e premte, 29 shkurt 2008

Pranvera me një lule s`vjen...

Unë i vogël n'ato vite,
Mbi barin që ndriste nën vesë.
Në prag pranvere, një lule gjeta,
Erdhi Pranvera thirra menjëherë.

Buzëqeshi motra ime,
Sa desha t'i thur një kurorë.
Me kot vrapova edhe kërkova,
Të tjera lule jo, nuk gjeta dot.

Një pike vese mbi faqe ra.
O motër, unë lulet ku ti gjej?
Ajo e dinte 'ndaj më tha
Pranvera me një lule jo nuk vjen.

Si lëndinë mbet' fëmijëria,
Por fjalët e saj jo s'i harroj.
Sot me thotë koha dhe vetë rinia
Më e bukur jeta behet me shume shoke

refren
Një pike vesë mbi faqe rra.
O motër, unë lulet ku t' gjej?
Ajo e dinte 'ndaj me tha
Pranvera me një lule jo nuk vjen.

Kështu dhe jetën se bëmë një ditë
Një lumë i vetëm se bëmë një det
Kishe të drejtë o motër the
Pranvera me një lule s`vjen


"Kisha kohe qe e kerkoja tekstin e kesaj kenge, i shkruar nga Prec Zogaj dhe fillimisht i interpretuar nga Frederik Ndoci dhe me pas nga Aleksander Gjoka, tek "100 Kenget e Shekullit". Si poezi por edhe si kenge, mendoj se eshte nje nga vlerat e padiskutueshme te artit shqiptar..."

e enjte, 28 shkurt 2008

E ka fajin lapsi:)

Dhuratë nga belle fleur, faleminderit se kam dhe ditëlindjen!

1 . Cingarosesh ? – Po, do ndezësh një ti?
2. Ke puthur njeri dy javët e fundit ? – Doja ta puthja por është larg
3. Kush qe personi i fundit që të erdh për vizitë? – Askush, i urrej vizitat
4. Të ka marrë malli për njeri? – Po shumë...
5. Me kë do të luftosh? – Me të gjithë thashethemxhinjtë
6.Të pëlqen njeri? – Jo fare, më urrejnë
7.Kënga që po dëgjon? – “O moj ti me sy të zi”, S.Bejleri, Këngët e Shekullit
8.Ç’do bësh nesër? – Namin do bëj, kam ditëlindjen ene do festoj
9.Ke parë tofu? – S`më kujtohet
10.Ke ngrënë ndonjëherë? – Na mërzite me pyetje për të njëjtën gjë
11.Do të kthehesh në shkollë të mesme? – Jo vetëm
12.E ke parë filmin e Britnit? – Nasni mnyr...
13.Ç’bëre dje?- Dhurova lule të cilat nuk e di nëse i kanë marrë
14.Me kë vozite herën e fundit ? – Me shoferin, po ikja në shpi
15.Je i lodhur?- Në shtëpinë e të varurit, s`përmendet litari
16.Me kë ishe sot? – Me rob që jam i detyruar të rri, nga puna
17.Ku e ke mëmën? – Në shtëpi, me babin
18.Ç’ngjyrë i ke çorapet? – Të zeza
19. Ç’ngjyrë e ke bluzën? – Kam veshur këmishë
20.Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? – Vlora ene Pogradeci
21.A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? – Barbin e kam përmend vetëm për të përkëdhelur vajzat e bukra, ka kohë që nuk e bëj më...
22.Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? – Lëmë një takim dhe do ta mësosh
23.Ka anije familja jote? – Po, kanë ca anije letre që i kam bërë unë kur isha çilimi
24.E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- S`kam mace fare
25.Ku ishe më 11.09? – Rrugëve
26.Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. – Monitori Samsung, mouse HP, CPU-ja IBM dhe tastiera gjithashtu
27.Ke dalë ndonjëherë nga USA? – Nuk kam pasur fatin të hyj
28. SMS-i fundit që more? – Raporti që konfirmon mbërritjen e sms që dërgova unë
29.Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësuese? – S`më lanë shoqet e klasës
30.A thua ndonjë dëshirë në 11:11? – S`kam fiksim me oraret
31.Lente apo syze? – Hiç fare.
32.Pushimet e ardhshme? – Në Vlorë!
33.I bie ndonjë vegle? – Tentoj gjithmonë, pastaj tërhiqem nga zhumat e çrregullta
34.Ke ndonjë vëth gjëkundi? – I kam inat
35.Personi i fundit që përqafove? – Ajo
36.Ç’bëre 24 orët e fundit? – Përgjigja do të qe e mërzitshme, e lëmë farë?
37.Kush të ka nevrikosur sot? – Ajo
38.A shkarkon muzikë? – Po, nga CD
39.Ka kënduar njeri për ty? – Po, Media Player-i këndon ç`të dua
40.A dashuron njeri? – Mos bëj pyetje personale
41.Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? – Tashiii e ke tepru
42.Ke pasur ndonjë antfarm? – S`po kuptoj
43.Të duket se të duan njerëzia? – Nuk më duket
44.Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? – Në sallën e konferencave

