Trazhgim Sokolaj/ TIRANE/ 11 korrik 2007
Oraret e mërzitshme të punës që bëj, nuk me kanë lejuar shpesh, madje pothuajse asnjëherë ta shikoj Tiranën në muzg. Dal në mëngjes nga shtëpia dhe zakonisht kthehem disa orë pas mesnatës por kurrë më herët se 15 minuta para se ora të shënojë 00:00. Më ka qëlluar rrallë gjithsesi, ta shikoj Tiranën në muzg. Duket qytet interesant. Njerëzit sikur ngjajnë më të qetë në atë kohë, nuk nxitojnë për në punë apo në takime. Po si nuk më ka shkuar në mëndje më parë, të shikoj nëse ATA qëndrojnë në vendin e zakonshëm kur muzgu bie në Tiranë. Muzg? Nuk e di nga më erdhi në mendje, por ngaqë në mëngjes i kam parë rrëzë ndërtesave, kur u mendova, Muzgu më ngjau si koha e vetme kur më duket se nuk i kam parë ATA, atje në vendin e tyre, rrugëve me pluhur. E kam vënë re se Tirana duket më e pastër nën gjysmë errësirën e muzgut që “zhduk” pluhurin e pashëm dhe mbeturinat gjithandej. Por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të shikoj nëse ATA janë aty në muzg, pra kur rrugët e Tiranës fillojnë të errësohen.
E kam fjalën për lypësit. Ata që ulen trotuareve dhe nuk lodhen duke zgjatur dorën gjithë ditën në kohë me shi, ditë të mërzitshme me diell përvëlues apo stinë dimri të ftohta. Dhe e di pse e kam fjalën për lypësat e veçantë të Tiranës? Jo se më parë nuk ma kanë tërhequr vëmendjen, por sot, po po sot, teksa po kaloja gjithë nxitim diku në qendër, pashë një mesoburrë që i fliste asaj. Është një femër me flokë gjysmë të djegura nga dielli dhe gjysmë të gjata, ndoshta të rëna që rri zakonisht në trotuare nga qendra e Tiranës deri në afërsi të Maternitetit që ndodhet pranë Stacionit të Trenit. Ky burrë që po i fliste asaj lypëses femër, ma tërhoqi vëmendjen krejt pasi po i thoshte diçka të tmerrshme. “Rri këtu deri nga ora 5 dhe pastaj lëviz......Nuk di nëse bëhet fjalë për orën pesë të mëngjesit apo pesë të mbasdites. Por jam i sigurt se po e instruktonte kur të dilte, si të rrinte, çfarë të thoshte dhe kur duhej të largohej. Ai burrë, pak i thinjur dhe i veshur në mënyrë të rregullt më tërhoqi vëmendjen teksa fliste me lypësen sepse kishte kontrast mes tyre. Gati sa nuk ndalova edhe pse i ngadalësova hapat. Nuk e di sepse po kaloja dhe teksa po mendoja për mesoburrin, ai me ngjau me një mafioz me të cilin nuk duhet të ngatërrohet askush. Ndaj u përpoqa ti bëja një fotografi fshehurazi teksa ai po i fliste asaj, lypëses që nuk i ndërron rrobat kurrë dhe që flokët nuk e di nëse i kanë rënë, i janë këputur, apo i ka të prera.... E pra, ai që unë mendoj se nuk është vetëm shfrytëzues i asaj, ishte përkulur dhe po i fliste lypëses. Në fillim unë po mendoja mos ishte ndonjë njeri i dhembshur që po e pyeste për prindërit, por shtëpinë.....por jo, kur kisha ngadalësuar hapat e dëgjova, po e instruktonte, po e porosiste. Ja pra, e zgjidha edhe një mister. Gjithmonë kisha menduar nëse ato fjalë që shqiptojnë lypësit nëpër rrugë kur para tyre kalojnë njerëzia, janë të ndjera apo pjesë e profesionit. Tani nuk kam më dyshim, të paktën për pjesën dërrmuese të lypësve. Më erdhi në mendje një artikull interesant i Ll. Tako tek “Peshku pa Uje” disa kohë më parë, që bënte apel, që këtyre lypësve në rrugët e Tiranës, të mos u jepen para, por vetëm ndonjë ushqim. Sepse nëse u japim para ata do të jenë përsëri aty, në rrugë duke kërkuar para të tjera, xhiron e radhës për mesoburrat e veshur pastër e në mënyrë të rregullt. Pak kohë më vonë, në një konferencë Kombëtare për Antitrafikun, mesazhin që kishte dhënë Llukani e pashë në një njoftim zyrtar shtypi që më mbërriti në e-mail. Nuk mendova negativisht. Është një mesazh që duhet ta përsërisim të gjithë, mos u jepni para lypësve në rrugët e Tiranës, ashtu do ti lini përgjithnjë në skllavëri. Në mendje më vijnë tani, breshëritë e fjalëve dhe urimeve që lëshon një tjetër lypëse e cila qëndron diku në afërsi të Stadiumit Dinamo në Tiranë. “Të rroftë e dashura çuni, të rrofshin njerëzit e shtëpisë bosi.....”. Sa inat më vjen, edhe këta duan të mashtrojnë...
3 comments:
"Sa inat më vjen, edhe këta duan të mashtrojnë..."
Nuk e di nese jam dakord me kete paragraf. Mendo, nese asaj femres qe te uron ne rruge i duhet nje menyre per te shpetuar nga "torturuesi" i saj, atehere le ta beje. JO se jam dakord me ate c'ka ajo ben per jeten e saj, sepse me e mira do te kishte qene qe ajo te dilte nga ky skllaverim, por, nese per te do ishte nje menyre per te shpetuar nga vuajtja fizike dhe psikologjike, atehere, why not?
Gruaja qe pashe disa nete me pare, kur pa qe une bashke me miqte e mi, i'u afruam, filluam dhe ta pyesnim, filloi te qante akoma me shume. Nese ajo beri nje loje per te fituar 1$ me shume, let her do it.
Mgjth, ne fund do shtoja kete qe, gjeja me e mire eshte qe te mos i inkurajojme keta njerez duke i'u dhene leke sepse sdo zgjidhi asnje problem!
Ndaj te njejtin mendim belle. Qe nuk duhen inkurajuar. edhe une ashtu mendoj, se nese kjo eshte nje menyre e tyre per te shpetuar nga "tutoret" le ti tolerojme, por fjalet e asaj qe une e akuzoj per mashtrim, ndoshta padrejtesisht, me duken shume te parapergatitura, nuk e di sesi...
Ndaj te njejtin mendim belle. Qe nuk duhen inkurajuar. edhe une ashtu mendoj, se nese kjo eshte nje menyre e tyre per te shpetuar nga "tutoret" le ti tolerojme, por fjalet e asaj qe une e akuzoj per mashtrim, ndoshta padrejtesisht, me duken shume te parapergatitura, nuk e di sesi...
Post a Comment