Është natë
Kjo natë ndryshe nga të tjerat
Më e errët, më e vetme, më e fshehtë
Kjo natë si asnjëherë tjetër, netët
Më bën të ndihem larg, sa larg nga ti
Se errësirat zërin nuk e përcjellin
Dëgjomë, jam keq, shumë keq
Gjithçka bëj më duket e kotë
E humba botën, në mimikën e tendosur të kësaj nate
Jo atë botën e zakonshme me shumë njerëz
Por universin ku vetëm ti ekzistoje,
Atë bregdet misterioz që patëm krijuar bashkë
unë deti, ti valët, netëve përplaseshim dhe bashkë
arratiseshim nga njëri-tjetri dhe prapë bashkoheshim
E kërkoj edhe veten, nuk e gjej me ty
Sa larg kemi shkuar, si mundet kaq larg?
Iu luta sonte edhe pse errësirën
Asnjëherë se kam dashur
Asnjëherë s`kam mundur ta njoh
I thashë të më sjellë një kujtim
Nga ty, qoftë edhe zërin, a flokët
Mbase edhe hijen tënde do ta prekja njësoj
Kërkova qoftë edhe ikjen tënde
Vetëm që të mendoja se edhe njëherë se
sapo kishim qenë bashkë
Dhe ishim ndarë e kishim humbur
Në errësirat që më të errëta se kurrë
Ishin, këtë natë
Ti ndoshta e di se do të ketë një agim
Por unë e kam harruar tani këtë mësim
Të orës së hershme të lëndës së gjeografisë
Kur ishim ulur në fund të klasës
Që agun e një dite tjetër ta pres
E vetmja rreze që mund të zbardhë
Je ti, por këtë natë nuk po shfaqesh
Dhe mua shpresa, pritja, po më vdes...
4 comments:
Oh Tropoja, c'behet keshtu?? Kjo poezia ta copeton zemren? Gjithsesi, eshte shkruar shume bukur dhe me shume pasterti.
p.s. heren tjeter shkruaj nje poezi me diten:))
flm per komentin dhe per vleresimet belle! Cfar behej thuaj, se ne fakt tani nuk behet asgje! e tera i kushtohet nje historie te shkuar, mbi te cilen une reflektoj tani por qe kurrsesi s`mund ta harroj. Te shkruaj nje poezi me diten? do ta provoj...
Tropoja, s'na lane rehat keto reflektimet e se kaluares, histori me eksa dhe isha. Sdq, koha ben te veten dhe ne nje moment kur dhimbja e plages te jete mbyllur do shkruash per jeten, zogjte, diten, rrezet e diellit, e shume gjera si keto:))
Sikur s'ta kam thene qe poezia eshte shkruar bukur! Sorry:PP
Te pershendes!
E ke thene belle, qe eshte shkruar bukur qe ne komentin e pare, edhe pse une besoj se nuk eshte shkruar aq bukur sa duhet...modestia ne maksimum eee! Natyrisht koha ben te sajen, sic edhe e beri ne fakt! flm belle!
Post a Comment