Wednesday, July 16, 2008

Përgjim i pa autorizuar nga Gjykata!

A- Profesioni: Sekser
B- Biznesmen, pronar restoranti

A: Hë, si ma ke syrin sot? Të shikoj që je mërzitur, a të thashë që dy mundësi ke për gjobën...ty s`të mbushet mendja dhe unë s`kam çtë bëj!
B: Them ta paguaj, ajo gjobë është, unë s`kam asnjë mundësi për ta hequr...
A: Dëgjo, ty të kanë vënë gjobë 500 mijë lekë, më jep mua 300 mijë dhe e heqim...di unë çfarë bëj, me atë punë merrem, sapo i hoqa gjobën njërit, një telefonatë më duhet. Ajo fotografia që të kam treguar më ka bërë punë. Komandanti ishte andej nga fshati im dhe bëmë një foto së bashku si miq, tani të gjithë mendojnë se e njoh dhe më hapin rrugë...
B: ...të jap aq sa kërkon...po ata mund të vijnë prapë, më kanë lënë faturën, nuk dua të nisem për mirë, të paguaj më pak e të përfundoj më keq, është bërë vështirë...çfarë më garanton për këtë, e di se deri tani kam paguar tri gjoba të tilla?!
A: Ndize një cigare nga këto të miat dhe më dëgjo me vëmendje. Ke paguar tre gjoba se nuk ke mend në kokë. Ti paguan ata ta ngecin. Këtë gjobë mund ta heq vetëm unë, ose ai, nëse ke mik atë, s`kam çte duhem unë, mjafton tu thuash se je njeriu i tij dhe ata nuk bëjnë zë. Jo vetëm kaq, por pasi të mësojnë shkakun e heqjes së gjobës do të të lënë të qetë njëherë e përgjithmonë.
B: Për Komandantin po flet?
A: Po...ai është në krye të punëve këtij vendi, ai vendos për gjëra akoma më të mëdha, një gjobë 500 mijë lekë se u gjet njëri duke pirë cigare këtu, s`është asgjë për atë, e di mirë unë. Po të them se ai nuk ka dijeni fare për këto, por ajo fotografia që kam bërë me të, më shpëtoi kokën, të gjithë e kanë frikë se askush nuk shkon ti thotë se emri i tij përdoret lart e poshtë
B: Mos më ngatërro me këto gjëra të lutem! Ç`lidhje kam unë me atë njeri?!!! S`dua ta përmend...nuk dua! Kush do të besojë ndërhyrjen e tij në këto punë me ato fjalë të zjarrta që flet ai çdo ditë kundër korrupsionit?!
A: Unë po të them si funskionon, vetëm unë ose ai të zgjidhim punë, derisa nuk e njeh atë, bujrum, siç të thashë dhe është e mbaruar, jepi se nuk kam shumë kohë se...më presin. Nuk ka njeri këllqe të verifikojë nga ndërhyrë ai apo jo, nëse përmendim emrin e tij, ia kanë frikën të gjithë e dinë se me atë nuk bëhet shaka.
