Nuk di përse po të pres
U bë kohë që nuk flasim
S`di përse dola herët këtë mëngjes
Në kafenenë ku pinim çajin
Të pres dhe gota me konjak
Po shteron mbi tavolinë
Na tjetërsoi të qenit larg
Bashkëjetesa me vetminë
Në rrugën ku kalon vetëm shiu
Pres herë pas here të më shfaqesh
Të flasim prapë vetvetiu
Vetëm, në rrugica parqesh
6 comments:
Ja fillim te mbare drejt botes se poezise! Mos ngurro por jepi penes sa here ndjen qe shpirti po te therret te hedhesh dicka ne leter.
p.s. nje keshille, per fotot meqe jane nga flickr, jepi kredit personit te pakten, sepse s'eshte mire!
Belle, sinqerisht nuk isha i sigurt per autorin e fotos. Sepse fotoja eshte marre disa dite me pare ne flickr. Por, qe ne fillim isha i vendosur te kaloj andej sapo te kem kohe, te verifikoj autorin e fotos dhe te bej citimin perkates. Flm per keshillen dhe per vemendjen!
...............
"Na tjetërsoi të qenit larg
Bashkëjetesa me vetminë
Në rrugën ku kalon vetëm shiu
Pres herë pas here të më shfaqesh
Të flasim prapë vetvetiu
Vetëm, në rrugica parqesh"
Kjo eshte poezia.Me fal qe e cungova por keto vargje me thone shume.Ka mendim dhe lidhen me njera-tjetren kaq bukur.Dy vargjet e para,lart,i ke brilante.Per mua do ishin nje poezi me vete.
Me gezove tropoja,urime dhe vazhdo posto qe te te lexojme sepse te gjithe kemi nevoje te na lexojne kur krijojme dicka.
ah se harrova,fotoja s'me tha gje.
Ardita, mendoj ta heq fare foton...qe fiksim imi i momentit edhe pse ajo foto me pelqen shume...
Ardita, tani duhet te te falenderoj per vleresimet dhe komentet, si dhe per sugjerimet. Faleminderit vertet!
Post a Comment