01/6/2008
Tirana nje Gerdec...
04-04-2008
Me poshte jane nje grup shkrimesh nga vizita ime dy mujore ne Tirane...
Pas nje vonese te sterzgjatur ne Washington D.C., ku avioni i "Austria Airlines", per shkak te nje difekti e shtyu flutrimin plot 12 ore (sikur edhe ai me kerkonte te mendohesha dy here para se te fluturoja per ne Tirane), dhe pas nje gjumi te trazuar ne nje motel ne periferi te Washingtonit dhe zgjimit ne kater te mengjesit per te shkuar perseri ne "Dulles Airoport", me nje taksist indian, qe shfrytezoi rastin per te na "rrjepur" mire nga parate, me ne fund u nisem ne oren 6 te mengjesit ne drejtim te Vienes (kur duhej te ishim nisur ne oren 18:00 te nje dite me pare).
Ne oren 8 te darkes (me oren Europiane) avioni austriak zbriti ne aeroportin e Vienes, dhe rreth ores 24:00 nje avion tjeter austriak zbriti ne aeroportin e Tiranes. Pas shume vite largimi nga Shqiperia, me ne fund shkela token shqiptare, ndersa u ndjeva jo keq ne aeroportin e Rinasit, qe nuk kishte ndonje dallim thelbesore nga normaliteti perendimore. Por...
Por, fill pas Rinasit gjerat u kthyen gri - nje gri e erret. Tirana me ngjau me sekuencat televizive te stacioneve amerikane per Bagdatin. Si ka mundesi? Te krijohej pershtypja se Gerdeci kishte ndodhur ne Tirane, jo ne Vore. Pluhur, ndertesa me suvatime te rrjepura, pallate te larta pa rregull e pa sistem, rruge te cthuruara me semofore qesharake (ku vizat e bardha ishin te padukshme), trafik i tipit afgan, plehra, dhera, etj, etj... njelloj si nje qyteterim i rremujshem i botes arabo-palestineze...
Ishte ora 12 e nates dhe doja te fajesoja erresiren per perceptimin tim ndoshta te gabuar. Por jo! Nje pamje po te tille, madje me te tmerrshme, pashe dhe te nesermen ne Tirane..., ndersa nga larg degjoja zerin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, qe ne nje miting ne Sheshin Skenderbej protestonte kunder Gerdecit. Cfare ironie!
Sot Pashe Sokol Ballen...
07-04-2008
Te dalesh rrugeve te Tiranes eshte absolutisht nje tmerr. Njeqind per qind tmerr i vertete, e pse jo, dhe nje absurditet me oke. Me keq s'ka si behet. "Sheshi Skenderbej" eshte qendra e kasaphanes. Pervec gropave pa mbarim ne shesh (sikur e kane punuar me traktor per ta mbjelle me miser.E me verte, pse nuk e mbjellin me miser?! Nje fushe me miser aty do te dukej shume me mire se c'eshte katandisur. Do kulloste dhe kali i Skenderbeut...), trafiku eshte ana me dramatike e ketij sheshi. Nje drame reale ne kuptimin e vertete te fjales. Nuk di si ta pershkruaj dhe habitem se si njerezve apo mediave nuk iu ben pershtypje ajo cfare ndodh ketu. Te duket se ke zbritur papritur ne "ferr". Makina, motora, tricikla, kalimtare qe sulen nga te gjitha anet, ne tufe (ketu as qe behet fjale per korsi), sikur mbijne edhe nga dheu, njelloj si ne nje enderr te keqe (ah te ishte enderr...)
