Tuesday, March 4, 2008
I thuaj jo...
Dhe vrapova nëpër natë
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar
Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti
Pemët e lagura anës trotuareve
...spektatorë të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
…në errësirë e konsumuar
Dhe më frikësoi nata e këtij qyteti
Kjo gjysmë jete, jeta e një planeti
Një siluetë shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie
Atje, dy drita krejt pa pritur ndizen
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...
(refren)
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndaloj
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr
----------------
Atje një dritë shprese fiket
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur,
Ishe ti…
(Refreni)
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Mos shko
Dhe era ulëret : I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndalojë
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Por ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend pas teje të t'ndalojë
I thuaj jo...
"Eshte nje tekst i arrire i shkruar nga Jorgo Papingji, (saktesimi me ndihmen e Kapiten) dhe nje kenge e interpretuar perfekt nga Ardit Gjebrea"...
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar
Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën taka prostitutash, pasione zbulon ti
Pemët e lagura anës trotuareve
...spektatorë të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
…në errësirë e konsumuar
Dhe më frikësoi nata e këtij qyteti
Kjo gjysmë jete, jeta e një planeti
Një siluetë shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie
Atje, dy drita krejt pa pritur ndizen
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti...
(refren)
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndaloj
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr
----------------
Atje një dritë shprese fiket
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur,
Ishe ti…
(Refreni)
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
...i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Mos shko
Dhe era ulëret : I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend mbas teje të t'ndalojë
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Por ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetesh
Rend pas teje të t'ndalojë
I thuaj jo...
"Eshte nje tekst i arrire i shkruar nga Jorgo Papingji, (saktesimi me ndihmen e Kapiten) dhe nje kenge e interpretuar perfekt nga Ardit Gjebrea"...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
12 comments:
Une kenget e Arditit i kam shume qejf, ndoshta jane tekstet e kengeve dhe interpretimi i tij qe me bejne per vete.
Kur pashe kengen me erdhi ne koke melodia dhe fillova ta kendoj pa ze, thjesht ne mendje:)
p.s. shiko ckam vene ne blog:)
Mua tekstet me pelqejne shume, pothuajse gjithe kenget e atij albumi jane perla ne kuptim te tekstit. Ai pastaj i ka interpretuar duke i kthyer ne himne te vogla, dhe ato nuk kane mbetur thjesht poezi...
e dini kush eshte autori i ketij teksti???
pershendetje tropoja!!!
do kisha deshire ta mesoja, sepse nuk gjeta gje per autorin...?!
Arditi eshte i madh!
Me kujtove te ridegjoj diskun e tij.
:)
mire do besh nese do e ridegjosh...:)
Vertete nuk e dije se eshte tekst i Jorgo Papingjit?
po me habit qe besa ose po "tallesh" me mua...:)
qe besa nuk jam tall, vertet nuk e dija...
Ore magjar, boll shite mend tani, ne dime kenget, kaq mjafton:))
Ju pershndes fansa te Arditit!
Ky autor tekstesh ka shgkrujt edhe nje kenga per Aurela Gaqen kenduar ne nje koncertet e pranveres.po ashtu " E ka Emrin Dashuri" per Irma libohoven po ne koncert te pranveres te cilen e fitoi parashqevi simaku dhe titullohej "sonte"-kompozim i agim krajkes.me sa me kujtohet A.Krajka bashkepunonte shume me A.Doçin.kurse J.Papingji bashkepunonte me Flamur Shehun...
respekt Tropoja
belle, a e din ti se un sjam fans i Arditit? me duket se do hap nje debat ktu, por me te vertete keto vitet e fundit nuk vleresoj asnje nga gjerat qe ka bere. Kenget per te cilat kemi dite qe flasim, i ka interpretuar perfekt, dhe kjo s`mund ti mohohet. Une e kuptoj qe per cdo artist vjen nje kohe kur gjerat "shterrojne", por per artistet e vertete, besoj, keto jane momente te shkurtra dhe ata dine ta gjejne veten te motivuar shpejt. Une nuk e di, skam ndonje vleresim per cka bere vitet e fundit, me eshte krijuar nje shije e keqe nga nje pershtypje sikur ka rene pre e idese per te qene komerc dhe per te fituar sa me shume, por nuk ia mohoj cka arritur ne art.
Kapiten, sa inat me vjen tani qe nuk e dija per Papingjin, eshte autor shume i njohur dhe une e preferoj shume!
Respekte!
Tropoja, ke shume te drejte! Kenget e meparshme te A.Gjebrese qendrojne me lart si per nga tekstet dhe nga muzika shume e ndjere dhe paster. Kompozimet e fundit kane influence muzike te huaj, dhe nuk kane aspak te krahasuar me keto perlat qe adhurojme ne.
Fundjave te bukur!
Post a Comment