e martë, 26 shkurt 2008

Harrim i paplotë...

Nëse ndodh ndonjëherë që malli për mua
Të ta mundojë shpirtin e kujtesën ta ngjall
Harromë, braktismë siç ikën një përrua
Më rënkime dhe lë pas gjithçka në mal

Se kjo e tëra qe nje kujtesë për tu harruar
Në ditët e tua imazhi im është i panevojshëm
Pra fshij dhe mbrëmjet me diellin pa perënduar
Ato mbrëmje kur para mesnate ikja, i përzënë
si dështak i përmotshëm

Më mirë harromë se të më gënjesh me lotë
Mashtrimet, unë s`kam dëshirë, s`mund ti fal
Harromë dhe kridhu në jetën e qytetit të paplotë
Unë do iki të zhdukem, të humbas diku në mal

Harromë, harromë, s`ke shkak të më kujtosh
Tani edhe unë kam dëshirë të harroj
Duhet ti tres në kujtesë bisedat tona bosh
Ti braktis ato imazhe mbrëmjesh, njësoj

Nuk ke asnjë shkak të më kërkosh
Kur ishim pranë dora jote nuk u zgjat
Ndaj përkëdhëlive, reagoje kokëposhtë
Ja pra tani, gjithçka është si më parë

Unë gjithëherë kam besuar se një ditë
Ngjarjet kthehen mbrapsht, njerëzit po ashtu
E gjitha ndodh kur shkaqet dhe rastësitë
Piqen bashkë në qiej, orbita, a në planete
A ndoshta në gjunjtë e tu....
T.Sokolaj, 08

e enjte, 21 shkurt 2008

Vargje per lirine dhe bylbylin, nga Ndre Mjeda...

Liria

O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjeshk' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndikund,kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,

e vështroje ku i del lirimit ama.

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah,
hija e Skanderbegut.

Që ndër djepa rritin nanat e Hotit
djelmënin' ushtore e idhnim n'armikun
nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.


Vaji i bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.

Gjith; fushët e malet
Blerim e mbuloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith'kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith'prendverën
Njajo buk t'del.

E kur t'zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis

E ur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

"Ne fillim ishte dialekti ai qe me ka terhequr vemendjen tek poezite e Ndre Mjedes. Me dukej sikur vargjet e tij merrnin force shprehese prej dialektit, por me pas, kuptova se ne fakt forca shprehese e Mjedes, ishte tek rimat, figurat, stili, fenomenet, origjinaliteti dhe thjeshtesia, te gjitha bashke me shume te tjera, mjete te mjeshterise letrare. Mjeden e prefesoj edhe per nje shkak tjeter: me pelqen shqiptarizma qe paraqitet ne poezite e tij..."


e mërkurë, 20 shkurt 2008

Dy poezi nga Azem Shkreli...

KATER KESHILLA VETES

Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

PARA ELEGJISE

Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.


"Maratonomaku i Nolit na solli nje lajm te mire edhe tani ne vitin 2008, Pavaresine e shumepritur te Kosoves. Tani qe syte jane ende te drejtuar kah Kosova, prej andej, me erdhi ne mendje Azem Shkreli. Me lart solla dy prej poezive te tij te cilat personalisht i vleresoj nder te bukurat e letersise dhe poetikes shqipe..."



e hënë, 18 shkurt 2008

Moj Kosovë mirë se të gjeta!

