Wednesday, January 30, 2008

Pa titull

Ta kërkova bukurinë
Atë natë kur binte shi i përzier
Tani s`më ndjellin hiret e tua
Në këtë ditë të re, pa diell

Ta kërkova bukurinë atëherë
Por tani nuk e dëshiroj vërtet
Në prag mbërriti një ditë e re
Ku humbi bukuria jote, që vret

Ta kërkova bukurinë, nuk reshta
Bukuri si ajo në botë nuk kish
Por s`ish parajsë vetëm për mua
Ajo mrekulli shkuar mrekullish

Ja pra, e shikon, si kam ndryshuar
Sytë e tu ndjellës s`më shfaqen
E pashë kur shkoi, bukuri e tjetërsuar
Kjo ditë mbërriti, pa përzënë natën

Ta kërkova bukuritë që vret
Me dhimbset tani që ndodhi gjithë kjo
I dëshirova hiret, gjithçka që kishe
Aq muaj, aq ditë i kredhur veç në to

Ta kërkova bukurinë, s`desha vegimin
Të gjitha bukuritë s`janë njësoj
Në këtë ditë plot imazhesh të thyera
Hiret e tua dhe ti përbëjnë ndryshimin

E pra ta dish se bukurinë, aq herë
Ta kërkova vërtet me pak frikë
I kam dashur flokët e tu si pranverë
I tmerruar se sytë nuk ishin të mitë

Dhe ja tani i dërrmuar krejt
Pres këtë ditë të re të më shfaqet
Për natën nuk kam më mall vërtet
Ç`mall për bukurinë tënde dhe faqet

E pranoj se kam qenë xheloz vërtet
Ato ditë dhe net që ishim bashkë
prej bukurisë gjithmonë një i tretë
shfaqej me nesh si një fantazmë

Dua të arratisem gjithherë
Të zhdukem nga rrugët ku je ti
Bukurinë tënde e shijojnë të tjerë
Si fanitet ajo, u tret, si të mos ishte bukuri

Unë kam vendosur të iki, larg
Mes mijëra dilemash vendosa
Bukuria jote sish, strofë as varg
Ndaj këtu s`munda ta varrosja

Janar 2008

No comments: