Wednesday, July 16, 2008
Përgjim i pa autorizuar nga Gjykata!
A- Profesioni: Sekser
B- Biznesmen, pronar restoranti
A: Hë, si ma ke syrin sot? Të shikoj që je mërzitur, a të thashë që dy mundësi ke për gjobën...ty s`të mbushet mendja dhe unë s`kam çtë bëj!
B: Them ta paguaj, ajo gjobë është, unë s`kam asnjë mundësi për ta hequr...
A: Dëgjo, ty të kanë vënë gjobë 500 mijë lekë, më jep mua 300 mijë dhe e heqim...di unë çfarë bëj, me atë punë merrem, sapo i hoqa gjobën njërit, një telefonatë më duhet. Ajo fotografia që të kam treguar më ka bërë punë. Komandanti ishte andej nga fshati im dhe bëmë një foto së bashku si miq, tani të gjithë mendojnë se e njoh dhe më hapin rrugë...
B: ...të jap aq sa kërkon...po ata mund të vijnë prapë, më kanë lënë faturën, nuk dua të nisem për mirë, të paguaj më pak e të përfundoj më keq, është bërë vështirë...çfarë më garanton për këtë, e di se deri tani kam paguar tri gjoba të tilla?!
A: Ndize një cigare nga këto të miat dhe më dëgjo me vëmendje. Ke paguar tre gjoba se nuk ke mend në kokë. Ti paguan ata ta ngecin. Këtë gjobë mund ta heq vetëm unë, ose ai, nëse ke mik atë, s`kam çte duhem unë, mjafton tu thuash se je njeriu i tij dhe ata nuk bëjnë zë. Jo vetëm kaq, por pasi të mësojnë shkakun e heqjes së gjobës do të të lënë të qetë njëherë e përgjithmonë.
B: Për Komandantin po flet?
A: Po...ai është në krye të punëve këtij vendi, ai vendos për gjëra akoma më të mëdha, një gjobë 500 mijë lekë se u gjet njëri duke pirë cigare këtu, s`është asgjë për atë, e di mirë unë. Po të them se ai nuk ka dijeni fare për këto, por ajo fotografia që kam bërë me të, më shpëtoi kokën, të gjithë e kanë frikë se askush nuk shkon ti thotë se emri i tij përdoret lart e poshtë
B: Mos më ngatërro me këto gjëra të lutem! Ç`lidhje kam unë me atë njeri?!!! S`dua ta përmend...nuk dua! Kush do të besojë ndërhyrjen e tij në këto punë me ato fjalë të zjarrta që flet ai çdo ditë kundër korrupsionit?!
A: Unë po të them si funskionon, vetëm unë ose ai të zgjidhim punë, derisa nuk e njeh atë, bujrum, siç të thashë dhe është e mbaruar, jepi se nuk kam shumë kohë se...më presin. Nuk ka njeri këllqe të verifikojë nga ndërhyrë ai apo jo, nëse përmendim emrin e tij, ia kanë frikën të gjithë e dinë se me atë nuk bëhet shaka.
B: Nuk e di çfarë të bëj, mezi po heq diçka mënjanë pasi ndaj rrogat e këtyre punëtorëve që kanë mbetur, nuk e di...! Ku më gjetën mua xhanëm, gjithandej në bare e restorante pihet duhan, askush nuk po e zbaton atë dreq ligji, ç`pikë e zezë i solli tek unë?!
A: Mua më duhet të shkoj, kam ndonjë detyrim në këtë tavolinë?...ti vazhdo ti paguash inspektorët dhe ata, prapë do të të gjobisin ta dish...para duan.
B: Jo, jo, drekën e ke nga unë, po mendoja nëse mund të prisje dhe ca, më jep një afat të dytë nëse mundesh.
A: Nuk pres dot më gjatë, mund të vijnë të kërkojnë gjobën dhe nëse e paguan nuk mund të bëjmë asgjë, të thashë edhe njëherë, shpëton vetëm nëse je njeri i atij.
B: Prit të shkoj të marr paratë.
A: Okej njeri, më në fund.
B: Sa duheshin?
A: 300 të thashë, ndryshe nuk bëhet punë, një 50-she do ja lë në xhep Drejtorit...
B: Ja ku i ke paratë, 50, 100, 150, 200, 250, 300, në rregull? Fjalë dhe probleme nuk dua, nëse mundesh...ti dhashë kësaj here por dije se nuk paguaj më asnjë qindarkë nëse mendon ti nxisësh të më gjobisin duke besuar se do të të paguar përsëri.
A: Mbaroi kjo punë njeri! Edhe ti nuk duhet të flasësh, ata do të mendojnë se të ka mbaruar punë AI, do të mendojnë se je njeriu i tij dhe nuk të shqetësojnë. Tani po shkoj për atje të flas me Drejtorin. Nëse vijnë të kërkojnë likujdimin përpiqu ta shtysh. Okej njeri? Hajt mirë u pjekshim!
