Saturday, June 28, 2008

Festa e Birrës në Tiranë


TIRANE-28 qershor 2008- Dje në mbrëmje në një ambient te hapur në natyrë, pranë liqenit Artificial në Tiranë filloi “Festa e Birrës”, një aktivitet masiv i banorëve të kryeqytetit dhe jo vetëm, i cili për herë të parë u zhvillua në qershor të vitit të kaluar e që siç duket do të kthehet në një traditë të përvitshme.
Prodhimet zgarës dhe birrë nga markat e njohura vendase si “Birra Korça”, “Norga”, “Kaon” dhe “Stela” si dhe interpretimi i artistëve shqiptarë si motrat Libohova, Ardit Gjerbea dhe Mariza Ikonomi, janë ofruar për qytetarët e Tiranës prej orëve të mbrëmjes deri në 02:00 pas mesnate. Birra dhe produktet ushqimore janë ofruar me çmime promocionale për qytetarët që morën pjesë në aktivitet, ndërsa artistët që interpretuan, secili të financiar nga njëra prej markave të birrës, kanë bërë publicitet për të preferuarën e tyre.
Në një ambient të hapur me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, pjesëmarrësit kanë kaluar disa orë argëtimi duke shijuar birrën, muzikën si dhe duke kërcyer. Festa e Birrës vijon gjatë mbrëmjes së sotme ndërsa nata e fundit është të dielën. Mes pjesëmarrësve ka pasur mjaft personazhe publikë por edhe njerëz të thjeshtë

Friday, June 20, 2008

Poçari...!

Vajta në Stamboll të bëj Pazar
Dhe për kujtim të ble një vazo balte
Paqe dhe selam, usta poçar!
Dhe vazon më të mirë për mua në e pate

Vazoja nga dora seç më ra…
Dhe mu bë njëzet e pesë copë
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe dyqani turk mu hap si gropë

Pa më shau poçari rëndë turqisht
Unë shqip ia ktheva në mend i rashë
Për çudi poçari nuk u ligsht
Veç dy pika lot në sy ja pashë

Mos u çmend ky turk, ky qerrata
Unë e shaj e ai me duar në qafë
Vazo tjetër mori në dyqan
Dhe më tha më shaj pash besën prapë

Psherëtiu dhe unë tha jam shqiptar
Shqip vëlla ti shamë edhe njëherë
Fjala shqipe s`blihet në Pazar
Në dyqan ka kohë që se kam ndjerë

ref
Vazoja nga dora seç më ra…
Dhe mu bë njëzet e pesë copë
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe dyqani turk mu hap si grope

Pa më shau poçari rëndë turqisht
Unë shqip ia ktheva në mend i rashë
Për çudi poçari nuk u ligsht
Veç dy pika lot në sy ja pashë

Mos u çmend ky turk, ky qerrata
Unë e shaj e ai me duar në qafë
Vazo tjetër mori në dyqan
Dhe më tha më shaj pash besën prapë

Psherëtiu dhe unë tha jam shqiptar
Shqip vëlla ti shamë edhe njëherë
Fjala shqipe s`blihet në Pazar
Në dyqan ka kohë që se kam ndjerë

Ikën nga dyqani burra e gra
Unë dhe poçari, tjetër s`kishte
Vazon tunddte deti Marmara
Vazove poçari shqip u fliste

Teksti është një poezi e Dritëro Agollit. Kënga interpretohet nga këngëtari i njohur kosovar Ilir Shaqiri. Është interpretuar edhe nga Selami Kolonja, këngëtar shqiptar nga Maqedonia. E solla në variantin këngë, sepse interpretimi dhe muzika kanë efektin e tyre megjithëse poezia është shumë e bukur!

