Në natën e zezë pa fund
Mes errësirave që u ringjallën
U rrëzua edhe ky muzg
Që erdhi bashkë me ndarjen
Në rrugët e djersitura nga shiu
U arratisën stacionet dhe parqet
Dhe horizontet errësira i përpiu
T. Sokolaj 26/12/2007
www.drejttropojes.blogspot.com
Në natën e zezë pa fund
Mes errësirave që u ringjallën
U rrëzua edhe ky muzg
Që erdhi bashkë me ndarjen
Në rrugët e djersitura nga shiu
U arratisën stacionet dhe parqet
Dhe horizontet errësira i përpiu
T. Sokolaj 26/12/2007
Të paktë janë në lagjen time këtu në Tiranë ata që e dinë çfarë pune bëj. E them këtë sepse jam i sigurt se nuk do të isha përballur edhe unë me një fenomen “të largët” për mua deri tani, nëse shkaktarët e tij do ta dinin me çfarë merrem. Ja pra, ka disa ditë që mua me shëtit në mëndje fjala aforfe. Po, po, aforfe dhe e di që kur më mundon kjo fjalë? Që atë ditë kur poshtë derës së shtëpisë gjeta një faturë të ngatërruar. Ishte një copë letër që uroj të mos jetë përdorur më parë, në të cilën shkruheshin ca gjëra të ngatërruara si përshembull leximi faktik, leximi mujor, leximi fillestar etj, mbaj mend vetëm shumën në fund: 8670 mijë lekë të reja. Ishte fatura e dritave. Nuk kisha një mendim të gatshëm për këtë që po ndodhte, por e tëra u bë objekt i bisedave të përditshme nga të cilat mësova se fatura që kisha paguar unë, ishte më e larta e gjithë familjeve të njerëzve që unë njoh, e me të cilët komunikoj çdo ditë. Po, po, kisha harxhuar më shumë unë, që shkoj në shtëpi në 00:00 në mesnatë dhe dal nga shtëpia në 08:00 sesa familjet që gatuajnë. Në një nga ditët kur po dilja me nge nga banesa ndalova në shkallë dhe pashë matësin e energjisë elektrike. Isha bërë tmerrësisht kurioz dhe mendova të verifikoj. Shigjeta që mat trafikun e energjisë po rrotullohej me një shpejtësi marramendëse. Jam i sigurt nëse ajo “rrotë” do të ishte në ndonjë makinë, ai automjet do të bënte aksident të rëndë. Kthehem në shtëpi dhe heq të gjitha gjërat nga korrenti, por të gjitha ama. Dal sërish në shkallë dhe shikoj. Shënjuesi i matësit elektrik nuk e kishte zbritur fare marshin. Shikoj tre matësa të tjerë të tri apartamenteve që ndodhen në katin tim. Dy prej tyre nuk lëviznin fare ndërsa i treti rrotullohej ngadalë. Nuk kuptova asgjë. Bëra pagesën diku në katin e parë të apartamentit, aty më kishin thënë të lija paratë, tek një dyqan. Ende nuk jam i sigurt nëse duhet të filloj “të hapem” në lagje për punën që bëj. Nuk e kam bërë jo se nuk kam fare qejf të mburrem, por nuk kam kohë të rri aty, shkoj kur shumica e njerëzve janë në gjumë dhe dal kur dalin ata që janë në punë. Jam i sigurt se nëse do ta kisha bërë më parë, nuk do të kisha shansin të kuptoja këtë fjalën e ngatërruar aforfe ashtu siç kam vite që nuk shijoj një gjobë nga policët rrugorë të cilët e kanë mësuar se jam gazetar. Fundja të gjitha kanë një emërues të përbashkët: korrupsionin që na ka mbërthyer keq.
E di se këtu duhej të ishte një dedikim
Për mungesën tonë, ikjen nga kjo botë
Por kam vendosur të bëj përjashtim
Ti braktis dedikimet, letrat firmosur me lot
Tani s`kërkoj dedikim, këtë sjellje etiketë
Shpresat prapë gjallojnë, ç`kufoma të shkrehura
Në çastet e fundit, në orën e vdekjes së vërtetë
Është më mirë që shpresat vdiqën, mendoj
Ekuatori mungonte në universin tonë
Pranverë s`kish në qendër, as akuj s`kish në pol
Ja kjo është vdekja e vërtetë e shpresave
Tani s`ka me frymëmarrje ëndërrimesh
U shuan pretendimet e lindura mëngjeseve
Nuk ekzistojnë më as orare takimesh
Ti mos u bëj xheloze kitarën
Atë e dua më shumë se ty
Mes notash vdes-rroj në ëndërrime
Dhe jetën s`e dua fare, pa melodi
Çfarë ke që ndihesh keq?
