E di se këtu duhej të ishte një dedikim
Për mungesën tonë, ikjen nga kjo botë
Por kam vendosur të bëj përjashtim
Ti braktis dedikimet, letrat firmosur me lot
Tani s`kërkoj dedikim, këtë sjellje etiketë
Shpresat prapë gjallojnë, ç`kufoma të shkrehura
Në çastet e fundit, në orën e vdekjes së vërtetë
Është më mirë që shpresat vdiqën, mendoj
Ekuatori mungonte në universin tonë
Pranverë s`kish në qendër, as akuj s`kish në pol
Ja kjo është vdekja e vërtetë e shpresave
Tani s`ka me frymëmarrje ëndërrimesh
U shuan pretendimet e lindura mëngjeseve
Nuk ekzistojnë më as orare takimesh
No comments:
Post a Comment