B: Nuk e di çfarë të bëj, mezi po heq diçka mënjanë pasi ndaj rrogat e këtyre punëtorëve që kanë mbetur, nuk e di...! Ku më gjetën mua xhanëm, gjithandej në bare e restorante pihet duhan, askush nuk po e zbaton atë dreq ligji, ç`pikë e zezë i solli tek unë?!
A: Mua më duhet të shkoj, kam ndonjë detyrim në këtë tavolinë?...ti vazhdo ti paguash inspektorët dhe ata, prapë do të të gjobisin ta dish...para duan.
B: Jo, jo, drekën e ke nga unë, po mendoja nëse mund të prisje dhe ca, më jep një afat të dytë nëse mundesh.
A: Nuk pres dot më gjatë, mund të vijnë të kërkojnë gjobën dhe nëse e paguan nuk mund të bëjmë asgjë, të thashë edhe njëherë, shpëton vetëm nëse je njeri i atij.
B: Prit të shkoj të marr paratë.
A: Okej njeri, më në fund.
B: Sa duheshin?
A: 300 të thashë, ndryshe nuk bëhet punë, një 50-she do ja lë në xhep Drejtorit...
B: Ja ku i ke paratë, 50, 100, 150, 200, 250, 300, në rregull? Fjalë dhe probleme nuk dua, nëse mundesh...ti dhashë kësaj here por dije se nuk paguaj më asnjë qindarkë nëse mendon ti nxisësh të më gjobisin duke besuar se do të të paguar përsëri.
A: Mbaroi kjo punë njeri! Edhe ti nuk duhet të flasësh, ata do të mendojnë se të ka mbaruar punë AI, do të mendojnë se je njeriu i tij dhe nuk të shqetësojnë. Tani po shkoj për atje të flas me Drejtorin. Nëse vijnë të kërkojnë likujdimin përpiqu ta shtysh. Okej njeri? Hajt mirë u pjekshim!
PS: Ky përgjim është realizuar në bazë të informacioneve operative të marra prej kamarieres që na u rrëfye me shpresën se do shpëtonte pronarin e saj të cilin inspektorët e shtetit vazhdojnë ta gjobisin sa herë që u jepet rasti. Interceptimi i bisedës është bërë pa autorizimin e Gjykatës, ndaj si i tillë, ky dialog nuk mund të konsiderohet provë materiale në një proces penal apo administrativ. Transkriptimi i fjalëve u mundësua në shenjë hakmarrje nga një ish-hetues i majtë i dalë në reformë pasi në pushtet erdhën të djathtët. Falenderojmë agjentin me nofkën “Komerdarja” i cili pati durimin të qëndronte me regjistruesin në duar pas murit të restorantit, në dalje të lavamanit ku kaluam kabllin e përgjuesve të maskuar në lulen pranë tavolinës. Jemi ende në dilemë lidhur me kolonën zanore që duhet të zgjedhim për të shoqëruar lancimin e dialogut në tregun politik, megjithëse mendimet e grupit hetimor vertiten në ujëra të turbullta qeveritare rreth këngëve të mëposhtme:
Herë me pare e herë pa pare...!
Dy dele, 300 napulona...!
Është bërë keq për lek!
Rroftë Kapidani!

