Friday, July 25, 2008

SOLIDARIZIM! KJO ESHTE NJE VJEDHJE, SI GJITHE GRABITJET TJERA!



GAZETA "Agon", VJEDH SERISH SHKRIMET E BLOGUT "ARTI NE KOHERAT E KOLERES"!

Baterdia e rradhes mori serisht jete prej gazetares sharlatane -Eralda Kenaj dhe gazetes hajdute -Gazeta Agon. Ne artikullin e dates 22.07.2008 me titull: "Rembrand, mjeshtri i portreteve që zbulon sekretet e njeriut" artikullshkruesja Eralda Kenaj pervetesoi pa as me te voglin hezitim pjese te analizes sime -tek blogu ne fjale- mbi Rembrandin; analize kjo e dates 18.06.2008 me titull "Pershendetje Rembrand", por edhe ate te dates 21.06.2008 me titull "Autoportretet e Rembrandit".
Pjeset e vjedhura :

... Ai është një nga vëzhguesit më të mprehtë të qenies njerëzore në hapësirat e Arteve Vizive. Një nga ata gjigandë të hulumtimit dhe zhbirimit të shpirtit, që nëpërmjet gjenisë së tij krijuese na bëri shumë më të pasur; na bëri të shohim botën dhë gjërat nëpërmjet një prizmi tërësisht të ri. Një avokat i paepur i individit dhe universit të tij. Tronditës, prekës dhe vital nëpërmjet rrjedhave të jetës, por edhe nëpërmjet forcës së tij intelektuale dhe mbi të gjitha humane.
Arti i tij është një shembull konkret i një revolucioni titan artistik, si në formë, në koncept, e në perceptim; por edhe shprehje perfekte e shkallës sipërore të gjenialitetit krijues. Penelata e tij esenciale, ekzistenciale dhe gjithë jetë, larg shkëlqimeve false dhe pompozitetit të kanoneve artistike, apo të tendencave estetike të kohës, të elektrizon për nga shkalla tepër e lartë e nivelit artistik. Teknika e tij - antiteknike, anarshiste dhe delikate në të njëjtën kohë, duke shpërbërë shpesh herë formën dhe duke thithur çdo stërkalth jete nga procesi i krijimit, përmban në vetvete gjithë përvojën e njerëzore jo vetëm të autorit, por edhe të kohës kur jetoi. Rembrandt-i është pa dyshim zëri më i fuqishëm përfaqësues i shekullit te tij, duke na lënë disa nga margaritarët me vezullues, të vyer dhe me vlerë të pasurisë tonë njerëzore...
Gazetes Agon:
Eshte me te vertet indinjuese menyra e punes ne kete gazete. I drejtohem me kete leter te hapur kryeredaktorit te Gazetes Agon dhe grupit drejtues. Fatkeqesisht kjo nuk eshte hera e pare qe personi i/e cila nenshkruan me emrin Eralda Kenaj vjedh ne menyre te paskrupullt materialet e mia ne lidhje me analiza te ndryshme mbi Artet vizuale. Para disa muajsh, ne pergjigje te e-mail-it tim per pervetesimin e analizave te mia mbi "Artin e realizmit socialist shqiptar", nga i njejti person dhe botuar nga gazeta juaj, mora pergjigjen tuaj se dicka e tille nuk do te perseritej me dhe ku kerkonit te falur per keqkuptimin. Verej se vazhdoni te botoni si gazete, materialet e mia te vjedhura dhe te nenshkruara me emer tjeter. Do te detyrohem -e them kete pa as me te voglin ngurim- t'u drejtohem organeve te Drejtesise Shqiptare per kete shkelje flagrante te se Drejtes se Autorit dhe te kerkoj denimin e ketij akti sa abuziv, aq edhe te demshem per themelet e shoqerive tona, si edhe denimin e Gazetes Agon dhe te gazetares- hajdute Eralda Kenaj.
Kerkoj dinstancimin tuaj publik ndaj ketyre praktikave vdhjedhese dhe kesaj plackitjeje te punes sime studimore.
Nje verejtje :
Me habit fakti qe mund t'i besoni nje njeriu qe s'ka idene se c'jane Artet Vizuale artikuj dhe analiza ne lidhje me kete argument. Eshte llogjike qe s'mund te flase per dicka qe s'njeh dhe eshte po kaq llogjike vjedhja, pervetesimi, si edhe zhvatja e veprimtarise studimore dhe intelektuale te njerezve te tjere. Askush nuk ka lindur i ditur. Por ajo qe me ben pershtypje ne rastin e znj. Kenaj eshte pervetesimi total pa dhene asnje reference te burimeve te saj informative, gje qe eshte me te vertet irrituese.
Gazetares sharlatane Eralda Kenaj:
Mos vidh dicka qe s'te perket mikja ime e pacipe, sepse duket qarte ndyshimi i pjeses se vjedhur dhe brockullave gazetareske te ngjitura nga pas! Mos fol per gjera qe s'di, sepse dukesh te pakten qesharake! Mos nderto keshtjellat e egoizmit tend mbi djersen e njerezve te tjere! Mos ki frike te citosh burimet e tua gazetareske, sepse kjo te ben me te forte! Fytyra e Rembrandit nuk ish aspak e pahijshme dhe e shemtuar. E shemtuar ishte bota qe i perqarkej dhe qe ne fund i mori frymen- nje bote e mbarsur me batakcinj e hajdute, me vrases e kriminele, me sharlatane dhe rrogetar te mjere; me akte te tilla si ai i juaji mikja ime e paditur...

