Saturday, June 28, 2008

Festa e Birrës në Tiranë


TIRANE-28 qershor 2008- Dje në mbrëmje në një ambient te hapur në natyrë, pranë liqenit Artificial në Tiranë filloi “Festa e Birrës”, një aktivitet masiv i banorëve të kryeqytetit dhe jo vetëm, i cili për herë të parë u zhvillua në qershor të vitit të kaluar e që siç duket do të kthehet në një traditë të përvitshme.
Prodhimet zgarës dhe birrë nga markat e njohura vendase si “Birra Korça”, “Norga”, “Kaon” dhe “Stela” si dhe interpretimi i artistëve shqiptarë si motrat Libohova, Ardit Gjerbea dhe Mariza Ikonomi, janë ofruar për qytetarët e Tiranës prej orëve të mbrëmjes deri në 02:00 pas mesnate. Birra dhe produktet ushqimore janë ofruar me çmime promocionale për qytetarët që morën pjesë në aktivitet, ndërsa artistët që interpretuan, secili të financiar nga njëra prej markave të birrës, kanë bërë publicitet për të preferuarën e tyre.
Në një ambient të hapur me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, pjesëmarrësit kanë kaluar disa orë argëtimi duke shijuar birrën, muzikën si dhe duke kërcyer. Festa e Birrës vijon gjatë mbrëmjes së sotme ndërsa nata e fundit është të dielën. Mes pjesëmarrësve ka pasur mjaft personazhe publikë por edhe njerëz të thjeshtë

14 comments:

Panorama de Fortim visto por Alida said...

eshte vertet e bukur si iniciative :)

Nejse per mua birrat qe ia vlejne jane Tirana dhe Korça !! Te tjerat jo :)

drejt tropojes said...

:)), edhe une ashtu mendoj. besoj jam akoma ne kohe per te te uruar, fundjave te kendshme!

ET said...

ndersa une jam bash ne kohe per te te uruar : Jave te mbare !
Ps:Boooo sa ngjaka ky robi ne plan te pare, me nji politikan qe na ka shume xhan neve ketu :)

drejt tropojes said...

et, flm!
se di per ke politikan e ke llafin.
tung!

Minerva said...

Bukur, te pakten per ata qe e pijne birra Tiranen, Korçen apo te tjera :-)

drejt tropojes said...

yes Minerva! Ashtu them edhe une, per marka te tjera birre s`kam asnje kundershtim. E zeza me pelqen dhe e preferoj kur dal ne fundjave, pi gjate gjithe nates dhe.....nuk dehem!
pershendetje!

ET said...

nga larg i ngjan disi kryetarit te
"lidhjes se veriut" kur ishte me i ri.. :)

ET said...

Ps: te kishte kemishen jeshile... kopje ! :)

Rocky Girl said...

Posi pra Oktober Fest në mes të qershorit e të Tiranës. Për mua më shumë se e birrës, kjo është festa e shurrës pppffff!!!
I urrej këto festa të importuara.

drejt tropojes said...

rocky,
ca feste made in albania mund te bejme ne vec festes ne Kallashnikovit??? na le pra te pime birre te perzier me perqendrim 60 per qind dhe me gjys cmimi, hahahaha
pershendetje!

Minerva said...

Me te thene te drejten, Tropoja, keto birrat shqiptare s'i kam provuar. I kam qendruar besnike Guinness, Heineken, Stella Artois ose ndonje varianti lokal birrash te aromatizuara. Se ca bejne atje ne Shqiperi s'ja kam shume idene.

Rocky Girl said...

Festa "made in Albania"?
Ke ditën e verës psh (jo të pijes ë, se diku e kam parë të përkthyer wine day lol). Të paktën ka lezet kur shqepesh me ballakume :D
p.s. Vërtet ke nevojë për "qershor fest" me pi birra?! unë për vete s'i preferoj shumë birrat, max në ndonjë ndeshje të Gjermanisë i thërras kamarierit: "Bitte ein Bit" :P

drejt tropojes said...

hahahahaha, jo se kam nevoje per nje feste te tille qe te pi birra, diku me lart, ne pergjigje te Minerves e kam sqaruar kete, thjesht dynjaja shkojne ne festa te tilla e shqepen me birra. gjermanine? se kam pare shpeshhere duke pire birre sepse kur luan, pothuajse gjithmone ndodh qe jam ne pune, dhe ketu alkooli nuk eshte i lejuar.
pershendetje rocky girl!


Minerva,
Heineken e preferoj dhe une qe kur "Bavaria" e prishi doren e me pas u zhduk fare nga qarkullimi. s`jam konsumator i thekur i birres, preferoj Branka me shpesh sesa birren.
pershendetje!

eni said...

sa mire qe te kemi aty:) flm per lajmet intersante qe na sjell nga memedhembja:)
best