Tuesday, April 29, 2008

Asaj

Ti ke një problem!
Je aq e bukur, mahnitëse
Dhe unë kaq ndalesave
të frymëmarrjes shkaktuar
prej vështrimesh, prekjesh
a netësh, pa gjumë, s`mundem
T`u rezistoj

Do të rrëzohem përtokë
I asfiksuar të vdes
A ndonjë ditë do të vij
I lagur nga shiu,
njomur gjer në palcë
Dhe ti, je aq e bukur
Saqë unë s`kërkoj
Të përulesh, a dorën
T`ma zgjatësh

Dëshira
për ty më është lodhur
duke të dëshiruar përditë
e tani, dëshirave të vdekura
prej lodhjes së kamotshme
vendin ua zë adhurimi
uria ime pa fund, për ty
pot i je aq e bukur
sa unë s`kërkoj të gatuash

sonte, s`ka kohë
për këtë vakt, apo jo?

E kam harruar botën
Për sa kohë të kam
Për asgjë s`mendoj
Dhe kam frikë, se
Një ditë kur t`më ikësh
Bota s`do të më pranojë
Rrugën do të kem humbur
Por ti je aq e bukur
Saqë unë s`kërkoj
t`ma tregosh adresën

e rikthimit

Mijëra shikime mbi ty
Derdhen sa herë dalim
E unë çmendem,
dua të arratisem
në verbëri
por s`mundem, sepse
Ti je aq e bukur
Saqë unë
s`kërkoj të fshihesh

Xhelozinë ta kuptoj
dhe unë ndonjëherë
vdes prej saj, si asokohe
por ti je aq e bukur...
Një perëndim i errët
mbi mua, bie e më thotë
se edhe kur t`më ikësh
s`do të mundem të
shikoj një tjetër...

...T. Sokolaj, 2008

16 comments:

Anonymous said...

...kjo poezi eshte kaq e bukur...
rruge te mbare poet!!!

P-S:Faleminderit per urimin.nuk jam pergjigjur ne blog sepse kam qene kaq "jashte "realitetit,besoj me kupton c'dua te them!!!

drejt tropojes said...

Flm Kapiten! T`pershendes!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

e bukur kjo poezi :)

Por me e bukur akoma eshte natyra e Tropojes e veriut te Shqiperise .

Mbase e them kete sepse vete vendlinda ime nuk esht larg nga Tropoja :)

drejt tropojes said...

flm per vleresimin, lidhur me poezine! E bukur eshte ajo natyre, jo vetem konceptet e biznesit apo te politikes por edhe morali me i thjeshte njerezor, eshte, sic besoj, se gjerat e bukura s`duhen braktisur. Ja qe ka ndodhur keshtu me ato bukuri, nga te cilat, perpiqem te sjell sadopak ne blogun tim.
T`pershendes!

Anonymous said...

Komunist!!!


P-S-dua te di pergjigjen e Belle fleur...:-)

drejt tropojes said...

te presim, Kapiten!

belle_fleur said...

Një perëndim i errët
mbi mua, bie e më thotë
se edhe kur t`më ikësh
s`do të mundem të
shikoj një tjetër...


Ah l'amour l'amour!!! Ju poetet ju kam zili kur shkruani, por nganjehere kur shpreheni keshtu ta copetoni zemren aman:)

p.s. kaptin, he si mendon??:)

drejt tropojes said...

belle, i ka jeta keto, po mendoj! gjithsesi, une nuk dua te mbaj mbi supe "pergjegjesine" e poetit, shpeshhere me rreshkqet dora, por s`mendoj se e justifikoj ate titull te nderum. Krasta, qe ka kohe qe nuk duket fare as ktej as andej, me tha njehere nje gje te mencme kur po diskutonim per kete ceshtje. Ai ne fakt nuk tha gje, thjesht me risolli ne mendje te bukuren poezi te A.Shkrelit: Mos u bej poet nese s`mund te lindesh, ne secilin varg, ne secilen fjale...mua me duket se nganjehere lind e vdes ne secilin varg dhe ne secilen fjale, por gjithsesi sme duket vdekje e denje per nji poet:))
Belle, t`pershendes!