PS: Shkrimi me lart, eshte marre nga blogu: http://www.tonimilaqi.blogspot.com,

MIREPO, KY NUK ESHTE RASTI I PARE NGA KJO GAZETE:

Nga Peshku pa uje:www.peshkupauje.com
Hetimet e Gërdecit, përplasin prokurorinë me ATF-në

16 Prill 2008 @ 12:06 pm · në Shtypi

gazeta Agon

Gërdeci ka futur në “garë” agjentët e Byrosë Federale Amerikane (ATF) dhe Prokurorinë Shqiptare. Të dyja palët po përplasen në terren për mbledhjen e provave të vazhdueshme dhe për marrjen e dëshmive të banorëve të Gërdecit, për të krijuar sa më të plotë dosjen e hetimeve. Por, nxitimi i këtyre organeve ka bërë që, pavarësisht bashkëpunimit të “ngushtë” në publik, në të vërtetë kanë probleme serioze se kush do t’i fusë më parë provat në dosje.

Përplasjet e hetimeve

Nga njëra anë, ATF-ja kërkon që të ketë sa më shumë fakte për Gërdecin, pasi siç tregon një burim konfidencial për gazetën, i gjithë hetimi do t’i bashkëngjitet një hetimi të përgjithshëm të FBI-së, i cili ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të armëve dhe që do të lexohet para Kongresit Amerikan, në fund të pranverës. Pra, pjesë e këtij hetimi është edhe Shqipëria me aferat shtetërore të armëve, ku do të ketë një raport të posaçëm.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja Ina Rama gjendet përballë presionit për (mos)zbardhjen e dosjeve. Ajo ka dhënë disa urdhra që të gjitha provat të shkojnë në institucionin që drejton, duke marrë vetë përsipër drejtimin e hetimeve. Nisur nga rrethanat se si ka ardhur në këtë post, si dhe nga aferat shtetërore që supozohet të kenë shkaktuar “skenarin” e Gërdecit, vështirë të besohet se kryeprokurorja po tenton të zbulojë ngjarjen, por më shumë duket se po përpiqet ta mbulojë atë. Kjo shpjegon edhe arsyen, pse po bëhen përpjekje për mënjanimin e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane (ATF). E gjithë situata luftarake, nuk bën gjë tjetër, veçse i dëmton rëndë hetimet.

Rama urdhër për përgjimet e SHISH-it

Një numër i konsiderueshëm transkriptesh të përgjimeve telefonike të autorizuara po transferohen këto ditë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet nga organi qendror i akuzës shprehen se, bisedat telefonike të përgjuara me parë nga pajisjet e SHISH, pasi transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme, po vendosen në pajisjet e caktuara për të qenë të shfrytëzueshme për nevoja të hetimit lidhur me dosjet penale. Zyra Kombëtare e Përgjimit të Telekomunikimeve, e cila ndodhet në varësi direkte nga Prokurorja e Përgjithshme mësohet se, prej ditëve të para të këtij muaji ka filluar dokumentimin dhe vendosjen në pajisjet e saj të bisedave telefonike që më parë janë regjistruar nga SHISH. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmojnë për gazetën, se transferimi i bisedave të përgjuara, po bëhet në zbatim të ligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve” i ndryshuar, i cili është dekretuar në muajin mars nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyrtarët e hetimit kërkuan të sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për përgjimet që janë bërë me autorizim të Prokurorisë apo me vendim gjykate dhe jo interceptimet e bëra nga SHISH, apo Policia Kriminale për efekt parandalues. Këto biseda duket se do të mbeten përgjithmonë në arkivat e Shërbimit Informativ. Prej aty po zhvendosen për t’u vendosur në Prokurori të gjitha përgjimet e bëra me autorizim para muajit mars 2008.