10 comments:

e paditur said...

Humor është ky, se nuk po e kuptoj mirë? Vërtet ekziston një transkript i tillë?

Ende nuk paska zënë mend pronari i lokalit? Çfarë i kushton të kujdeset të zbatojë ligjin, nëse nuk ka qejf të paguajë gjoba? Pastaj inspektorët nëse lënë faturën, ku s'ka pse i paguan në dorë, shkon e arkëton në shtet, ndaj nuk shkon llogjika e sekserit që ata prapë do të vijnë të të mjelin.

Unë kësaj i them: "gjej shesh, e bëj përshesh". Kështu ja ka bërë ai sekseri këtij pronarit dede. Amerikanët kanë një shprehje të zgjuar:

"Fool me once, shame on you! Fool me twice, shame on me!"

belle_fleur said...

Hajde merre vesh se c'behet ne Shqiperi. Sic thote nje shprehje andej nga jugu (meqe ti Gim e ke shume qejf;), "bjeri ti biem", keshtu edhe kjo puna e ketyre njerzve qe marrin e japin rryshfete.

Eshte problem sepse edhe nese nje person qe i permbahet ligjeve dhe paguan taksat, do gjendet ndonje shkas ku inspektoret te vine dhe te mjelin "taksa" prej njerezve te tille te cilet bien pre e ketyre "pushtetareve".

drejt tropojes said...

e paditur dhe belle,
cdo beje ai diteziu kur shikon se ane e kend Tiranes, ate ligj nuk e zbaton njeri. Edhe nese ai e ndalon cigaren ne restorantin dhe barin e tij, atehere humbet shumicen e klienteles, e cila eshte duhanpirese, tipa te tilla fare mire mund te shkojne ne bare apo restorante gjithanej ku cigarja eshte pa kufuzim, sepse ate ligj nuk e zbaton askush e me cka po shikohet, i gjithi eshte kthyer ne nje mjet qe sekseret e te korruptuarit e perdorin per te prodhuar situata si kjo e mesipermja.
e paditur, a ka ligjike nje sekser ne veprimtarine e tij?!!!
une do thosha se logjika e tij eshte e mbrapshte dhe kriminale per tu quajtur logjike. Sa per arketimet, inspektoret kembengulin ti marrin ne kesh gjobat menjehere sapo presin faturen dhe ende nuk kam mesuar te kete ndonje forme te pageses se tyre permes bankave!
pershendetje!

belle_fleur said...

Pershendetje Tropoje!

Situata qe ti ngre eshte me vend. Por nese ai do mundohet qe t'e shmange mjeljen qe i behet here pas here nga sekseret e paskrupullt, ndoshta do ishte me mire qe te krijonte nje mjedis ku nuk pihet duhani. Do duhet kohe qe ne Shqiperi te aplikohet si ligj, por nje bizness mendoj qe pak nga pak mund te afroje njerez qe s'duan te jene ne prani te cigares.
Tjetra, biznesmeni nuk duhet te pranoje qe te paguaje faturen me kesh dhe t'ua jape atyre ne dore. Ai eshte i djegur koke e kembe nese vazhdo qe te paguaje keshtu, sepse ata i kane te futura ne xhep leket e ketij te shkretit, dhe c'eshte me e keqja nje dite te bukur ata me paturpesine me te madhe mund t'i thone ketij qe ti s'ke paguar asnje xhobe, sepse asgje nuk eshte e regjistruar.

drejt tropojes said...

pershendetje belle!
i lene nje fature te gjobes te firmosur nga te dy palet ata, pasi i marrin pagesen. eshte problem i madh kjo gje me thene te drejten, sepse u trumbetua shume ai ligj dhe nuk u be asgje, as nga shteti as nga privati per ta zbatuar vertet. perkundrazi si shume ligje te tjera, u kthye ne mjet perfitimi dhe presioni nga disa, qe u zene rrugen atyre qe e sheklin ne ndonje rast dhe qe perfitojne miliona nga ata qe e shkelin gjithnje.
faleminderit!

Julius said...

"Fool me once, shame on you! Fool me twice, shame on me!"

:D të kisha shkrujt të njëjtën gjë andej nga shpia ime!! lol
më duket e pabesushme se nuk e kisha pa ktë të Gimit.

Gim, po të kërkoj një nder.
Shif te "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" është një pjesë dialog me dr. Gjilpërën dhe policin e doganës, ku i shpjegon të parit mënyrën e funksionimit të gjërave në Shqipërinë e atëhershme. Shife njëherë se është shumë interesante si pjesë dhe nëse e ke të mundur postoje ta shofin dhe kto çupat.

belle_fleur said...

Une po pres te lexoj "Doktor Gjilperen" :)

Julius said...

një pjesë (ajo hyrëse) ndodhet këtu (faqja 8)
por shpjegimin e situatës mbarë fare e bën Konica pak më tej, nëse nuk gaboj.

drejt tropojes said...

julius, ate veper te Konices po e rilexoj keto dite per hete te dyte ndaj nuk do jete e veshtire ta sjell ketu. nuk eshte gje e re te them se eshte mjaft e spikatur ndaj une vendosa qe sa te shkoja kohen duke lexuar gjera pa ndonje vlere, ta rilexoja perseri Konicen. pra do ta sjell ketu, por vetem pak kohe, please!
belle, pergjigja eshte me siper per pritshmerine tende, ok?!

belle_fleur said...

Rrofsh or ti mek i majre!:)