Ti mos u bëj xheloze kitarën
Atë e dua më shumë se ty
Mes notash vdes-rroj në ëndërrime
Dhe jetën s`e dua fare, pa melodi
Çfarë ke që ndihesh keq?
Kur përkëdhel telat tendenciozë
Dhe pluhurat kitarës ia heq
Sa kitarën s`mundem të të dua
Ritmi i saj venat mi kënaq
Dhe gjaku më vërshon si përrua
Përse qan kur kitarën time
E sjell pranë shtratit e mbaj
S`mundem të fle pa ulërimë
Pa uraganet që dalin prej saj
Dhe rikthehem sërish tek ti
Të rrëmbej në një natë pa gjumë
Por tek ti nuk gjej dot pentagrame
Ti nuk qan dot me melodi
T.Sokolaj 2007-12-19
8 comments:
Kam nje poezi te vjeter me titull"Ajo ishte nje kitare",dhe eshte e cuditshme se si krijuesit shpesh here ndjejne te njejten gje,por shprehur ne menyra te ndryshme.Poezi e bukur!
flm Ardita, une me pare nuk kam pasur shume lidhje me kitaren por ka disa muaj qe e ndjej shume. Momentalisht jane mikeshat e mia me te mira. E di pse? Sepse sme lene vetem asnjehere, me binden, me kenaqin dhe mbi te gjitha nuk hedhin parfumin tjeter kur ndahen nga une per ti bere pershtypje tjeterkujt...
Mikeshat, kitara bashke me cigaren...
Qe kur ke fillu me shkrujt poezi ti e nuk na thu...
Po do me na konkuru denjesisht me duket ne te gjitha fushat... :D
Përse qan kur kitarën time
E sjell pranë shtratit e mbaj
S`mundem të fle pa ulërimë
Pa uraganet që dalin prej saj
Kjo me pelqen shume.. ene ke pa qe paske ne dore mer kusar...
Une do i hiqja nja dy strofa ne do nderoja nja dy metafora... por mire shume eshte ene per mu... Na njofto kur ke ksi gjajnash or taj
Ore se tani po e shof... paske nderru dashni me duket...ku jane fotot e tropojes qe me pelqenin mua aq shume :D
Nejse me behet qefi qe ke fillu me perpunu vargje.. madje po lexoj keto vezhgimet dhe ene keto po me pelqejne shume... hajt te prifte e mara :D
Epo shyqyr qe kalove njehere se kishe humb krejt. Une kam shkruar vazhdimisht ne fakt, pavaresisht se ndonjehere me nderprerje :), skam pas iniciative ti bej publike krijimet por belle fleur dhe Ardita Jatru kane nje merite te vecante qe me nxiten.
Me te konkuru? Jo, jo, jo, poezia seshte mall komercial! Apo jo?
Per fotografite me dhemb zemra edhe mua, por eshte shume ftohte nuk levizet fare nga Tirana kshu qe skam pasur mundesi te bej foto. Por kam ca foto tropoje dhe jo vetem, te ruajtura si syte e ballit qe do i sjell.
Krasta flm qe kalove, je i mirepritur!
Ah sa e ndjere kjo poezi, me tela kitare dhe me xhelozi femre! Shume bukur Tropoja!
p.s. prit kur te fillosh te kompozosh edhe ndonje kenge se shpejti! hajde talent hajde!:)
tropoja,duke qene ne nje mendim me krasta,punoje perseri poezine,hiq fjalet e teperta qe e nxjerrin nga ritmi poezine,ngjishe dhe do te shikosh sa me mire do ta dale.
Mo na mbush me dekorata tani se nuk me mban gjoksi mua.Jam alergjike ndaj metaleve :)
Uroj qe ky hap qe ndermore te mos ndal.Ke talent.
Post a Comment