Po ATF, çfarë po bën?

Predhat e Gërdecit shpërthejnë përsëri. Ky nuk është paralajmërim për një ngjarje me përmasa të një katastrofe si ajo që ndodhi në Gërdec. Është vetëm një eksperiment hetimor, i cili do të zhvillohet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, që ndodhi në fshatin e panjohur deri më 15 mars 2008, i cili ndodhet më pak se 14 kilometra larg kryeqytetit shqiptar. Burime të konfirmuara, të cilët po shoqërojnë ekipin e ATF-së, theksuan për gazetën se do të realizojnë shpërthime të stimuluara me predha identike, si ato që mbaheshin në Gërdec. Shpërthimi do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nën faktorët e ushtrimit të forcës fizike, përplasjes apo ekspozimit të predhave në temperatura të larta apo flakëve të zjarrit. Përplasja fizike gjatë shkarkimit nga kamionët, temperatura e lartë, apo zjarri i shkaktuar nga saldimi në një karrocë që transportonte barut, dyshohet se kanë qenë në fakt shkaqet e aktivizimit të mijëra predhave, të cilat ishin grumbulluar në Gërdec, duke shkaktuar shpërthimin katastrofik të 15 marsit 2008. Tanimë me anë të shpërthimit të stimuluar, grupi i hetimit do të verifikojë se nga cili prej këtyre faktorëve janë të ndjeshme predhat që mbaheshin në Gërdec, për të bërë kështu saktësimin e shkakut të tragjedisë, e cila shkaktoi 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Eksperimenti mësohet se do të bëhet në një ambient të përshtatshëm ushtarak, që do të përcaktohet në rrugë zyrtare. Sipas hetuesve, ai mund të jetë një poligon që përdoret për qitje nga strukturat e ushtrisë apo të policisë shqiptare. Gjatë eksperimenteve stimuluese, hetuesit bashkë me specialistë armatimi të ushtrisë do të verifikojnë edhe cilësi të barutit dhe djegoreve të secilës predhë. Mësohet se deri më tani, është bërë evidenca e të gjitha llojeve të predhave që ndodheshin të depozituara në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ndodhën shpërthimet fatale.

1.
T.Sokolaj thotë:
16 Prill 2008 @ 6:53 pm
Me vjen shume keq qe ka ndodhur, por duhet ta them, se pjeset e meposhtme te artikullit te publikuar sot nga gazeta “AGON”, jane marre as me shume as me pak sesa Copy Paste nga gazeta “Panorama” e dates 15 prill, 2008.
“Një numër i konsiderueshëm transkriptesh të përgjimeve telefonike të autorizuara po transferohen këto ditë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet nga organi qendror i akuzës shprehen se, bisedat telefonike të përgjuara me parë nga pajisjet e SHISH, pasi transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme, po vendosen në pajisjet e caktuara për të qenë të shfrytëzueshme për nevoja të hetimit lidhur me dosjet penale. Zyra Kombëtare e Përgjimit të Telekomunikimeve, e cila ndodhet në varësi direkte nga Prokurorja e Përgjithshme mësohet se, prej ditëve të para të këtij muaji ka filluar dokumentimin dhe vendosjen në pajisjet e saj të bisedave telefonike që më parë janë regjistruar nga SHISH. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmojnë për gazetën, se transferimi i bisedave të përgjuara, po bëhet në zbatim të ligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve” i ndryshuar, i cili është dekretuar në muajin mars nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyrtarët e hetimit kërkuan të sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për përgjimet që janë bërë me autorizim të Prokurorisë apo me vendim gjykate dhe jo interceptimet e bëra nga SHISH, apo Policia Kriminale për efekt parandalues. Këto biseda duket se do të mbeten përgjithmonë në arkivat e Shërbimit Informativ. Prej aty po zhvendosen për t’u vendosur në Prokurori të gjitha përgjimet e bëra me autorizim para muajit mars 2008″….

gjendet ne linkun: http://69.89.27.249/~panoram4/index.php?id=13151

dhe pjesa me poshte:

