Tuesday, April 29, 2008

Asaj

Ti ke një problem!
Je aq e bukur, mahnitëse
Dhe unë kaq ndalesave
të frymëmarrjes shkaktuar
prej vështrimesh, prekjesh
a netësh, pa gjumë, s`mundem
T`u rezistoj

Do të rrëzohem përtokë
I asfiksuar të vdes
A ndonjë ditë do të vij
I lagur nga shiu,
njomur gjer në palcë
Dhe ti, je aq e bukur
Saqë unë s`kërkoj
Të përulesh, a dorën
T`ma zgjatësh

Dëshira
për ty më është lodhur
duke të dëshiruar përditë
e tani, dëshirave të vdekura
prej lodhjes së kamotshme
vendin ua zë adhurimi
uria ime pa fund, për ty
pot i je aq e bukur
sa unë s`kërkoj të gatuash

sonte, s`ka kohë
për këtë vakt, apo jo?

E kam harruar botën
Për sa kohë të kam
Për asgjë s`mendoj
Dhe kam frikë, se
Një ditë kur t`më ikësh
Bota s`do të më pranojë
Rrugën do të kem humbur
Por ti je aq e bukur
Saqë unë s`kërkoj
t`ma tregosh adresën

e rikthimit

Mijëra shikime mbi ty
Derdhen sa herë dalim
E unë çmendem,
dua të arratisem
në verbëri
por s`mundem, sepse
Ti je aq e bukur
Saqë unë
s`kërkoj të fshihesh

Xhelozinë ta kuptoj
dhe unë ndonjëherë
vdes prej saj, si asokohe
por ti je aq e bukur...
Një perëndim i errët
mbi mua, bie e më thotë
se edhe kur t`më ikësh
s`do të mundem të
shikoj një tjetër...

...T. Sokolaj, 2008

Sunday, April 27, 2008

Fierza, "porta" e mrekullueshme e Tropojes


A ka rruge me te bukur se kjo, per tek rrenjet, sic kam deshire une ta quaj rikthimin ne shtepine ku jam rritur. Mua pershembull me pelqen me teper sesa nje fluturim me avion, duke llogaritur ketu edhe kenaqesine te ciles mund ti gezohesha pas zbritjes nga avioni e te qendroja ne ndonje prej qyteteve a vendeve te Europes, apo me tej. Kjo ne foto, eshte nje lloj natyre qe shfaqet madheshtore e qe na ben te frymemarrim fort kur kemi harruar te marrim fryme. Eshte nje natyre e tille qe te ben ti afrohesh aq prane sa mund te te coje me e bukura imagjinate dhe me e shfrenuara fantazi. Duke qendruar aq prane saj, perjetimet shperhapen ne idene se njeriu eshte pjese e natyres, pjese e sistemit te saj, cka me pas shoqerohet me me teper vetedije e ndjesi se jeta vazhdon rremujshem edhe kur njerezimi fle. Cfare pagjumesieee:)

Wednesday, April 23, 2008

Lumi Valbona

Lumi Valbona. Uji eshte aq i kthellet saqe duket cdo gje ne tabanin e lumit...

Gjërat s`janë ashtu si duken...!