Thursday, June 19, 2008

"Dushku i Lleshanit", legjenda e flijimit te nje foshnje


ELBASAN, 19 Qershor/ATSH- Dushku i Lleshanit me një moshë 500 vjeçare tashmë është kthyer në vlerë natyrore, e cila do të mbijetojë edhe për shekuj të tjerë, mbi kodrën e vogël në fshatin Lleshan, rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit. Flladi i tij përshëndet udhëtarët që kalojnë pranë tij..."Kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lente dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjen e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…Foshnja do të ishte krijesa e kësaj peme madhështore, që populli e mbron, i shërben dhe e respekton si të ishte një gjë e gjallë, këtë monument natyror me shumë vlera". Këto janë fjalët e shkruara në formën e një epitafi, në një kornizë të varur në pemën e dushkut, si një rrëfenjë për ata që ndalojnë për herë të parë dhe shijojnë freskinë, ujin dhe natyrën e bukur që rrethon këtë dushk 500 vjeçar. Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit, por edhe të fshatrave përreth për t'u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë tij. Shpatarakët të njohur si besimtarë ortodoksë, ndalojnë dhe ndezin qiri në një dhomëz të vogël, ndërtuar nuk dihet se prej kujt. Veç lutje dhe qirinj të ndezur mund të shohësh çdo ditë në këtë dhomëz shumë pranë dushkut.
Historia e 'Dushkut të Lleshanit'
Të duket si përrallë, por gojëdhënat vit pas viti për këtë dushk, të bëjnë të besosh që është një histori e vërtetë, saqë të duket sikur edhe vetë dushku me pamjen e tij sa gjigande dhe krenare të bën ta besosh këtë.
Thuajse para 500 vjetësh më parë një çift bashkë me djalin e tyre vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo më poshtë në Shelcan. Të lodhur nga rruga në këmbë, ata bashkë me fëmijën u ndalën në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se dushku aktual dhe nën hijen e tij u ulën të pushojnë sadopak për t’ju kthyer sërish rrugëtimit në këmbë.
Të lodhur nga këmbët si dhe të etur për ujë, çifti i ri, për një moment e largon vëmendjen nga djali i tyre thuajse tre vjeç, i cili si lodër për të luajtur, përdor një lende dushku. Fëmija, pa ditur se çfarë po bënte dhe njëkohësisht i uritur e përtyp këtë lente.
Dhe gjithçka merr fund këtu...!
Edhe pse të dy prindërit përpiqen t'i shpëtojnë jetën e djalit të tyre të vetëm fëmija ndërroi jetë.
Zemërthyer vendosin ta varrosin qënien e tyre shumë pranë këtij dushku. Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se aty prehej një djalë tre vjeçar.
Por nuk kish kaluar më shumë se një vit, dhe për çudi apo nuk dihet se si…., një filiz e më pas një pemë filloi të mbinte pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit tre vjeçar…
Dhe historia vazhdon... Gojëdhënat thonë se lentja që djali i vogël përtypi mbiu, hapi rrënjët thellë në tokë, dhe një dushk u rrit ...
Ky dushk tashmë fton kalimtarët të ndalojnë, të pushojnë nën hijet e tij të mëdha .
Gojëdhënat thonë se më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit të varrosur nën këtë dushk, u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes. Tashmë rreth dushkut ndodhen shumë varre, të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.
Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.
E sa … e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë. Kurdo që të shkosh ai është i njëjtë, i gjelbër, herë- herë të duket sikur të fton të ulesh shumë pranë tij dhe të bisedosh me të, duke shijuar një cigare, apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.
'Dushku i Lleshanit', Monument Kulture
Në vitin 2002, ku Dushk do të shpallej monument kulture për nga vetë vlerat që ka.
Rreth vitit 2005 – 2006 World Vizion, do të kryente edhe një investim prej rreth 1.8 milionë lekë, duke e rrethuar dushkun me kangjella prej druri, dy palë shkallë si dhe duke restauruar çezmën që ndodhet shumë pranë tij.
Tashmë ai është një monument kulture që në çdo kohë pret vizitorë, apo pushues, të cilët nën hijen e tij shijojnë bukurinë e rrallë që e rrethon. Ky dushk tashmë është kthyer në një vlerë natyrore, e cila do të mbijetojë edhe për shekuj të tjerë, mbi këtë kodrinë të vogël në fshatin Lleshan, rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit.

Monday, June 16, 2008

Jeta e natës në Tiranë

Ka kaluar mesnata! Pasi dëgjoj hyrjen e mërzitshme të gazetares, një monolog me fjalë të njëjta që përsëriten në forma e shqiptime të ndryshme, më në fund, kam shansin të dëgjoj ccfarë thonë të intervistuarit për jetën e natës në Tiranë. Sinkronet sjellin dy vajza, njëra nga Burreli dhe tjetra nga Korcca, të cilat janë intervistuar nga radioja që po dëgjoj.
Vajza nga Burreli thotë se kur erdhi në Tiranë, nuk kishte shumë ide për jetën e natës. Pasi erdhi me studime në kryeqytet, filloi të dalë me shoqërinë pasi nuk ekzistonte edhe pengesa e prindërve. Daljet, sipas vajzës, nuk janë të shpeshta por ndodhin kryesisht në fundjavë. Ajo tha se në qytetin e saj të lindjes, jeta e natës ishte inekzistente, pasi Burreli “përgjumej” që në orën 16:00 pas mesdite! Nga jeta e natës në Tiranë, vajza pëlqen muzikën, kërcinim, pijet dhe argëtimin me shoqërinë.
Korccarja tha pak a shumë gjëra të njëjta me parafolësen. Sipas saj, qyteti i Korccës, përgjumet një orë pas qytetit të Burrelit, pra rrreth orës 17:00. Megjithatë vajza nga Korcca tregoi se në qytetin e saj të lindjes, në fundjavë organizohej ndonjë mbrëmje apo aktivitet, ku njerëzia mund të marrin pjesë për të kaluar kohën dhe për tu argëtuar.
Pas një intervali muzikor, transmetohen intervistat e prindërve, banorë të kryeqytetit. Ata thonë se frika më e madhe e tyre, kur fëmijët dalin mbrëmjeve, është duhani, droga dhe alkooli. Një grua, tha se ajo dhe bashkëshorti nuk i pengojnë fëmijët të dalin mbrëmjeve, por gjithsesi, nuk lejojnë që kjo të ndodhë shpesh. “Jeta e shpeshtë e natës mendoj se është me rrezik”, tha gruaja. Emisioni në radio vijoi me disa intervista të realizuara mes zhurmës së pub-eve dhe lokaleve të natës në Tiranë ku më tepër dëgjohej muzika në sfond sesa thëniet e folësve.

Saturday, June 14, 2008

Nga burimi i Valbones...

Friday, June 13, 2008

Dy Muaj ne Tirane

01/6/2008

Tirana nje Gerdec...

04-04-2008

Me poshte jane nje grup shkrimesh nga vizita ime dy mujore ne Tirane...

Pas nje vonese te sterzgjatur ne Washington D.C., ku avioni i "Austria Airlines", per shkak te nje difekti e shtyu flutrimin plot 12 ore (sikur edhe ai me kerkonte te mendohesha dy here para se te fluturoja per ne Tirane), dhe pas nje gjumi te trazuar ne nje motel ne periferi te Washingtonit dhe zgjimit ne kater te mengjesit per te shkuar perseri ne "Dulles Airoport", me nje taksist indian, qe shfrytezoi rastin per te na "rrjepur" mire nga parate, me ne fund u nisem ne oren 6 te mengjesit ne drejtim te Vienes (kur duhej te ishim nisur ne oren 18:00 te nje dite me pare).

