Monday, June 16, 2008

Jeta e natës në Tiranë

Ka kaluar mesnata! Pasi dëgjoj hyrjen e mërzitshme të gazetares, një monolog me fjalë të njëjta që përsëriten në forma e shqiptime të ndryshme, më në fund, kam shansin të dëgjoj ccfarë thonë të intervistuarit për jetën e natës në Tiranë. Sinkronet sjellin dy vajza, njëra nga Burreli dhe tjetra nga Korcca, të cilat janë intervistuar nga radioja që po dëgjoj.
Vajza nga Burreli thotë se kur erdhi në Tiranë, nuk kishte shumë ide për jetën e natës. Pasi erdhi me studime në kryeqytet, filloi të dalë me shoqërinë pasi nuk ekzistonte edhe pengesa e prindërve. Daljet, sipas vajzës, nuk janë të shpeshta por ndodhin kryesisht në fundjavë. Ajo tha se në qytetin e saj të lindjes, jeta e natës ishte inekzistente, pasi Burreli “përgjumej” që në orën 16:00 pas mesdite! Nga jeta e natës në Tiranë, vajza pëlqen muzikën, kërcinim, pijet dhe argëtimin me shoqërinë.
Korccarja tha pak a shumë gjëra të njëjta me parafolësen. Sipas saj, qyteti i Korccës, përgjumet një orë pas qytetit të Burrelit, pra rrreth orës 17:00. Megjithatë vajza nga Korcca tregoi se në qytetin e saj të lindjes, në fundjavë organizohej ndonjë mbrëmje apo aktivitet, ku njerëzia mund të marrin pjesë për të kaluar kohën dhe për tu argëtuar.
Pas një intervali muzikor, transmetohen intervistat e prindërve, banorë të kryeqytetit. Ata thonë se frika më e madhe e tyre, kur fëmijët dalin mbrëmjeve, është duhani, droga dhe alkooli. Një grua, tha se ajo dhe bashkëshorti nuk i pengojnë fëmijët të dalin mbrëmjeve, por gjithsesi, nuk lejojnë që kjo të ndodhë shpesh. “Jeta e shpeshtë e natës mendoj se është me rrezik”, tha gruaja. Emisioni në radio vijoi me disa intervista të realizuara mes zhurmës së pub-eve dhe lokaleve të natës në Tiranë ku më tepër dëgjohej muzika në sfond sesa thëniet e folësve.

16 comments:

Rocky Girl said...

Ehuuu sa duhet ende me u emancipu albot!!!
Sigurisht emancipimi ka edhe kostot e veta, por duke bërë syrin qorr ndaj "veseve" asnjëherë nuk do arrijmë të gjejmë një zgjidhje për to.
pastaj mos harrojmë që mënyra më e mirë për ta përhapur diçka është pikërisht ta ndalosh atë!

drejt tropojes said...

Krejt e vertete ajo cfare thua, Rocky Girl!
Jemi ne kohen kur duhet te gjejme te mesmen e arte mes te rejave te nevojshme dhe atyre qe mund te konsiderohen te demshme, apo te panevojshme. E ky eshte nje diskutim i madh besoj!

e paditur said...

Hmm, ora 24 dhe në vend që ti të jesh duke shijuar vetë jetën e natës së Tiranës, mjaftohesh duke dëgjuar eksperiencat e të tjerëve në radio? Tropoja, njëherë është njeriu i ri. Do kesh plot kohë të rrish mbyllur në shtëpi.
Dil dhe shijo ca jetën, se e meriton!

Dhe herën tjetër na shkruaj për eksperiencat e tua.

Të përshendes!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Un e dua Tiranen dhe jeten e Nates qe ajo ofron ne pergjithesi. Por ajo qe me shokoi me shume kur i riktheva ne Shqiperi, ishte psh repertori i muzikes ne disa "Pubs", ok po e le menjane komercialitetin e kengeve ritmike, por kenge me tekste shokuese pertypeshin ne menyren me normale nga te rinjte shqiptare. Flas vertet per tekste vulgare !!
Por ajo qe duhet thene eshte se dalengadale keto vende argetimesh po profilizohen. Keshtu qe cdonjeri mund te beje zgjedhjen e tij.

Un e dua Tiranen dhe jeten e nates qe ajo ofron!!

drejt tropojes said...

e paditur,
e kuptoj qendrimin tend, ke te drejte, por une po degjoja radio pas mesnates se diele. Te dielave nuk dal asnjehere sepse nuk dua te rri pa gjume ngase te henen ne mengjes me pret dita e pare e nje jave plot me pune. Une preferoj te dal te enjte, te premte dhe te shtune, po ta shikosh, keto jane ditet kur ne lokalet e nates ne Tirane pas ores 23 fillon Karaoke ose pub-et. Eksperiencat e mia jane normale, si te gjithe te tjereve, vecse kam kenduar e kercyer shume, por sjam dehur asnjehere ;)

Alidea,
bashkohem me mendimin tend. Te Shardone pershembull, mund te kalohen ca ore vertet bukur. Mora nje shembull por ka plot lokale nate ku muzika eshte e perzgjedhur por edhe klientela po ashtu. Pra nuk bie ndesh me veprime vulgare ne disa prej ketyre embienteve.
pershendetje!

drejt tropojes said...

e paditur dhe Alidea, sme thate asnje fjale per braktisjen e tmerrshme dhe per pergjumjen e llaftarshme te qyteteve te tjera ne kete vend. Mua sinqerisht me vjen keq, edhe atje jetojne njerez. Nuk e solla kot postimin, nuk e solla vetem per shkelqimin e Tiranes.
gjithsesi flm!

e paditur said...

Po kush do ta bëjë jetën e natës në Burrel apo Korçë? Në një farë mënyre jeta e natës është e lidhur shumë me numrin/moshën e popullsisë dhe përbërjen heterogjene të popullsisë, për të mos folur për pavarësinë ekonomike të individëve. Sa të rinj në moshën mbi 18 vjeç që janë të pavarur financiarisht (dhe nga ana sociale, dmth nuk flenë e hanë nën një çati me familjen) ka në ato rrethe? Tradita pastaj nuk duhet harruar. Tradita e daljes darkave është prishur që në vitet 70. Pasiguria e jetës në vitet e fundit është gjitashtu një preokupim i madh.

Po ty të të mos duket çudi. Edhe në Europë, edhe në SHBA, jetë nate nuk ka në çdo qytet. Të siguroj që ka qytete gjermane ku nuk shikon mbrëmjeve asnjë njëri rrugëve.

belle_fleur said...

Pershendetje or zoti i shpise:)

Per temen nuk di cfare te them sepse pak a shume e ka permbledhur edhe e Paditur ne komentin e saj. Do te duhet shume kohe qe njerzit t'e lene pas kraheve mentalitetin e vjeter dhe te kuptojne qe nje e dale edhe pas ores 6, 7, ose me vone neper rrethe nuk eshte mekat.

Ne Shqiperi ne jetojme per boten sesa per veten tone. Nese nje vajze do te dali me shoqerine e saj do kete pengesa kryesisht nga prindrit te cilet se lene sepse eshte turp dhe c'do thote bota kur ta marri vesh qe vajza e tyre eshte kthyer pas oreve te vona ne shpi. Mendo, llafet, thashathemet, probleme qe goces mund t'i krijohen, por edhe vete opinioni i ketyre rretheve nuk te lejon qe te ngresh koken lart.

Tirana, eshte muhabet tjeter. Te rinjte kane me shume opsione per t'u argetuar dhe per te mos ndjere peshen e shoqerise t'ju rendoje mbi supe.

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Pershendetje Tropoja
Ne pergjithesi, standartet e jeteses se nje qyteti percaktohen nga disa faktore:
a)Popullsia e ketij qyteti ne kuptimin numer (sasi)dhe perberes.
Ne Tirane psh ke njerez qe vijne nga te gjita qytetet, ke shume Universitete, ke dhe trupa diplomatike, me shkurt Tirana ka nje diversitet ne perberjen e saj.

b) Ekonomia. Tirana serish eshte qender. Dikush qe ka mundesi te shpenzoje per tu argetuar. Si dhe ata qe ndertojne ambiente ku njerezit mund te argetohen, dukeqenese kane nje garanci ne te ardhurat e mund te nxjerrin investojne shuma te medha duke i bereketo ambiente te nje cilesie shume te larte. Kjo sjell konkurencen, dhe konkurenca rrit cilesine e sherbimeve te ndryshme.
c) Megjithese kjo pike eshte e lidhur me piken a), Tirana te ofron nje fare anonimiteti, i cili eshte i rendesishem per tu ndjere i lire, i pa paragjykuar.
d) Tradita. Tirana ka nje tradite duke qene se eshte kryeqytet.

Perse nuk ka jete nate ne Kukes psh ashtu si dhe ne Shume qytete te tjera. Ky qytet sot ka nje popullsi e cila eshte thuajse teresisht e zevendesuar. Un mbaj mend kur isha e vogel se ne qytetin tim te lindjes , njerezit dilin deri vone, vertet nuk kishte lokale e ku di une , por gjithsesi kishte organizime te ndryshme te aktiviteteve. Kur u riktheva pas shume vitesh ne qytetin tim...nuk njoha asnjeri, te gjithe qytetaret Kuksiane (me perjashtim te vogel ) ishin larguar. Disa jashte Shqiperise e te tjere ne qytete me ne jug. Vendin e tyre e kishin zene popullsia fshatare rreth Kukesit. Mentaliteti qe kjo e fundit perçon hmm pa dashur ta gjykoj nuk eshte ai perparimtar. Si dhe ekonomia e shkaterruar e kesaj zone, bejne qe njerezit te luftojne per mbijetese.Ne raste perjashtuese ata qe kane mundesi shkojne ne Gjakove e Prizren.