Dje, nje stacion televiziv, ndersa komentonte "Dialogun me Shqiperine" te Rames ne nje fshat diku, tha se "rruga me cakull e ketij fshati ishte ndryshe nga asfalti i "Sheshit Skenderbej" ku Rama beri miting te premten". Asfalti i "Sheshit Skenderbej"!!! Cfare media langaraqe, thashe me vete, ndersa makina me ne fund doli e gjalle nga "Sheshi Skenderbej" dhe mori rrugen ne drejtim te Universitetit. Rremuja behet disi me e permbajtur por perseri e rrezikshme, ndersa nje vajze pastron xhamin e nje makine para semaforit, kurse shoferi e kundershton kete pastrim qe behet pa lejen e tij. Ne fakt s'ka faj i shkreti, sepse makina eshte komplet me balte, e cdo i beje nje pastrim xhami.
Drejtohemi per tek Presidenca, tek dera anesore e godines, dhe pasi zbres nga makina, permes trafikut te eger e pa viza te bardha (as ne drejtim te deres se Presidentit te Republikes nuk ka viza per kalimtare), mezi caj permes lemshit te makinave, dhe afrohem tek porta e madhe prej hekuri, ku nje roje civile ma ben me shenje te shkoj per tek dera e vogel, ku nje tjeter civil del nga nje gabina ne ane, e me flet me nje pamje te cilter. I them se dua te dorezoje nje leter per tek zoti A.M. Me pyet, a e njeh? Jo, i them, nuk e njoh. Meqenese nuk e njeh, me thote, duhet ta dergosh letren me poste. OK, i thashte, por nese do e njihja a mund ta dorezoja ketu? Po me thote...
Largohem nga presidendca dhe perseri fillon vuajta e trafikut, ndersa diku tek zona e Bllokut shikoj gazetarin Sokol Balla. Pra, thashe me vete, edhe ky e di se c'behet ketu, dhe nuk revoltohet ne programet e tij televizive kunder Bashkise se Tiranes. Nejse, pas shume vuajtjesh perfundova tek posta qendrore, dhe pas nje rremuje te llahtarshme jashte e brenda godines se saj, me ne fund arrita ta postoj letren per ne presidence...
(Neser jam "pushim", shyqyr Zotit, nuk do te dale ne rruge...)
Tirranët e Tiranës...
10-04-2008
Ka një javë tashmë që ndodhem në Tiranë, dhe akoma s'po mësohem me ndotjen e saj. Që natën e parë të ardhjes ketu, menjeherë pas kalimit të kryqëzimit të Kamzes, pashe nje shtrese ajri te pluhrosur qe qendronte e varur mbi siperfaqen e tokes. Ne fillim mendova se ishin pastruesit e natës, meqenese ishte ora 24:00, por jo, atje s'kishte asnje pastrues, e madje as makina ne ate ore te vone te nates, ndersa hyrja e Tiranes ngjante me nje tunel tymi, qe ti futesh brenda tij, dhe qarkullon e qendron gjithmone aty. Behet fjale per nje re ndotje (nuk eshte as tym makinash), disi si me ngjyre kafe te hapur, e perhershme dhe statike, para shiut e pas shiut, naten e diten, ne kohe me diell a me re, etj. Me nje trashesi rreth 5-6m nga siperfaqa e tokes, ky pluhur dheu, eshte gjeja me e peshtire e Tiranes, qe te zbeh shikimin e te bllokon frymemarjen, dhe shpesh me ben te kercas dhembet, sikur kam rërë ne goje. Njerezit ketu jane mesuar me kete tymnaje, dhe madje se shikojne dhe kur une flas per te.
Sot vendosa te dal ne kembe rrugeve te Tiranes, dhe e fillova udhetimin nga shkolla "Herry Fultz" (politeknikumi) ne unaze, dhe vazhdova rrugen ne drejtim te stacionit te trenit e pastaj siper ne drejtim te "Farmacise 10". Nje burre diku qeron nje portokall dhe lekurat i hedh poshte ne rruge (as ne trotuar), dhe kur konstaton veshtrimin tim qortues, me thote me ironi "a do pak portokall..."
