Saturday, April 5, 2008

Kur nata Korçën e mbulon...(një perlë korçare nga Eli Fara)

Kur nata Korçën e mbulon
Dhe kafenetë mbushën plot
Atje qan zemra ime dhe vajton
Dhe raki kërkon...

ref
Kur nata korçën e mbulon
Dhe kafenetë mbushën plot
Atje qan zemra ime dhe vajton
Dhe raki kërkon..........

Do të vij do të vij moj xhan
Me lot moj do të qaj
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj, moj me duhan

Do të vij do të vij moj shpirt
Do të ulem dhe do të pi
Zjarrin e zemrës sime
Të shuaj moj me raki...

Kjo kamarierja jonë syzezë
Na servis na buzëqesh
Ajo rri bashkë me në
Syrin na e shkel
Dhe raki na sjell

ref...
Kjo kamarierja jonë syzezë
Na servis na buzëqesh
Ajo rri bashkë me në
Syrin na e shkel
Dhe raki na sjell


Ref
Do të vij do të vij moj xhan
Me lot moj do të qaj
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj, moj me duhan

Ref
Do të vij do të vij moj shpirt
Do të ulem dhe do të pi
Zjarrin e zemrës sime
Të shuaj moj me raki



Për herë të parë e kam dëgjuar këtë këngë në makinën me të cilën po udhëtoja për në Pogradec. Që atëherë, nuk me shqitet nga mendja, nuk e harroj, nuk rri dot pa e dëgjuar. Është një nga ato perla të muzikës shqiptare të cilat unë nuk përtoj ti jap “play” sa herë që më jepet mundësia, mbase edhe katër ose pesë herë gjatë ditës. Sa herë që më jepet rasti në ndonjë festë apo në Karaoke, kam një dëshirë të veçantë ta këndoj këtë këngë edhe pse shpeshherë bëhem keq nga niveli im i interpretimit që duket sikur ja ul vlerat por është përsëri ritmi i këngës dhe tërësia e saj që më sjell në humor. Nuk di të them nëse është teksti apo interpretimi ai që ka ndikuar në këtë, por sigurisht adhuroj të gjitha këngëve të interpretuara nga Eli Fara, pa asnjë përjashtim. Pas kësaj dua të them se veç interpretimit është teksti i këngës ai që ka meritat e tij. Errësia bie mbi qytetin e veçantë dhe kafenetë mbushen plot në atë pragnate. Në këtë atmosferë shfaqet kamarierja jonë syzezë që na bën për vete me bukurinë e saj që na deh po aq sa rakia që vajza na servir në tavolinën e gezueshme. Unë mendoj se është një perlë, dhe jo vetëm kjo këngë, por e gjithë muzika korçare është një magraritar i muzikës shqipe për ritmin, subjektet, atmosferën dhe vlerat e vërteta artistike që sjell.

2 comments:

belle_fleur said...

Tropoja, mundohu te gjesh linkun e kenges qe ta degjoj, sepse kur po lexoja tekstin spo me vinte muzika nder mend.

Muzika korcare ze nje vend shume te vecante dhe per mua. Menyra sesi i kendojne ata dashurise me serenatat e tyre eshte shume unike.

Flm!

drejt tropojes said...

Pershendetje belle! Linku ku mund te degjohet kenga eshte si me poshte:
http://youtube.com/watch?v=c-ApqooDp5U

provova ta degjoj dhe ishte ok ne kete adrese...flm!