Liria
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjeshk' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndikund,kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!
"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.
E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah,
hija e Skanderbegut.
Që ndër djepa rritin nanat e Hotit
djelmënin' ushtore e idhnim n'armikun
nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.
Vaji i bylbylit
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbuloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.
Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.
E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.
Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis
E ur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Nder tranfofille,
Nder zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?
"Ne fillim ishte dialekti ai qe me ka terhequr vemendjen tek poezite e Ndre Mjedes. Me dukej sikur vargjet e tij merrnin force shprehese prej dialektit, por me pas, kuptova se ne fakt forca shprehese e Mjedes, ishte tek rimat, figurat, stili, fenomenet, origjinaliteti dhe thjeshtesia, te gjitha bashke me shume te tjera, mjete te mjeshterise letrare. Mjeden e prefesoj edhe per nje shkak tjeter: me pelqen shqiptarizma qe paraqitet ne poezite e tij..."
4 comments:
Ah Tropoja, me kenaqe shpyrtin me Mjeden! Poema e bylbylit eshte nje perle madheshtore qe te rrengjeth sa here e lexon. Falemners!
p.s. ta gezosh gunen e re. fotoja ne krye te blogut eshte KLAS!! Ta mbash gezuar:)
Falmners dhe ty belle! Poema e bylbylit asht e bukur, fort e bukur, ndaj e kisha si detyrim me e sjell, jo se po i baj ndonje publicitet t`madh po me tregue se asht nji nga t`perzgjedhurat e mia.
Tash Guna e re ene fotoja n`krye t`blogut, asht nji nga fotot e Fierzes. Maraku im asht se ajo, edhe me ate bukuri qe ka, nuk perfaqeson imazhin ma t`bukur te Tropojes. Tash po mendoj se per momentin asht mire e ma von mund te zevendesohet me ndonje foto tjeter!
Gjithe te mirat!
This photo rocks! If it were me I would not change it!!!
hahahaha, ok!
Post a Comment