Tuesday, June 3, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
www.drejttropojes.blogspot.com
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Ismail Kadare Pranvere 1990
vargjet qe recitoja do te kujtosh!
Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve,
ato sythe te fundit te jetes tende bosh.
Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte
do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia.
Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres,
dhe me e vrazhde bora pranveres bie.
qe me pare i derdhja si amfore plote
denuar do jene te vdesin duarsh te mia...
dhe vone se luleve njehere u del esenca
dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh
do jem kaq larg...
Perktheu A.Dizdari
http://www.geocities.com/
s_format/ere.html
15 comments:
Ky qytet kaq unik si per stilin e rrugeve dhe te shtepive, duket sikur po rrenohet nga koha:(
Prezantimi im i pare me Gjirokastren, ka qene "Kronike ne Gur", romani i Kadarese dhe me pas libri "Ftese ne Studio" i te njejtit autor. Dhe Gjirokastra mbetet vertet unik ne stilin e rrugeve dhe shtepive por edhe ne temperamentin dhe karakterin e njerezve. Nganjehere te krijohet pershtypja pesimiste se ketu po lihen ne shkaterrim, edhe ato vlera qe kishim, pervesce nuk po krijojme ndonje vlere te re. Megjithate te shpresojme...
pershnetje belle!
GIm Vazhdon akoma ai shqetesimi per rreshqitjen e tokes prane kalase?ka kohe qe nuk kam degjuar asgje per kete fakt...apo me duket se po e ngaterroj.per gjirokastren apo per beratin behej fjale?Bo nuk e di...
une kam kalu shpeshhere prane atij qyteti.Me dukej sikur clironte prej vetes avuj prej argjendi,aty ngurtesur ne ate koder,si argjiroja e legjendes.
Argjyrokastro=keshtjelle prej argjendi
Kapiten, edhe Gjirokastra dhe Berati jane te rrezikuara nga rreshqitja e tokes. Rasti qe permend ti ben fjale per Gjirokastren por momentalisht nuk mund te them cfare eshte bere. Di qe eshte folur shume per projekte e fonde restaurimi, por ne fakt eshte bere shume pak.
pershendetje!
Kjo është qafa e pazarit. Djathtas poshtë shkon për te lagjia 11 Janari.
Lart shkon te kalaja. Majtas për te "keshilli i rrethit", xhamia, konsullata greke. Dhe djathtas lart shkon për nga kinemaja e vjetër dhe ish busti i Xhaxhit Enver.
hi Tropojë.
Më hiq një kuriozitet, këtë nick mban edhe te peshku?
Julius, mireseerdhe!
Me duhet te te falenderoj qe me dhe mundesine te sqaroj qe kete nick nuk e kbaj te Peshku. Deri para nje viti te peshku kam shkruar me "Dedectiv" dhe me pas me emrin rim T. Sokolaj. Prej disa kohesh kam pare nje komentues me kete nick dhe po vrisja mendjen si mund te sqaroja qe nuk jam une, sepse vertet ka mosperputhje te dukshme ne mendime dhe qendrime.
pershendetje dhe flm per sqarimet e fotos!
Asgjë mik. :)
Thjesht do të çuditesha pak po të ishit i njëjti.
Shëndet.
Shtëpitë janë si njerëzit, po nuk i ushqeve, vdesin. Kur kam kaluar para nja 2 vitesh në Gjirokastër, vura re se shumë prej tyre janë të pabanueshme, u kanë rënë çatitë brenda. Ndoshta dhe nuk jetojnë më njerëz në to, mund të kenë emigruar.
Tani, meqë jam në humor për debat, them që ti Tropojë, si gazetar, nuk të "lejohet" që ta kalosh vetëm me një: "të shpresojmë". Ku janë ato pyetjet që thamë që duhet të shtrojnë gazetarët, dhe t'u shkojnë nga prapa t'u gjejnë përgjigje? Kush është e vërteta e shtëpive të braktisura e të shkatërruara të Gjirokastrës?
- Ku janë pronarët e shtëpive?
- Nëse janë në emigracion, a kujdeset kush për shtëpitë?
- Sa kushton në tregun e sotëm riparimi i shtëpive të tilla?
- A mund t'i përballojnë pronarët e shtëpive kostot e riparimit?
- A kanë të drejtë ata të riparojnë shtëpitë, nëse ato janë "Monumente Kulture"?
- A ka ndonjë plan qeveria në këtë drejtim?
- Sa është buxheti? Kur do të lëvrohet? Pse nuk po lëvrohet? Pse nuk kërkohen investime? etj. etj.
Mos na lër në errësirë!
Ne në blogosferë tek gazetarë si ti dhe Krasta po vëmë shpresën për të ndryshuar shtypin shqiptar nga ai i sensacioneve, tek ai i problemeve/halleve. Ti mos e transfero këtë shpresë në eter.
P.S. Edhe unë e kam parë atë Tropojën me flamur amerikan tek Peshku, po nuk kam menduar asnjë çast se je ti. Ne e dimë si mendon ti :-)
Julius,
kjo eshte liria qe u garanton njerezve bota virtuale e internetit :)) megjithate kushdo mund ta beje dallimin. une tek peshku jam T. Sokolaj dhe askush tjeter.
e paditur,
sa ne humor per debat qenke!!! Me more frymen me gjithe keto pyetje! Me duket se kur te vish ne Tirane do te bejme nje oferte me Krasten qe te fillosh edhe ti gazetare ;)
eshte pak e komplikume kjo puna e Gjirokastres, me jep pak dite kohe dhe do sjell nje postim me vezhgime nga terreni por edhe nga letrat zyrtare per kete ceshtje. ok?
tan t`mirat!
Kot s'thone me mire te dali syri se nami :) Kur te del nami per gazetar te mire, rriten edhe pergjegjesite edhe detyrat, edhe puna dedective behet me kerkuese duke gjurmuar njerzit, shtepite dhe keshtjellat qe po rreshqasin:P
Te pershendes dhe te uroj nje dite te mbare!
ke te drejte belle!
Edhe une uroj nje dite te mbare dhe te kandshme per ty!
pershnetje!
U po qo është Palortoja e Enver trimit mor i marrça nëna të ligat që më ka lën në këmt të tija at bir Sali me fletë.
po nëno po, nuk mbetemi asnjëherë pa një diktator!
Ha, ha, ha. Do më merrni në punë? Shumë faleminderit, por mua më pëlqen shumë puna që bëj dhe nuk e ndërroj. Aq më tepër që unë në Tiranë vij vetëm për pushime dhe çmallje, jo për të punuar.
E di atë aforizmin:
"True friends stab you in the front". Kështu e bëj unë, jo sepse dua të vras, jo. Po sepse kështu dua dhe unë t'i kem miqtë.
Na bëre kurioz tani, do presim derisa të bësh atë reportazhin nga Gjirokastra. Të uroj sukses!
e paditur,
epo mire, bashke me Krasten te kemi borxh nje birre kur te vish ne Tirane ;), jo per gje po duam te te themi se te pakten ketu, eshte mire te mos ngaterrohesh me kete pune qe bejme ne, sepse nganjehere aq pesimist behem sa them SJA VLEN, dhashte Zoti qe do punen qe ben.
tan t`mirat ene fundjave te kandshme!
Post a Comment