Ne oren 8 te darkes (me oren Europiane) avioni austriak zbriti ne aeroportin e Vienes, dhe rreth ores 24:00 nje avion tjeter austriak zbriti ne aeroportin e Tiranes. Pas shume vite largimi nga Shqiperia, me ne fund shkela token shqiptare, ndersa u ndjeva jo keq ne aeroportin e Rinasit, qe nuk kishte ndonje dallim thelbesore nga normaliteti perendimore. Por...

Por, fill pas Rinasit gjerat u kthyen gri - nje gri e erret. Tirana me ngjau me sekuencat televizive te stacioneve amerikane per Bagdatin. Si ka mundesi? Te krijohej pershtypja se Gerdeci kishte ndodhur ne Tirane, jo ne Vore. Pluhur, ndertesa me suvatime te rrjepura, pallate te larta pa rregull e pa sistem, rruge te cthuruara me semofore qesharake (ku vizat e bardha ishin te padukshme), trafik i tipit afgan, plehra, dhera, etj, etj... njelloj si nje qyteterim i rremujshem i botes arabo-palestineze...

Ishte ora 12 e nates dhe doja te fajesoja erresiren per perceptimin tim ndoshta te gabuar. Por jo! Nje pamje po te tille, madje me te tmerrshme, pashe dhe te nesermen ne Tirane..., ndersa nga larg degjoja zerin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, qe ne nje miting ne Sheshin Skenderbej protestonte kunder Gerdecit. Cfare ironie!

Sot Pashe Sokol Ballen...

07-04-2008

Te dalesh rrugeve te Tiranes eshte absolutisht nje tmerr. Njeqind per qind tmerr i vertete, e pse jo, dhe nje absurditet me oke. Me keq s'ka si behet. "Sheshi Skenderbej" eshte qendra e kasaphanes. Pervec gropave pa mbarim ne shesh (sikur e kane punuar me traktor per ta mbjelle me miser.E me verte, pse nuk e mbjellin me miser?! Nje fushe me miser aty do te dukej shume me mire se c'eshte katandisur. Do kulloste dhe kali i Skenderbeut...), trafiku eshte ana me dramatike e ketij sheshi. Nje drame reale ne kuptimin e vertete te fjales. Nuk di si ta pershkruaj dhe habitem se si njerezve apo mediave nuk iu ben pershtypje ajo cfare ndodh ketu. Te duket se ke zbritur papritur ne "ferr". Makina, motora, tricikla, kalimtare qe sulen nga te gjitha anet, ne tufe (ketu as qe behet fjale per korsi), sikur mbijne edhe nga dheu, njelloj si ne nje enderr te keqe (ah te ishte enderr...)

Dje, nje stacion televiziv, ndersa komentonte "Dialogun me Shqiperine" te Rames ne nje fshat diku, tha se "rruga me cakull e ketij fshati ishte ndryshe nga asfalti i "Sheshit Skenderbej" ku Rama beri miting te premten". Asfalti i "Sheshit Skenderbej"!!! Cfare media langaraqe, thashe me vete, ndersa makina me ne fund doli e gjalle nga "Sheshi Skenderbej" dhe mori rrugen ne drejtim te Universitetit. Rremuja behet disi me e permbajtur por perseri e rrezikshme, ndersa nje vajze pastron xhamin e nje makine para semaforit, kurse shoferi e kundershton kete pastrim qe behet pa lejen e tij. Ne fakt s'ka faj i shkreti, sepse makina eshte komplet me balte, e cdo i beje nje pastrim xhami.

Drejtohemi per tek Presidenca, tek dera anesore e godines, dhe pasi zbres nga makina, permes trafikut te eger e pa viza te bardha (as ne drejtim te deres se Presidentit te Republikes nuk ka viza per kalimtare), mezi caj permes lemshit te makinave, dhe afrohem tek porta e madhe prej hekuri, ku nje roje civile ma ben me shenje te shkoj per tek dera e vogel, ku nje tjeter civil del nga nje gabina ne ane, e me flet me nje pamje te cilter. I them se dua te dorezoje nje leter per tek zoti A.M. Me pyet, a e njeh? Jo, i them, nuk e njoh. Meqenese nuk e njeh, me thote, duhet ta dergosh letren me poste. OK, i thashte, por nese do e njihja a mund ta dorezoja ketu? Po me thote...

Largohem nga presidendca dhe perseri fillon vuajta e trafikut, ndersa diku tek zona e Bllokut shikoj gazetarin Sokol Balla. Pra, thashe me vete, edhe ky e di se c'behet ketu, dhe nuk revoltohet ne programet e tij televizive kunder Bashkise se Tiranes. Nejse, pas shume vuajtjesh perfundova tek posta qendrore, dhe pas nje rremuje te llahtarshme jashte e brenda godines se saj, me ne fund arrita ta postoj letren per ne presidence...

(Neser jam "pushim", shyqyr Zotit, nuk do te dale ne rruge...)

Tirranët e Tiranës...

10-04-2008

Ka një javë tashmë që ndodhem në Tiranë, dhe akoma s'po mësohem me ndotjen e saj. Që natën e parë të ardhjes ketu, menjeherë pas kalimit të kryqëzimit të Kamzes, pashe nje shtrese ajri te pluhrosur qe qendronte e varur mbi siperfaqen e tokes. Ne fillim mendova se ishin pastruesit e natës, meqenese ishte ora 24:00, por jo, atje s'kishte asnje pastrues, e madje as makina ne ate ore te vone te nates, ndersa hyrja e Tiranes ngjante me nje tunel tymi, qe ti futesh brenda tij, dhe qarkullon e qendron gjithmone aty. Behet fjale per nje re ndotje (nuk eshte as tym makinash), disi si me ngjyre kafe te hapur, e perhershme dhe statike, para shiut e pas shiut, naten e diten, ne kohe me diell a me re, etj. Me nje trashesi rreth 5-6m nga siperfaqa e tokes, ky pluhur dheu, eshte gjeja me e peshtire e Tiranes, qe te zbeh shikimin e te bllokon frymemarjen, dhe shpesh me ben te kercas dhembet, sikur kam rërë ne goje. Njerezit ketu jane mesuar me kete tymnaje, dhe madje se shikojne dhe kur une flas per te.

