Thursday, June 19, 2008

"Dushku i Lleshanit", legjenda e flijimit te nje foshnje


ELBASAN, 19 Qershor/ATSH- Dushku i Lleshanit me një moshë 500 vjeçare tashmë është kthyer në vlerë natyrore, e cila do të mbijetojë edhe për shekuj të tjerë, mbi kodrën e vogël në fshatin Lleshan, rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit. Flladi i tij përshëndet udhëtarët që kalojnë pranë tij..."Kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lente dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjen e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…Foshnja do të ishte krijesa e kësaj peme madhështore, që populli e mbron, i shërben dhe e respekton si të ishte një gjë e gjallë, këtë monument natyror me shumë vlera". Këto janë fjalët e shkruara në formën e një epitafi, në një kornizë të varur në pemën e dushkut, si një rrëfenjë për ata që ndalojnë për herë të parë dhe shijojnë freskinë, ujin dhe natyrën e bukur që rrethon këtë dushk 500 vjeçar. Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit, por edhe të fshatrave përreth për t'u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë tij. Shpatarakët të njohur si besimtarë ortodoksë, ndalojnë dhe ndezin qiri në një dhomëz të vogël, ndërtuar nuk dihet se prej kujt. Veç lutje dhe qirinj të ndezur mund të shohësh çdo ditë në këtë dhomëz shumë pranë dushkut.
Historia e 'Dushkut të Lleshanit'
Të duket si përrallë, por gojëdhënat vit pas viti për këtë dushk, të bëjnë të besosh që është një histori e vërtetë, saqë të duket sikur edhe vetë dushku me pamjen e tij sa gjigande dhe krenare të bën ta besosh këtë.
Thuajse para 500 vjetësh më parë një çift bashkë me djalin e tyre vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo më poshtë në Shelcan. Të lodhur nga rruga në këmbë, ata bashkë me fëmijën u ndalën në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se dushku aktual dhe nën hijen e tij u ulën të pushojnë sadopak për t’ju kthyer sërish rrugëtimit në këmbë.
Të lodhur nga këmbët si dhe të etur për ujë, çifti i ri, për një moment e largon vëmendjen nga djali i tyre thuajse tre vjeç, i cili si lodër për të luajtur, përdor një lende dushku. Fëmija, pa ditur se çfarë po bënte dhe njëkohësisht i uritur e përtyp këtë lente.
Dhe gjithçka merr fund këtu...!
Edhe pse të dy prindërit përpiqen t'i shpëtojnë jetën e djalit të tyre të vetëm fëmija ndërroi jetë.
Zemërthyer vendosin ta varrosin qënien e tyre shumë pranë këtij dushku. Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se aty prehej një djalë tre vjeçar.
Por nuk kish kaluar më shumë se një vit, dhe për çudi apo nuk dihet se si…., një filiz e më pas një pemë filloi të mbinte pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit tre vjeçar…
Dhe historia vazhdon... Gojëdhënat thonë se lentja që djali i vogël përtypi mbiu, hapi rrënjët thellë në tokë, dhe një dushk u rrit ...
Ky dushk tashmë fton kalimtarët të ndalojnë, të pushojnë nën hijet e tij të mëdha .
Gojëdhënat thonë se më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit të varrosur nën këtë dushk, u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes. Tashmë rreth dushkut ndodhen shumë varre, të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.
Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.
E sa … e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë. Kurdo që të shkosh ai është i njëjtë, i gjelbër, herë- herë të duket sikur të fton të ulesh shumë pranë tij dhe të bisedosh me të, duke shijuar një cigare, apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.
'Dushku i Lleshanit', Monument Kulture
Në vitin 2002, ku Dushk do të shpallej monument kulture për nga vetë vlerat që ka.
Rreth vitit 2005 – 2006 World Vizion, do të kryente edhe një investim prej rreth 1.8 milionë lekë, duke e rrethuar dushkun me kangjella prej druri, dy palë shkallë si dhe duke restauruar çezmën që ndodhet shumë pranë tij.
Tashmë ai është një monument kulture që në çdo kohë pret vizitorë, apo pushues, të cilët nën hijen e tij shijojnë bukurinë e rrallë që e rrethon. Ky dushk tashmë është kthyer në një vlerë natyrore, e cila do të mbijetojë edhe për shekuj të tjerë, mbi këtë kodrinë të vogël në fshatin Lleshan, rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit.

12 comments:

Anonymous said...

Pershnetje o Malok.


edhe une ne fshat kam pas nje Lis shumevjecar,se sa nuk i dihej mosha."e vetmja legjende" qe qarkullonte rreth tij ishte se e mbronte shteti i atehershem dhe se ishte i konfiguruar dhe ne harten topogrfike te Lezhes.Mbas 90 me dyndjen e madhe te njerezve ndryshoi dhe popullsia e fshatit,edhe fati i lisit,te cilin e prene pjese pjese ngaqe ishte shume i madh dhe ne qender te fshatit,prane shtepish dhe kinemase.
Tek lexoj kete shkrimin tend dhe e kujtoj mund te them pa frike se do te kete qene me shume se nje shekullor.

Ka qene mu ne qender te fshatit...

Rocky Girl said...

O!!! Tropoja, u totally made my day with this entry!!!
Dushku i Elbasanit, lisi i Treshit, lumi i Valbonës, they ROCK baby!!!

Rocky Girl said...

p.s. My German boys rock as well!!!
They rock big time!

