Saturday, March 8, 2008

Këtu s'do jem...

Këtu s'do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjerët
Ne kafenenë e preferuar
Nuk do me shohin kamerieret

Dhe neper udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Një qiparis si murg i ngrate


Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur te jesh mërzitur shume
Ne raft te librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqësh
Dhe un do te zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si një blerim pas një rrekeje.

“Secili ka një histori të tij me këtë poezi të përkryer të poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli. Dikush e ka sjellë ndërmend në ditët apo netët pas një dashurie të humbur. Të tjerë e kanë kujtuar apo recituar në mendje në prag të fundit të një dashurie apo në mesin e lumtur të saj. Mua më ndodhi që për herë të parë, ta dëgjoja të recituar nga Ajo, që kisha dashur shumë, e që në fakt recitonte bukur, me shpirt, me talent, mbase ngaqë shkruante edhe ajo, apo mbase ngaqë ashtu më dukej mua. Nuk e kisha lexuar më parë këtë poezi, e dëgjova për herë të parë atë ditë, ishte dimër...kam vrapuar të blej vëllimin ku ndodhet “Këtu s`do jem” dhe që atëherë e mbaj në shtëpi. Përfundimisht kjo poezi e Agollit, është një nga ato gjërat (e pakta) që më ka bërë edhe njëherë të mendoj se bota nuk është aq e shëmtuar sa duket ndonjëherë, ka plot gjëra të bukura, mjafton ti kërkosh apo të kesh fatin ti njohësh. Poezia vërtet flet për ndarje, braktisje, divorc, për një fund të vërtetë, për një arratisje pa kthim, por është e bukur...shumë e bukur!

13 comments:

belle_fleur said...

Miremengjes T!

Nje nder poezite e mia me te preferuarat. Shpeshehere e gjej veten duke nanuritur muziken apo duke kenduar dhe kengen e cila te ben te trishte, por ka dhe nje bukuri brenda. Eshte bitter sweet!

Flm qe e solle ketu!

Te uroj nje jave te mbare!

drejt tropojes said...

flm belle! Uroj nje jave te mbare edhe per ty! Kjo eshte nje shembull i gjerave te trishta, por qe shumica e njerezve bien dakord se jane te bukura

Anonymous said...

Kjo eshte poezia ime shqipe e preferuar!!!

do kisha dashur ta kisha shkruajtur une dhe vetem une!!!
faleminderit Tropoja qe e solle.Degjo ky eshte ky T.Sokolaj?

drejt tropojes said...

Flm juve Kapiten! Edhe une e preferoj kete poezi. Po, ky eshte T.Sokolaj!

Anonymous said...

me fal per gabimin ortografik,jam gomar nganjehere me plot kuptimin e fjales,desha te them kush eshte ky T.Sokolaj.me duket emer i degjuar e nuk di kue kam degjuar...

drejt tropojes said...

Ky T.Sokolaj, pretendon, ama gjithnje pretendon dhe aspiron, te jete gazetar. Ne vitin 2002 filloi pune ne gazeten "Korrieri", me pas vazhdoi tek "Panorama", "Gazeta Shqiptare" dhe TV "NEWS 24" dhe u rikthye tek "Panorama" ku ndodhet aktualisht.

Anonymous said...

je ti dmth-ne???:)

drejt tropojes said...

Hahaha, yes! Preferova veten e trete per te qene me objektiv :)
T`pershendes!!

Anonymous said...

Po te bej nje pyetje krejt keshtu...mos ke shkrujt ndonjehere ndonje tekst kenge?

po kerkoj te kujtoj se nga mund te kem degjuar kete emer:)...

bo...

drejt tropojes said...

Kam shkruar tekst kenge, por nuk besoj te jete aq e njohur saqe te mund te prezantohem me te. Nese ka ndodhur qe eshte bere ndonje kenge me dicka te shkruar nga une, dhe me kane cituar emrin pa me thene, atehere le te shpresojme se kjo eshte surprize. Sido qe te jete, do te isha i lumtur nese ka ndodhur, por nuk e besoj se ka marre njeri mundimin me harxhu fryme duke lexuar me ze te larte "zhgarravinat" qe shkruaj une. Ndjese per modestine, por qe ne kuader te humorit serioz! Mund te jete fiksim Kapiten...pershendetje!

Anonymous said...

e mua tani me vjen te plas se nuk me kujtohet ku e kam degjuar.

Modesti?bah...nuk je i vetmi...nuk them per vete,por gjithesesi do e deshifroja si nje pasiguri qe kemi te gjithe ne qe tek tuk hedhim ndonje fjale ne leter,qe duke qene se lexojme kryevepra dhe duam s'duam matemi me lartesine e tyre,na duket vetja shume liliput fshihemi pas gishtit te modestise.Cfare?fola per modestine?

"mos iu druaj murit qe te del perpara se ndoshta linde ti lesh trashegim botes keto fjale me jetgjata se ti"-shkruaj tek nje poezi.

e pra Tropoja!Mos ji modest por shkruj,se do ta besh dhe per mu.

tek nje stacion radio ne greqi ne nje ore te caktuar ndiqja nje emision te cilis spikera e mbyllte gjithmone me te njetat fjale-"dhe mos harro,dikush diku,po te mendon"

Poshte Modestia o njeri!!!

drejt tropojes said...

Flm per komentin Kapiten! Diku jam shprehur se " gjerat e mesme" jane me te mirat per njeriun. Ka gjera me te cilat nuk pushojme asnjehere pa i dashur, ka gjera qe nuk pushojme asnjehere pa i urryer, ka dhe gjera te tjera ndaj te cilave jemi indiferente. Te treja keto jane ekstreme te cilat besoj, nuk i bejne mire njeriut. Pra mesatarja eshte me mire, kaq kisha per modestine.

Per murin...
Per shume gjera kam qene dhe jam i mendimit se muri duhet goditur, pavaresisht plages qe mund te pesoje koka. E kam bere disa here dhe prape kam ndermend ta bej, jeta do te ishte shume e "ngushte" nese nuk do tentonim te thyejme ndonje nga muret me e cilat perballemi...

Anonymous said...

Muri ne kete rast T nuk eshte pengese,jo ,eshte pikemberritje,eshte ajo ndjesia kur dikush njeh veten deri ku mund te shkoje.prandaj them"mos iu tremb..." sepse thelle ne vete gjithkush e di se te tjere do çojne me tutje ate qe ti solle deri ne ate pike!ky eshte shpjegimi i murit per mua!

gjerat e mesme?rruga e mesme?Apo e mesmja e arte???Nc Nc Nc!!!asnjehere nuk jam pajtuar me kete mendim!gjithmone kam pritur,jam zhgenjyer,jam lumturuar nga rezultatet e pritjes?asnjhere nuk e kam pranuar si rrugezgjidhje "te mesmen".sepse ndoshta as nuk i je largu pikenisjes,aS NUK KE ARRIT GJEKUND!E thene keshtu dmth-ne mik.nje opinion imi gjithesesi per te mesmen :)qe mendoj se nuk ka asgje te perbashket me modestine.

Modestia nganjehere eshte edhe xhelozi.nje urrejtje e heshtur!pakenaqesi!Paftesi!ka dicka naive ne te gjitha keto ndjesi,qe fatmiresisht e bejne te pagjykueshem kete "mekat te heshtur"t'tonin.

T'pershnes njeri!!!