Thursday, May 15, 2008

Rrëfehem

Fllad i freskët
Po mbërrin,
Dritaret janë hapur,
kjo erë,
prej visesh t`largëta
vjen, e më thotë
se të preku, të pa,
në një bregdeti
pate braktisur, botën,
veç sorrat, krokamat,
lajmëronin jetën
se s`kish vdekur.

Zhurmat qiellore,
zhduken horizonteve,
kurora misterioze
mbi flokët e paqarta,
i dashuroj enigmat
si ty,
rri atje, qëndro,
horizontet dua
ti kapërcej çdo çast
e të vij tek ti, pa e ditur
si atëherë pas mesnatave.

Nëse kthehesh,
me të tjera,
do më shohësh,
rrëfehem se të dua
më shumë se
të gjitha të tjerat,
mungesën tënde
i vetëm, s`mundem
ta mbush...

...T.Sokolaj, 08

12 comments:

belle_fleur said...

Nëse kthehesh,
me të tjera,
do më shohësh,
rrëfehem se të dua
më shumë se
të gjitha të tjerat,
mungesën tënde
i vetëm, s`mundem
ta mbush...


Shume e ndjere!

drejt tropojes said...

mbase eshte e ndjere! ishte nje artikulim i momentit, jo i rastesishem gjithsesi!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Po ec ..ne rruget ku ti kaloje

aty ku nderruam shikimin e pare

aty ku ti me thoje se nuk me doje

Por me vone me the se si i marre
nuk doje te ndaheshim

por tashme isha une ajo qe nuk doja
sepse u zgjuam nga ajo marrezi

Qe na bente te besonte se vertet fjala dashuri ekziston
koha kaloi dhe un e kuptova se isha e dashuruar me vete dashurine

e jo me ty qe me thoje se me dashuron..

drejt tropojes said...

alidea, faleminderit!
vargje te bukura qe prekin ate qe kam tentuar te them!
t`pershendes!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

gezohem qe te pelqyen..
ishte pikerisht poezia jote qe me frymezoi , megjithese te risjell ne melankolin e asaj qe ashtuquhet Dashuri :)

Gjithe te mirat my friend!

drejt tropojes said...

alidea, ishin vargje te bukura vertet! nga sa mundem te kuptoj, i pelqeva sepse me ndodh shpeshhere kur rrekem te shkruaj, qe te arrij ne fund e te kuptoj, se s`kam mundur te shpreh gjithcka kam pasur nevoje te them!

belle_fleur said...

Trazhgim, mesazhi eshte percjelle me se miri me ane te vargjeve. Mos ndal!

Happy Friday!

drejt tropojes said...

flm belle!

N.Ago said...

U të keqen nëna tyja sa mir di të justifikoneç tek zogëzat.

drejt tropojes said...

nëno, faleminderit, por justifikimet s`janë qëllim. t`pershendes!

e paditur said...

hmm,
po që jam dakord me Të Ëmën e Zeqos. Ajo strofa e fundit më tingëllon shumë si një justifikim.

Besoj që E Ëma e Zeqos do të thoshte: "Për inat të sime vjerre, vajta fjeta me mullixhinë". Bile rrezik, ta ketë shpikur vetë ajo këtë shprehje.

Aha. Ti e paske dhe në këtë kolonën anash:

Don Zhuan i prap u bera une,
Nje poet , qe era e hedh gjithkund
S'di se c'me ka gjetur, veç perdite
Mbi te tjera gjunje do me gjesh
(Esenin)

Do jetë sëmundje e poetëve kjo. S'ka më heronj romantikë si Djaloshi Verter, që dijnë të vuajnë në vetmi.

përshendetje!
(sigurisht që po të ngacmoj për shaka)

drejt tropojes said...

e paditur, po vazhdoj logjiken e ngacmimit, te cilen e mirekuptoj, duke te pyetur: c`te bej?, te mbyllem ne ndonje manastir? jeta vazhdon apo jo? ;)
tani paksa seriozitikisht: strofa e fundit ishte nje gje qe doja ta thosha, dhe qe me te vertete, nuk mendova ta fsheh...:)
t`pershendes!