Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u -cthur ordi' e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent , or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Neper fush' e brek me brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip 'e zbrit,
Petrit , Marathonomak!
Ke një plagë , po s'e the,
Djers ' e gjak pikon përdhe;
Do qe ti te jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur -gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T' u-tha gryka po s`te pihet,
T' u-mpi këmba , po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt , or M arathonomak!
Kurrë kaq s' dogji dielli
Dhe si plumb s' rëndoi qielli,
Kurr' aq' ëmbl' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Tur-u tej ,
Tutje , or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhuri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr' or Marathonomak!
Gryka si gjyrk të cfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Seç' vëngon e sec ' gulcon,
Zemra brinjët t'i ç`kallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s' janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde , ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia,
Që të pan' e të të çquan
Dhe fuqinë t' a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!
Ja , arrive, ua the:
Ç' gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam !" brohorite
Dhe për tokë u- përpëlite;
Vdiq , or vdiq!
vdiqe or Marathonomak.
Rent kudo , dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe- ndritur
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Mrathonomak!
Fan. S. Noli, prill, 1930
"Kisha dëshirë të sillja disa poezi të letërsisë shqipe në blogun tim. E fillova me Nolin jo vetëm sepse ky autor më kujton maturën, (një prej veprave të tij u desh ta analizoja në provimin e lëndës së Letërsisë). E vlerësoj Nolin mes të tjerash për fuqinë dhe spektrin e gjerë e të fortë të shprehjes e mbi të gjitha për trajtesën e thelluar e të mprehtë psikologjike që i bën personazhit të poezisë më lart. Lexim të këndshëm vizitorëve!"
2 comments:
"Rent kudo , dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe- ndritur
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Mrathonomak!"
Eh Noli Noli, i madh mbetet sado kohe te kaloje.
Flm Tropoja!
Perla te tilla te leteresise tone jane me te vertete dicka me te cilen mund te mburremi belle! Ky eshte shkaku pse vendosa qe tani e tutje ne vazhdimesi pervec fotove dhe krijimeve te mia spontane, te varfra dhe patetike te sjell edhe ndonje per ketyre poezive qe nuk na shqiten lehte nga mendja! Flm!
Post a Comment