Thursday, April 3, 2008

Krenarë për Shqipërinë në NATO!


E pashë flamurin tim Kombëtar të valëvitej përkrah flamurit të Aleancës më të madhe e më të fuqishme Ushtarako-Politike në Botë. Është një nga ato raste të veçanta të jetës, që ndihesh krenar, që lotët të vijnë në sy prej gëzimit përzier me dhimbje. Më parë e kisha kuptuar sadopak çfarë do të thoshte mungesa e Famurit Kombëtar Shqiptar në krah të Flamujve të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Tani sadopak e kuptoj çfarë do të thotë që Flamuri im Kombëtar, më shkabën dykrenare, ndodhet aty, në të njëjtin fllad që e tund përkrah një prej ikonave më perëndimore në Glob, Flamurit të NATO-s. Dhe ndihem krenar, por edhe i sigurt, se tani politikanët e vendit tim do të kenë më pak shanse të luajnë me jetën time dhe më i bindur se politikanët e vendit tim kanë shumë më pak mundësi të veprojnë keq...

5 comments:

Anonymous said...

nje shoqja ime sapo ia tregova e di ç'me tha?E siguroi Sala dhe per 4 vjet te tjera!!!
une mbeta...se kisha menduar fare.

po pastaj c'do behet?

drejt tropojes said...

Mua me kishte shkuar mendja qe do perdoret per marketing elektoral kjo gje, por gjithsesi pak me intereson kjo gje. Per mua ka rendesi qe tani do kemi nje vezhgim me te rrepte, do kemi me shume detyrime, pastaj do rriten shkembimet tregtare, mardhenuet me vendet tjera do zgjerohen...kjo me duket e vetmja shprese per kete vend. Pare ne kete kendveshtrim, pak me intereson kush do mundohet te perfitoje nga kjo. Por mos harro se, shumica e shqiptareve nuk e ka shume te qarte cdo me thene ftesa, anetaresimi apo te dyja bashke. Derisa rezultatet te jene te dukshme do kalojne ca vite dhe besoj deri atehere, jo vetem ky qe eshte tani por edhe te tjeret te sojit te tij te kene ikur...me kete situate prej dy vitesh e gjysme dhe vecanerisht me keto qe kane ndodhur se fundi, veshtire te qendroje me ky, tani seshte e lehte vjedhja e votave! Tan t`mirat!

belle_fleur said...

Pershendetje Tropoja! Le te shpresojme qe antaresimi ne Nato do jete vertet nje hap pozitiv per te gjithe dhe te ndihmoje ne ecurine dhe stabilitetin e tere vendit, dhe te mos jete nje perfitim personal per zagaret qe synojne vetem per veten tyre.

Gjithsesi, nuk dua te prish gezimin per kete ftese dhe PO dua dhe jam krenare qe flamuri yne te radhitet dhe te valvitet me flamujt e tjere te botes.

Gjithe te mirat!

drejt tropojes said...

Jo vetem te shpresojme belle, por edhe te kerkojme qe kete shans te mos e humbasim me per shkak te zagareve qe duhet te kuptojne se jane kalimtare ne historine e ketij vendi.
T`pershendes!

Anonymous said...

"te mos e humbasim me per shkak te zagareve qe duhet te kuptojne se jane kalimtare ne historine e ketij vendi."

AMEN TROPOJA!!!

Gjithe te mirat dhe ti!