Ne vitin 2007, gjate periudhes se pikut te turizmit, rritja e te ardhurave ne perqindje krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2006, e ka vendosur Shqiperine ne vendin e pare ne rajon. Thene ne shifra, 63% me shume ne euro dhe 75.9% ne dollare.
Kjo, sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit, e bere e ditur nga ministri i Turizmit, Ylli Pango. Nese do te konsiderohen ndryshimet ne te ardhura per te gjithe vitin 2007, atehere ne 15 vende te rajonit Shqiperia ze vendin e katert.
Per sa i perket 6 mujorit te pare te 2008-es, rritja ne perqindje ne dollare eshte 38% me larte se e njejta periudhe e vitit 2007. Per periudhen janar – 15 shtator te ketij viti, numri i turisteve qe kane vizituar vendin eshte rreth 2.150.000.
Vendin e pare e zene turistet maqedonas, duke u pasuar nga ata kosovare. Sipas Ministrise se Turizmit, megjithe konkurrencen e larte te Malit te Zi, Shqiperia ka patur nje ecuri te konsiderueshme turistike, duke patur madje dhe mjaft turiste nga vete Mali i Zi.
(Top-Channel)