Sot vendosa te dal ne kembe rrugeve te Tiranes, dhe e fillova udhetimin nga shkolla "Herry Fultz" (politeknikumi) ne unaze, dhe vazhdova rrugen ne drejtim te stacionit te trenit e pastaj siper ne drejtim te "Farmacise 10". Nje burre diku qeron nje portokall dhe lekurat i hedh poshte ne rruge (as ne trotuar), dhe kur konstaton veshtrimin tim qortues, me thote me ironi "a do pak portokall..."

Dyqanet anes rruges vijne njeri pas tjetrit, dhe shumica e kane nxjerre mallin jashte ne trotuar, ku cdo gje eshte e mbuluar nga shtresa e zakonshme e pluhurit, ashtu si makinat, banesat, njerezit etj. Trotuari kercet nen kembet e mija per shkak te dheut te perhershem aty. Sfondi kaf i hapur, si nje cope doku e vjeterur, eshte kudo. Ndertesat anes rruges jane teresisht te amortizuara, me suva te rrjepura, cati te deformuara, avlli qerpici te kalbura, ballkone te mbushura me sende te ndryshme apo te mbyllura me tulla etj. Poshte ne rruge makinat qarkullojne ne nje trafik plotesisht te parregullt, ku vizat e bardha ne asfalt (pothuajse te padukshme) jane gjeja e fundit qe respektohen (ndoshta do ishte me mire qe policia rrugore te kalonte nen varesi te bashkive, se sa te jete e centralizuar dhe fiktive sic eshte aktualisht). Makinat jane abslutisht te ndotura nga pluhuri apo balta dhe asnjeres prej tyre nuk i shkelqen llamarina ashtu sic ndodh rendom me to ne rruget e Amerikes. Te duket vetja sikur ke "zbritur" ne nje bote tjeter. Ne boten e pluhurit e te dheut, te asfaltin e te betonit te ndotur, pa gjelberim e pa asnje peme dekorative. Islamabad hesapi...

Trotuaret jane plot me njerez indiferent qe pergjithesisht ecin ngadale, permes tregetareve te pafund te trotuareve, qe mbajne te hapura te kulm te qiellit radiot me muzike te natyres orientale. Arrij kryqezimin me rrugen e Dibres dhe mar poshte ne drejtim te qendres.

Shoferet ketu jane te pasjellshem ndaj kalimtareve dhe te bllokojne kalimin edhe kur ju jeni duke ecur ne trotuar. Te njejten gje ben dhe nje idoit ketu para meje, qe del nga nje rrugice lagjeje per ne rrugen kryesore, dhe gati me shtyp mua ne trotuar. I them cfare ben, por vetem me hedh syte me inat. Nejse!

E shikoj Tiranen dhe me vjen keq qe tani ajo eshte "over", "expired", "spoiled" apo e thene shqip, e skaduar dhe e mbaruar. Nje qytet qe dikur kishte rreth 200 mije njerez sot ka rreth 1 milion, dhe te gjithe mbi te njejten siperfaqe e mbi te njejten insfrastrukture, te ngjeshur e te rrasur si ne nje thes, ku pallatat e larta te ndertuara pa kriter kete dhjetevjecarin e fundit, i kane "vene kapak" puneve. Nuk e kuptoj perse duhej ndertuar cdo gje ketu, ne vend qe qyteti te shtrihej ne drejtim te periferise, dhe pjesa e vjeter e tij te mos cenohej, por te permiresohej e te modernizohej. Me vjen keq ta them, por une nuk shikoj asnje lloj standarti perendimor ndertimi ketu. Asgje nuk ngjan as dhe me nje rrugice te varfer te nje qyteze amerikane te shkretetires se Arizones.

Per mendimin tim Tirana nuk behet më. Eshte e kote te investohet edhe nje qindarke me shume ketu. Tashme ky qytet eshte vetem nje shkretetire e pluhrosur e tipit te qyteterimit afgano-pakistanez.

Mbase tani ka ardhur koha per nje "Kongres te ri te Lushnjes", per te caktuar nje kryeqytet tjeter te Shqiperise. Dhe nuk bej shaka. Ndoshta ndryshimet e aferta te hartes gjeografike te Shqiperise, do e bejne te nevojshme caktimin e nje kryeqyteti te ri. Ne fund te fundit, per hir te se vertetes duhet thene, qe Tiranes nuk ia pame as hajrin ne historine tone, dhe sic ajo ka dhe emrin, po te tille tirrane prodhoi. Mbreter, kuislinge, diktatore, mafioze, prefekte ordiner e kryebashkiake driteshkurter etj, etj...

Ketu Ka Shume Liberale a Pak Konservatore

17-04-2008

Para disa ditesh nje grup analistesh e gazetaresh (Sftefani, Nano, Zheji etj) bene nje proteste para godines se Prokurorise se Vlores kunder arrestimit te dy anetareve te Petroliferes. Me ankime e kercitje dhembesh ata ngjanin me sindikaliste te zakonshem rrugesh.

Sot nje grup gazetaresh (Baze, Rakipi etj), ne nje takim me Presidentin Topi, ankoheshin per nje vendim te Ministrise se Financave qe kishte te bente me siguracionin e punonjesve. Ata ankoheshin e qaheshin...

Prej disa ditesh Parlamenti po diskuton me tona te larta emocionale ca deklarime te Bollanos se Himares. Deputete e kryetare partish, ankohen e ankohen per ato cfare llomotit Bollano ne Himare. Vetem ankohen!

