Në tren kishte shumë njerëz. Disa prej tyre ishin përhumbur dhe shikimin e kishin tretur diku larg. Të tjerë prisnin me padurim nisjen e trenit ndërsa kishte edhe nga ata që shkujdesur ose me kuriozitet, kishin marrë në duar gazetat e mëngjesit dhe po i lexonin. Pavarësisht njerëzve të shumtë, nuk kishte zhurmë. I fundit që mbërriti në trenin që kishte ndaluar në stacion, ishte një burrë me dy fëmijët e tij. Sapo ata fëmijë vunë këmbët në tren, qetësia u arratis. Të vegjlit filluan të luajnë me njëri tjetrin, të lëvizin gjithandej, të bërtasin, të ankohen, të përplasen...disa pasagjerëve që po lexonin gazetat ua morën ato nga duart. Ishte e padurueshme. Minutat po kalonin dhe durimi u sos. Babai i atyre fëmijëve, qëndronte me kokën ulur dhe nuk po ndërhynte aspak për të qetësuar të vegjlit që shkaktuan me të vërtetë shqetësim. Një pasagjer, më në fund, ndërhyn: Zoteri, më falni që po ju them, por fëmijët tuaj po sjellin shqetësim. Ata ua morën gazetat nga duart shumë njerëzve që po i lexonin ato. A mund të bëni diçka ju lutem?
Babai i fëijëve e ngriti kokën ngadalë, shikoi nga folësi dhe më pas u përgjigj: Po zotëri, fëmijët e mi vërtet po sjellin shqetësim. Më falni që nuk ndërhyra më parë por ata dhe unë po vijmë nga spitali. Atje vdiq nëna e tyre dhe bashkëshortja ime.
Pasagjeri që kishte ndërhyrë reagon menjëherë: Më vjen vërtet keq zoteri. Ju shpreh ngushëllimet e mia, më thoni ju lutem, si dhe me çfarë mund t`ju ndihmoj?
Pasagjeri e harroi fare rrëmujën dhe shqetësimin që më parë patën shkaktuar fëmijët e burrit të heshtur. Ai menjëherë u pushtua nga dhimbja, nga keqardhja dhe dëshira për ta ndihmuar atë njeri.
Kjo ishte vetëm njëra nga ngjarjet që përshkruhen, në librin “Shtatë Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm” të cilin aktualisht po lexoj. Ngjarja sillet aty në një moment kur autori rreket të tregojë se shumë gjëra nuk janë ashtu si na duken ose ashtu si ne i mendojmë ndonjëherë. Ato thjesht na duken, por nuk janë ashtu. Mënyra se si ne na duken, ndikohet shumë nga paradigma jonë, thënë shkurt nga kuadri në na japin kristalet e tejdukshme me të cilat ne i shikojmë gjërat që ndodhin rreth nesh. Me të vërtetë, ashtu si pasagjeri i trenit do të kisha reaguar edhe unë. Ndaj vërtet besoj se shumë gjëra nuk janë ashtu si na duken, ashtu si i mendojmë. Varet shumë nga “kristalet” me të cilat shikojmë.
Wednesday, April 23, 2008
Gjërat s`janë ashtu si duken...!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
4 comments:
pershnetje trazhgim!!!
pa marre parasysh fare se c'tregoi prindi,qe ne nje rast te tille kushdo qe ka ndjenja ashtu do kishte reaguar;vetem tek mendoj se ata s'jane veçSE FEMIJE DHE SI TE TILLE U "LEJOHET pOTHUAJ GJITHçKA,nuk do me kishte shqetesuar fare zhurma e tyre.
sonte mendoj keshtu...neser do mndoj ndryshe.çeshtje kristali me nje fjale!!!
Kapiten, mire qe the qe eshte çështje Kristali se thashë po ky po tallet që një fëmijë mund të bëjë gjithçka:)
"Ato thjesht na duken, por nuk janë ashtu" - e vërtetë! Ndonjëherë ne si qënie njerëzore arrijmë në konkluzione të parakohshne mbi situata dhe njerëz të ndryshëm. Mgjth, gjërat mund edhe të jenë ashtu siç i shikon syri, bardh e zi, por mund të jenë dhe me lara lara. P.sh. mendo sikur për një moment prindi të kishte thënë e di si "shiko punën tënde dhe lëri fëmijët e mi të bëjnë çtë duan"? Nejse, sepse kjo eshte dicka tjeter, mgjth doja te thoja qe ky liber tingellon interesant dhe kjo ka te beje me menyren se sa bukur i shpreh gjerat.
Tan t'mirat!
kendveshtrimi eshte i ndryshem,ajo qe mbetet e pandryshueshme eshte objekti,te cilit asnje kendveshtrim nuk ia jep pamjen e plote.thene keshtu duhet vecse te perpiqemi te shohim sa me gjere.
nje here tjeter do u tregoj historine e gjethes dhe zogjve.edh kjo eshte ceshtje kristali.
shnetje trazhgim
Belle dhe Kapiten, ju falenderoj per komentet, jo vetem se komentoni por me te vertete, komentet tuaja i lexoj me kuriozitet sepse jane interesante!
Libri edhe mua po me duket interesant. I vetmi problem i tij, eshte se ka permbajtje disi te komplikuar qe do shume vemendje e perqendrim, cka une rrezikoj seriozisht te mos e kem, ne kete jete te rremujshme qe bej aktualisht :))) Gjithsesi nje liber i tille qe nderthur psikologjine me filozofine dhe me reflektimin e te dyjave tek njeriu, nuk mund te mos jete paksa i nderlikuar ne terma, permbajtje dhe ne artikulim. Gjithsesi merrini me rezerva keto qe them une, sepse eshte thjesht "ceshtje kristali"...:)
Ju faleminderit miq, ju pershendes!
Post a Comment