Home-page e adresës ishte e thjeshtë dhe po ashtu, edhe shkarkimi nga Youtube, përmes saj, ishte diccka që realizohej pa shumë mundim edhe pse, kërkonte pak kohë. Pasi klikova në adresën e mësipërme, hapa një dritare të re interneti dhe aty arrita tek faqja në Youtube ku ndodhej kënga që po kërkoja. Linkun e faqes në Youtube, e kopjova (Copy) dhe më pas bëra komandën (Paste) duke klikuar në dritaren e faqes: http://vixy.net, ku ndodhet shënimi
URL:
Më pas, tek opsioni Converts to: Zgjodha konvertimin e videoklipit të këngës në format MP3, klikova ne butonin Start qe gjendet me poshte dhe pasi http://vixy.net, u lidh me serverin e Youtube, u realizua gradualisht konvertimi e me pas shkarkimi si cdo proces i tillë nga interneti. Duhet bere kujdes ne perzgjedhjen e linkut qe kopjoni nga Youtube, pasi aty shpeshhere gjendet e postuar disa here e njejta kenge apo i njejti material ne versione te ndryshme. Nese nje link i marre aty nuk funskionon, duhet provuar nje tjeter link qe permban materialin qe kerkoni. Faleminderit per vemendjen ;)
PS: Ky postim është bërë me sugjerim nga “e paditur”
22 comments:
përshëndetje tropoja,
duke ndjekur instruksionet e tua, sapo e konvertova dhe unë në MP3 videon e "Ancora" nga Youtube. Ndoshta ngaqë linja ime e Internetit këtu në Amerikë është e shpejtë, konvertimi zgjati vetëm disa sekonda.
Të falenderoj që investove kohë të shkruash këtë postë. Shëndet!
e paditur, bera detyren :))
ky postim i shtoi larmine permbajtjes se bloggut, apo jo? Uroj qe instruksionet te funskionojne, sepse ketu ne Shqiperi, ndonjehere, mbase per shkak te linjes se internetit, shfaqin probleme.
t`pershendes!
se desh harrova, mos me thuaj qe po e degjon ate kenge te trishte?!
s`mendoj se eshte e keqe, por mendoj se ndonjehere duhen shmangur gjera te tilla, ndonjehere do te te rrefej, vazhdimin e eksperiences time me Ancora-n. efekti qe i pa deshirueshem!
tropoja,
ti je i ri, duhet t'i provosh të gjitha efektet, dhe ato të padëshirueshmet. Tek e fundit si do të jesh në gjendje të shkruash poezi/prozë të ndjerë, nëse nuk ke përjetuar vetë emocione të forta?
Pastaj më shumë se fatalizëm, kënga ka pendim. Pendim që autori nuk diti ta vlerësonte lidhjen që kishte në kohën e duhur, por vetëm kur e humbi.
Dhe, kur ai thotë:
perché io da quella sera
non ho fatto più l’amore senza te
ai nuk thotë që ai është bërë murg, por që me këdo që ka qënë, ai ka imagjinuar sikur ajo është prezente.
Mos u shqetëso për mua, kam gjetur një tjetër këngë melankolike për momentin. Quhet "Lifeline" nga Ben Harper. E gjen ketu.
U t keqen nëna tyja që të gjeti nëna tyja e shkruan për nënën ti se edhe nëna kur vajta në berberant për të rruajtur lesht e këmve dëgjova një koce atje që i tha një tjatre që dëgjoj murzik me em pith tri.
nëna vetëm nëradio mimoza dëgjoj murzikë.
e paditur, faleminderit per komentin!
dije, se nese mbreme nese do kisha pak me teper kohe per te komentuar, mbase ne forme te ndryshme, do te tentoja te thosha pikerisht kete qe ke thene ti dhe qe mua me pelqeu shume dhe qe me te vertete e miratoj me bindje:
"Pendim që autori nuk diti ta vlerësonte lidhjen që kishte në kohën e duhur, por vetëm kur e humbi..."