Dyqanet anes rruges vijne njeri pas tjetrit, dhe shumica e kane nxjerre mallin jashte ne trotuar, ku cdo gje eshte e mbuluar nga shtresa e zakonshme e pluhurit, ashtu si makinat, banesat, njerezit etj. Trotuari kercet nen kembet e mija per shkak te dheut te perhershem aty. Sfondi kaf i hapur, si nje cope doku e vjeterur, eshte kudo. Ndertesat anes rruges jane teresisht te amortizuara, me suva te rrjepura, cati te deformuara, avlli qerpici te kalbura, ballkone te mbushura me sende te ndryshme apo te mbyllura me tulla etj. Poshte ne rruge makinat qarkullojne ne nje trafik plotesisht te parregullt, ku vizat e bardha ne asfalt (pothuajse te padukshme) jane gjeja e fundit qe respektohen (ndoshta do ishte me mire qe policia rrugore te kalonte nen varesi te bashkive, se sa te jete e centralizuar dhe fiktive sic eshte aktualisht). Makinat jane abslutisht te ndotura nga pluhuri apo balta dhe asnjeres prej tyre nuk i shkelqen llamarina ashtu sic ndodh rendom me to ne rruget e Amerikes. Te duket vetja sikur ke "zbritur" ne nje bote tjeter. Ne boten e pluhurit e te dheut, te asfaltin e te betonit te ndotur, pa gjelberim e pa asnje peme dekorative. Islamabad hesapi...
Trotuaret jane plot me njerez indiferent qe pergjithesisht ecin ngadale, permes tregetareve te pafund te trotuareve, qe mbajne te hapura te kulm te qiellit radiot me muzike te natyres orientale. Arrij kryqezimin me rrugen e Dibres dhe mar poshte ne drejtim te qendres.
Shoferet ketu jane te pasjellshem ndaj kalimtareve dhe te bllokojne kalimin edhe kur ju jeni duke ecur ne trotuar. Te njejten gje ben dhe nje idoit ketu para meje, qe del nga nje rrugice lagjeje per ne rrugen kryesore, dhe gati me shtyp mua ne trotuar. I them cfare ben, por vetem me hedh syte me inat. Nejse!
E shikoj Tiranen dhe me vjen keq qe tani ajo eshte "over", "expired", "spoiled" apo e thene shqip, e skaduar dhe e mbaruar. Nje qytet qe dikur kishte rreth 200 mije njerez sot ka rreth 1 milion, dhe te gjithe mbi te njejten siperfaqe e mbi te njejten insfrastrukture, te ngjeshur e te rrasur si ne nje thes, ku pallatat e larta te ndertuara pa kriter kete dhjetevjecarin e fundit, i kane "vene kapak" puneve. Nuk e kuptoj perse duhej ndertuar cdo gje ketu, ne vend qe qyteti te shtrihej ne drejtim te periferise, dhe pjesa e vjeter e tij te mos cenohej, por te permiresohej e te modernizohej. Me vjen keq ta them, por une nuk shikoj asnje lloj standarti perendimor ndertimi ketu. Asgje nuk ngjan as dhe me nje rrugice te varfer te nje qyteze amerikane te shkretetires se Arizones.
Per mendimin tim Tirana nuk behet më. Eshte e kote te investohet edhe nje qindarke me shume ketu. Tashme ky qytet eshte vetem nje shkretetire e pluhrosur e tipit te qyteterimit afgano-pakistanez.
Mbase tani ka ardhur koha per nje "Kongres te ri te Lushnjes", per te caktuar nje kryeqytet tjeter te Shqiperise. Dhe nuk bej shaka. Ndoshta ndryshimet e aferta te hartes gjeografike te Shqiperise, do e bejne te nevojshme caktimin e nje kryeqyteti te ri. Ne fund te fundit, per hir te se vertetes duhet thene, qe Tiranes nuk ia pame as hajrin ne historine tone, dhe sic ajo ka dhe emrin, po te tille tirrane prodhoi. Mbreter, kuislinge, diktatore, mafioze, prefekte ordiner e kryebashkiake driteshkurter etj, etj...