Ketu jane te pafundme organizatat e shoqatat me natyre ankimore. Pothuajse per cdo ngjarje e ndodhi, sado periferike a episodike qofte, menjehere institucionalizohen lloj-lloj grupimesh e shoqatash, te tipit sindikalisto-liberale, qe vetem ankohen e qahen, demonstrojne e protestojne rrugeve e rrugicave te Shqiperise (sidomos para kryeministrise), por asnjehere s'ben vaki qe ti drejtohen zyrtarisht drejtesise e gjykates. Behet fjale per nje shoqeri qe injoron hapur institucionet e specializuara shteterore, e pikesepari pushtetin gjyqesore.

Nga ana tjeter, grupimet me natyre konservatore, mungojne fare ketu. Pra pikerisht organizimet qe duhet te percojne tradite e moral, ndershmeri e pasterti njerezore etj. Sot Shqiperia ngjan me ate njeriun qe nuk ka njeren dore, doren konservatore te saj. Dhe mbase kjo eshte aresyeja perse gjerat jane kaq lemsh e te ndotura ketu, qe ka kaq pak perkushtim e entuziazem kombetare, kaq pak moral e ndershmeri njerezoro-familjare, kaq shume degjenerim e kaq pak "burreri". Ketu pislliku nuk eshte vetem ne rruge...

Moda e Çuditshme e Tiranes

24-04-2008

Ndersa ec ne nje rrugice tregetare, me shites te shumte anash saj, shikoj nje djale te ri qe blen nje rrip pantallonash me simbolin e "playboy-t". Afrohem me kujdes dhe e pyes shitesin nese e din se cdo te thote "playboy" dhe koka e lepurushit ne te. Me thote jo...

Nje pjese e mire e meshkujve ne Tirane veshin xhinse me forma e ngjyra te tipit "gay", si dhe po te tilla bluza. Te njejten gje bejne edhe shume vajza, megjithese ato nuk te lene pershtypjen e lesbianeve. Po me te tilla xhinse pashe nje dite gazetarin Sokol Balla dhe Ministrin e Kultures zotin Pango.

Ketu nuk ka aspak propogande per moden apo informacion te posacem per veshjet. Njerezit jane te prirur te hedhin ne trup rroba te natyrave nga me te ndryshmet, duke mos njohur faktin se ato jane specifike dhe prodhohen deri dhe per te identifikuar grupe e mosha te ndryshme njerezish. Veshjet jane (pak a shume) si makinat, ku marka e tyre, forma apo ngjyra identifikojne deri dhe pasurine, seksin apo prirjen seksuale te individeve.

Ne perendim dhe vecanerisht ne SHBA ka shume informacion per rrobat dhe menyren e veshjes. Qe nga kepucet e atletet e deri tek xhinst e bluzat jane te njohura me emra specifik, emer qe identifikon indirekt dhe grupimet e ndryshme shoqerore.

Me ben pershtypje fakti se ne vazhdojme te imitojme me "kokefortesi" vetem italianet, nderkohe qe ata jane te paimitueshem ne shume aspekte, sepse perbejne nje popull mese origjinal (asnje nuk lodhet ti imitoje). Nuk e kuptoj perse vazhdojme te kopjojme zgjedhjet sekondare te botes (njelloj si ne kohen e Partise se Punes) por nuk bejme dhe ne si te tjeret, te kopjojme direkt origjinalin, moden amerikane.

E them kete, vec te tjerave, se keto dite po shikoj ketu "BigBrother Albania", nje show qe propogandohet ne menyre spekulative, nga hosti i tij televiziv TopChannel, si gjoja shfaqja numer nje ne bote, ndersa nuk eshte gje tjeter, vecse nje show amerikan qe sot ne SHBA eshte drejt shuarjes. Gjithsesi varianti shqiptare i ketij show (i kopjuar nga ai italian) eshte "sucks", madje mese qesharak e absurd. Do ishte mire qe shqiptareve tu servirej edhe modeli origjinal i ketij show, ai amerikan, qe njerezit te kuptojne se sa i varfer eshte versioni i TopChannel.

Tirana, ''Qyteti'' pa Asnje Parcele Parkimi

27-04-2008

Ne Tirane nuk ka asnje shesh parkimi publik per automjete. E pabesueshme por e vertete. Nese ju (psh) do te shkoni ne ndonje restorant ne Tirane, nuk do shikoni aty asnje parcele parkimi makinash. E imagjinoni kete? Por jo vetem tek restorantet, por gjithashtu as tek njesite tregtare, supermarketet, serviset, kinemate, zyrat shteterore, xhamite, kishat, madje as edhe tek Bashkia e Tiranes nuk ka asnje shesh parkimi. Per tu "zgerdhire" (me dhembje) apo jo...?! Ose bie fjala, nese ju do te shkoni per vizite tek dikush ne Tirane, ju perseri nuk keni ku ta parkoni makinen para godines apo pallatit perkates, sepse nuk ka sheshe parkimi. Dikush tjeter duhet t'ju dergoje ju atje me makine e pastaj t'ju mare perseri kur te keni mbaruar pune (si nje nxenes i shkolles fillore).

Asnje parcele publike parkimi makinash nuk ka sot ne Tirane. Me siguri eshte kryeqyteti i vetem ne bote qe s'ka as edhe nje cope shesh te vogel per te parkuar automjetet. Mesjete hesapi! Kur shikoj Tiranen, me vijne ndermend qytetet amerikane, qe me shume se gjysmen e siperfaqeve se tyre e kane hapesira publike parkimi, madje dhe me shume, trecereku i qytetit eshte fushe parkimi per makinat. Dhe kjo sepse jetojme ne kohen e automobileve e jo te kuajve e gomereve (dreqi ta mare kete pune).

