Thursday, March 6, 2008

Leht u qoftë mbi varr lëndina...

Foto: Arben Celi/ REUTERS
(Nje nga te afermit e viktimave)


16 jetë njerëzish u shuan ndërsa tre persona mbijetuan, mesnatën e kaluar në liqenin e Farkës, 10 kilometra në periferi të Tiranës. Viktimat mes të cilëve ishin gjashtë gra dhe dy fëmijë binjakë në moshën 3 vjec, i përkisnin tri familjeve. Ata festuan një ditëlindje në një restorant në bregun tjetër të liqenit ndërsa humbën jetën kur barka me të cilën po lundronin në kthim, u përmbys. Policia e cila u lajmërua për ngjarjen rreth orës 00:05 të së enjtes, tha se shkak i tragjedisë ishte mbipesha në barkën ku ndodheshin 19 persona ndërkohë që kapaciteti i saj mbajtës ishte vetëm shtatë vende. Bashkë me viktimat ndodhej edhe drejtuesi i varkës, i cili kishte kërkuar qëndrimin e të gjithë personave në mjetin e vogël lundrues. Dita e sotme, 6 mars 2008 u shpall ditë zie kombëtare, flamuri në institucionet shtetërore u ul në gjysmë-shtizë ndërsa Parlamenti anuloi seancën e parashikuar. Ngjarja ndaloi frymën e të gjithë shqiptarëve që në orët e mëngjesit.

3 comments:

belle_fleur said...

Nje minut heshtje!

drejt tropojes said...

ishte ngjarje e dhimbshme! Dhe per shkak te indiferences se "pronarit" te restorantit...

Anonymous said...

Amen Belle fleur!!!

na e coputuan shpirtin keto lloj lajmesh o njerez...
otranto...gomonja e kepit te rodonit...nxeneset ne liqenin e ohrit....nane nane!!!