Monday, July 28, 2008
Rrumpallë deputetësh!
Ca vite më parë, shtetarët tanë, pra deputetët por jo vetëm ata, miratuan një ligj të quajtur Kodi Rrugor. I cili në një ndër nenet e tij më të qarta thotë se është i ndaluar parkimi i makinave në trotuar. Me ligjin që kanë bërë këta deputetë, policia rrugore më gjobit mua, ty, ata, ato, pra të gjithëve ne, sa herë e kalojmë cakun sadopak, sepse për parkim në trotuar, rrallë ka ndodhur të na ndëshkojnë. Jo se e kemi bërë krimin dhe kemi shpëtuar paq, porse nuk kemi tentuar ndonjëherë të parkojmë në trotuar. Dhe ja, këta deputetët që kanë bërë atë ligjin dhe e kanë miratuar më pas, si i parkojnë makinat e tyre luksoze bash përpara Parlamentit, në qendër të Tiranës. Një rrumpallë luksoze fund e krye! Ngjan me një subjekt të rëndomtë, por po mendoja për kembësorët! Sikur të lëviznin në pjesën e rrugës të caktuar pë makinat, meqë trotuari nuk ka vend për ta. Sa të rrezikuar do të ishin nga këto makina që kur lihen pa pikë meraku në trotuar për orë të tëra, kushedi çfarë i punojne normave të shpejtësisë së lejuar!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
8 comments:
Eh mer mec, po kot s'kane thene qe ata qe bejne ligjin jane te paret qe do e shkelin ate. Kjo shprehja mesa duket eshte thene apostafat per "deputet" tane qe shkrujane ligje cdo dite ne parlament por qe s'ja kane haberin kur behet fjale per t'i respketuar ato.
"respektuar" sorry:)
belle,
me duket se nga tisi dhe mendjemadhesia e kapadainjve qe i ka kapluar keq keta tipa qe kur moren pak pushtet, ka kohe qe nuk i lexojne fare ato letrat qe u vene aty nga ministrite por i firmosin ene i miratojne me kartona, pa ditur fare permbajtjen e tyre. pushtet e padituri se bashku, e ke parasysh vete pastaj!
Merre me leng thuaj se mishi ka firu:)
jeten tjeter* do te behem deputet ose gjinekolog.
*kjo iku, varja.
et, nisur nga rasti ne fjale, mendoj se nuk ke shkak per tu penduar! privilegje te tilla te shoqeruara me injorance dhe fodullek, nuk besoj se jane te preferueshme nga njerezimi, ose me sakte ndoshta, nuk duhet te jene!
pershendetje!
Shume e drejte Trazhgim.
ps:kur isha pioner, pas mesimit, me nji rrip te kuq ne krah shkoja tek stacioni i trenit dhe ndihmoja udhetaret te kalonin rrugen.
kur shikoja ndonji te moshuar me trasta te renda e ndihmoja duke ja çuar në shtëpi.
më thonin gjithmonë :faleminderit djalë i mbarë !
Pastaj u rrita.
Shkova ne fabrikë dhe bëra shumë bunkera.
në Fierzë ndërtova një hidrocentral.
Një urë të lartë ndërtova Bushtricë.
Kodrat e lukovës i bëra brezare-brezare.
ndërtova pallate me punë vullnetare.
pastaj ika.
pastaj erdha.
lava shumë pjata.
ndertova shum pallate.
leva shumë apartamente.
bera një autostradë.
bëra shumë automobila.
bëj..............................
kur shikoj të moshuart e lagjes të ngarkuar me trasta gjithmonë i ndihmoj.
në shtëpi duke ua çuar dhe ata më thonë:
Grazie- por jo më djalë i mbarë, por Grazie signore!
Pps. komentin e parë e kisha me shaka.
gjall n'bot kurr jo njiher s'mbi n'men me u bo deputet.
....ndoshta jeten tjeter ?! :D
et, reagimi im lidhur me komentin tend ishte serioz disi ne menyre dhe forme te tepruar, megjithate ky besoj se eshte nje seriozitet qe s`na demton, lidhur me argumentin ne fjale. Per punen "vullnetare" s`di cte te them, shyqyr qe ky vend i ka ato hidrocentrale, nese ke marre pjese ne ndertimin e Fierzes, ke vleresimin tim, sepse kam qene deri 170 metra nen toke aty dhe e vetmja gje qe mendoja ishte: si, kush dhe per sa kohe, u ndertua nje veper kaq gjigande, ajo nuk eshte pune por heroizem ne kuptimin me te vertete te fjales. sa per ndihmen ndaj te moshurave, vazhdo te besh, mua me sjell kenaqesi, shpresoj te ndodhe keshtu edhe me ty!
pershendetje!
Post a Comment