Moj Kosovë mirë se të gjeta
Shumë prita, sa e gjithë jeta
Shumë kam prit shumë kam durue
Bashkë me vllazën me festue...

Vargjet më lart mu kujtuan këto ditë kur të gjithë shqiptarët po përjetojnë evenimentin historik të shpalljes së Kosovës shtet i lirë, sovran dhe i pavarur. Është vetëm një pjesë e këngës që unë dhe mësuesi im në Gjimnaz, kishim përgatitur të këndonim në qytetin e Pejës në vitin 2001. Atëherë gjimnazi i Tropojës “Asim Vokshi” u binjakëzua me gjimnazin e qytetit të Pejës. Në kuadër të kësaj mardhënie të institucionalizuar mes dy shkollave, një grup artistik i gjimnazit të Tropojës ndihmuar edhe nga artistët e ansamblit “Dardania” u planifikua të kryente një vizitë në Gjimnazin e Pejës me ç`rast u vendos të përgatitej një program artistik. Nuk i harroj asnjëherë ato ditë, ishim maturantë, nuk na ndanin shumë ditë nga provimet e Maturës dhe çdo pasdite linim librat dhe shkonim bënim prova për koncertin që do të mbanim në Pejë. U nisëm që në mëngjes dhe gjithçka shkoi mirë deri në kufi. Aty, në pikën kufitare mes kufirit shqiptaro-shqiptar, ndodheshin forcat italiane pjesë e trupës shumëkombëshe që kishte marrë në administrim Kosovën. Pjesa më e madhe nga ne, gjimnazistë nuk ishim të pajisur me pasaporta. Megjithatë në pikën kufitare ditë më parë kishte mbërritur lista e personave që do të kryenin udhëtimin në Pejë e firmosur nga kryetari i Bashkisë dhe drejtuesit e policisë. Mirëpo siç duket mosha jonë e re, i beri të dyshojnë ushtarakët italianë të cilët me disa orë vonesë na lejuan të kalonim. Nuk më largohen nga kujtesa asnjëherë boritë dhe dritat e ndezura të makinave në rrugët e Kosovës që nderonin autokolonën tonë. Kishim gjashtë makina që ecnin njëra pas tjetrës në drejtim të Pejës dhe në secilën prej tyre kishim vendosur nga dy flamuj shqiptar. Arritëm me vonese në Pejë dhe nuk mundëm të jepnim programin artistik që patëm përgatitur. Megjithatë kaluam disa orë të mrekullueshme në shoqërinë e shumë bashkëmoshatarëve tanë kosovarë dhe mësuesve të gjimnazit të Pejës. Nuk e harroj asnjëherë pritjen e një gruaje në Pejë e cila na than se më në fund i erdhi rasti të shprehte falenderim për hapjen e dyrve që Shqipëria bëri pas largimit masiv të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Sapo mësoi se kishim mbërritur nga Shqipëria ajo erdhi pranë kur zbritëm nga makinat dhe na shoi etjen me lëng boronice ndëra na shërbeu fruta nga një arkë e madhe që mbante në duar. Ishte udhëtimi im i parë në Kosovë dhe që atëherë e kam dashur Kosovën. Pjesë e kësaj ndjenje ishte edhe kënga që kisha përgatitur por që nuk munda ta këndoja me çifteli në Pejë për shkak të vonesës në kufi. Kënga më erdhi në mendje këto ditë të lumtura për të githë shqiptarët dhe me shumë dëshirë po e këndoj nga Tirana!

e diel, 17 shkurt 2008

e premte, 15 shkurt 2008

PO LIND NJE SHTET I RI...