Ketu Ka Shume Liberale a Pak Konservatore
17-04-2008
Para disa ditesh nje grup analistesh e gazetaresh (Sftefani, Nano, Zheji etj) bene nje proteste para godines se Prokurorise se Vlores kunder arrestimit te dy anetareve te Petroliferes. Me ankime e kercitje dhembesh ata ngjanin me sindikaliste te zakonshem rrugesh.
Sot nje grup gazetaresh (Baze, Rakipi etj), ne nje takim me Presidentin Topi, ankoheshin per nje vendim te Ministrise se Financave qe kishte te bente me siguracionin e punonjesve. Ata ankoheshin e qaheshin...
Prej disa ditesh Parlamenti po diskuton me tona te larta emocionale ca deklarime te Bollanos se Himares. Deputete e kryetare partish, ankohen e ankohen per ato cfare llomotit Bollano ne Himare. Vetem ankohen!
Ketu jane te pafundme organizatat e shoqatat me natyre ankimore. Pothuajse per cdo ngjarje e ndodhi, sado periferike a episodike qofte, menjehere institucionalizohen lloj-lloj grupimesh e shoqatash, te tipit sindikalisto-liberale, qe vetem ankohen e qahen, demonstrojne e protestojne rrugeve e rrugicave te Shqiperise (sidomos para kryeministrise), por asnjehere s'ben vaki qe ti drejtohen zyrtarisht drejtesise e gjykates. Behet fjale per nje shoqeri qe injoron hapur institucionet e specializuara shteterore, e pikesepari pushtetin gjyqesore.
Nga ana tjeter, grupimet me natyre konservatore, mungojne fare ketu. Pra pikerisht organizimet qe duhet te percojne tradite e moral, ndershmeri e pasterti njerezore etj. Sot Shqiperia ngjan me ate njeriun qe nuk ka njeren dore, doren konservatore te saj. Dhe mbase kjo eshte aresyeja perse gjerat jane kaq lemsh e te ndotura ketu, qe ka kaq pak perkushtim e entuziazem kombetare, kaq pak moral e ndershmeri njerezoro-familjare, kaq shume degjenerim e kaq pak "burreri". Ketu pislliku nuk eshte vetem ne rruge...
Moda e Çuditshme e Tiranes
24-04-2008
Ndersa ec ne nje rrugice tregetare, me shites te shumte anash saj, shikoj nje djale te ri qe blen nje rrip pantallonash me simbolin e "playboy-t". Afrohem me kujdes dhe e pyes shitesin nese e din se cdo te thote "playboy" dhe koka e lepurushit ne te. Me thote jo...
Nje pjese e mire e meshkujve ne Tirane veshin xhinse me forma e ngjyra te tipit "gay", si dhe po te tilla bluza. Te njejten gje bejne edhe shume vajza, megjithese ato nuk te lene pershtypjen e lesbianeve. Po me te tilla xhinse pashe nje dite gazetarin Sokol Balla dhe Ministrin e Kultures zotin Pango.
Ketu nuk ka aspak propogande per moden apo informacion te posacem per veshjet. Njerezit jane te prirur te hedhin ne trup rroba te natyrave nga me te ndryshmet, duke mos njohur faktin se ato jane specifike dhe prodhohen deri dhe per te identifikuar grupe e mosha te ndryshme njerezish. Veshjet jane (pak a shume) si makinat, ku marka e tyre, forma apo ngjyra identifikojne deri dhe pasurine, seksin apo prirjen seksuale te individeve.
Ne perendim dhe vecanerisht ne SHBA ka shume informacion per rrobat dhe menyren e veshjes. Qe nga kepucet e atletet e deri tek xhinst e bluzat jane te njohura me emra specifik, emer qe identifikon indirekt dhe grupimet e ndryshme shoqerore.