Julius said...

në fshatin tim kishim një ulli shumë të vjetër që e quanim "Ulliri i kodrës".
Kam ca kujtime nga ato kohë e vende...Fillimisht, aty hidhnim grurë në erë. Dmth shkonin zakonisht plakat, gratë afër ullirit, ngrinin grurin me duar dhe era e pastronte.
Frynte shumë erë në atë vend.
Pastaj, ai ulli mbarte ca shenja mbi trupin e vet nga ndoshta flerti im i parë i fëminisë.


Shumë e bukur kjo histori Gimi. Flm për prurjen. :)

drejt tropojes said...

Ore, ke ndonje gje me Maloket ti???!
Kapiten, edhe ne fshatin tim ka pasur nje peme te madhe, te lashte do te thosha, ishte dardhe ne fakt, ishte mes varrezave dhe na thoshin te mos i konsumonim frutet e saj, jo vetem sepse dihet ai muhabeti i bishtit te dardhes, por edhe thoshin se ushqehet ne eshtrat e varreve, gati legjende per tu besuar. Kjo e Dushkut, ishte vertet interesante.
pershendetje!

drejt tropojes said...

rocky girl, flm! pse ne shqiptaret ca te dukemi ty?!
t`pershendes!

flm juve Julius per rrefimin autobiografik. Historia me beri pershtypje edhe mua, ndaj e solla ketu.
pershendetje!

e paditur said...

Po pse nuk thua ti që e gjetëm dhe Mega-Dushkun? Dhe me këto rrënjë 500-vjeçare që paska ky, nuk ka ndryshim në kushtetutë që të na shpëtojë prej tij :-)

Unë si mosbesuese e përhershme që jam, e vë ca në dyshim atë moshën 500-vjeçare. Duhet pyetur ndonjë që merr vesh si mund të matet mosha e një dushku. Por kur të vij në Shqipëri këtë verë do vete patjetër të vizitoj këtë dushkun. E meriton!

Kjo historia më kujton sigurisht legjendën e kalasë së Rozafës. Çudi që nuk e kemi dëgjuar më parë në gjithë këto vite, sepse është histori interesante. Kjo më bën të dyshoj dhe ca më shumë se mos është ndonjë gjetje e këtyre viteve të fundit. Tropojë, nuk ta ka qejfi të investigosh një çikë?

Anonymous said...

Nuk e di nese eshte e nevojshme qe tu vertetohet origjina ca prurjeve te kohes.
Perderisa eshte ne dobi te njerezve,edhe pse ndoshta eshte "nje zbulim" i koheve te fundit,perderisa njerezit i ben te ndihen mire...

Une e paskam zili pse ata njerez e paskan ruajtu,per me teper qenka bere dhe si vend peligrinazhi.


Se mos thashe gje une per maloket...une vdes te me quajne malok por nuk mundet kush se jam lind ne nje vend qe ka qene -2m mbi nivelin e detit.ne mos e besofshi kerkoni ne google,per kneten e treshit.Nese nuk del asgje nuk eshte faji im qe u ka shpetuar shkencetareve.Po te duan u jap une informacion...sa te duan.

Qishtu qishtu!!!


P:S-Cuca e gurit cheers,per lisin e treshit.Me sakte quhej "Lisi ne koder te Bunarit"

belle_fleur said...

Pershendetje Tropoje! A je mujt lum miku? :)

Flm per prurjen. Si Kapiteni, edhe mua me kujtoi ate lis qe per mua dhe Dritanin ka qene si nje "shenje" per fshatin ku jemi lindur/rritur. Sa here qe vinim nga shkolla ishte gjeja e pare qe na kapnin syte, dhe sa here qe iknin per ne shkolle dukej sikur nga pershendeste nga larg.

Kam mall per fshatin tim i cili ka ndryshuar totalisht :(

p.s. Kapiten, te lutem mos me bej foto kur te shkosh ne Lezhe!

drejt tropojes said...

Kapiten,
me vjen keq qe e paske humb shansin, mua me therasin, madje me prekedheli, rrethi i ngushte i miqve e mikeshave me thone "Loku". Kam te njejtin qendrim me ty per prurjet e natyres, ai Dushku vetem hijen kishte mjaft per tu konsideru miresi per njerezit, hije e akullt ore ti lum miku, jo hije falco cadrash plastike e te shemtuara, por hije mali.

pershendetje belle!
pse eshte kaq e pamundur te vish ne memedhembje e ta shuash mallin????!

e paditur,
qejfi ma ka, por se di pse nuk kam qejf. fundja njeriu ka nevoje te vetegenjehet nganjehere, me kesi gjerash, edhe ne qofshin genjeshtra. keshtu mendoj momentalisht te pakten, edhe pse genjeshtren e urrej ne cfaredo race te saj.

pershendetje miq, fundjave te kendshme te gjitheve!

Julius said...

Po pse nuk thua ti që e gjetëm dhe Mega-Dushkun? Dhe me këto rrënjë 500-vjeçare që paska ky, nuk ka ndryshim në kushtetutë që të na shpëtojë prej tij :-)
***
Kjo më bëri të qesh. :D
Do ishte subjekt interesant për ndonjë postë.

Për vërtetësinë, shikoni nëse gënjeshtra i kalon përmasat e vet dushkut, bëhet e rrezikshme.
Shokë! Na duhet të jemi vigjilentë.
(seriozisht e them, se po shkuan deri sa të betohen në emër të dushkut, apo ta shpallin të shenjtë, o keq puna)

belle_fleur said...

Tropoje, i kam kembet e lidhura ne kete moment, prandaj s'mundem te vij. Kur te vij n'ato vise do te bej te ditur dhe mbase takohemi nen hijen e dushkut te Lleshanit per te bere fotografi edhe pse jo per te pire naj filxhan kafe kembekryq si i ka hije burrave :)