Wednesday, March 12, 2008

Dita u err
Netët sterrë
Kjo kohë pa ty...
Ç`tmerr

........

Të kam harruar
Ta dish!
Pas çdo kujtimi më tepër
tretesh në kujtesë
100-fish
Memorja ime e verbër

pas çdo kujtimi më pak gjëra
në mëndje mbërrijnë nga ti
ditë-netët skalitur, rrahur

barbare era
rrëmbejnë kujtime,
humnera
të gjitha varrosur në sy

Është tretur parfumi brilant
Edhe flokët e tu u tretën
Në kohë të paqena, imazhi
ka mbetur,
boshllëku gjigand,
dhe harrimi,
humbi kujtesën


Hiret tua si një parajsë
S`më shfaqen çdo natë
Çdo muzg
Si atëherë kur rendja,
i marrë
Ti lëroja, si arën një bujk

...................T.Sokolaj

10 comments:

Anonymous said...

ti e meriton me t'ba pushkatim virtual per fshehje provash, se ka edhe te tille njerez qe dine vertete te shkruajne por duhet ti nxisesh qe se fundi dikush te lexoje dicka prej tyre.
fola shume m'duket...c'ti besh.e ka fajin poezia e mesiperme.

drejt tropojes said...

hahaha, faleminderit! Gjithe medyshje e kam postuar duke dyshuar shume nese meritonte driten e "publikimit".

Anonymous said...

O modest i mjere...:)

belle_fleur said...

Tropoja, te lutem mos hezito te vendosesh poezi te tilla ne kete blog. Lerja ne dore lexuesit tend virtual te japi "gjykimin" edhe pse s'jemi te denje shpeshere te vleresojme sic duhet poezine, por nje perle si kjo s'duhet mbajtur fshehur ne senduk.

Rrofsh qe i dhe drite! Fantastike!

drejt tropojes said...

Faleminderit shume belle! Edhe ty Kapiten te falenderoj perseri!

ELAIS said...

Pune e paqme!
Pergezime.

drejt tropojes said...

faleminderit elais!

Anonymous said...

he he he jo po thashe...ene pse s'thashe gje...
t'pershnes o njeri!!!

Ardita Jatru said...

Ti po me cudit ne cdo poezi qe sjell,me pjekurine ne varg.Ka te drejte g.a.Meriton shume,por nje fjale te vetme per poezine ne fjale:
E mrekullueshme!

Keto vargje me poshte,me kenaqen vecanerisht.

"Është tretur parfumi brilant
Edhe flokët e tu u tretën
Në kohë të paqena, imazhi
ka mbetur,
boshllëku gjigand,
dhe harrimi,
humbi kujtesën"

Sa here qe duam te perballemi me lexuesin,gjithmone do kemi friken se si do perceptohet,pritet etj.or kurre mos u trishto,keep walking,behemi me te mire.

Te pershendes

drejt tropojes said...

Faleminderit Ardita! Fjalet tuaja nuk me gezojne per shkak te komercit lidhur me poezine, porse ato vargje kane dicka te vertete dhe te perjetur perbrenda tyre, nga une, se fundi.