Monday, October 20, 2008

Shqiptarët vdesin për vizë!



ne foto, varka e mbytur ne liqenin e Butrintit

Një 22-vjeçare e martuar pak kohë më parë në Berat, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj 3-muajshe per shkak se varka me të cilën viktimat dhe 22 klandetinë të tjerë po udhëtonin në liqenin e Butrintit, u mbyt. Grupi prej 24 personash, nga Feiri, Lushnja, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë u grumbullua nga katër trafikantë në Sarandë, të cilët përmes udhërrëfyesve i adresuan klandestinët të kalonin në drejtim të Greqisë përmes zonës së Butrintit. Udhëtarët e vdekjes, në kërkim të një jete më të mirë, tentuan ti shmangen postbllokut të policisë kufitare dhe hipën në varkë të dielën në mbrëmje vetëm 500 metra larg zonës ku ishte stacionuar policia. një 17-vjeçar nga Lushnja është shpallur i zhdukur për shkak se nuk gjendet në tokë dhe në Liqen. Bashkëshorti i gruas që humbi jetën dhe babai i foshnjës së vdekur, ndodhej edhe ai në barkë. Emigranti shqiptar në Greqi, 33 vjeç, kishte ardhur pak ditë më parë për një fatkeqësi në fisin e tij dhe kishte menduar të merrte me vete edhe familjen, por...gruaja dhe vajza nuk kishin arritur të merrnin dokumentet për hyrjen dhe qëndrimin në Greqi.
Historia përsëritet. Barka e vogel nuk mundi te mbaje plot 24 njerez te vendosur aty nen diktatin e trafikanteve qe kercenonin viktimat me rikthim ne token e mallkuar. Historia rikthehet. Ndoshta jo në kanalin e Kofruzit, mbase jo në mezokanalin e detit Jon, mbase jo në Karaburun apo në plazhin e Patokut më në veri, por diku, në ujërat e liqenit të Butrintit. Edhe atje vdesin njerëz që me shpresë të vrarë e pa rrugë shpëtimi, vendosin të largohen nga ky vend. Nga ky vend në të cilin bëhet propagandë për liberalizim vizash nga mëngjesi në darkë, nga fillimi i muajit në fund të tij, por ku realiteti është krejt ndryshe. Ësthë ai realitet që nxjerr tërësisht zbuluar mashtrimet politike vrastare për këta njerëz të pafajshëm të cilëve u refuzohen vizat për shkak se këta politikanë prodhuan një sistem që nuk ofron garanci për vërtetësinë e dokumenteve, për shkak se këta politikanë kurrë nuk e vunë ujin në zjarr për këta njerëz, të cilët si rrjedhim ende vazhdojnë të konsiderohen fatkeqëisht, delja e zezë në BE-në që na premtojnë çdo ditë politikanët dhe “eskpertët” tanë.

4 comments:

Ardita Jatru said...

Gjithcka ne kurriz te popullit. Mjere ne per c'ka kemi ihequr,po heqim dhe me tej. Tragjedite tona s'kane fund dhe nuk e di a do kete liber qe mund t'i perfshij brenda te gjitha?

p.s.Ai Bracja,papagalli,fryhet e kapardiset se coc di te thote?
Nje hic eshte dhe ai me kompanine,nje acarues nervash dhe nje kukull maskarade. Me ngjethet mishi nga e keqja kur shoh politikanet e leshit ne shqiperi,qe vetem te tille nuk jane. O Zot,kur do t'i vije dita popullit tone te shumevuajtur per pakez drite,uje dhe liri(vizash)?

drejt tropojes said...

Ardite, te pershendes! Fatkeqesisht ato qe thua jane realitet. Une mendoj se eshte nje realitet qe me cdo menyre dhe me cdo kusht duhet te perpiqemi jo ta ndryshojme, por ta shporrim sa me pare. Dhe ne fakt, shikoj shume pak gjasa te ndodhe kjo, me kete nivel te reagimit qytetar e social te njerezve!

eni said...

te vjen te qash.ne kete kohe , viti 2008 me çfare gjerash merret populli jone:(

drejt tropojes said...