Në tren kishte shumë njerëz. Disa prej tyre ishin përhumbur dhe shikimin e kishin tretur diku larg. Të tjerë prisnin me padurim nisjen e trenit ndërsa kishte edhe nga ata që shkujdesur ose me kuriozitet, kishin marrë në duar gazetat e mëngjesit dhe po i lexonin. Pavarësisht njerëzve të shumtë, nuk kishte zhurmë. I fundit që mbërriti në trenin që kishte ndaluar në stacion, ishte një burrë me dy fëmijët e tij. Sapo ata fëmijë vunë këmbët në tren, qetësia u arratis. Të vegjlit filluan të luajnë me njëri tjetrin, të lëvizin gjithandej, të bërtasin, të ankohen, të përplasen...disa pasagjerëve që po lexonin gazetat ua morën ato nga duart. Ishte e padurueshme. Minutat po kalonin dhe durimi u sos. Babai i atyre fëmijëve, qëndronte me kokën ulur dhe nuk po ndërhynte aspak për të qetësuar të vegjlit që shkaktuan me të vërtetë shqetësim. Një pasagjer, më në fund, ndërhyn: Zoteri, më falni që po ju them, por fëmijët tuaj po sjellin shqetësim. Ata ua morën gazetat nga duart shumë njerëzve që po i lexonin ato. A mund të bëni diçka ju lutem?
Babai i fëijëve e ngriti kokën ngadalë, shikoi nga folësi dhe më pas u përgjigj: Po zotëri, fëmijët e mi vërtet po sjellin shqetësim. Më falni që nuk ndërhyra më parë por ata dhe unë po vijmë nga spitali. Atje vdiq nëna e tyre dhe bashkëshortja ime.
Pasagjeri që kishte ndërhyrë reagon menjëherë: Më vjen vërtet keq zoteri. Ju shpreh ngushëllimet e mia, më thoni ju lutem, si dhe me çfarë mund t`ju ndihmoj?
Pasagjeri e harroi fare rrëmujën dhe shqetësimin që më parë patën shkaktuar fëmijët e burrit të heshtur. Ai menjëherë u pushtua nga dhimbja, nga keqardhja dhe dëshira për ta ndihmuar atë njeri.
Kjo ishte vetëm njëra nga ngjarjet që përshkruhen, në librin “Shtatë Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm” të cilin aktualisht po lexoj. Ngjarja sillet aty në një moment kur autori rreket të tregojë se shumë gjëra nuk janë ashtu si na duken ose ashtu si ne i mendojmë ndonjëherë. Ato thjesht na duken, por nuk janë ashtu. Mënyra se si ne na duken, ndikohet shumë nga paradigma jonë, thënë shkurt nga kuadri në na japin kristalet e tejdukshme me të cilat ne i shikojmë gjërat që ndodhin rreth nesh. Me të vërtetë, ashtu si pasagjeri i trenit do të kisha reaguar edhe unë. Ndaj vërtet besoj se shumë gjëra nuk janë ashtu si na duken, ashtu si i mendojmë. Varet shumë nga “kristalet” me të cilat shikojmë.

Thursday, April 17, 2008

C`jane kto pyetje zoti Minister???!

"Dhuratë" nga N.Ago

1.Emri: T. Sokolaj
2.Ditëlindja: 28 shkurt
3.Horoskopi: Shiko më lart...
4.Ngjyra e flokëve: Kafe në të zezë
5.Ngjyra e syve: Bojëqielli thonë...
6.Je dashuruar ndonjëherë? Pyetje qe kjo...?
7.Lloji i muzikës që dëgjon: Popullore shqiptare, greke, italiane dhe rock
8.Personazhi Disney/Warner Bross: C`ka po thu bre...thonë kosovarët?
9.Cilin shok/shoqe ke më larg? Janë të dyja në të njëjtin vend, larg
10.Gjëja e parë që mendon, sapo zgjohesh: Ajo
11.Diçka që mban përherë me vete: Edukatën...hahahaha
12.Çfarë ke në mur? Gelqeren dhe suvanë
13.Çfarë ke ndën krevat? Dyshemenë
14.Nëse ishe vetëm në shtëpi dhe dëgjoje një vazo të thyhej, çfarë do bëje?
:Kush të tha se e dëgjova?
15.Numër i preferuar: 31
16.Emër i dashur: Viola
17.Hobi yt: Festat, librat, kitara dhe rrëmuja
18.Ku do të doje të ishe tani? Në Bruksel ose në Vienë
19.Një urim për të ardhmen: Mos qoftë më keq se tani
20.Nëse mundje të udhëtoje në kohëra e të ktheshe pas, në cilën periudhë do veje:
Nuk jam fare nostalgjik në këtë drejtim, ndoshta 1912-ën
21.Zjarr! Merr diçka me vete! :Paratë s`i mbaj në shtëpi, tjerave u bëhet halli :)