Kur përkëdhel telat tendenciozë
Dhe pluhurat kitarës ia heq
Sa kitarën s`mundem të të dua
Ritmi i saj venat mi kënaq
Dhe gjaku më vërshon si përrua
Përse qan kur kitarën time
E sjell pranë shtratit e mbaj
S`mundem të fle pa ulërimë
Pa uraganet që dalin prej saj
Dhe rikthehem sërish tek ti
Të rrëmbej në një natë pa gjumë
Por tek ti nuk gjej dot pentagrame
Ti nuk qan dot me melodi
T.Sokolaj 2007-12-19
Kam vendosur të mos harxhoj asnjë grimë energjie nga bateritë e aparatit tim të thjeshtë fotografik për të fiksuar atmosferën festive në prag të festave të fundvitit në kryeqytetin e Shqipërisë. Bashkia ka vendosur drita dekorative dhe një pemë gjysëm-të madhe në qendër të Tiranës. Ajo pemë, e njëjta prej tri viteve, është stolisur si mos më mirë me drita shumëngjyrëshe ndërsa në krye të saj mban në yll të madh me pesë cepa. Disa herë kam menduar të fiksoj diçka nga kjo atmosferë për ta sjellë në blogger-in tim personal por më pas kam vendosur të bëj censurë. Shumë mirë që nuk kam gjëra më të mëdha se kaq në kompetencë se kushedi ç`dreqin do kisha katandisur!
Përse e kam marrë këtë vendim proteste?
Sepse dritat e vjetruara dhe zbukurimet dekorative në të vërtetë nuk paraqesin realitetin. Njerëzit nuk janë fare të gëzuar! Jo vetëm se këtë vit kanë më pak para për të shpenzuar gjatë festave të fundvitit, por edhe sepse jeta e tyre ka ndryshuar krejt nën ritmin pa ritëm të ditë-netëve pa energji elektrike në këto temperatura të acarta e të pazakonta për Tiranën. Gjithçka ka ndryshuar. Ora dhe vendi ku mund të pish një çaj, të takosh një të njohur, apo të kërkosh një libër të ri në librari, tani kushtëzohen nga energjia elektrike. I njëjti shkak të kushtëzon kohën kur mund të hysh në internet, të ndjekësh një film apo të punosh në kompjuter. Po, po, gjithçka ka ndryshuar. Për keq fatkeqësisht në këtë vit 2007, por jo vetëm! Kam filluar të aplikoj një shprehje ngushëlluese: Më mirë do të bëhet se më keq s`ka ku vete!
Lamtumirë natë, po shkoj!
Udhëtarja pa udhë më pret,
Një adresë më duhet të harroj
Të nxjerr nga kujdesa një portret
Tani s`më vjen aspak inat
Kur e shoh rrugës me një tjetër
Ishte një kohë, kohë e artë
Kur më trazonte shpirt e zemër
Nuk do të jem xheloz për ty
Se veç një jetë na dhuroi Zoti
Ti s`më trazon aspak tani
Nuk më mbyll dot në burgje loti
Trazhgim Sokolaj/ TIRANE/ 11 korrik 2007
Oraret e mërzitshme të punës që bëj, nuk me kanë lejuar shpesh, madje pothuajse asnjëherë ta shikoj Tiranën në muzg. Dal në mëngjes nga shtëpia dhe zakonisht kthehem disa orë pas mesnatës por kurrë më herët se 15 minuta para se ora të shënojë 00:00. Më ka qëlluar rrallë gjithsesi, ta shikoj Tiranën në muzg. Duket qytet interesant. Njerëzit sikur ngjajnë më të qetë në atë kohë, nuk nxitojnë për në punë apo në takime. Po si nuk më ka shkuar në mëndje më parë, të shikoj nëse ATA qëndrojnë në vendin e zakonshëm kur muzgu bie në Tiranë. Muzg? Nuk e di nga më erdhi në mendje, por ngaqë në mëngjes i kam parë rrëzë ndërtesave, kur u mendova, Muzgu më ngjau si koha e vetme kur më duket se nuk i kam parë ATA, atje në vendin e tyre, rrugëve me pluhur. E kam vënë re se Tirana duket më e pastër nën gjysmë errësirën e muzgut që “zhduk” pluhurin e pashëm dhe mbeturinat gjithandej. Por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të shikoj nëse ATA janë aty në muzg, pra kur rrugët e Tiranës fillojnë të errësohen.
Më kot pres të bëhesh e gjallë
Nuk kam më asnjë shpresë,
E di që s`do të më thuash një fjalë
Ti ke vdekur, e di, nuk ndjen mall!
T.Sokolaj
Dhuratën time simbolike
Ti e pranove atë mbrëmje vere
Tani kuptoj, që më ike
Pse nuk e mbajte asnjëherë
Ti shifrën tre kishe fiksim
Por s`ish dhuratë e preferuar
Ti e ke hedhur me përçmim?
Nuk di përse po të pres
U bë kohë që nuk flasim
S`di përse dola herët këtë mëngjes
Në kafenenë ku pinim çajin
Të pres dhe gota me konjak
Po shteron mbi tavolinë
Na tjetërsoi të qenit larg
Bashkëjetesa me vetminë
Në rrugën ku kalon vetëm shiu
Pres herë pas here të më shfaqesh
Të flasim prapë vetvetiu
Vetëm, në rrugica parqesh
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Ismail Kadare Pranvere 1990
vargjet qe recitoja do te kujtosh!
Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve,
ato sythe te fundit te jetes tende bosh.
Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte
do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia.
Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres,
dhe me e vrazhde bora pranveres bie.
qe me pare i derdhja si amfore plote
denuar do jene te vdesin duarsh te mia...
dhe vone se luleve njehere u del esenca
dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh
do jem kaq larg...
Perktheu A.Dizdari
http://www.geocities.com/
s_format/ere.html