Me ben pershtypje fakti se ne vazhdojme te imitojme me "kokefortesi" vetem italianet, nderkohe qe ata jane te paimitueshem ne shume aspekte, sepse perbejne nje popull mese origjinal (asnje nuk lodhet ti imitoje). Nuk e kuptoj perse vazhdojme te kopjojme zgjedhjet sekondare te botes (njelloj si ne kohen e Partise se Punes) por nuk bejme dhe ne si te tjeret, te kopjojme direkt origjinalin, moden amerikane.
E them kete, vec te tjerave, se keto dite po shikoj ketu "BigBrother Albania", nje show qe propogandohet ne menyre spekulative, nga hosti i tij televiziv TopChannel, si gjoja shfaqja numer nje ne bote, ndersa nuk eshte gje tjeter, vecse nje show amerikan qe sot ne SHBA eshte drejt shuarjes. Gjithsesi varianti shqiptare i ketij show (i kopjuar nga ai italian) eshte "sucks", madje mese qesharak e absurd. Do ishte mire qe shqiptareve tu servirej edhe modeli origjinal i ketij show, ai amerikan, qe njerezit te kuptojne se sa i varfer eshte versioni i TopChannel.
Tirana, ''Qyteti'' pa Asnje Parcele Parkimi
27-04-2008
Ne Tirane nuk ka asnje shesh parkimi publik per automjete. E pabesueshme por e vertete. Nese ju (psh) do te shkoni ne ndonje restorant ne Tirane, nuk do shikoni aty asnje parcele parkimi makinash. E imagjinoni kete? Por jo vetem tek restorantet, por gjithashtu as tek njesite tregtare, supermarketet, serviset, kinemate, zyrat shteterore, xhamite, kishat, madje as edhe tek Bashkia e Tiranes nuk ka asnje shesh parkimi. Per tu "zgerdhire" (me dhembje) apo jo...?! Ose bie fjala, nese ju do te shkoni per vizite tek dikush ne Tirane, ju perseri nuk keni ku ta parkoni makinen para godines apo pallatit perkates, sepse nuk ka sheshe parkimi. Dikush tjeter duhet t'ju dergoje ju atje me makine e pastaj t'ju mare perseri kur te keni mbaruar pune (si nje nxenes i shkolles fillore).
Asnje parcele publike parkimi makinash nuk ka sot ne Tirane. Me siguri eshte kryeqyteti i vetem ne bote qe s'ka as edhe nje cope shesh te vogel per te parkuar automjetet. Mesjete hesapi! Kur shikoj Tiranen, me vijne ndermend qytetet amerikane, qe me shume se gjysmen e siperfaqeve se tyre e kane hapesira publike parkimi, madje dhe me shume, trecereku i qytetit eshte fushe parkimi per makinat. Dhe kjo sepse jetojme ne kohen e automobileve e jo te kuajve e gomereve (dreqi ta mare kete pune).
Absurditeti urbanistik i Tiranes eshte ndoshta krimi me i rende shteterore qe eshte kryer (e kryhet) ne Shqiperine post-diktature. Dhe me e keqja e kesaj historie eshte se ky absurditet s'po rresht se ndodhuri perseri e papushim sot e gjithe diten.
Para dy ditesh, Bashkia e Tiranes miratoi ndertimin e disa kullave te tjera te larta tek lulishtja para godines se PD-se & Kuvendit te Shqiperise (vetem kulla ndertohen ketu????). Pyetja eshte: Perse ne ate vend nuk ndertohet ndonje parcele publike parkimi per automjete? Madje jo vetem aty, por edhe ne sheshin Skenderbej te ndertohet nje parcele e tille. Ne fund te fundit, kujt i duhet ai budallik arkitekturor (aspak funksional) qe do te behet ne ate shesh, nderkohe qe Tirana tashme eshte mbytur e po fundoset nga automjetet, qe parkojne vend e pa vend, ne mes te rruges e ne mes te sheshit, mbi trotuar e mbi lulishte etj. Dhe s'kane faj, sepse: (1) ose te ndalohet qarkullimi i makinave ne Tirane dhe Tirana te shembelleje perseri me vitet para 1990; ose: (2) te ndertohen parcela parkimi te mjaftueshme sic i ka ato cdo qytet sot ne bote.