Eni, mendoj se populli eshte i detyruar te veproje ne ate forme! Cilet jane ata prinder qe deshirojne te qendrojne ne Berat, ne Kukes, ne Bilisht, ne rrethina te Vlores, ne Lezhe, Lac, Koman, Kukes, Malesi te Mbishkodres apo ne Tropoje, kur jane teresisht te harruar. Te harruar teresisht ne cdo lloj kuptimi te mundshem te kesaj fjale. Nuk mendon njeri per ekzistencen dhe jo me per punesimin, mjekimin, arsimimin apo ushqyerjen e tyre. Ky vend dalengadale po kthehet ne nje xhungel, ne nje sistem pa referim, pa merita, pa vlera dhe pa busull qytetare. A mund te rrish ne nje vend ku e shikon ne cdo minute te ekzistences tende se realiteti nuk ka ku te behet me keq, e kur mendon per rrugezgjidhje e vetmja qe te mashtron eshte politika me bastardet e saj qe dihet se genjejne, dihet se mashtrojne, dihet se akuzojne sa per te folur, dihet se premtojne sa per votat e radhes dhe asgje me shume se kaq. Seriozisht kur e mendoj nje rrugezgjidhje te mundshme per kete situate, e marr me mend se eshte i nevojshem nje ndryshim qe te trondise themelet e ketij sistemi pa sistem por me te vertete shikoj shume pak, ose aspak mundesi te ndodhe kjo. Nuk bej pjese ne ata njerez qe e lidhin te keqen apo te miren ne kete vend me emra te pervecem edhe pse po te analizohet ka te tille, mendoj se aktualisht njerezit e thjeshte nuk kane perfaqesim, nuk kane te deleguarit e tyre ne vendimarrjen e ketij vendi qe te ndryshojne pak e nga pak dhe gradualisht te na cojne ne rrugen e duhur.
Cfare te besojme?
premtime qeveritare te paskurpullta per lufte kunder korrupsionit, per karta identiteti dhe pasaporta biometrike, kur ne anen tjeter vriten 26 vete dhe plagosen 300 te tjere dhe askush nuk mban pergjegjesi edhe pse fund e krye kjo histori qe nje makinacion korruptiv. Te besojme ne kartat e premtuara te identitetit dhe pasaportat biometrike, ne zyrtaret barkmedhenj qe dalin neper ekrane e na thone se po bejne te pamunduren, kur akoma refuzohemi ne te gjitha ambasadat per te marre nje vize halli, sepse askush nuk beson ne identitetin tone dokumentar, askush nuk beson se duam te shkojme jashte per te jetuar, por te gjithe na shikojne sikur jemi fukarenj, lypsare, hajduter, trafikante apo vrases?!
Apo te besojme ne premtimet e politikes se re, asaj te ndryshimit qe edhe kete qe kemi po na e merr?! Po flas per kryeqytetin e ketij vendi, qe po betonizohet cdo dite e me shume duke na rrembyer pak e ngapak shansin per te jetuar ketu. Te besojme ne keto grupime, shumica e perberesve te te cilave e kishte pushtetin ne duar dhe perseri, thuajse te njejtat drama e mashtrime na ofroi?!
Une thjesht i injoroj keta njerez. Dhe besoj shume se kam te drejte sepse ata jane vendimarresit dhe nuk kam si te mos i gjej fajtore kur me duhet te jap ryshfet ne spitale per te vizituar te afermit e mi, kur me duhet te pres me dite te tera ne radhe per te mesuar diagnozen e te afermve dhe qe shpeshhere rezulton e gabuar dy vjet pas nje mjekimi te tille?!
Te besoj tek investimet kur uji qe vjen ne shtepi eshte jo vetem i pa sigurt, jo vetem i pa perdorshem por mbi te gjitha rrezik eventual per shendetin?!
Te besoj tek reformat ne arsim kur perseri perfitimi i te drejtes se studimit kalon neper hullite e ujqerve qe te rrjepin me ryshfete dhe miqve qe gjejne nje vend per ata qe nuk e meritojne?!
Pra thjesht i injoroj keta njerez, thjesht nuk besoj se asgje cfare thone! Sepse rasti i Butrintit nuk eshte as i pari dhe as i fundit. do te ndodhe si ne rastet e ngjashme ku pergjegjesia do te shperndahet bashke me vemendjen qe do te rrembeje ndonje kandal-flluske i radhes Made In Albania, dhe kaq.