Friday, January 4, 2008

Udhetim nga vendlindja...

Kjo ishte panorama qe te ofronte stacioni nga i cili niset trageti i linjes Fierze-Koman, mengjesin e 3 janarit 2008. Nje anije udhetaresh e permbysur ne kalate prej disa ditesh, qe fundoset ne uje ngadale ngadale. Sic dukej te gjithe i kane dhene lamtumiren asaj, anijes se vogel qe me sa kuptohet eshte shprebere krejt. Tej ndodhet trageti tjeter, "i riu" sic i thone banoret e zones dhe udhetaret e kesaj lindje te transportit liqenor ne veri te Shqiperise. Ai qe nuk duket, eshte trageti tjeter, ai "i vjetri". Po qendroja duke skermitur dhembet nga i ftohti teksa fiksova kete fotografi. Me pas hyra ne kabinen e udhetareve. Aty qe me ngrohte, kishte shume njerez, ndersa sporteli nga ku mund te porosishesh ndonje gje per te pire, ende nuk ishte hapur. Diku ne qoshe, rreth nje ore pasi kishim mberritur aty, pashe nje zoteri me syza, qe mbante nje cante ne duar. Me ngjau te ishte Kozma Dushi, por nuk po me besohej. Po kthehesha nga qendrimi disa ditor ne familjen time dhe po mendoja se ishte shume ftohte ne ato ane, rruget ishin ngrire dhe askush nuk ishte kujdesur ti pastronte nga debora e shnderruar ne akull, as ato me kryesoret. Krejt i harruar ky vend! Kozma Dushi c`te kerkonte ktej valle? Disa minuta me pas, ne kabinen e udhetareve shfaqet edhe prestigjatori Nadir Murra. Mesova se ai dhe Kozmai ishin pjese e nje grupi srtistik qe po kthehej nga Kosova pasi kishin organizuar shfaqje me rastin e festave te fundvitit. Iluzionisti e gjeti veten shpejt mes udhetareve, mblodhi disa bashkemoshatare te mi dhe ekzekutoi numra te thjeshte te cilet u ndoqen gjithe kuriozitet nga te pranishmit. Kozmai, i cili ne fillim po me dukej i shqetesuar per udhetimin, tashme po bisedonte me nje grup te vogel udhetaresh qe ishin afruar dhe e kishin pershendetur. Une bashke me disa miq, kishim porositur nga nje raki te ciles me pas i hodhem Red Bull. Rezultati qe nje perzierje interesante qe te ngrohte shpejt ne ate mengjes te acarte. Ishim zgjuar ne 03:30 te mengjesit, ne Tirane mberritem ne ora 14:45. Ishte gjithe ai udhetim i lodhshem, por qe kaloi mire fale situates rastesore-spektakolare qe i krijua ne kabinen e udhetareve. Rreth 12 ore udhetim ne kushtet e dimrit, tete ore udhetim ne kushtet e veres, nga Tirana ne Tropoje dhe anasjellas, brenda nje shteti te vogel si Shqiperia jone. Ne te dy rastet, ne dimer dhe ne vere, duhet te zgjohesh maksimalisht ne ora 04:00 te mengjesit. E tera kjo, per mungese te nje rruge e cila do te lidhte kete zone me pjesen tjeter te Shqiperise. Keshtu po mendoja ndersa makina ku ndodhesha rreshkiste ne rruget me akull nga qendra e Tropojes drejt Fierzes. Rruga nuk ishte pastruar nga qilimi me trashesi rreth 15 cm bore. E kjo me beri pesimist per ndertimin e rruges se shpresuar nga rreth 32 mije banoret e lokalitetit ku kam lindur, e cila do te shkurtonte udhetimin ne 6 ore nga tete qe eshte aktualisht, 120 minuta vuajtje me pak!

3 comments:

belle_fleur said...

Eh sa mire do ishte te kishte rruge, te kishte drita, te kishte ngrohje, te kishte uje, te kishte dashuri, te kishte rregull, eh sa shume....vendi yne s'do ishte ky qe eshte sot, nje katrahure e gjalle!

p.s.fotoja me pelqeu. qielli i kuq dhe ne sfond malet te mbuluar me deboren e bardhe i japin fotos nje bukuri te rralle.

drejt tropojes said...

Natyrisht belle, sikur te kishte........dhe kjo mund te perseritet mijera here, por ceshtja eshte se tre here eshte folur per projektin dhe levrimin e fondit te asaj rruge qe nuk dihet ku ka perfunduar. Kjo nuk eshte ceshtja thelbesore megjithate, thelbesore eshte stermundimi qe duhet te kalojne ata njerez sa here qe jane te detyruar te vijne ne Tirane, ne kryeqytetin e vendit te tyre te vogel, apo edhe ne Shkoder, ne Lezhe a ne Durres. Nuk eshte vetem ceshtje oraresh, por ceshtje e terrenit qe se paku ne dimer cenon seriozisht ekzistencen e te gjitheve qe kalojne andej.

belle_fleur said...

Drejt!