e premte, 20 qershor 2008

Poçari...!

Vajta në Stamboll të bëj Pazar
Dhe për kujtim të ble një vazo balte
Paqe dhe selam, usta poçar!
Dhe vazon më të mirë për mua në e pate

Vazoja nga dora seç më ra…
Dhe mu bë njëzet e pesë copë
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe dyqani turk mu hap si gropë

Pa më shau poçari rëndë turqisht
Unë shqip ia ktheva në mend i rashë
Për çudi poçari nuk u ligsht
Veç dy pika lot në sy ja pashë

Mos u çmend ky turk, ky qerrata
Unë e shaj e ai me duar në qafë
Vazo tjetër mori në dyqan
Dhe më tha më shaj pash besën prapë

Psherëtiu dhe unë tha jam shqiptar
Shqip vëlla ti shamë edhe njëherë
Fjala shqipe s`blihet në Pazar
Në dyqan ka kohë që se kam ndjerë

ref
Vazoja nga dora seç më ra…
Dhe mu bë njëzet e pesë copë
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe dyqani turk mu hap si grope

Pa më shau poçari rëndë turqisht
Unë shqip ia ktheva në mend i rashë
Për çudi poçari nuk u ligsht
Veç dy pika lot në sy ja pashë

Mos u çmend ky turk, ky qerrata
Unë e shaj e ai me duar në qafë
Vazo tjetër mori në dyqan
Dhe më tha më shaj pash besën prapë

Psherëtiu dhe unë tha jam shqiptar
Shqip vëlla ti shamë edhe njëherë
Fjala shqipe s`blihet në Pazar
Në dyqan ka kohë që se kam ndjerë

Ikën nga dyqani burra e gra
Unë dhe poçari, tjetër s`kishte
Vazon tunddte deti Marmara
Vazove poçari shqip u fliste

Teksti është një poezi e Dritëro Agollit. Kënga interpretohet nga këngëtari i njohur kosovar Ilir Shaqiri. Është interpretuar edhe nga Selami Kolonja, këngëtar shqiptar nga Maqedonia. E solla në variantin këngë, sepse interpretimi dhe muzika kanë efektin e tyre megjithëse poezia është shumë e bukur!

8 comments:

andi mecaj said...

Poezi shume e bukur, flmn qe e solle ketu.

tropoja said...

andi mecaj, mireserdhe!
faleminderit per vleresimin!
sikur e shnjteron fjalen shqipe kjo poezi?!
pershendetje!

N.Ago said...

Dritëroi di të të të bëj të këndosh. Qoftë edhe pa pirë. :)
Fundjavë të mbarë!

tropoja said...

flm N.Ago, fundjave te mbare gjitashtu!

E ëma e Zeqos said...

Ke vajtur në plazh ti derman i nënës apo po më përcëlloneç në vapt?

Rocky Girl said...

www.youtube.com/watch?v=sNOgK6GMRKM

Tropoje bëje tamam, deri në fund adetin!!

ET said...

i dashur Trazhgim, te kam nok ca foto por nuk po di si me ta than..

tropoja said...

e dashur et, mos e vrit mendjen fare, po fare fare ama. shpresoj qe foto te hyjne ne pune, dhe te pershendes! te kerkoj ndjese gjithashtu, per pergjigjen e vonuar dhe mungesen disa ditore, por kam pas black-out nga interneti.
pershnetje!