Saturday, May 17, 2008

my birthplace

Lumi Valbona, Tropoje
Fierze-Koman, Tropoje
Fierze-Koman, Tropoje
Fierze-Koman, Tropoje

12 comments:

belle_fleur said...

I like your birthplace! Fotoja e pare dhe e fundit me pelqyen me shume. Flm tropoja per fotot qe risjell nga vendlindja!

Fundjave me shi sepse degjova qe dielli po ju pervelon:)

N.Ago said...

U t keqen nëna tyja po ku jan kta lumënj kaq të thell kështu?

ET said...

Qënke peshk ? :)

drejt tropojes said...

belle,
flm per vleresimin lidhur me vendlindjen time! edhe vleresimin tend per fotot, e miratoj, po mendoja te postoja nje set me foto, ndaj dergova disa te tilla. kemi nevoje per pak shi ne fakt, eshte nje zagushi e papare ktej.
fundjave te kendshme dhe tan `t`mirat!

nëno, jo të gjitha gjërat duken nga majë e thanës :))!
lumenjt e thellë janë andej nga veriu, nga fshati i Sali efenditut.
fundjave te mbare!

et, ashtu them!
pershendetje!

N.Ago said...

U kurban nëna tyja se ka harrua rnëna që andeja na vjen korendi nevej.

Selfmaderadio said...

oh, shume impresive. Nuk e njoh veriun fare. Nje miku im gjerman me flet gjithmone per bukurite e veriut, dhe mua me vjen pak turp se nuk di cfare te them. faleminderit.

Panorama de Fortim visto por Alida said...

ne fakt miku im , keto foto nuk kane nevoje per komente,prandaj hezitoja te shkruaj apo jo :)

drejt tropojes said...

Selfmaderadio, faleminderit Ju, po citoj nje shprehje qe me vjen tani ndermend per turpin, "turp te kete ai qe ka turp..." :) pershendetje!

Alidea, edhe une nuk i komentova fare fotot, thjesht i postova. Je e mirepritur, mike! t`pershendes!

e paditur said...

tropoja,

sidomos Valbona qënka shumë e bukur. Vërtet ujë i kulluar. Mund të lahesh aty? Unë mbaj mend që Drini (të paktën në Shkodër) ka qënë shumë i ftohtë. Megjithëse kështu mund të na jetë dukur ne qytetarëve të mësuar me detin.

Sot lexova një postë satirike për gazetarët, në një blog të ri. Shikoje se mos të pëlqen dhe ty:

http://busulla.blogspot.com/2008/05/pas-rrahjes.html

Përshendetje!

drejt tropojes said...

e paditur,
ne pjesen e sfondit te fotos se lumit Valbona, duket nje gur. Prane tij eshte nje pus sic i themi ne, diku tre metra i thelle, besoj edhe ne foto duket kaltersia e ujit, pak a shume. Aty jam lare me qindra here kur isha ne 8-vjecare, me pas jo! Pas 15 korrikut, temperatura ishte mire, sepse ngaqe nuk ka shume uje, dielli e ngroh me se miri aty nga mesdita.

e pashe blogun qe me sugjerove, realist!

pershendetje!

e paditur said...

Mos harrove gjë të notosh pas 8-vjeçares? Si mund t'i rezistohet atij uji?

drejt tropojes said...

hahahaha, jo, por pusi ishte afer rruges dhe na vinte turp nga kalimtaret te laheshim aty, se ishim "rritur"!