Absurditeti urbanistik i Tiranes eshte ndoshta krimi me i rende shteterore qe eshte kryer (e kryhet) ne Shqiperine post-diktature. Dhe me e keqja e kesaj historie eshte se ky absurditet s'po rresht se ndodhuri perseri e papushim sot e gjithe diten.

Para dy ditesh, Bashkia e Tiranes miratoi ndertimin e disa kullave te tjera te larta tek lulishtja para godines se PD-se & Kuvendit te Shqiperise (vetem kulla ndertohen ketu????). Pyetja eshte: Perse ne ate vend nuk ndertohet ndonje parcele publike parkimi per automjete? Madje jo vetem aty, por edhe ne sheshin Skenderbej te ndertohet nje parcele e tille. Ne fund te fundit, kujt i duhet ai budallik arkitekturor (aspak funksional) qe do te behet ne ate shesh, nderkohe qe Tirana tashme eshte mbytur e po fundoset nga automjetet, qe parkojne vend e pa vend, ne mes te rruges e ne mes te sheshit, mbi trotuar e mbi lulishte etj. Dhe s'kane faj, sepse: (1) ose te ndalohet qarkullimi i makinave ne Tirane dhe Tirana te shembelleje perseri me vitet para 1990; ose: (2) te ndertohen parcela parkimi te mjaftueshme sic i ka ato cdo qytet sot ne bote.

Pas mbushjes se hapesirave e shesheve para pallateve egzistuese pese kateshe me ndertime te larta (ne vend qe aty te beheshin parkime per makina), tani Bashkia e Tiranes ka filluar uzurpimin e lulishteve e hapesirave te tjera publike, po me te tilla ndertime te larta, qe pikesepari shtojne ne menyre artificiale popullsine, per/meter katrore te Tiranes, pra edhe mjerimin ne te. Me qe ra fjala, ketu s'ka asnje statistike sa banore per/meter katrore ka Tirana. Me siguri ja ka kaluar edhe Kalkutes se Indise tashme (te pakten ata kishin Nene Terezen per ta menaxhuar varferine).

Te krijohet pershtypja se kemi te bejme me nje administrate armike te qytetit, qe po shfrytezon pa meshire cdo hapesire te tij. Imagjinoni vetem kete fakt te thjeshte, ne Tirane nuk eshte ndertuar asnje rruge e re qe prej motit te motit, por vetem ri-asfaltohen (perseri e perseri) rruget qe la Enveri, nderkohe qe popullsia ka shkuar nje milion banore dhe numri i makinave eshte me qindra mijra. Administrate me te pa-afte lokale s'besoj te kete ndonje qytet tjeter ne bote.

Me kete trajtim mizore qe po i behet sot Tiranes, do te vija dita qe jo vetem qyteti do bllokohet e do pesoje kolaps, por edhe bizneset do te falimentojne ne mase. Kjo sepse, njerezit nuk do te kene mundesi te shkojne tek bizneset, tek supermarketet, restorantet etj, pasi ne keto vende nuk ka as edhe nje shesh parkimi makinash.

Sinqerisht nuk di c'te them per kete kolaps te perditshem te Tiranes. Kam pershtypjen se keta burokrate mjerane qe drejtojne sot Tiranen, harrojne faktin se bema e tyre e zeze urbanistike eshte mese e prekshme, e konstatueshme, evidente dhe materiale, pra e pamundur te mbulohet me "gjethe fiku" apo te asgjesohet si kioskat e '92-'97 (ah kioskat e "shkreta" ishin lule para kasaphanes se sotme). Dua te them, se dora e drejtesise nuk do ta injoroje ne asnje menyre masakren arkitekturore te Tiranes...

Mos u Ktheni Kot. Shqiperia na Ka Perzene!

21-05-2008

Nen nje organizim modest te Dhomes se Tregetise Amerikane ne Tirane, u be nje "Job Fair" (panair pune) tek Hotel Tirana (ne menyre absurde teper luksoz, ndersa ne SHBA behen neper palestra basketbolli), ku kompani te ndryshme biznesi intervistonin kandidate per punesim.

Nje djale i gjate i veshur me kostum te bardhe, kollare te verdhe e kepuce te kuqe (si kamarieret e shtepive te bixhozit ne Las Vegas) kontrollon mbarevajtjen e Job Fair-it. Megjithese intervistat ishin planifikuar sipas nje orari te caktuar, ky djalosh i ben vete seleksionimet e kandidateve, duke iu ofruar me shume mundesi intervistimi femrave te reja. Dhe meqenese une jam mashkull, ai vazhdon te me injoroje, e me ne fund intervista ime zhvillohet rreth nje ore e gjysem me vonese.

Gjate kesaj periudhe dy mujore te vizites sime ne Shqiperi, bere disa aplikime e intervista pune, thjesht e vetem per te pare se si reagon punedhenesi shqiptare ndaj emigranteve te shkolluar ne perendim. Eshte per te qeshur apo per te qare, por kudo ku shkova, nuk me ofruan asnje vend pune, dhe e dini me cfare motivacioni? Jeni i mbi-kualifikuar per kete pozicion!

Keni pare keshtu? Pra na e kane gjetur ilacin dhe ne, qe te mos kthehemi me kurre ne vendin tone te origjines, per te cilin emigrantet sjellin cdo vit me shume se nje miliarde dollare, duke qene kontribuesi kryesore financiar i Shqiperise. Por problemi eshte se ata duan vetem parate tone, jo ne... E kuptoni kete? Ata s'na duan me ne, por kerkojne vetem para nga ne.

Me fjale te tjera, ata na kane bere dalje perfundimisht, megjithese flasin gjoja (cdo dite) per emigrimin e trurit, dhe bejne thirrje gjoja (cdo dite) per kthimin e trurit, etj, etj.