…Predhat e Gërdecit shpërthejnë përsëri. Ky nuk është paralajmërim për një ngjarje me përmasa të një katastrofe si ajo që ndodhi në Gërdec. Është vetëm një eksperiment hetimor, i cili do të zhvillohet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, që ndodhi në fshatin e panjohur deri më 15 mars 2008, i cili ndodhet më pak se 14 kilometra larg kryeqytetit shqiptar. Burime të konfirmuara, të cilët po shoqërojnë ekipin e ATF-së, theksuan për gazetën se do të realizojnë shpërthime të stimuluara me predha identike, si ato që mbaheshin në Gërdec. Shpërthimi do të bëhet në mënyrë të kontrolluar nën faktorët e ushtrimit të forcës fizike, përplasjes apo ekspozimit të predhave në temperatura të larta apo flakëve të zjarrit. Përplasja fizike gjatë shkarkimit nga kamionët, temperatura e lartë, apo zjarri i shkaktuar nga saldimi në një karrocë që transportonte barut, dyshohet se kanë qenë në fakt shkaqet e aktivizimit të mijëra predhave, të cilat ishin grumbulluar në Gërdec, duke shkaktuar shpërthimin katastrofik të 15 marsit 2008. Tanimë me anë të shpërthimit të stimuluar, grupi i hetimit do të verifikojë se nga cili prej këtyre faktorëve janë të ndjeshme predhat që mbaheshin në Gërdec, për të bërë kështu saktësimin e shkakut të tragjedisë, e cila shkaktoi 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Eksperimenti mësohet se do të bëhet në një ambient të përshtatshëm ushtarak, që do të përcaktohet në rrugë zyrtare. Sipas hetuesve, ai mund të jetë një poligon që përdoret për qitje nga strukturat e ushtrisë apo të policisë shqiptare. Gjatë eksperimenteve stimuluese, hetuesit bashkë me specialistë armatimi të ushtrisë do të verifikojnë edhe cilësi të barutit dhe djegoreve të secilës predhë. Mësohet se deri më tani, është bërë evidenca e të gjitha llojeve të predhave që ndodheshin të depozituara në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ndodhën shpërthimet fatale….

gjendet ne linkun:
http://69.89.27.249/~panoram4/index.php?id=13164
duhet te shpreh keqardhjen time qe pjese te caktuara nga artikuj te ndryshem dhe pa shume lidhje me njeri tjetrin, te publikuar ne gazeten “Panorama”, jane marre sic thashe Copy Paste dhe jane publikuar nen nje kendveshtrim dhe kontekst tjeter. Kjo eshte sipas mendimit tim, nje nga dukurite e tmerrshme ne shtypin shqiptar. Uroj te mos ndodhe kurre me. Do te shprehja rezerva ndaj editoreve te Peshkut qe te jene te kujdesshem kur publikojne materiale te tilla, por kesaj radhe duhet ti falenderoj sepse une artikullin e Agon e lexova ketu tek Peshku dhe kuptova me pas cfare ka ndodhur. Ju Faleminderit!

Krasta Krau:
Tani edhe une edhe gimi me nder gazetare jemi…Po edhe lodhemi duke punuar dhe sna vjen mire kur na vjedhin… Tani une se marr vesh sepse “mbrohet” ne nje fare menyre vjedhja e shkrimit…
Une psh mund te ndaj te njejtin mendim me ju sa i perket vleresimit te gazetave, cilesdo prej tyre, por ne kete rastin ketu, duket se po e shkilni…
Nuk njoh gazetare ne shqiperi qe marrin rroga ne dy vende njeheresh aq me shume qe botojne shkrime te njejta ne dy vende, per vec kur jane komentatore apo opinionista qe i nisin njekohesisht ne pese gazeta shkrimet…
Blend ju nderkohe duhet te beni ndryshimin linket i keni me lart per te verifikuar…, mjaft te kujtojme cfare thame per Ballen po ketu te peshku…

Nga ana tjeter i bere kurioz per kete gazete, me rezultoi qe ky nuk eshte rasti i pare
Ky shkrim psh
http://gazeta-agon.com/pdf/20080415155046_RWsVFagon.pdf

Eshte botuar me pare ketu:
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=5131
Tani keta te agonit nuk se ju kerkon njeri lajme te fresketa, po te pakten kur marrin infon la ta shkermoqin pak vete… Ne te dy rastet gazetari qe e ka shkruar i pari eshte e sigurte qe nuk e ka nis shkrimin te Agon… Respekte

4 comments:

Toni Milaqi said...

miku im te falenderoj per perkrahjen tende, si edhe per denoncimin ndaj ketyre shembujsh kaq amatoresk dhe negativ nder mediat shqiptare.

te uroj gjithe te mirat!

