Saturday, June 14, 2008

Nga burimi i Valbones...

5 comments:

ELAIS said...

C'natyre te mrekullueshme qe kemi.

drejt tropojes said...

elais,
e vertete qe kemi natyre te mrekullueshme, por me nje qendrim krejt te panatyrshem e gati kolektiv, nuk e vleresojme!!!

Minerva said...

Si eshte ajo kenga qe iu kendohet te rinjve"u rrite me ujin e Valbones...la la la"? Se mbaj me mend :-(

drejt tropojes said...

minerva, mireseerdhe!

Kozeta Zylo, mikesha jone ne blogosfere ka bere kete poezi:

Valbona, bija ime
VALBONA BIJA IME

Gjethi sapo ka dale,
Si gur diamandi shndrin vesa,
Ngadale piklon deri tek rrenjet,
E etjen ma shuan pa kuptuar,
Si tek burimi i Valbones ne mal.
E une prej dore me Valbonen,
Loz me ujin pllac e plluc,
Duke puthur emrin e bijes sime,
Qe nuk eshte me udhetim imagjinar,
Por nje vizion ngjyrash i dritares time.
Une kridhesha e tera ne valet e pastra,
E shpesh i thoshja sime bije,
Emrin e bukur qe ke Valbona,
Shume prej personazheve i le ne hije.
Ky emer i magjishem ne shpirtin tim ka hyre,
Me xhigelit e si note ne pentagram tingellon,
I mbeshtjelle me vellon blu Valbone,
Dehem dhe mallengjyer shpirtin me pershkon.
Vals dua te vallezoj me ty engjelli im,
Mbi lendinen e gjelber prane Valbones,
Le t’ja kaloj dhe valsit famoz te Danubit,
Me sterkalat e ujit kristal te Tropojes.
Pasqyra e ujit si feniks shfafqet,
Kudo ne rrugen tende te shkollimit,
diplomat e tua si mozaik, arberie,
Formojne kuroren e arsimimit.
Oh, c’me shetit fantazia lumit te paster,
ku si mendafsh duken guret e vegjel,
Ato gure t’i kishja ketu ne New York,
Do shqyeja veshjen me dru, te shtepise sime,
E me emrin VALBONA do skalisja porten time.
Manhattan, NY, Qershor, 2005

www.kozetazylo.blogspot.com

Julius said...

Nostalgjik ndaj vendlindjes e?
Mos na prek në këtë pikë mer burrë se jena të ndjeshëm fort.