Pas mbushjes se hapesirave e shesheve para pallateve egzistuese pese kateshe me ndertime te larta (ne vend qe aty te beheshin parkime per makina), tani Bashkia e Tiranes ka filluar uzurpimin e lulishteve e hapesirave te tjera publike, po me te tilla ndertime te larta, qe pikesepari shtojne ne menyre artificiale popullsine, per/meter katrore te Tiranes, pra edhe mjerimin ne te. Me qe ra fjala, ketu s'ka asnje statistike sa banore per/meter katrore ka Tirana. Me siguri ja ka kaluar edhe Kalkutes se Indise tashme (te pakten ata kishin Nene Terezen per ta menaxhuar varferine).
Te krijohet pershtypja se kemi te bejme me nje administrate armike te qytetit, qe po shfrytezon pa meshire cdo hapesire te tij. Imagjinoni vetem kete fakt te thjeshte, ne Tirane nuk eshte ndertuar asnje rruge e re qe prej motit te motit, por vetem ri-asfaltohen (perseri e perseri) rruget qe la Enveri, nderkohe qe popullsia ka shkuar nje milion banore dhe numri i makinave eshte me qindra mijra. Administrate me te pa-afte lokale s'besoj te kete ndonje qytet tjeter ne bote.
Me kete trajtim mizore qe po i behet sot Tiranes, do te vija dita qe jo vetem qyteti do bllokohet e do pesoje kolaps, por edhe bizneset do te falimentojne ne mase. Kjo sepse, njerezit nuk do te kene mundesi te shkojne tek bizneset, tek supermarketet, restorantet etj, pasi ne keto vende nuk ka as edhe nje shesh parkimi makinash.
Sinqerisht nuk di c'te them per kete kolaps te perditshem te Tiranes. Kam pershtypjen se keta burokrate mjerane qe drejtojne sot Tiranen, harrojne faktin se bema e tyre e zeze urbanistike eshte mese e prekshme, e konstatueshme, evidente dhe materiale, pra e pamundur te mbulohet me "gjethe fiku" apo te asgjesohet si kioskat e '92-'97 (ah kioskat e "shkreta" ishin lule para kasaphanes se sotme). Dua te them, se dora e drejtesise nuk do ta injoroje ne asnje menyre masakren arkitekturore te Tiranes...
Mos u Ktheni Kot. Shqiperia na Ka Perzene!
21-05-2008
Nen nje organizim modest te Dhomes se Tregetise Amerikane ne Tirane, u be nje "Job Fair" (panair pune) tek Hotel Tirana (ne menyre absurde teper luksoz, ndersa ne SHBA behen neper palestra basketbolli), ku kompani te ndryshme biznesi intervistonin kandidate per punesim.
Nje djale i gjate i veshur me kostum te bardhe, kollare te verdhe e kepuce te kuqe (si kamarieret e shtepive te bixhozit ne Las Vegas) kontrollon mbarevajtjen e Job Fair-it. Megjithese intervistat ishin planifikuar sipas nje orari te caktuar, ky djalosh i ben vete seleksionimet e kandidateve, duke iu ofruar me shume mundesi intervistimi femrave te reja. Dhe meqenese une jam mashkull, ai vazhdon te me injoroje, e me ne fund intervista ime zhvillohet rreth nje ore e gjysem me vonese.