A nuk eshte ky, nje subjekt i vecante, i ngarkuar emocionalisht per kedo qe e mendon e aq me teper qe e ka perjatuar?!!! e pra, kjo eshte e bukura e kenges, sipas meje dhe shijeve qe kam une. mbase jam i gabuar ne shijet e mia, mbase jam i rendomte ne to, e si rrjedhim pastaj edhe ne reflektimin mbi kengen, por ja, ky eshte mendimi qe kam. dhe nuk justifikohem fare me thenien e shumeperdorur: njeriu nuk gjykohet nga shijet.
faleminderit dhe njehere, mike!
t`pershendes!
nëno, ja pra dhe një mundësi që të dëgjosh muzike në "em pith tri", sic thua ti :))))
edhe radio Mimoza nëno, s`është keq, më kujton ato kohët kur ishim ciliminj.
t`pershendes, nëno!
tropoja,
nuk jam e sigurt që është e drejtë ajo thënia: "njeriu nuk gjykohet nga shijet". Unë kam dëgjuar një tjetër më shpesh: "nuk ja vlen të debatohet mbi shijet".
Shprehja e parë them unë që nuk ka baza, sepse ka shije që janë vërtet të gabuara dhe të dëmshme (mendo ata që janë pedofilë, dhe për të kënaqur shijet e tyre për material pornografik që kanë në qendër fëmijët, janë gati të paguajnë, gjë që çon në krijimin e një tregu që shfrytëzon varfërinë e disa familjeve (ose më keq, përdorimin e dhunës) për të prodhuar materiale të tilla.)
Shprehja e dytë them unë që ka lindur nga urtësia. Nuk ja vlen të humbasësh kohë duke debatuar shijet personale, sepse një diskutim i tillë shpesh nuk çon gjëkundi për një arsye shumë të thjeshtë: kur i kritikon dikujt një shije të caktuar, personi i kritikuar e merr këtë gjë si një sulm ndaj vetes (dhe jo shijes), dhe ndjen nevojën të mbrojë me çdo kusht shijen e tij, duke menduar se kështu po mbron vetveten.
Nga ana tjetër, ti nuk ke nevojë as të justifikohesh duke thënë: "mbase jam i gabuar, mbase jam i rëndomtë". Mos kërko aprovim nga të tjerët për shijet e tua (për aq kohë sa ato nuk dëmtojnë askënd, megjithëse e kuptoj dëshirën për të gjetur njerëz që mendojnë/ndjejnë njësoj, në mënyrë që të mos ndihesh si ufo). Por ama, vetëm ti je në gjendje të ndjekësh fillin e mendimeve, ndjenjave, eksperiencave, që kanë çuar në krijimin e atyre shijeve, dhe këtu ke të drejtë: askush nuk ka të drejtë të të gjykojë. Nga ana tjetër, është mirë për këdo që të jetë në gjendje të shpjegojë pse pëlqen diçka më shumë se një tjetër, në mënyrë që të ngelet i hapur ndaj të resë. Tekefundit, shijet nuk kanë pse mbeten konstante.
Pyetje, pa lidhje me temën e mësipërme. A ka pasur në vitet 80 në Bajram Curri një monument për ca gra diku në qëndër të qytetit. Mbaj mend që kam qënë në një qytet verior që kishte një shesh katror të rrethuar me godina si komiteti i partisë, hoteli, etj. ku ishte ca më tutje dhe ky monumenti me disa gra. Po nuk e mbaj mend nëse ka qënë Bajram Curri, Burreli, apo Rrësheni. Kanë kaluar shumë vite.
