Monday, December 24, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
www.drejttropojes.blogspot.com
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Ismail Kadare Pranvere 1990
vargjet qe recitoja do te kujtosh!
Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve,
ato sythe te fundit te jetes tende bosh.
Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte
do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia.
Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres,
dhe me e vrazhde bora pranveres bie.
qe me pare i derdhja si amfore plote
denuar do jene te vdesin duarsh te mia...
dhe vone se luleve njehere u del esenca
dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh
do jem kaq larg...
Perktheu A.Dizdari
http://www.geocities.com/
s_format/ere.html
5 comments:
Gezuar Trazhgim!
Urimet me te mira per kete vit qe po afron! Harmoni, dashuri dhe paqe per ty dhe te dashurit e tu!
Faleminderit belle! Gezuar, qofte nje vit i mbare per Ju dhe te afermit Tuaj!
Gezuar tropoja,dhe ty belle dhe paci shendet e dashuri.Urimet e mija te perzemerta per vitin qe po vjen.
Flm Ardita! Gezuar, fat, shendet, dashuri dhe mbaresi sjellte ky vit per ty dhe te afermit tu!
Pershendetje Malsia e Gjakoves dhe ju shqiptar te trevave shqiptare kudo qofshi anemban botes.
Ne radhe te pare uroj web masterin e kesaj faqeje interneti per ndjenat e ngrohta tropojane dhe shqiptare ne teresi te cilat na percillen nepermjet tij.
-Rastesisht kontaktova ne kete 'link' dhe me ka ba shume pershtypje paraqitja e saj ne internet.
Falenderoj Zotin qe shqiptaret edhe pse pas shume e shume vuajtjesh arrijne te mbajne njani tjetrin qofte edhe larg kufijve duke perdorur cdo lloj mjeti te mundshem ku ne kete rast internetin.
Mire po kjo nuk mjafton pasi lidhja me e forte eshte respektimi i vlerave morale ne lidhjet farafisnore dhe ato kombetare.
Shume njerez harxhojne kohen ne internet me gjera boshe kur nderto bisedime,njohje imorale,lojra,tregtira dhe marreveshje pa perfitimi edukativ,kuluturor...
Njerzit harrojne se ku e kane origjinen,pse ekzistojne dhe pse duhet te jetojne.
Me beri pershtypje edhe nje gje tjeter:
-Vazhdimisht urohen te gjitha festat e ndryshme te besimeve apo grupimeve te ndryshme,por nuk vura re qe nder keto urime te kete edhe per Fiter Bajramin apo Kurban Bajramin.
Un di qe na Tropojant kena kan dhe jena musliman te hershem.
Pa diskutim nder ne ka edhe kristian te cilet kane fene dhe vendin e tyre pa pasur qellim ti fyej...,dhe po ashtu edhe ateistet paganet qe festojne vitin e ri,
por ajo qe me ban me shume pershtypje eshte pse valle nuk kujtohet askush per festat tona te mrekullueshme muslimane te cilat jane miresi nga Allahu,Krijuesi i gjithsise,nga Ai qe me te vertete po i nderon Tropojanet kudo qofshin.
Pse duhet te jena kaq mosmirenjohes ndaj Atij qe po na ushqen,vesh,po na jep shendet dhe suksese te medha ne gjithe historine tone Tropojane.
Gjithe kjo sa thashe ma siper ishte vetem nje keshille per ata qe mendojne se jane musliman.
Respekte,dhe nderimet e mia te perzemerta per te tan pa dallim feje dhe krahine.
Refit MUSAJ
Post a Comment