22.Lule e preferuar: Të gjitha pothuajse
23.Serial i preferuar: Cfar acarimiiii...
24.Film i preferuar: Ka kohë që s`kam parë një film
25.Këngë e preferuar: Janë shumë, s`dua të bëj diferencime
26.Libër i preferuar: Të gjitha të Kadaresë, ta lëmë me kaq?
27.Kafshë e preferuar: Nga kali jam rrëzuar, por smë ka lënë në baltë
28.Rrobë e preferuar: Këmisha, pantallonat ene këpucët
29.Këngëtar/e i preferuar: Nexhmie Pagarusha
30.Ngjyrë e preferuar: E ke parë detin Jon, ajo ngjyrë më pëlqen
31.Gjellë e preferuar: Brinjë qengji dhe trofta e Valbones time
32.Me cilin karakter nga cartoon përputhesh(Disney,WB,comics)? Pa lidhje kjo
33.Ves i keq: Merrem shumë me hollësira, ndonjëherë të panevojshme
34.Karakteristikë e personalitetit tënd që të pëlqen: Këmbëngulja
35.Karakteristikë e personalitetit tënd që nuk të pëlqen: Që nuk i përzë nga mendja ca gjëra që duhet ti përzë
36.Shprehje e preferuar: Më mirë do bëhet se më keq s`ka ku vete
37.Puna që do të pëlqente të bëje: Pilot
38.Frika më e madhe: Zoti
39.Pizza më e mirë: Kapriccoza, pikante me suxhuk, ka kohë që s`më pëlqejnë picat
40.Beson se kafshët shtëpiake janë: S`kam fare kohë as dëshirë për to

Monday, April 14, 2008

Kur ndaheshin tapitë


Titulli: Kur ndaheshin Tapitë Piktor: Guri Madhi, Përmasat: 3 x 5, Pronë e Selisë së Kuvendit Popullor, sot Godina e Presidencës, Teknika: Vaj mbi kanavacë....mu shfaq kjo talbo teksa pija kafen e mëngjësit duke lexuar shtypin e ditës. Ca ngase isha vetëm e ca ngaqë jam kurioz për ato kohë, ndalova dhe po e kqyrja me një vështrim të vëmendshëm, talbonë në fjalë. Më ra në sy, së pari, një grua e zbathur, me këmbë të vrara që në duar mbante një fëmijë të vogël e të zhveshur që duhej të ishte duke vdekur prej të ftohtit, ndërsa nëna e tij gjithë adhurim dëgjonte fjalën e Udhëheqësit e më përulje shikonte drejt tij. Që në fillim dua të shpreh vlerësimin më të lartë për autorin e tablosë, është një skenë me të vërtetë domethënëse, dhe me aq sa mund të kuptoj unë nga piktura, e realizuar më së miri. Unë nuk kam asgjë më skulpturën e mrekullueshme, por me realitetin e llaftarshëm që paraqet ajo. Shikoni pra, ajo grua e zbathur krejt, me këmbë në tokë në kuptimin vulgar të kësaj fjale magjike, ndërsa Udhëheqësi i veshur shik vezullon e bie në sy dukshëm mes njerëzve të thjeshtë me të cilët është e qartë se në të vërtetë nuk ka ndodnjë lidhje tjetër veç adhurimit të tyre të verbër. Një adhurim që nuk lindi ditën kur udhëheqësi ua dorëzoi atyre njerëzve të thjeshtë Tapitë e tokës. Jo, jo, toka ishte aty, zotërinj, mbase para se të ekzistonit ju dhe para se të linddte udhëheqësi. Apo besoni se kur lindi, ai nuk ra në tokë si gjithë të tjerët, por në ndonjë vend më të shenjtë e më të rëndësishëm. Pse, ka gje më të shenjtë se toka? Revoltë, revoltë dhe revoltë në maksimum më shkakton ajo grua e zbathur aty mes burrave të veshur. Tregon qartë e bukur, pa fjalë boshe pozicionin ku ne si shoqëri e kemi vendosur gruan, si një shërbëtore që nuk meriton kujdesin dhe respektin e askujt. Më tej, një zotëri që mban një parmendë, që duket sheshit se është ngulur e po çan tokën kur nuk ë tërheq askush. Në rreshtin e parë, një pozë interesante, një burrë në moshë ka rënë në gjunjë dhe në duar mban dy grushta dhe si një gjë të shtrenjtë. Kjo më pëlqen! Bëhem keq kur shikoj në sfond të tablosë se drejt vendit të adhurimit të udhëheqësit janë duke ardhur radhë të tjera njerëzish, që duket se kanë mësuar lajmin e madh me vonesë dhe që nuk është e qartë nëse ata kanë dalë nga shtëpitë me një gëzim të atillë sa kanë harruar të hedhin veshje në trup a mbathje në këmbë. Tani, seriozisht, a ka ndonjë lider a udhëheqës në botë, që nuk do të etej akoma më shumë për pushtet, që nuk do të çmendej fare nga dëshira për të qenë udhëheqës deri në vdekje, kur shikon se të sunduarit nga ai, ia atribuojnë atij ekskluzivisht pronësinë e gëzimin mbi tokën e veç kësaj dalin ta presin këmbëzbardhur e me fëmijë të zhveshur pa mendur fare për të ftohtin a dhimbjet që ndjen trupi në të tilla raste. Jo për gjë, po me sa kam dëgjuar e lexuar, edhe atëherë që ai quhej dikator siç quhet edhe tani, por edhe sot që “diktatorët” duket sikur nuk janë të tillë, i kemi fajësuar ATA, se na cilësojnë shërbëtorë të tyre pa e konsideruar fare se raporti i drejtë do të ishte që ata ta ndjenin veten shërbëtorët tanë. Epo ky është një nga ato rastet, kur me plot gojën duhet thënë se për ca gjëra, fajin e kemi vetë ne, njerëzit e thjeshtë, që i duam më shumë ATA që na sundojnë sesa trupin tonë, që shpeshherë besojmë verbërisht tek ATA edhe kur na thonë “tokën ua solla e po ua dhuroj unë” duke mos menduar fare se toka ishte aty, para se të ekzistonim ne dhe ATA.