PS: Ky përgjim është realizuar në bazë të informacioneve operative të marra prej kamarieres që na u rrëfye me shpresën se do shpëtonte pronarin e saj të cilin inspektorët e shtetit vazhdojnë ta gjobisin sa herë që u jepet rasti. Interceptimi i bisedës është bërë pa autorizimin e Gjykatës, ndaj si i tillë, ky dialog nuk mund të konsiderohet provë materiale në një proces penal apo administrativ. Transkriptimi i fjalëve u mundësua në shenjë hakmarrje nga një ish-hetues i majtë i dalë në reformë pasi në pushtet erdhën të djathtët. Falenderojmë agjentin me nofkën “Komerdarja” i cili pati durimin të qëndronte me regjistruesin në duar pas murit të restorantit, në dalje të lavamanit ku kaluam kabllin e përgjuesve të maskuar në lulen pranë tavolinës. Jemi ende në dilemë lidhur me kolonën zanore që duhet të zgjedhim për të shoqëruar lancimin e dialogut në tregun politik, megjithëse mendimet e grupit hetimor vertiten në ujëra të turbullta qeveritare rreth këngëve të mëposhtme:
Herë me pare e herë pa pare...!
Dy dele, 300 napulona...!
Është bërë keq për lek!
Rroftë Kapidani!

Tuesday, July 8, 2008
Gërdec 2008!
Te nderuar miq, vizitorë të faqes, ne prag te nje udhetimi jashte Shqiperise per disa dite, sic po e genjej veten per pushimet e veres por qe ne fakt nuk eshte aspak pushim, po vendos kete postim, per tju kujtuar Ju dhe veten time, qe te mos harrojme!
26 te vdekur...mbi 300 te plagosur...(35 te gjymtuar)...5 mije banesa te shkaterruara, qindra mijera te traumatizuar dhe asnje fajtor!
Saturday, July 5, 2008
Vlorë, ekspeditë italo-shqiptare në parkun arkeologjik të Orikut

VLORË, /ATSH-H.Koçi/.-Një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare do të nisë së shpejti punën në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Orikut, 25 km larg qytetit të Vlorës, e cila do të fokusohet kryesisht në zonën nënujore të lagunës me të njëjtin emër, ku fshihet një pjesë e qytetit të lashtë.
Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orik, Gëzim Llojdia, tha të shtunën për ATSH-në, se "fillesa e kësaj ekspedite, u hodh gjatë një vizite që zhvilloi ditët e fundit në këtë park, një ekspeditë e drejtuar nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisë nënujore Durrës dhe Xhulian Volpe, rektor i Universitetit të Foxhias(Itali), të cilët realizuan një rikonjicion të sitit arkeologjik Orik, në kuadrin e projektit "Liburnia", që ka nisur të zbatohet në bregdetin jugor të Shqipërisë".
Llojdia tha se projekti ‘Liburna", ose arkeologjia shqiptare e nënujit, është një projekt kombëtar, i cili është përfshirë në marrëveshjet 2007-2010 më qeverinë italiane. Ai ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij. Pjesë e punës së projektit është edhe një kërkim i realizuar para pak javësh në zonën nënujore të Porto Paelermos, ku u zbuluan objekte qeramike të shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit.
Sipas Llojdisë, një nga fazat më interesante të projektit, është eksplorimi i sitit arkeologjik të Orikut, ku puna do të përqëndrohet në zonën nënujore të lagunës ose siç emërtohet ndryshe, liqeni i Valltos, ku gjenden disa prej veprave monumentale të qytetit antik.
"Gërmadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden ne pjesën me jugore të gjirit të Vlorës dhe 42 km në jug të Apollonisë, në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokaster, e larte 20 m mbi nivelin e detit", sqaron drejtori Llojdia.
Sipas tij, duke njohur faktin historik se në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime, pikërisht kërkimet nënujore do të shtrihen në këtë zonë, ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli, që daton në shek IV, tregu i qytetit, etj.
Gjatë punës paraprake që bënë pjesëtarët e ekspeditës, e cila do të nisë nga puna në terren në datën 29 korrik, u eksplorua porti i brendshem (portus introitus), i përmendur prej Cezarit, i cili është lokalizuar në lagunën 2.2 km të gjatë dhe 1.2 km të gjere, që ka formen e një trekendeshi me baze të drejtuar nga deti. Sipas Llojdisë, në ekstremin perëndimor, bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin.
Aktualisht, në brendësi të lagunës, nën pasqyrën e ujit, spikasin qartë gjurmët e një muri, me gjerësi 1.80 metra, i cili lidh dy brigjet e saj dhe që, është bankina me gjatësi rreth 200 metra, që shërbente për ankorimin e anijeve.
Në kapërcyellin e erës sonë, krahas Apollonisë, Oriku dëshmohet si baza kryesore detare e Çezarit në Shqipërinë e Jugut. Përmendja e tij si qytet me mure mbrojtës, i pajisur me garnizon, tregon vazhdimësinë e jetës si qendër e fortifikuar edhe nga fundi i periudhës republikane.
Nga ana tjetër, ndërtimi i teatrit në shek. I-rë të erës sonë, dëshmon se Oriku edhe gjatë kohës perandorake, jetoi një periudhë lulëzimi. Forcën e tij jetësore e dëshmon dhe veprimtaria ndërtuese e Herod Atikut, pas tërmetit të shek. II-të. Porti i qytetit, siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se, gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit", sqaron për ATSH-në, drejtori i parqeve arkeologjike të Amantia-Orik.
Sipas tij, aktualisht, kanali është bllokuar, duke e lënë liqenin të izoluar dhe vetëm me një furnizues uji, që aktualisht është një dajlan peshku. Për këtë arsye, objekt i punës së ekspeditës së përbashkët italo-shqiptare, që do të nisë nga puna në datën 29 korrik, do të jetë dajlani e, më pas liqeni, i cili ka një grykë furnizimi, i mbuluar pjesërisht nga aluvionet dhe rëra.
Wednesday, July 2, 2008
Subscribe to:
Posts (Atom)