Friday, September 5, 2008

Kompleksi i Liqenit Artificial




Këto plan-makete paraqesin grafikisht projektin e kompleksit të ri që do të ndërtohet në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, aktualisht e vetmja qoshe e gjelbër e mbetur pranë kryeqytetit. Projekti në fjalë është konsideruar si një hap tjetër i rrezikshëm drejt betonizimit të Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar akuzat për një kompromis të heshtur mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, pas dyshimeve se të afërm të tyre fshihen pas pronësisë dhe frymëzimit të këtij projekti. Ndërtesat parashikohen të jenë mbi 22-23 katë secila. Në një sondazh të organizuar gjatë gushtit nga sajti shqiptar www.balkanweb.com, 76 për qind e qytetarëve të Tiranës ishin kundër ndërtimit të këtij kompleksi që duket se do të zhdukë nga faqja e dheut ate grimë faqe natyre e gjelbërimi që prekte kryeqytetin në qoshen e largët tek Liqeni Artificial...në fakt kur e mendoj, ai kompleks nuk do të bëjë asnjë përjashtim nga kompkeset tjera që ekzistojnë në Tiranë, do të ketë banesa ku rrihet dhe flihet, do të ketë qendra tregtare ku blihet dhe vidhet dhe sigurisht, kafene ku vritet koha dhe Tirana në fakt, nuk ka nevojë imediate tani, për asnjërën prej këtyre!
Pak histori...
Në bazë të vendimit Nr.81 datë 29.12.2007, zona C e cila shtrihet në jug të Tiranës, në veri të Liqenit Artificial, ku ndër të tjera përfshihet: Kompleksi i pishinave (zona C1 dhe C2) territori i Gardës (zona C3), Parku Botanik (zona C4) dhe Klubi Dinamo (zona C5 ), hyn në zonat prioritare të zhvillimit. Pas kërkesës për ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës, vendim Nr.4 datë 21.11.2006, miratoi ndryshimin në Planin Rregullues të qytetit të Tiranës, në lidhje me zonimin funksional për zonën në rrugën “Margarita Tutulani”, “Sami Frashëri” dhe në veriperëndim të Digës së Liqenit Artificial, (zona C1 dhe C2) nga “zonë sportive” sipas Planit Rregullues, në “zonë banimi”. Përsa i përket zonimit funksional është menduar: Zona e banimit, e cila shtrihet në pjesën veri-lindore dhe jug-perëndimore, në të dy krahët e zonës së pishinave (zona C1 dhe C 2) të trajtohet si zonë rezidenciale me godina banimi. Objektet e zonës së banimit do të jenë objekte me funksion polifunksional. Në këto objekte do të kemi: ambiente komerciale, dhe banimi. Katet e para të objekteve rezidenciale janë konceptuar me karakter polifunksional, aktivitete tregtare dhe shoqërore. Objektet e banimit do të projektohen sipas të gjitha normave urbane. Në zonën e banuar do të parashikohen edhe rrugët për shërbimin e zjarrfikësve dhe emergjencave.

10 comments:

ET said...

Nuk e du !
pershendetje dhe fundjave te bukur Gimi:)

drejt tropojes said...

as une se du!
gjithashtu, et!

belle_fleur said...

Miresetegjej Gim,

Na kishe munguar me shkrimet e tua. Ja tek je kthyer serish mes nesh per te na mbajtur sa me prane me realitetin shqiptar. E lexova shkrimin dhe sinqerisht me iku interesi (jo sepse s'eshte shkruar drejt), por per vete faktin qe flitet per nje betonim dhe nje shkaterrim te atij pak gjelberimi qe ka mbetur ne "metropol". Jam kunder ketij projekti dhe ketyre projekteve qe jane vetem per fitim-personal nga ana shteterore.

Nejse, te uroj nje fundjave te mire. Flm dhe per fotot qe kishe vendosur :)

tetena said...

dhe une qe e kisha pare kete fotografi diku tjeter, as qe dyshoja se destinacion ishte liqeni! Nuk arrij te kuptoj vendimin e institucioneve perkates. Cilat jane justifikimet e tyre ?

drejt tropojes said...

belle, te falenderoj miqesisht!
fundjave te mbare dhe ty!

tena, mireseerdhe!
ka vetem justifikime, asgje me shume per kete projekt. do nxisi zhvillimin urban, do kthehet ne nje zone strategjike e ku di une cfare, justifikime pa asnje pike vlere
pershendetje!

tetena said...

dhe me sa duket eshte e pashprese !

eni said...

flm qe na informon me te rejat me te fundit.ky shkrim me pezmatoi..

drejt tropojes said...

tetena, fjala "pashprese" nuk eshte ne te preferuarat e mia, gjithnje ka nje shprese, qofte edhe ne kete rast, idealisht mendoj ndonjehere qe jane ne kohe ata qe mendojne miresisht ta ndalojne kete gje...!
t`pershendes!

eni, faleminderit Ju, per vemendjen. Deshira ime eshte te sjell sa me shume ketu, por koha dhe lodhja me pengojne vazhdimisht.
pershendetje!

Toni Milaqi said...

fatkeqsisht ky perbindesh i betonte, s'ben gje tjeter vecse shqyen dhe shkallmon mushkerite e blerta te tiranes. behemi edhe nje here tjeter deshmitare te nje akti kriminal nga klasa politike ne pushtetin qendror dhe lokal, pa pasur mundesine te ndryshojme asgje...

eshte nje projekt te pakten irritues dhe me pasoja teper te renda per tiranen e se ardhmes...

drejt tropojes said...

toni, ndaj te njejtin mendim dhe besoj edhe irritim me Ju!