Kush ma i pari bani...?!

Kush ma i pari bani
More djal gurbetin
Kush ma i pari bani
More djal gurbetin

Zoti mos ja dhashtë
Jo kurrë selametin
Zoti mos ja dhashtë
Jo kurrë selametin

Tri ditë ymer kena
Në këtë jetë fallxhore
Tri ditë ymer kena
Në këtë jetë fallxhore

Edhe kto të mjerat
Në gurbet na i more

Edhe kto të mjerat
Në gurbet na i more

Kur ma s`pari dola
Pa bukë më shkoi dita
Kur ma s`pari dola
Pa bukë më shkoi dita

Jabanxhi qëllova
Kujt me i lypë nuk dita
Jabanxhi qëllova
Kujt me i lypë nuk dita

Ulërojshin malet
Ujqt e zi untue
Ulërojshin malet
Ujqt e zi untue

Zemra gjith mu dridhte
Se kan me m`coptue
Zemra gjith mu dridhte
Se kan me m`coptue

Borë e shi tuj ramun,
n`fushë me zuni nata
Borë e shi tuj ramun,
n`fushë me zuni nata

pa kurrgja mbulumun
jastëk gurin pata
pa kurrgja mbulumun
jastëk gurin pata

Kryet asht tuj m`dhimbtun
kush ma freskoi ballin
kryet asht tuj m`dhimbtun
kush ma freskoi ballin

Ethet më kanë nxanun
Kush s`ma dinte hallin
Ethet më kanë nxanun
Kush s`ma dinte hallin

Vijshin pashkt e krshndellat
Mgjejshin gjith idhnue
Medet gyrbetqari
s`paska ditë me gzue

Vijshin pashkt e krshndellat
Mgjejshin gjith idhnue
Medet gyrbetqari
s`paska ditë me gzue

“Është një këngë me ritëm fort të bukur, që kërcehet gëzueshëm e që dhuron kënaqësi. Baza muzikore, krejt ndryshe nga teksti, që tregon vuajtjet e emigrantit, është me të vërtetë ritmike, e gëzueshme dhe festive. Refreni i shkruar në një strofë për shkak të linjës melodike këndohet duke u përsëritur në mënyrë përcjellëse. Megjithatë teksi i këngës mbetet madhështor, veçanërisht për ata që kanë provuar emigracionin klasik por edhe për ata që marrin mundimin ta mendojnë sadopak pa e provuar ende apo kanë dëgjuar diçka rreth përjetimeve të emigrantëve dhe vështirësive gati ekzistenciale me të cilat ata përballen të cilat pa diskutim duhen vlerësuar si një sakrificë kurajoze. Mua me prekin shumë sa herë e dëgjoj, refrenet e këngës që tregojnë se largimi prej gjirit të familjes është i vështirë për emigrantin, i cili vendoset në një ambient të vështirë ku mbase “harron” i detyruar edhe ato festa apo gëzime që përbëjnë pjesë të identitetit të njeriut e që s`mund të shmangen kur ndodhesh pranë gjirit të ngrohtë familjar. Ngase vija melodike më pëlqen shumë, por edhe ngase sensibilizohem me të vërtetë me teksin, e solla këtu...”

Tuesday, April 8, 2008

I çmenduri...

