A t`kujtohet natë e parë?
Shi kur binte në Prishtinë
Unë e ti, si dy këngëtarë
Përshpërisnim për dashurinë
Unë të doja, ti më doje
Lugut të gjelbërt të Gërmisë
Hëna yjet, na bënin roje
E lisat gjelbëronin prej lakmisë
S`harrohet dot ngrohtësi e parë
Kur pranvera ishte në Prishtinë
Unë e ti si dy këngëtarë
Thurnim vargje për ardhmërinë
ref
S`harrohet dot ngrohtësi e parë
Kur pranvera ishte në prishtinë
Unë e ti si këngëtarë
Thurnim vargje për ardhmërinë
.....na na na
A t`kujtohet natë e parë?
Shi kur binte në Prishtinë
Unë e ti, si dy këngëtarë
Përshpërisnim për dashurinë
Unë të doja, ti më doje
Lugut të gjelbërt të Gërmisë
Hëna yjet, na bënin roje
E lisat gjelbëronin prej lakmisë
S`harrohet dot ngrohtësi e parë
Kur pranvera ishte në Prishtinë
Unë e ti, si dy këngëtarë
Thurnim vargje për ardhmërinë
ref
S`harrohet dot ngrohtësi e parë
Kur pranvera ishte në Prishtinë
Unë e ti, si dy këngëtarë
Thurnim vargje për ardhmërinë
........në Prishtinë...në Prishtinë
Kënga interpretohet nga Aleksandër Gjoka, është pjesë e koleksionit "Këngët e Shekullit", 2007. Ekskluziviteti i saj, megjithatë, u takon këngëtarëve shqiptarë të Kosovës, Sabri Fejzullahu dhe Edona Llalloshi, që e sollën në skenë për herë të parë. E solla këtu jo vetëm sepse më pëlqen teksti, interpretimi dhe muzika, por edhe ngase ushqej një afeksion të veçantë për Prishtinën, e cila këtë Pranverë e përjeton në mënyrë të veçantë, ndryshe nga gjithë pranverat e tjera, tani është E PAVARUR! Gati e kishim harruar këtë ngjarje të gëzueshme, apo jo?!
12 comments:
...dhe une ketu Trazhgim kam nje mik i cili e pelqen shume kete kenge...
eshte e bukur vertete.
pershendetje o njeri...
Me vjen mire qe e vleresuat Kapiten! Pershendetje dhe nga une, fundjave t`kandshme!
U derman i nënës ti që më bje këto këng për nënën kështu po nëna nuk e mora vesh atë që the për shekullin 2007.
nëno,
ktej ne memedhe, njefare televizioni Klan, ka tre vite qe organizon nje tip spektakli, ku kengetaret e koheve te sotme, interpretojne ato kenge qe jane konsideruar "Kenget e Shekullit" te muzikes shqiptare. Qe nga viti 2006, hidhet ne treg e qarkullon, CD-ja me kenget e vjetra te realizuara nga kengetaret e sotem qe interpretojne ne kete spektakel te quajtur "Kenget e Shekullit". Nje prej ketyre kengeve, eshte edhe "Pnanvere ne Prishtine" e interpretuar ne edicionin e vitit 2007 tek spektakli "Kenget e Shekullit".
nëno, falmë per sqarimin e gjate e te ngaterruar, por ktej nga memedheu gjithnje e me shume po ndodhin gjera te komplikuara :)
Teksti shume i bukur. Faleminderit qe e prure ne qoshken tande or mik. S'kam qene asnjehere ne Prishtine por sic permende dhe ti kete pranvere Prishtina gezon me shume.
Rrofte Pavaresia e Kosoves!
faleminderit belle! Eshte bukur ne Prishtine, me beso, vecanerisht tani qe Kosova eshte E PAVARUR.
tropoja,
unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë këngë. Por ama më kujtoi përnjëherë një këngë tjetër:
"Shi bie në Tiranë", kënduar nga
Fitnete Tuda e Vera Kastrati ne Fest '96.
Një kërkim në Google nxjerr Sabri Fejzullahun / Edona LLalloshin si këngëtarë. Dmth, kënga nuk është kënduar nga Gjoka fillimisht? Do të kish qënë më bukur kështu apo jo? Shqiptarët e Kosovës këndojnë për shiun në Tiranë, kurse ata të Shqipërisë per shiun në Prishtinë.
U keqen nëna juve bilbilat e nënës.
e paditur, saktesimi dhe nderhyja juaj eshte, si gjithnje, me vend. Kengetari Sabri Fejzullahu dhe Edona Llalloshi e kane kenduar se pari ate kenge. Ndoshta duhet ta bej edhe ne postim kete saktesim te nevojshem, sic po mendoj tani. Isha bazuar gjate postimit, ne variantin e kenges qe e disponoj ne kompiuter . Me thene te drejten, kerkimin ne google nuk e kam bere edhe pse nje gje e tille nuk eshte i veshtire dhe nuk kerkon shume kohe, por edhe sepse vite me pare, e kam degjuar interpretimin e Fejzullahut dhe Llaloshit ne duet me kete kenge. Referimi im tek "Kenget e Shekullit" nuk eshte asgje me shume sesa, ideja, se ky eveniment, risolli edhe njehere ne vemendje (dhe nuk i tjetersoi), me te mirat e muzikes shqiptare, sic besoj se mes tyre eshte edhe kenga e permendur ne postim. flm!
nëno, të këndoftë zemra e këngë pac gjithnjë!
Mirëdita koleg e mik! :)
Bëhet fjalë natyrisht për fjalën greke ( këtu e 3000 vjet) Παράδειγμα=Paradhigma=Për shembull.
Faleminderit për sqarimin tënd kaq të çiltër.
p.s.:Thua të shihemi në Tiranë?
Rrofsh tropoja !
më kujtove mijvjeçarin e kaluar, kur dëgjoja radio Prishtinën :)
Post a Comment