Anonymous said...

"Shkruaj
se ndoshta linde ti lesh trashegim botes
keto fjale me jetgjata se ti"


P-S:Belle e kisha fjalen pr "koministin" kur thashe te presim mendimin e belle fleur.sigurisht per shaka,i nxitur nga nje koment i vete tropojes dhene Alidese.

MOs guxo e poston ate poezin shkrelit,esht prone e imja ajo!!!!

drejt tropojes said...

Kapiten, se tani e kuptova une, me te vertete e kam inat ate njeri, por s`jam komunist. C`mendoj nuk besoj se eshte paragjykim, Bashen kam pasur rastin ta verifikoj nga afer per ceshtjet qe jane bere publike por dhe te tjera. Nuk urrej asgje me shume se buzeqeshjen false pas te ciles fshihet shtirja dhe vetem ajo. Me kujtohet njehere ne Rinas, ishte Minister Transportesh ne ate kohe dhe nje avion me 90 shqiptare ishte marre peng diku mbi Greqi dhe po bente ulje te detyruar ne Brindizi i ndjekur nga dy f-16 italiane. Njerezit te cmendur prisnin nje lajm per te afermit e tyre ne shtepi dhe ai, me buzeqeshje dilte dhe tregonte perpjekjet "herioke" te shtetit per shpetimin e tyre, kur ne fakt jo vetem qe nuk kishin bere asgje por shyqyr qe ishte italiani se nuk dihet si do kishte perfunduar situata.

Anonymous said...

Trazhgim
nuk kam kutu gja tek ky komenti i fundit!per ke Bashe e ke fjalen se nuk poe kujtoj...

une bera nje shaka,me tej e kam humbur fillin e muhabetit.
Perdorimi i fjales "komunist"ishte thjesht nje shaka jo poerdorim i drejte per drejte drejtuar dikujt...

drejt tropojes said...

Une mendova se me cilesove komunist pa keqdashje, duke iu referuar komentit qe kam lene tek Alide per Lul Bashen. Per kete ministrin tone te jashtem qe buzeqesh gjithnje e kam fjalen. Ky sqarimi im i gjate per ate qe.
tan t`mirat!

Anonymous said...

jo or ti jo.
thjeshte po t shohesh keto komentet ketu ke erdor fjalen "moral",dhe une krejt pafajshem te thashe komunist.Lul bashen as q e njoh kush esht.kam nje boshllek total per c'ka ndodh ne shqiperi tash 10 vjet.nga njera ane me vjen mire sepse s'ka asgje interesante,nga ana tjeter nuk e di n eshte e keshillueshme.

sidoqofte...kete poezine e ke qa!!!


pres per te tjera!!!


Gezuar festen e 1 Majit!!!

drejt tropojes said...

Flm, Kapiten!

belle_fleur said...

Pershendetje Tropoja!

Me thuaj nese u be ndonje parade nga anet tuaja. Helbete 1 Maji sot:)

drejt tropojes said...

pershendetje belle! Ktej nga anet tona tentuan te bejne nje bicim proteste per te drejtat e punetoreve por ne fakt edhe ai grumbullim i vogel njerezish qe u arrit te behej, rezultoi me shume si proteste per heqjen e aboneve ne transportin urban sesa per te drejtat e punetoreve. te gjithe te intervistuarit nga televizionet ne ate bicim proteste, flisnin per demin ekonomik qe u sjell heqja e aboneve nga transporti urban. nuk pati ndonje parade mirefilli. Me erdhi keq gjithsesi qe kishte shume pak njerez, indiferentizmi i qyteta reve ne kete vend eshte per te qare hallin!
t`pershendes!