Dhjetëra kamera ishin rreshtuar aty, në qoshe të rrugës tek hyrja e institucionit. Mes portës hyrëse nga ku pritej të dilte biznesmeni që denoncoi trafiqet dhe vendit ku ishin vendosur kamerat kish mbetur një hendek-rrugicë ku lëviznin nëpunësit dhe kalimtarët. Shumica prej tyre ishin indiferentë edhe pse një pakicë ngadalësonte hapat e hidhte ndonjë shikim kalimthi për të kuptuar çfarë po ndodhte, çfarë ishte ai kuriozitet i madh mediatik që kishte mbledhur aty, gjithë ato kamera që ishin drejtuar në të njëjtin kënd.
“I çmenduri” ishte një burrë rreth të 50-tave. I veshur thjesht, me një kostum gri të vjetëruar që nuk ishte përshtatur me ndonjë këmishë as në formë dhe as në ngjyrë, madje as me trikon e trashë që rrinte çrregullt në trungun mesatar të atij njeriu. Këpucët i kishte thuajse krejt të shformuara, çuditërisht me taka të larta ndërsa flokët të shpupurisur në një formë që dukej sikur tentonin të shkonin përpara për të mbuluar ballin e më vonë fytyrën. Kur kaloi për herë të parë në atë hendek-rrugicë thuajse askujt nuk i ra në sy. Ai megjithatë lëvizte duart me gjithë fuqinë, dukej sikur notonte në prag mbytje në një det më valë të vrazhda. Lëvizja e çrregullt e duarve shoqëruar me një ecje që ngjante më tepër si kërcim, kishte në sfond të saj britmat që më shumë sesa nga kordat zanore dukej sikur mbërrinin në këtë botë nga drithmat e dukshme në gjithë organizmin e “të çmendurit”: Zhdukuni njerëz më kollaro...në burg të shkoni!-bërtiste ndërsa mbante dy duart të shtrënguara në grykën e tij ku në vend të kollaros dukej veç lëkura e rrudhosur e zverkut. Drejtësi, drejtësi!-vazhdonte britmat, ndërsa afronte duart me njëra tjetrën si të ishte i arrestuar nën shtrëngimin e prangave të çelikta. Atje, atje brenda bëhen të gjitha...pislliqet...vazhdonte i çmenduri. I njëjti refren u përsërit disa herë. Nuk ishte vështirë të kuptohej se ai nuk ishte një kalimtar. Të pranishmit filluan të pyesnin nëse aty pranë kishte ndonjë spital psikiatrik nga i cili mund të ishte arratisur “i çmenduri”. Ai u shfaq kalimtar për të katërtën herë, derisa kamera e një emisioni humoristik-satirik e fokusoi dhe ndoqi gjithë ecejaket e tij. Dhe ai ndaloi, me kërcimet e tij të çregullta, brimat me fjalë të ngatërruara në njëra-tjetrën që dukej sikur dilnin nga drithmat e gjithë organizmit. Shfryu gjithë mllefin, largoi me duar gjihtë ajrin që kishte përreth dhe në buzë iu shfaq diçka si e bardhë...më pas iku për të mos kaluar më në hendek-rrugicën. Më shumë sesa të dukej, të shfaqej pra të binte në sy, ai donte të shfrynte, të nxirrte mllefin e gjithçfarë kish, në sy të botës. Pa u fshehur aspak donte të gërvishte në mënyrë imagjinare maskat që binin nën ritmin pa ritëm të duarve të tij. Dhe e quajtën “të çmendur”. Të vetmit që dhunoi ai njeri “i çmendur” ishin ata, njerëzit me kostume luksoze dhe me kollaro, që nuk veprojnë si ai. Ata veprojnë larg kamerave, larg syve të njerëzimit, atje ndër errësirat e mungesës së vëmendjes a pamundësisë së saj mundësisht sa më larg vështrimeve, sa më arratisur syve ndër vise t`errëta të mosvëmendjes a pamundësisë.
E krahasova atë njeri në mëndje, me Plugun e F.Konicës, por personazhi i kritikut të madh shqiptar ishte i urtë, fjalët e tij me peshë artikuloheshin me zë të butë në veshë të banorëve të Zullulandit. Ai nuk bërtiste, nuk lëvizte çrregullt edhe pse konsiderohej i çmendur...! Ndoshta “i çmenduri” që bërtiste ishte Plugu i ardhur në ditët e sotme, i përshtatur në kohë, që prej zemërimit të madh e pamundësisë, prej harrimit a braktisjes kriminale, shpërthen, bërtet, thërret e lajmëron se kollarot dhe kostumet luksoze janë atje, në mosvëmendjen e pamundësinë tonë, matanë murit të fjalëve mashtruese, tej xhamave të zinj a ndër kthina t`errëta duke mbjellë mjerimin tonë për pasurimin a pushtetin e tyre të sigurt për sa kohë çdokush që bërtet, shpërthen e denoncon do të quhet “i çmendur”! T.Sokolaj/08

Saturday, April 5, 2008

Ah...Vlorë, Vlorë...!