e paditur, serish miratoj cfare ke thene ne komentin tend. edhe shprehja qe sjell ti, ne vend te asaj qe kam cituar une, eshte me e sakte dhe ka me teper kuptim. ceshtja eshte se une miratoj dhe perpiqem te zbatoj, idene se disa lloj gjerash, ndikojne disi ne humorin e njeriut. njeriu ne humor te mire eshte me produktiv me veten dhe me te tjeret, e kunderta ndodh kur humori s`eshte ne gjendje pozitive, nese mund te shprehem keshtu. ky eshte shkaku pse une mendoj, sikur te mendoja per vete, se nje kenge e tille, nuk duhet degjuar shpesh edhe pse eshte e bukur. une personalisht kam pesuar nje renie humori sa here qe e kam degjuar pershembull. besoj se njeriu duhet te ndermarre iniciativen te shmange disa gjera qe ndikojne per keq ne humorin e tij. sa per komentet, mos ki merak, nuk i marr gjerat sikur adresohen ndaj meje kur ato kane per objekt mendimet e mia.
shijet ndryshojne vertet, mendoj se kjo varet shume nga gjerat me te cilat eshte ne kontakt njeriu.
PS: ne B.Curri, nuk ka pasur monument me gra, te pakten me aq sa kam degjuar dhe me aq sa mbaj mend une.
t`pershendes!
unë supozoj që ti ke pësuar rënie humori sepse ndoshta ka pasur një situatë konkrete me të cilën e ke lidhur këngën? pra le të themi që kënga ka ngacmuar një plagë që koha nuk e ka mbyllur dot ende.
bën mirë që je proaktiv në situata të tilla. asnjëherë s'është mirë të qash të shkuarën.
meqë ti thua që nuk është Bajram Curri qyteti i monumentit atëherë duhet të jetë Burreli.
proaktiv! me beri pershtypje kjo fjale sepse eshte qellimi im, si me thene, busulla e orientimit. ka kohe qe nuk mendoj "sa keq jane gjerat" por "gjerat mund te ndryshojne". e bej kete edhe kur s`jam dhe aq i bindur ne ndryshimin.
eshte e vertete, cdo gje, secili, e shikon me "syzat" e tij, fatmiresisht ne kete rast, syzat e mia nuk ishin aq te erreta ;)
e paditur, qe fare nuk e meriton kete emer, sinqerisht ta them, me duket se ta ka thene edhe dikush tjeter, faleminderit per kohen, vemendjen dhe komentet e vlefshme!
PS: S`di te them nese ka qene Burreli, qendrimi im ne kete qytet, ka qene i shkurter, thuajse kalimtar, dhe si rrjedhim, nuk i jap vetes kompetence te flas per kete...:)
t`pershendes!
Faleminderiiiiiiiiit:)
Tani do ta aplikoj dhe une fale keshillave te tua !!
Gjithe te mirat miku im !
nuk është që e meritoj apo jo emrin "e paditur", ... posta ime e parë e blogut, shpjegon zgjedhjen e emrit.
sa për komentet, nuk do të kem gjithnjë kohë për të tilla, ndaj mos më falendero para kohe ;-)
shëndet.
Po krushkun tim e dëgjon dot nëna sot me em pith tri apo vetëm na mimoza ta dëgjoj?
Alidea, asgje, eshte mire kur te mirat njeriu i ndaj me miq e me shoke ;). T`pershendes dhe une!
e paditur,
ok, me thene te drejten do rikthehehem te shikoj postimin tend te pare te bloggu. flm dhe njehere!
nëno, varet cka bërë krushku. në pastë ndonje emision, degjoje nga radio Mimoza, per te tjerat, degjoje me "em pith tri" :)))
te pershendes, nëno!
Pershendetje Tropoja!:)
pershendetje! Faleminderit!
fm per te dhenat e vlefshme:)
asgje eni, eshte kenaqesi kur te mirat ndahen me miq e shoke ;)
t`pershendes!
Nëna e dëgjova krushkun me rradjo Mimoza dije po javën tjatër dua ta dëgjoj nëna me em pith ri. Ndimojeni njëçik nënën juvej ta mësoj nëna qysh punon em pith trija.
do e provoj.
shume faleminderit Trazhgim.
et, asgje!
uroj te funskionoje!
Post a Comment