"Njerezit e ishullit" na kane perzene, pikerisht ne qe morem rruget e botes, per t'ju lehtesuar barren e varferise e te papunesise, qe u sjellim qyteterim e kulture perendimore si dhe parate e perditshme te mbijeteses, para keto qe mbajne gjithashtu ne kembe dhe nje klase te plogesht e te paafte politike.

Mos beni gabim (faj) o njerez te ktheheni ne "Atdhe". Nuk ka me "Atdhe" per ne! Beni yzmet vendit qe ju mban me pune e para, e qe iu jep personalitet e dinjitet njerezor. Harrojeni ishullin dhe njerezit e tij te pluhrosur, qe te "hane buken e te permbysin kupen". Atdheu eshte atje ku jetohet me mire... (Vizita ime ne Shqiperi mbaroi)

Kthimi ne "Atdhe"...

28-05-2008

Ja me ne fund vjen dhe dita e kthimit. Ora 4 e mengjesit me gjen ne Aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit, ku ambienti tashme modern i tij vazhdon te ndyhet nga policet e doganes shqiptare, qe permes vulgaritetit, sjelljes provokative dhe menyres se eger ne komunikim te fusin te rrenqethurat per here te fundit, duke te kujtuar se shkelqimi i aeroportit eshte i rreme dhe se bizanti komunist vazhdon te sundoje akoma ne kete pjese te Europes.

Ndersa avioni i shoqerise "Austria Airlins" ngrihet nga Rinasi, me vjen sopontanisht ndermend nje thenie e filmit "Dueli Heshtur", se: "kurre s'dua ta degjoj me emrin Shqiperi". Por padyshim qe jo, nje thenie e tille eshte absurditet...

Pas rreth nje ore e gjysem fluturim zbresim ne aeroportin e Vienes dhe pas disa ore pritje nis udhetimi super i gjate per ne Washington D.C.

Dhe ja me ne fund nga dritaret e avionit shfaqet toka e bekuar amerikane. Pas nje ulje te perkryer te piloteve austriake ne "Dulles Airoport", fillojne dhe procedurat ne doganen amerikane. Pamja e cilter e zyrtarit te doganes, mireseardhja qe me uron, menyra njerezore e komunikimit, vula e hyrjes ne pasaporte...

Kaloj me shpejtesi permes njerezve te shumte dhe ndalem ne barin e pare ku porosis nje kafe dhe nje uje te ftohte. Ndihem me te vertete i qete, ndersa bufistja bionde duke me kthyer kusurin me thote me dashamiresi "thank you sir..."

-"Thank you!", i them, dhe psheretij i lehtesuar si pas nje endrre te keqe. Jam perseri ketu...

Nga Kritika (www.gazetakritika.net)

Saturday, June 7, 2008

Vendlindje...

Pyll ne shkaterrim, Valbone, Tropoje...
Lisi ne maje te malit, Lugina e Valbones, Tropoje

