Sunday, July 20, 2008

C`a do ne Tirane?!!!









Po ecja disi i nxituar ne qender te Tiranes, kur Krasta, miku im i profesionit prej mese pese viteve, i pranishem gjithandej ne blogosfere, tek Peshku dhe ne Flickr, me telefonoi.
"Ku je"-me tha.
"Ne Tirane",- i thashe.
"Ca do atje mo vlla, e di ku jam une? Ne Koman, qenka mrekulli e papare, po udhetoj per ne Tropoje!"-me tha.
Pasi e mbylla telefonin, i dergova nje sms, duke i thene te ngjitet patjeter per ne Valbone, rruges nga qendra e rrethit, qyteti Bajram Curri, udha qe te shpie ne Valbone, kalon nga fshatrat Kucanaj, Margegaj, Shoshan, Klysyre, Dragobi, ndahet me rrugen e fshatit Cerem, ne kufi mes Shqiperise dhe Serbise dhe vazhdon lart, per ne fshatin e Valbones. Kjo rruge pra, e cila ne gjithe gjatesine e saj kalon permes krahut te djathte, fare prane nje perle si lumi i Valbones, po ndertohet me sa pashe une, ne parametra bashkekohore dhe kur e mendoj qe germimet po beheshin ne shkemb, po, po, pashe mjete qe germonin ne shkemb derisa arrinn te hapnin gjeresine e duhur te rruges. E lajmerova Krasten te ngjitej ne Valbone, per bukurite e rralla te asaj lugine, per freskun dhe qetesine obsolute qe ajo i ofron nje njeriu gati te traumatizuar nga rremuja, vapa dhe pluhuri i Tiranes. Ky episod por edhe lodhja e ketyre koheve me beri te shkoj edhe une ne vendlindje per nja tri dite edhe pse vetem pak dite me pare pata nje shkeputje tjeter 1-javore nga puna per shkak te udhetimit jashte vendit. Ndersa qendroja atje i telefonova pa fund Krastes, per ti bere nderet e mysafirit, por telefoni i tij dilte i mbyllur. Ne ato zona ne fakt ka plot vende te bukura ku ecet me ore, te cilat nuk mbulohen nga valet e operatoreve celulare shqiptare. Me kete mendim ne koke, i dhashe fund perpjekjeve per tu lidhur me Krasten dhe udhetova perseri drejt Tiranes duke menduar se pas qendrimit 2-ditor ne Tropoje, ai mund te kete udhetuar drejt Kosoves, e cila nga vendlindja ime eshte vetem 40 minuta larg me makine. E di se kur te kthehet, ai do te beje nje reportazh per udhetimin e tij atje dhe per kete me vjen vertet mire. Une nuk e kam bere nje gje te tille, me perjashtim te nje tentative ne gazeten ku punoj, e cila sic biseduam bashke me kolegun tim Krasta, ishte me teper pershkrim sesa reportazh. Per faktin e thjeshte se une kam lindur dhe jam rritur ne ato ane dhe jam ambientuar me gjithcka ndodh aty. Bukurite e atyre aneve, kesisoj mund te binin me fort ne sy te Krastes apo cdo vizitori tjeter qe nuk ka qene aty me pare. Gjithsesi une zgjodha rrefimin permes fotografive edhe pse e di se ai do te sjelle edhe fotografi te bukura.

7 comments:

Unknown said...

Good good good......

belle_fleur said...

Pershendetje Tropoje!

E dua lumin Valbona dhe gjithe ate zone veriore pa e pare asnjehere me syte e mi. Ndoshta ti nepermjet ketij blogu ke bere nje pune te mrekullueshme duke na e prezantuar me nga afer nepermjet fotove dhe pershkrimeve te herepashereshme qe sjell per Tropojen.
Eshte gjithnje kenaqesi te lexoj dhe te mesoj gjera te reja nga vendi im. Fatkeqesisht ka shume vende te bukura qe une si kam pare, dhe nje nga keto eshte edhe Tropoja.

Flm per fotot se jane shume te bukura!

drejt tropojes said...

faleminderit shume per gjithcka ke thene, belle!
Nuk e di sa kontribut ka pasur blogu ne prezantimin e atyre zonave, fatkeqesisht gati te harruara. Ajo qe mund te them, eshte se vitin e kalur, pra rreth nje vit me pare, perpjekja ime per ta sjelle ne internet ate zone, ne menyre simbolike permes ketij blogu, u materializua. Ngadale ngadale jam perpjekur te sjell fotografi qe flasin per bukurite e natyres qe ekzistojne atje. Dhe me thene te drejten, mu qejfi shume qe kete vit, pashe se si atje po ndertohet nje rruge dhe se si, njerezit ishin entuziaste se dicka po ndryshon. Kete vit pashe me shume turiste nga Tirana, nga Kosova dhe nga vende si Gjermania apo Franca, qe qendronin me deshire ne ato ane. Dhe me erdhi mire dhe mu be qejfi shume. Ata as qe e dine ndoshta se blogu im ekziston, megjithate eshte e vertete se kur fillova te postoj fotot e para, jo shume imazhe nga ato zona gjendeshin ne internet. Me teper se sa mund te kete ndikuar blogu ne menyre te drejtperdrejte, besoj se kane ndikuar shume fotot qe jane marre prej tij dhe mund te gjenden ne google pas cdo klikimi me Tropoja apo edhe fotografite qe jane marre per blogut dhe jane publikar ne website te tjera akoma me te njohura dhe me popullore. Kete fenomen, kam planifikuar ta trajtoj ne nje postim te vecante, kaq mund te them tani per tani.
pershendetje dhe faleminderit qe e do Valbonen, eshte pjese e imja, shpeshhere rrokullisem nder valet e jetes here me rrebeshin e valeve te saj mbi gyret shkembore e here me qetesine paqtore e dredhat e shtratit, qe ajo pershkon ne fshatrat fushore te vendit tim!
pershendetje!

e paditur said...

Shumë të bukura fotot, gjithmonë të kam zili kur i shikoj. Tani unë nuk kam kohë tani të rishikoj blogun tënd, po ke shkruar ndonjëherë ndonjë tip guide turistike ti sesi mundet një "turist" si puna jonë të vijë e të vizitojë këto vendet e bukura? Si mund të udhëtojë, ku mund të ndalojë, ku mund të hajë, ku mund të flejë?

Na vër ndonjë link këtu, ose nëse ke mundësi shkruaj ndonjë guidë të vogël. Them që do të ishte e vlefshme për këdo, aq më tepër që informacione të tilla është vështirë t'i gjesh në Web.

Përshëndetje Tropoja!

drejt tropojes said...

flm e paditur! Per guiden po mendoj, ke te drejte dhe eshte e nevojshme.
pershendetje!

Selfmaderadio said...

fotot shume te bukura. flm per guiden drejt tropojes, gjithashtu.

drejt tropojes said...

flm, self!