Agobooks said...

@ Tropoja
Ndihem sinqerisht i zhgënjyer nga sjellja kaq e dobët profesionale(?)( vetëm kjo është fjala që munda të gjej për të përcaktuar më saktë atë që ndjeva) e koleges së gazetës Agon. Raste të përvetësimit të mendimeve të hedhura në ditaret private(blog) të kujtdo, ka ndodhur dhe me siguri që ka për të ndodhur edhe në vijim.Mirëpo, të gjitha ato organe që respektojnë veten dhe lexuesit, më elementaren që bëjnë, është të citojnë burimin. Është kaq e thjeshtë dhe kaq e ndershme. Nuk mund të bindem se, gazetari dhe profesionisti Frrok Çupi, ndër gazetarët më të mirë, për mendimin tim subjektiv personal, që ka Shqipëria,dhe njëherësh drejtori i Agon-it, do t'i kërkonte koleges së punësuar tek gazeta, të mos e bënte diçka të tillë. Kështu, duke dashur të "çudisë" punëdhënësin dhe kolegët, vajza ka shkarë për herë të dytë, në një rrugë që nuk nderon as atë dhe as organin ku ndodhet kësi kohe. Reagimi i T.Milaqit, me përjashtim të disa termave krejt të padëmshëm, por që edhe mund të anashkaloheshin, është tepër serioz dhe i qytetëruar. Reagim i cili mund të vinte nga kushdo që do të shihte ti përvetësohej mundimi dhe studimi, pa e përmendur askund atë dhe madje , në mënyrë të përsëritur. Kisha reaguar edhe në rastin e parë, ngaqë ndodh të njoh, por kryesisht të kem respekt, për profesionalizmin e F.Çupit.Le të shohim reagimin e tij në rastin e tanishëm. Gjithë të mirat!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

po poooooooooooo
SI nuk marrin vesh keta "profesioniste", sa per Tonin eshte hera e dyte qe i vjedhin komente nga Blogu.. nuk e kuptoj se si e perserisin!!!

Bravo per vigjilencen miku im!

drejt tropojes said...

n.ago, une u solidarizova me kete rast dhe me sa mundesi kam e denoncova me force dhe u distancova prej tij, sepse mendoj se nuk duhet te perseritet me. mendoj se media dhe punonjesit e saj, se paku, duhet te ndergjegjesohen te zhvillojne kritika dhe analiza mbi vepra te mirefillta arti si ato qe krijon Toni Maliqi dhe shume te tjere kolege te tij te zhanrit apo te artit, dhe jo ti pervetesojne veprat dhe analizat e tyre artistike duke i cituar nder shkrime, qe gazetaret hajdute u vene emrin e tyre. kjo miku im, eshte as me shume as me pak, sesa nje grabitje e turpshme dhe nje genjeshter e madhe qe i behet lexuesit dhe nje mashtrim i papare qe vete keta gazetare i bejne vetes se tyre, sepse ne kete menyre, ata kurre nuk munden te publikojne artikuj te tille, por vetem te vazhdojne te vjedhin dhe te publikojne nen emrin e tyre, gjera qe i perkasin djerses se tjeterkujt. Pa dashur te ndryshoj asgje ne masen e vleresimit dhe respektit qe ti ke per drejtuesin e medias ne fjale, mendoj se ai duhet te kujdeset mire qe gjera te tilla te turpshme te mos ndodhin nen hunden e tij.
pershendetje mik!

Alidea,
kam deshire ti quaj keta njerez, te pa turp dhe per mua nje njeri qe ska turp, ska asnje vlere!
po citoj dicka nga nje liber qe lexova se fundmi, i Khaled Hoseinit. Vjedhja sipas nje fisniku qe ze vend nder personazhet kryesore, eshte burimi prej te cilit vijne gjithe krimet tjera: nese vret, i vjedh dikujt te drejten per te jetuar, nese mashtron, i vjedh dikujt te drejten per te ditur te verteten e keshtu me radhe, pra vjedhja eshte sic mendoj, nje gje e turpshme ne permasat me te medha te mundshme.
pershendetje!