Monday, April 14, 2008

Kur ndaheshin tapitë


Titulli: Kur ndaheshin Tapitë Piktor: Guri Madhi, Përmasat: 3 x 5, Pronë e Selisë së Kuvendit Popullor, sot Godina e Presidencës, Teknika: Vaj mbi kanavacë....mu shfaq kjo talbo teksa pija kafen e mëngjësit duke lexuar shtypin e ditës. Ca ngase isha vetëm e ca ngaqë jam kurioz për ato kohë, ndalova dhe po e kqyrja me një vështrim të vëmendshëm, talbonë në fjalë. Më ra në sy, së pari, një grua e zbathur, me këmbë të vrara që në duar mbante një fëmijë të vogël e të zhveshur që duhej të ishte duke vdekur prej të ftohtit, ndërsa nëna e tij gjithë adhurim dëgjonte fjalën e Udhëheqësit e më përulje shikonte drejt tij. Që në fillim dua të shpreh vlerësimin më të lartë për autorin e tablosë, është një skenë me të vërtetë domethënëse, dhe me aq sa mund të kuptoj unë nga piktura, e realizuar më së miri. Unë nuk kam asgjë më skulpturën e mrekullueshme, por me realitetin e llaftarshëm që paraqet ajo. Shikoni pra, ajo grua e zbathur krejt, me këmbë në tokë në kuptimin vulgar të kësaj fjale magjike, ndërsa Udhëheqësi i veshur shik vezullon e bie në sy dukshëm mes njerëzve të thjeshtë me të cilët është e qartë se në të vërtetë nuk ka ndodnjë lidhje tjetër veç adhurimit të tyre të verbër. Një adhurim që nuk lindi ditën kur udhëheqësi ua dorëzoi atyre njerëzve të thjeshtë Tapitë e tokës. Jo, jo, toka ishte aty, zotërinj, mbase para se të ekzistonit ju dhe para se të linddte udhëheqësi. Apo besoni se kur lindi, ai nuk ra në tokë si gjithë të tjerët, por në ndonjë vend më të shenjtë e më të rëndësishëm. Pse, ka gje më të shenjtë se toka? Revoltë, revoltë dhe revoltë në maksimum më shkakton ajo grua e zbathur aty mes burrave të veshur. Tregon qartë e bukur, pa fjalë boshe pozicionin ku ne si shoqëri e kemi vendosur gruan, si një shërbëtore që nuk meriton kujdesin dhe respektin e askujt. Më tej, një zotëri që mban një parmendë, që duket sheshit se është ngulur e po çan tokën kur nuk ë tërheq askush. Në rreshtin e parë, një pozë interesante, një burrë në moshë ka rënë në gjunjë dhe në duar mban dy grushta dhe si një gjë të shtrenjtë. Kjo më pëlqen! Bëhem keq kur shikoj në sfond të tablosë se drejt vendit të adhurimit të udhëheqësit janë duke ardhur radhë të tjera njerëzish, që duket se kanë mësuar lajmin e madh me vonesë dhe që nuk është e qartë nëse ata kanë dalë nga shtëpitë me një gëzim të atillë sa kanë harruar të hedhin veshje në trup a mbathje në këmbë. Tani, seriozisht, a ka ndonjë lider a udhëheqës në botë, që nuk do të etej akoma më shumë për pushtet, që nuk do të çmendej fare nga dëshira për të qenë udhëheqës deri në vdekje, kur shikon se të sunduarit nga ai, ia atribuojnë atij ekskluzivisht pronësinë e gëzimin mbi tokën e veç kësaj dalin ta presin këmbëzbardhur e me fëmijë të zhveshur pa mendur fare për të ftohtin a dhimbjet që ndjen trupi në të tilla raste. Jo për gjë, po me sa kam dëgjuar e lexuar, edhe atëherë që ai quhej dikator siç quhet edhe tani, por edhe sot që “diktatorët” duket sikur nuk janë të tillë, i kemi fajësuar ATA, se na cilësojnë shërbëtorë të tyre pa e konsideruar fare se raporti i drejtë do të ishte që ata ta ndjenin veten shërbëtorët tanë. Epo ky është një nga ato rastet, kur me plot gojën duhet thënë se për ca gjëra, fajin e kemi vetë ne, njerëzit e thjeshtë, që i duam më shumë ATA që na sundojnë sesa trupin tonë, që shpeshherë besojmë verbërisht tek ATA edhe kur na thonë “tokën ua solla e po ua dhuroj unë” duke mos menduar fare se toka ishte aty, para se të ekzistonim ne dhe ATA.

8 comments:

belle_fleur said...

Tak tak, jam ketu. Do te lexoj me vone ato qe ke shkruar.

Dite te mbare!

drejt tropojes said...

Wow, nga ke humbur belle! Shpresoj te kesh kaluar mire! Mireseardhsh!

Anonymous said...

ka kalu ma mire s'ka trazhgim.ta siguroj une!

Agobooks said...

Hm,si ka shpëtuar pa e çfarrosur nga faqja e dheut këtë?

drejt tropojes said...

Kapiten, nuk e ve ne dyshim jo! N.Ago, as une se di si ka shpetuar.
Belle, nga humbe prape? :)

Agobooks said...

I zoti i shtëpisë, kalo nga kolibja ime se të pret një "dhuratë"!

belle_fleur said...

Tak tak a pret miq o zoti i shpise:) Qe besa erdha per me pi i kafe e me ba i dore muhabet se vallaji qi ket teme e ke trajnu fort mire or ti mik. Me pelqeu fort shume mendimi qe ke shtjelluar mbi tablone dhe jam dakord me pikat qe ke theksuar. Fajin nuk e kane vetem "ata" qe s'diten te na udhehiqnin, sepse te jesh lider do te thote te sherbesh, ndersa ne rastin tone ne sherbyem dhe ata u "ngopen" ne kurrizin tone. Eshte e trishte si mendim, por me e keqja akoma eshte se diktatoret s'kane ikur, ata vazhdojen te uzurpojne popullin cdo dite e me shume.

drejt tropojes said...

Flm belle! Qe besa kafen po e pime ene muhabetin po e bajm me shume deshire e duke te mirprit sa here kalo ne keto vise t`errta qe kerkojne drite. Tan t`mirat!