet: “E dëgjoja gjithnjë Radio Gjakovën. Nuk kam për ta harruar kurrë ankthin e asaj dite, kur papritur valët e kësaj radioje sollën bë veshët e mi vetëm fjalë në serbisht..”. “Po, - e vazhdon bisedën Skënderi, atë ditë erdhën ushtarët me armë deri në dhëmbë dhe helmeta në krye e na urdhëruan të dalim jashtë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime... -Pastaj si i zgjuar nga një ëndërr e keqe, vazhdon: Vitin që vjen do të festojmë 30-vjetorin e radios. Me siguri do t’ju ftojmë kështu siç jeni”. Dhe i qeshin sytë, kur merr miratimin tonë. Mikrofonat duken aq miqësorë në tryezat e studios. Na vjen të ulemi para tyre, t’i hapim e të themi: “Mirë se të gjetëm, Gjakovë!”
...Dalim nga mjediset e radios dhe ecim drejt lagjes më të vjetër të qytetit, Lagjja e Haraçisë. Me ne është edhe korrespondenti i gazetës “Bota Sot”, për Tropojën dhe Gjakovën, Kastriot Shedadi. Ai flet për një shkrim që ka botuar pikërisht në numrin e ditës, i cili bën fjalë për punën e madhe që po bëhet në drejtim të ndërtimit të rrjetit rrugor në këto treva. “Tropoja dhe Gjakova, thotë ai- janë një kontinuitet. Ato gjithnjë kanë qenë shpirtërisht bashkë, pavarësisht nga kufijtë që mund t’u jenë vendosur dhunshëm.. Ecim drejt Hanit të Haraçisë, i ndërtuar në 140-ën. Këtu flinin ata që ndërtuan Xhaminë e Hudumit. Gurët e kalldrëmeve të lagjes së vjetër ndriçojnë mistershëm. Skënderi bën me dorë poshtë, diku në breg të lumit që rrjedh përmes qytetit. Tregon varrin e Maxhar Pashës, që erdhi të mblidhte haraçet për sulltanin. Gjakovarët e kapën, ia prenë kryet dhe, më pas, e varrosën këtu me të gjithat nderet që, sipas tyre, meriton një luftëtar”, - vijon Skënderi. Histori të që sjellin ngjarje dhe fakte gati të pacenuara në të sotmen. Në një birrari karakteristike, në mes të kësaj lagjeje, gati e gdhijmë. Këngë, muzikë humor. Barsoleta që nxjerrin në pah zgjuarsinë dhe prakticitetin, por edhe shpirtin fisnik të gjakovarëve. E lëmë qytetin rreth orës 3 pasmesnate. Autostrada e gjerë zgjatet nëpër tokën shqiptare...
Zh (Me epilog)
Dita e kthimit qëllon e diel dhe trageti është i ngarkuar më shumë se zakonisht. Më shumë janë turistë nga Kosova. Makinat ngjiten një nga një në barkun e tragetit. Brenda tyre fëmijë që flenë, gjyshe me shishe pijesh freskuese apo uji nëpër duar, vajza të veshura lehtë. Shkojnë drejt bregdetit. Disa që e kanë për herë të parë udhëtimin, pyesin: “Sa orë duhen që të shkojmë te deti?”. Valdete Antoni ka hapur diktofonin dhe po regjistron jetëtregimin e një nëne nga Kosova. Tmerre lufte, përpjekje për jetën, kalvar besëtytnish, përpjekje këmbëngulëse drejt një jete njeriu (jo robi). Në gojën e nënës së moshuar ka shumë të shkuar me hasm, por po aq ka edhe të tashme, dhe të ardhme “me Shqipni, me vllazni, me det... Bashkë me mbesat, ajo po shkon në Durrës për pushime Naser Popoçi nga Mitrovica (Pasaoshes, kështu i thotë pasaportës) ku mbiemrin ia kishin shënuar Popovci, “e ka tretëkrejt” si një kujtim që ka turp ta përmendë), pyet, ndërsa i afrohemi digës së Komanit, ku do të zbresim: “Për sa orë mbërrijmë në Durrës?”... Një turist gjerman, i ulur në ndenjësen pranë, i cili gjithashtu, ndalimin e fundit për sot e ka në Durrës, mpreh veshët për të dëgjuar. Me sa duket, kupton pak shqip dhe përpiqet të marrë vesh në do se të mbërrijë në Durrës para muzgut. Dielli është në stacionin e fundit të udhëtimit qiellor. Pas supit të një mali shfaqet fusha e butë, e gjelbër. Në fund të saj është deti. Atje po shkon të bujë dielli. Atje derdhet edhe Drini, i cili ulet urtë e butë në Mjedë, i lodhur e me energji gati të mbaruara, si Halili i Eposit, që ka kaluar një natë në shtrat me tri Tanusha. Miku gjerman po këndon nën zë, mbase ndonjë pjesë nga versioni moderni Nibelungëve... Eposet, dikur larg sho-shoqit, fqinjërojnë miqësisht...
11/07/2008