Tuesday, June 3, 2008

Gjirokastra

Foto: ATSH

Sunday, June 1, 2008

Shtypi “nuk” i thotë të vërtetat

Titulli i vendosur më lart mund të jetë lehtësisht i kritikueshëm për këdo që merr mundimin ta kundërshtojë. “Armiqtë” e tij janë të mirëpritur sepse debati me ta mund të na çojë në zgjerimin e argumenteve pro dhe kundër ose në teza asnjanëse. Ai në fakt nuk është një konstatim i imi. Më tepër është një “ngacmim” që kërkon të mësojë jo vetëm përmes reagimesh, por edhe analizash, nëse shtypi i thotë të vërtetat. Është e qartë se askush nuk pret ti mësojë të gjitha të vërtetat prej shtypit. Gazetaria online po zhvillohet gjithnjë e më shumë, interneti është bërë një mundësi e mirë që tekstet, fotografitë apo edhe videot, të kalojnë nga njëri kënd i globit në tjetrin, brenda pak minutave. Televizionet gjithashtu po zhvillohen gjithnjë e më shumë në konceptin e garës me kohën duke i “rrëmbyer” të vërtetat e duke i bërë ato të ditura para se të kumtohen në faqet e gazetave print. Disa prej të vërtetave janë të fshehura në mënyrë të kujdesshme, të tjera të vërteta duken, por nuk ka sy të vëmendshëm të shikojnë përmasat dhe formën e ekzistencës së tyre domethënëse, në gjendjen e sotme të mbingarkesës dhe mungesës së kohës së nëvojshme për shikime tej sipërfaqes ndërsa një pjesë tjetër e të vërtetave, edhe pse duken në anë të rrugëve në të cilat kalojmë çdo ditë, konsiderohen me ose pa të drejtë “të paprekshme” dhe gjejnë vend shumë pak për të mos thënë fare në faqet e shtypit. Ne e kthejmë kokën në anën tjetër në ato raste kur pak metra matanë rrugës, ndodhen “gjurmët” e tragjedisë së radhës apo hatasë së pritshme që është e sigurt se do të ndodhë por nuk dihet se kur.
Cilat janë të vërtetat për të cilat po flas?
“Mashtrimi, poshtërsia apo gënjeshtra- qofshin në Qeveri, në Biznes, në Shkencë apo në Organet e Rendit, -si rregull janë lajme”. shprehet Edmund B. Lambeth në faqe 47, të librit të tij “Gazetaria me Përkushtim, Etikë për Profesionin” një nga tekstet më popullore të viteve të fundit në fushën e Etikës së Medias.
Përkufizimet për të vërtetën janë të pafundme, një seri e tërë librash përmbajnë këndvështrime të ndryshme për Të Vërtetën. Por duke qenë se po flasim për të vërtetën dhe raportin e saj me shtypin, lë të qëndrojmë në këtë fushë.
“E kam thënë se reporteri ka për detyrë të bëjë diçka më shumë sesa të vëzhgojë apo të regjistrojë mekanikisht gjithçka që i del përpara. Përkushtimi i vërtetë ndaj të vërtetës kërkon shumë më tepër. E vërteta nuk gjendet gjithmonë në sipërfaqe, ajo nuk mund të vilet si mollët, drejtpërdrejt nga degët e pemës. Ka të vërteta të fshehura prania e të cilave vetëm sa mund të preket lehtësisht në sipërfaqe. Megjithatë reporteri ka për detyrë të shkojë e ti gjejë ato”, tha para një Kursi Gazetarie, Paul Y. Andreson, fitues i “Pulitzer Prize” në vitin 1928 për rapotimin e skandalit “Teapot Dome”.
E çfarë pastaj?!
Shtypi shqiptar çdo ditë përmban sasi të konsiderueshme informacioni. Aty gjen çfarë ndodhi dje në Parlament, vendime të Qeverisë të zbardhura me besnikerisht me pikë e me presje, cilave nuk u është bërë asnjë analizë, çfarë tha kryetari i maxhorancës dhe opozitës, çfarë qëndrimi po mbajnë partitë e vogla për X çështje, sa të vdekur shënoi dita e djeshme nga aksidentet, vrasjet, hakmarrja apo sherri në lojërat e fatit, ndonjë sukses të bashkive apo komunave në rrethe, skandale gjen rrallë e më rrallë për të mos thënë fare, ndërsa informacionet sipërfaqësore janë të shumta. Pjesa më e madhe e tyre janë cekur pjesërisht ose plotësisht nga kronikat televizive të një dite më parë, por gazetat i ripërsërisin dhe këtë e bëjnë pa shtuar ndonjë hollësi domethënëse! Ajo që bie në sy është se shumica e lajmeve të përditshme bazohen në një burim të vetëm duke mos krijuar përplasjen dhe ballafaqimin e fakteve që mund të ofrojnë dy, tre apo më shumë burime që janë përfshirë në konflikt apo palë që kanë interes për çështjen. E vërteta ndonjëherë “shfaqet” vetëm pas ballafaqimit, përplasjes dhe verifikimit të fakteve të kundërta.
Po i kushtohet vëmendje kohët e fundit disa “suplementeve speciale” që me fotografi dhe artikuj bombastikë na tregojnë në cilin klub nate e kaloi fundjavën filan politikan, si ishte veshur, me çfarë makine po udhëtonte dhe në shoqërinë e cilës femër ishte. Askush nuk investigon nëse ai deputet, që paguhet rëndshëm me taksat e shqiptarëve (për kushtet e Shqipërisë) po e kryen detyrën e tij.
Shembuj
1.Kishin kaluar disa muaj gjatë të cilëve gazetat e cilësonin “terrorist”, “njeri të rrezikshëm” apo anëtar i Al-Qaeda, kur munda të mësoj për njërin nga të strehuarit politikë në Tiranë, pas lirimit nga burgu i Guantanamos. Ai kishte filluar të punonte në një Ndërmarrje e cila merrej me mbjelljen e luleve në oborret e shkollave publike në Tiranë! Tani banon me qira në një shtëpi diku në periferi dhe nuk dëshiron të kthehet pas ndërsa pret nënshtetësinë shqiptare. Nuk ndihet mirë kur shikon çezma që qëndrojnë hapur gjithë kohën kur askush nuk e shfrytëzon ujin e tyre, nuk arrin të kuptojë shpërdorimin e energjisë elektrike nga banorët e zonës dhe thotë se Shqiptarët duhet të jenë kursimtarë në këtë drejtim. Këto gjëra nuk i pata mundësuar më parë për këtë njeri, i cili e ka parë veten për javë e muaj me radhë në një fotografi të vjetër të tij në faqet e gazetave por asnjë gazetar nuk i ka trokitur në derë për të kërkuar edhe një reagim prej tij lidhur me akuzat që i janë bërë apo për të verifikuar tipin e tij “të rrezikshëm”!
2. Dy vite më parë, u desh të ndodhte një aksident tragjik në Detin Ardiatik, ku një helikopter u rrëzua bashkë me gjashtë shqiptarë në bord teksa udhëtonte natën me urgjencë për në Spitalin e Barit në Itali. Helikopteri Qeveritar shqiptar fluturoi natën mbi det, kur nuk ishte i pajisur me mjetet që garantojnë orientimin në kushte të tilla fluturimi. Më pas rezultoi se me taksat që paguajnë shqiptarët, helikopteri ishte riparuar diku në Gjermani, me faturën për “riparim kapital” por pajisje të tilla nuk i ishin vendosur! Kjo gjë u tha në shtyp rreth një muaj pas aksidentit pasi më parë askush nuk ishte kujtuar për të verifikuar diçka në këtë drejtim.
3. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi në Gërdec. Nuk është e nevojshme të hyj tani dhe të përshkruaj tmerrin që shqiptarët panë me sy atë ditë. Vetëm më duhet të theksoj se ai nuk ishte një repart ushtarak si gjithë të tjerët, ai ishte i veçantë dhe mund të binte në sy. Ishte edhe pranë Tiranës për më tepër. Pra kishte mundësi që çfarë ndodhte aty të denoncohej para tragjedisë nga shtypi. E kjo nuk ndodhi. Rrethi i personave që e dinin çfarë gatuhej, të gjithë, janë ushtarakë. Mediat shqiptare e kanë shkëputur me kohë vëmendjen e tyre nga ushtarakët ndaj edhe gazetarëve nuk u kërkohet të bëjnë burim informacioni ndonjërin prej tyre. E vetmja gjë në këtë fushë, që botohet në shtyp, është komunikata e radhës e Ministrisë së Mbrojtjes për pensionet e ish-ushtarakëve apo ndonjë protestë e këtyre të fundit në kërkim të të drejtave të tyre.