Tradita u mungon, Ekonomia po ashtu, popullsia eshte e vogel( asnje lloj anonimiteti) te gjithe keta faktore bejne qe ne keto qytete te mos kete jete nate.

Tanipo largohem :)

Gjithe te mirat

Minerva said...

Po lini rinine te beje qejf dhe te jetoje lirine e saje sipas formes ne te cilen ajo zgjedh vete. E cuditeshme kur shoh qe jemi pikerisht ne, bashkemoshataret e tyre, qe marrim guximin t'i gjykojme.

Une s'e njoh mire realitetin shqiptar, qe e vogel pak here kam qene andej, por ne ato pak here kam pare restriksionet me te cilet perballen te shkretet cdo dite:

-restriksione familjare
-restriksione mentaliteti te asaj gropeze meshkujsh qe i rrethon qe i kategorizojne femrat sipas deshires te tyre(edhepse per vete s'lene gje pa bere)
-mungesa financiare
-mungesa transporti
-mungese sigurie fizike ne ambienti te tilla, sidomos si femer

Personalisht, kur jam ne Shqiperi, s'e preferoj jeten e nates(as ne Tr, as ne rrethe). Ndodh qe me terheqin nganjehere "me dhune" ato pak njerez qe njoh andej por rezultati eshte perhere i njejti: maksimum brenda 2 oresh jam serish ne shtepi.

drejt tropojes said...

e paditur,
jam ok me cfare thua, megjithate Korca pershembull, eshte qytet qe kulturen, muziken dhe aktivitetin artistik e ka pasur tradite.

mireseerdhe belle fleur!
komenti qe bere pervecse eshte i vertete, eshte maksimalisht i miratueshem nga une ne pjesen ku thua se:
"Ne Shqiperi ne jetojme per boten sesa per veten tone..."
kjo fatkeqesisht eshte e vertete!
te pershendes!

Alidea,
faleminderit per argumentimin e bazuar dhe mjaft te zgjuar qe solle ketu!

Minerva,
flm per komentin. Varet nga tipi dhe rrethanat e njeriut. Ndodh qe une e shtyj duke qendruar verdalle deri ne mengjes, per shkakun e thjeshte te lodhjes te cilen dua ta shkarkoj sadopak me pak muzike apo alkool!

pershendetje!

Anonymous said...

Nuk mund te them qe Lezha ka jete nate.çuditerisht do me dukej shume habitese sikur te ndodhte dicka e tille pasi e then krejt thjeshte eshte qytet i vogel.Por qe ka nje favor te madh-SHENGJININ.Heren e fundit qe kam qene me kujtohet te kem ndenjur ne shengjin deri nga ora 2 pasmesnate.Kishte fillu t futej ai mentalkiteti i diskotekave verore.Gje e mire kjo por shume pasiguri.Sidomos per femrat dhe shume po shume ama arme ne qarkullim.Brenda nje jave 1 i vdekur dhe 4 te plagosur vetem per nje "c'ke qe me shikon".


Per veten time mua me pelqen mbasditja ne Lezhe,pergjate bulevardit kryesor.Fillon shetitja nga ora e 6 e mbasdites e vazhdon deri rreth mesnates.kaq mjafton.
mezi po pres te kthehem qe ta shojoj per pak kohe deri sa te merzitem me mangesite e pafundme te atij vendi.

drejt tropojes said...

Kapiten, edhe mua me pelqejne ato shetitjet ne flladin e buzembremjes, vecanerisht ne qytetin e lindjes dhe ne Vlore!

belle_fleur said...

Tropoje, ty do t'shperngulim ne Vlore sepse e adhuron ate qytet. A bejme nje kembim. Une vij ne Valbone per ca kohe te kaloj nje eksperince mes malesh te larte dhe lumej akull, me ere te pastert, me sofren ulur kembekryq, ndersa ti kalo nje behar ne Vlore, ne bulevard me "trimat" e jugut, me detin e bukur dhe me ndonje esmerke, he si thua? :)

drejt tropojes said...

belle, dakord por me nje kusht, dua trimereshat e jugut, mundesisht vlonjate, e dua krenarine e tyre, vec kesaj se di pse kam krijuar idene se vlonjatet jane te bukura, ndoshta ngase pata njohur e pata dashur, nje nga me te bukurat prej tyre! qarte???!

belle_fleur said...

U tha u ba! Trimereshat labe dhe esmerkat Vlonjate jane dhe krenare dhe te bukura, sidomos kur jane zemermira se perndryshe ka dhe nga ato te bukura ne aparence por shpirtkazem ne brendesi :)