Friday, March 28, 2008

Letër e pa dërguar...

Heshtja ime tretur në meditimin tënd
në paqartësinë tënde, sytë e mi
drita e shikimit kredhur, e humbur
në dallgët e të pathënave, valët
përplasen, bien mbi shkëmb
e mbeten, të pa vdekura fjalët

Heshtja ime tretur në ikjet,
pa kohë, pa adresë, pa shkak
Mes kujtimesh të mbaja
Arratisjet tua s`ishin mungesë
Veç largime të përkohshme
Net të gjata bashkëshortësh që
mpiksin foshnjat e dyshimeve

Heshtja ime tretur në dyshime
Në fjalët, prekjet tua, betimet
që dyshimet mi vrasin përkohësisht
ringjallet heshtja ime në dyshime
mashtrimet thërrasin barbarisht

Heshtja ime tretur në arratisjen
E pritshme
Prej viseve tua, prej relievit
Shkëmbor që kisha dashur
Të pathënat, rikthime të paqena

Heshtja ime në origjinë ku më ra koka
Mes gardheve të mosveprimit
Në një rajon të largët, malor
Heshtja ime tretur në një letër
të gjatë, idiote, vrastare
Objekti: Urrejtje pa fund, mall pa limite
Adresa: Mosqenia e saj
Dërguar: Asnjëherë...

...T.Sokolaj, 2008

8 comments:

belle_fleur said...

"Objekti: Urrejtje pa fund, mall pa limite
Adresa: Mosqenia e saj
Dërguar: Asnjëherë..."

Grrrr, mishi kokërr.....gjithsesi shume e bukur! I ke mbledhur mendimet shume bukur ne kete 'leter poezi' te mos nisur kurrë.

Fundjavë të mbarë!

belle_fleur said...

Tropoja, se mora vesh pse doli komenti 3 here. Te lutem fshije.

drejt tropojes said...

flm per vleresimet belle! Fundjave te mbare dhe ty! Do perpiqem te bej dicka per komentin...! T`pershendes!

Anonymous said...

Tropoja t'lumte pena or lum miku!!!

"idiote"-kete fjale do e hiqja.

"Objekti: Urrejtje pa fund, mall pa limite
Adresa: Mosqenia e saj
Dërguar: Asnjëherë..."-kete fund sikur eshte thene troç,nuk te duket???

Ardita Jatru said...

Bobo c'vete! tropoja,ty bravo te qofte mor djale po poezise po ja thua shume ama. Me pelqen lirshmeria jote,pa tendenca false. urime te perhershme.

drejt tropojes said...

faleminderit miq, ty Ardita dhe ty Kapiten!

Ardita, me pelqeu pjesa "urime te perhershme...", shume e bukur, lume fjala qe te ka!

Kapiten, aty pa diskutim qe ka gjera qe duhen hequr, por ja, qe une e bitis ashtu si me vjen ne koke dhe nuk e "kreh" fare, e them pa gje te keq se nuk e shikoj vargun ne kendveshtrimin "komercial", ndoshta duhet ta bej kete ne nje fare mase, nese duhet, shpresoj ta realizoj ne t`ardhmen.

Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!

belle_fleur said...

Ke hup krejt? A ke shku n'poste me nis letren pa adrese, ene ke mbet ne radhe:PP

Te uroj shendet!

drejt tropojes said...

Hahahaha! Flm per viziten dhe kujtesen, belle! Pashe nje foto te papare vere sot ne bloggun tend, per per mungese te tokes nuk komentova. Tan t`mirat!