Gjate kesaj periudhe dy mujore te vizites sime ne Shqiperi, bere disa aplikime e intervista pune, thjesht e vetem per te pare se si reagon punedhenesi shqiptare ndaj emigranteve te shkolluar ne perendim. Eshte per te qeshur apo per te qare, por kudo ku shkova, nuk me ofruan asnje vend pune, dhe e dini me cfare motivacioni? Jeni i mbi-kualifikuar per kete pozicion!
Keni pare keshtu? Pra na e kane gjetur ilacin dhe ne, qe te mos kthehemi me kurre ne vendin tone te origjines, per te cilin emigrantet sjellin cdo vit me shume se nje miliarde dollare, duke qene kontribuesi kryesore financiar i Shqiperise. Por problemi eshte se ata duan vetem parate tone, jo ne... E kuptoni kete? Ata s'na duan me ne, por kerkojne vetem para nga ne.
Me fjale te tjera, ata na kane bere dalje perfundimisht, megjithese flasin gjoja (cdo dite) per emigrimin e trurit, dhe bejne thirrje gjoja (cdo dite) per kthimin e trurit, etj, etj.
"Njerezit e ishullit" na kane perzene, pikerisht ne qe morem rruget e botes, per t'ju lehtesuar barren e varferise e te papunesise, qe u sjellim qyteterim e kulture perendimore si dhe parate e perditshme te mbijeteses, para keto qe mbajne gjithashtu ne kembe dhe nje klase te plogesht e te paafte politike.
Mos beni gabim (faj) o njerez te ktheheni ne "Atdhe". Nuk ka me "Atdhe" per ne! Beni yzmet vendit qe ju mban me pune e para, e qe iu jep personalitet e dinjitet njerezor. Harrojeni ishullin dhe njerezit e tij te pluhrosur, qe te "hane buken e te permbysin kupen". Atdheu eshte atje ku jetohet me mire... (Vizita ime ne Shqiperi mbaroi)
Kthimi ne "Atdhe"...
28-05-2008
Ja me ne fund vjen dhe dita e kthimit. Ora 4 e mengjesit me gjen ne Aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit, ku ambienti tashme modern i tij vazhdon te ndyhet nga policet e doganes shqiptare, qe permes vulgaritetit, sjelljes provokative dhe menyres se eger ne komunikim te fusin te rrenqethurat per here te fundit, duke te kujtuar se shkelqimi i aeroportit eshte i rreme dhe se bizanti komunist vazhdon te sundoje akoma ne kete pjese te Europes.
Ndersa avioni i shoqerise "Austria Airlins" ngrihet nga Rinasi, me vjen sopontanisht ndermend nje thenie e filmit "Dueli Heshtur", se: "kurre s'dua ta degjoj me emrin Shqiperi". Por padyshim qe jo, nje thenie e tille eshte absurditet...
Pas rreth nje ore e gjysem fluturim zbresim ne aeroportin e Vienes dhe pas disa ore pritje nis udhetimi super i gjate per ne Washington D.C.
Dhe ja me ne fund nga dritaret e avionit shfaqet toka e bekuar amerikane. Pas nje ulje te perkryer te piloteve austriake ne "Dulles Airoport", fillojne dhe procedurat ne doganen amerikane. Pamja e cilter e zyrtarit te doganes, mireseardhja qe me uron, menyra njerezore e komunikimit, vula e hyrjes ne pasaporte...
Kaloj me shpejtesi permes njerezve te shumte dhe ndalem ne barin e pare ku porosis nje kafe dhe nje uje te ftohte. Ndihem me te vertete i qete, ndersa bufistja bionde duke me kthyer kusurin me thote me dashamiresi "thank you sir..."
-"Thank you!", i them, dhe psheretij i lehtesuar si pas nje endrre te keqe. Jam perseri ketu...
