Monday, April 14, 2008

Kush ma i pari bani...?!

Kush ma i pari bani
More djal gurbetin
Kush ma i pari bani
More djal gurbetin

Zoti mos ja dhashtë
Jo kurrë selametin
Zoti mos ja dhashtë
Jo kurrë selametin

Tri ditë ymer kena
Në këtë jetë fallxhore
Tri ditë ymer kena
Në këtë jetë fallxhore

Edhe kto të mjerat
Në gurbet na i more

Edhe kto të mjerat
Në gurbet na i more

Kur ma s`pari dola
Pa bukë më shkoi dita
Kur ma s`pari dola
Pa bukë më shkoi dita

Jabanxhi qëllova
Kujt me i lypë nuk dita
Jabanxhi qëllova
Kujt me i lypë nuk dita

Ulërojshin malet
Ujqt e zi untue
Ulërojshin malet
Ujqt e zi untue

Zemra gjith mu dridhte
Se kan me m`coptue
Zemra gjith mu dridhte
Se kan me m`coptue

Borë e shi tuj ramun,
n`fushë me zuni nata
Borë e shi tuj ramun,
n`fushë me zuni nata

pa kurrgja mbulumun
jastëk gurin pata
pa kurrgja mbulumun
jastëk gurin pata

Kryet asht tuj m`dhimbtun
kush ma freskoi ballin
kryet asht tuj m`dhimbtun
kush ma freskoi ballin

Ethet më kanë nxanun
Kush s`ma dinte hallin
Ethet më kanë nxanun
Kush s`ma dinte hallin

Vijshin pashkt e krshndellat
Mgjejshin gjith idhnue
Medet gyrbetqari
s`paska ditë me gzue

Vijshin pashkt e krshndellat
Mgjejshin gjith idhnue
Medet gyrbetqari
s`paska ditë me gzue

“Është një këngë me ritëm fort të bukur, që kërcehet gëzueshëm e që dhuron kënaqësi. Baza muzikore, krejt ndryshe nga teksti, që tregon vuajtjet e emigrantit, është me të vërtetë ritmike, e gëzueshme dhe festive. Refreni i shkruar në një strofë për shkak të linjës melodike këndohet duke u përsëritur në mënyrë përcjellëse. Megjithatë teksi i këngës mbetet madhështor, veçanërisht për ata që kanë provuar emigracionin klasik por edhe për ata që marrin mundimin ta mendojnë sadopak pa e provuar ende apo kanë dëgjuar diçka rreth përjetimeve të emigrantëve dhe vështirësive gati ekzistenciale me të cilat ata përballen të cilat pa diskutim duhen vlerësuar si një sakrificë kurajoze. Mua me prekin shumë sa herë e dëgjoj, refrenet e këngës që tregojnë se largimi prej gjirit të familjes është i vështirë për emigrantin, i cili vendoset në një ambient të vështirë ku mbase “harron” i detyruar edhe ato festa apo gëzime që përbëjnë pjesë të identitetit të njeriut e që s`mund të shmangen kur ndodhesh pranë gjirit të ngrohtë familjar. Ngase vija melodike më pëlqen shumë, por edhe ngase sensibilizohem me të vërtetë me teksin, e solla këtu...”

6 comments:

Anonymous said...

pershnetje Trazhgim!
si te gjej?shpresoj mire,uroj qe te jesh mire!

nigjo.k'te kenge une e kam nigju ne versionin e Eranda Libohoves.me pelqen shume dhe keto dite e kam kendu me vete.por ngaqe ka kohe qe nuk e degjoj kisha harru tekstin dhe nuk me kujtohej se si shkon.bere mire qe e solle.

drejt tropojes said...

e degjoj vazhdimisht Kapiten, per aresyet e permendura ne postim. Faleminderit e pershendetje edhe nga une!

Agobooks said...

Në fakt, as bukur duhej të kërcehej, e as kënaqësi të mos sillte.
Eshtë një baladë që duhej të sillte meditim. Për ne kurberlinjtë, madje, është një shpullë e mirë.
Të përqafoj!

Anonymous said...

...ha ha ha...

fjala "shpulle"....

i madh Nekiu...

drejt tropojes said...

N.Ago, te drejte ke. Kam provuar pak nga emigracioni edhe une, ndaj e kuptoj pak a shume teksin e kenges dhe jo vetem e kuptoj. Tani cti bej une, se i kane vene nje baze muzikore me ritem dhe festive e cila me te vertete kercehet, por ne nje valle qe shpreh sadopak problematiken. Ndonjehere qahet edhe duke kercyer. Ju pershendes ty dhe Kapitenin!

Anonymous said...

PO UNE S'JAM VECSE NJE GOMAR

E KE DEGJUAR MARCO MATERRAZIN TE KENDOJE?UNE SAO E DEGJOVA