Tuesday, February 26, 2008
Harrim i paplotë...
Nëse ndodh ndonjëherë që malli për mua
Të ta mundojë shpirtin e kujtesën ta ngjall
Harromë, braktismë siç ikën një përrua
Më rënkime dhe lë pas gjithçka në mal
Se kjo e tëra qe nje kujtesë për tu harruar
Në ditët e tua imazhi im është i panevojshëm
Pra fshij dhe mbrëmjet me diellin pa perënduar
Ato mbrëmje kur para mesnate ikja, i përzënë
si dështak i përmotshëm
Më mirë harromë se të më gënjesh me lotë
Mashtrimet, unë s`kam dëshirë, s`mund ti fal
Harromë dhe kridhu në jetën e qytetit të paplotë
Unë do iki të zhdukem, të humbas diku në mal
Harromë, harromë, s`ke shkak të më kujtosh
Tani edhe unë kam dëshirë të harroj
Duhet ti tres në kujtesë bisedat tona bosh
Ti braktis ato imazhe mbrëmjesh, njësoj
Nuk ke asnjë shkak të më kërkosh
Kur ishim pranë dora jote nuk u zgjat
Ndaj përkëdhëlive, reagoje kokëposhtë
Ja pra tani, gjithçka është si më parë
Unë gjithëherë kam besuar se një ditë
Ngjarjet kthehen mbrapsht, njerëzit po ashtu
E gjitha ndodh kur shkaqet dhe rastësitë
Piqen bashkë në qiej, orbita, a në planete
A ndoshta në gjunjtë e tu....
T.Sokolaj, 08

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
5 comments:
Bukur!
Faleminderit!
Më pëlqeu shumë fare! Shpirtin tënd e ke derdhur në këtë poezi...
p.s. kalo një cikë nga blogu im se ke një 'dhuratë' dhe të lutem mos e refuzo:)
Bukur,shume bukur.Ngjishe vargun pak me shume,hiq te tepertat dhe do dale nje mrekulli.Shkruan me ndjenje dhe kjo eshte kryesorja.
Urime
Faleminderit belle dhe Ardita!
Post a Comment