Photo: Darko Bandic


...Fluturo ti shqipe mbi qiellin shqiptar
Lirine e vendit tim
nga krahet e tua e kam marr
Krenarine
Nga kalldremet e Gjirokastres mora
Dhe bucita me jehone
Lajmin ne Malesi cova
Te degjoj Vlora e kuqe
Se flamuri yne me gjak
Nga ai shesh i bekuar
Une lirine kam marr
Nga Shkodra me lot,
Nga Dibra bujare
Le te jehoj kenga
Ne me t’bukuren tok shqiptare
Hapi krahet shqipe
Se shpirti me eshte mbushur
Me shqiptar e pi rakine
Me ty kembkryq jam ulur
Po degjoj iso labe
Jehonen e malesise
Sa mire me ken shqiptar
Me ken prej Shqiperise
Oh sa mire me i thone botes
Une vij nga Shqiperia
O i huj' kam gjuhen time
Kam zakonet e mia
Oh sa mire me ken shqiptar
Gjithe jeten do ta them
Une kam lindur ketu, shqiptar
Gjithmone do jem shqipe

Ref.
Hapi krahet ti
Fluturo tani
Hapi krahet shqipe
Permbi Shqiperi
Hap krahet shqipe fluturo
Hap krahet shqipe shko lajm co

Oh heej, o-ho
Une shqiptar nga sokaku i Beratit
E kam gjakun kuq e zi
Nga Skrapari raki pi
Shqipe ti e di
Jeten per ty jap
Shqipe ti e di
Shpirtin ta kam fal
Per k'te toke te bekuar
Ushtare te shqiponjes
Nga Plava dhe Gucia
Myzeqe dhe Malesia
Nga Ulqini, Tivari
Prishtina, Gostivari
Nga Tetova, Kumanova
Gjithe ushtaret sot i mblodha
Per ty shqipe dhe vallen do ta hedh
Mbi male do kercej
Dhe mbi fusha do defrej
Ndaj le te fryhet Vjosa
Le te derdhet Buna
Kuq e zi te behet bota
Ne kete flamur perhumba
Ndaj cohu shqiptar
Dhe mbaje koken lart
Ndaj cohu shqiptar
Te jesh gjithmone krenar
Per k’te toke, k’te qiell
Dhe kure te mos harrosh
Je bir i shqipes
Dhe per te do te fluturosh
(Teksti i kenges se Produkt 28)

e enjte, 14 shkurt 2008

Maratonomak

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u -cthur ordi' e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent , or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Neper fush' e brek me brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip 'e zbrit,
Petrit , Marathonomak!
Ke një plagë , po s'e the,
Djers ' e gjak pikon përdhe;
Do qe ti te jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur -gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T' u-tha gryka po s`te pihet,
T' u-mpi këmba , po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt , or M arathonomak!
Kurrë kaq s' dogji dielli
Dhe si plumb s' rëndoi qielli,
Kurr' aq' ëmbl' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Tur-u tej ,
Tutje , or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhuri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr' or Marathonomak!
Gryka si gjyrk të cfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Seç' vëngon e sec ' gulcon,
Zemra brinjët t'i ç`kallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s' janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde , ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia,
Që të pan' e të të çquan
Dhe fuqinë t' a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!
Ja , arrive, ua the:
Ç' gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam !" brohorite
Dhe për tokë u- përpëlite;
Vdiq , or vdiq!
vdiqe or Marathonomak.
Rent kudo , dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe- ndritur
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Mrathonomak!

Fan. S. Noli, prill, 1930


"Kisha dëshirë të sillja disa poezi të letërsisë shqipe në blogun tim. E fillova me Nolin jo vetëm sepse ky autor më kujton maturën, (një prej veprave të tij u desh ta analizoja në provimin e lëndës së Letërsisë). E vlerësoj Nolin mes të tjerash për fuqinë dhe spektrin e gjerë e të fortë të shprehjes e mbi të gjitha për trajtesën e thelluar e të mprehtë psikologjike që i bën personazhit të poezisë më lart. Lexim të këndshëm vizitorëve!"



e martë, 12 shkurt 2008


Veshje dhe ene te perdorura ne qeli nga te burgosurit politike ne Burgun e Burrelit...

Rruges per ne Elbasan...

e diel, 3 shkurt 2008

Udha ne pyll per ne bjeshket qe ndodhen ne Luginen e Valbones ne Tropoje...
Kjo zone livadhore mes bjeshkeve ne luginen e Valbones ne Tropoje, quhet Kroi i Manit. Aty prane ndodhet nje burim me uje te ftohte qe furnizohet nga shkrirja e debores ne male. Ajri eshte shume i paster, sic duket nga prania e bredhave...