Nga Kritika (www.gazetakritika.net)
4 comments:
E lexova me nje interes te madh shkrimin. Realitetin shqiptar,keshtu e kam perjetuar dhe une,ose e perjetoj sa here qe shkoj e dot nuk mesohem,por jo per te vajtur te punesohem ne vendin tim(ca me keq),por per te pare njerezit e mi. Eshte per te ardhur keq per katandisjen/katastrofen qe i ka ndodhur atij vendi e po i ndodh. Disa mbahen me te madh qe Tirana(a thua se vetem Tirana eshte Shqiperia) po shkon drejt Evropes,duke filluar qe nga kullat e deri tek lokalet luksoze,por nuk eshte vitrina ajo qe te ben ndihesh si evropa. Kemi shume pune per te bere ne si popull.Qe nga ai qe qeronte portokallin e deri tek sjellja e kamariereve,doganiereve etj. Vullnet dhe deshire,ndergjegje qytetare mbi te gjitha,e cila nuk ekziston aspak(zero). Kur isha vjet ne austri,ne nje qyteze te vogel,me beri pershtypje nje vajze me biciklete. Pa nje leter ne toke dhe zbriti menjehere nga bicikleta.E mori ne dore e vazhdoi ecjen per ta hedhur ne koshin me te afert te plehrave(dhe koshi kishte qese qe e nderronin punetoret e mirembajtjes cdo dite). Me beri pershtypje,por jo dhe aq,sepse jetonte ne nje vend qe mbizoteron edukata dhe ndergjegja qytetare. Pyes veten shpesh,pse ne shqipot neper evrope,i adoptohemi ambientit(sepse te edukoka ambienti),e ne shqiperi plehrat i hedhim nga dritarja e makines,ose nga dritarja e pallatit(brenda te jemi te paster, pa jashte pune e madhe)?
Nejse,me keqardhje te madhe e them qe shqiperia ka nevoje per njerez te ndergjegjshem.
Te pershendes Tropoja
ardita, faleminderit! A mund te te falenderojme qe u ktheve, apo do "arratisesh" prape edhe per ca kohe?!
Une e solla shkrimin ketu, se pari per ti kujtuar vetes. Mua me ka ndodhur qe jam "ambientuar", pra ato cfare thuhen aty nuk i kam pare me ate kendveshtrim, sepse jam ketu cdo dite, jetoj ketu, pra jam ambientuar. Vec kesaj ngarkesa e madhe shkolle-pune e te tjera ka ndikimin e saj. Mgjth, te njejten gje kam menduar kur jam kthyer ne Shqiperi, pas udhetimeve ne Austri, Bruksel apo qofte edhe Kosove! Pra ka nje ndryshim te madh. Ne na duhet ai ambienti per te cilin flet ti dhe qe nuk e kemi dhe nuk e di deri kur sdo ta kemi. Mua sme terheq fare nje restorat luksoz, apo nje vitrine vizulluese ngjitur me nje rrugice me gropa balte apo uji, me kanalizime te plasura apo me mbeturina lart e poshte dhe me kazane plehrash qe kuterbojne. E kjo ndodh ne Tirane. Nese thuhet se po shkojme drejt Evropes, mendoj se ka keqinterpretim per kete. Udhetimet e Konices ne Shqiperi, pershkruajne pothuajse te njejtet police e doganiere ne kufijte e Shqiperise, si ata qe kemi sot. Mgjth duhet pare edhe fakti se pershkrimi i tyre eshte bere nga njerez te ndryshem.
gjithe te mirat, Ardita!
Po,po,sigurisht qe do "arratisem" :). Eshte stina e tille qe duhet shfrytezuar ne maksimum.
Problemi qendron qe ne jo vetem se nuk duam te ndryshojme por qyrravitemi gjithashtu.Ironi kjo!Por mua me vjen keq per brezin e ri,cfare do trashegoj,ku jane parimet,morali,edukata etj!
Te pershendes dhe une dhe bravo per temat.
flm Ardita, uroj te kalosh mire!
Post a Comment