Sarande
Vlore

Kur nata Korçën e mbulon...(një perlë korçare nga Eli Fara)

Kur nata Korçën e mbulon
Dhe kafenetë mbushën plot
Atje qan zemra ime dhe vajton
Dhe raki kërkon...

ref
Kur nata korçën e mbulon
Dhe kafenetë mbushën plot
Atje qan zemra ime dhe vajton
Dhe raki kërkon..........

Do të vij do të vij moj xhan
Me lot moj do të qaj
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj, moj me duhan

Do të vij do të vij moj shpirt
Do të ulem dhe do të pi
Zjarrin e zemrës sime
Të shuaj moj me raki...

Kjo kamarierja jonë syzezë
Na servis na buzëqesh
Ajo rri bashkë me në
Syrin na e shkel
Dhe raki na sjell

ref...
Kjo kamarierja jonë syzezë
Na servis na buzëqesh
Ajo rri bashkë me në
Syrin na e shkel
Dhe raki na sjell


Ref
Do të vij do të vij moj xhan
Me lot moj do të qaj
Zjarrin e zemrës sime
Ta shuaj, moj me duhan

Ref
Do të vij do të vij moj shpirt
Do të ulem dhe do të pi
Zjarrin e zemrës sime
Të shuaj moj me raki



Për herë të parë e kam dëgjuar këtë këngë në makinën me të cilën po udhëtoja për në Pogradec. Që atëherë, nuk me shqitet nga mendja, nuk e harroj, nuk rri dot pa e dëgjuar. Është një nga ato perla të muzikës shqiptare të cilat unë nuk përtoj ti jap “play” sa herë që më jepet mundësia, mbase edhe katër ose pesë herë gjatë ditës. Sa herë që më jepet rasti në ndonjë festë apo në Karaoke, kam një dëshirë të veçantë ta këndoj këtë këngë edhe pse shpeshherë bëhem keq nga niveli im i interpretimit që duket sikur ja ul vlerat por është përsëri ritmi i këngës dhe tërësia e saj që më sjell në humor. Nuk di të them nëse është teksti apo interpretimi ai që ka ndikuar në këtë, por sigurisht adhuroj të gjitha këngëve të interpretuara nga Eli Fara, pa asnjë përjashtim. Pas kësaj dua të them se veç interpretimit është teksti i këngës ai që ka meritat e tij. Errësia bie mbi qytetin e veçantë dhe kafenetë mbushen plot në atë pragnate. Në këtë atmosferë shfaqet kamarierja jonë syzezë që na bën për vete me bukurinë e saj që na deh po aq sa rakia që vajza na servir në tavolinën e gezueshme. Unë mendoj se është një perlë, dhe jo vetëm kjo këngë, por e gjithë muzika korçare është një magraritar i muzikës shqipe për ritmin, subjektet, atmosferën dhe vlerat e vërteta artistike që sjell.

Thursday, April 3, 2008

Krenarë për Shqipërinë në NATO!


E pashë flamurin tim Kombëtar të valëvitej përkrah flamurit të Aleancës më të madhe e më të fuqishme Ushtarako-Politike në Botë. Është një nga ato raste të veçanta të jetës, që ndihesh krenar, që lotët të vijnë në sy prej gëzimit përzier me dhimbje. Më parë e kisha kuptuar sadopak çfarë do të thoshte mungesa e Famurit Kombëtar Shqiptar në krah të Flamujve të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Tani sadopak e kuptoj çfarë do të thotë që Flamuri im Kombëtar, më shkabën dykrenare, ndodhet aty, në të njëjtin fllad që e tund përkrah një prej ikonave më perëndimore në Glob, Flamurit të NATO-s. Dhe ndihem krenar, por edhe i sigurt, se tani politikanët e vendit tim do të kenë më pak shanse të luajnë me jetën time dhe më i bindur se politikanët e vendit tim kanë shumë më pak mundësi të veprojnë keq...