e premte, 19 shtator 2008

Turizmi, Shqiperia ne vendin e pare ne rajon

Ne vitin 2007, gjate periudhes se pikut te turizmit, rritja e te ardhurave ne perqindje krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2006, e ka vendosur Shqiperine ne vendin e pare ne rajon. Thene ne shifra, 63% me shume ne euro dhe 75.9% ne dollare.
Kjo, sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit, e bere e ditur nga ministri i Turizmit, Ylli Pango. Nese do te konsiderohen ndryshimet ne te ardhura per te gjithe vitin 2007, atehere ne 15 vende te rajonit Shqiperia ze vendin e katert.
Per sa i perket 6 mujorit te pare te 2008-es, rritja ne perqindje ne dollare eshte 38% me larte se e njejta periudhe e vitit 2007. Per periudhen janar – 15 shtator te ketij viti, numri i turisteve qe kane vizituar vendin eshte rreth 2.150.000.
Vendin e pare e zene turistet maqedonas, duke u pasuar nga ata kosovare. Sipas Ministrise se Turizmit, megjithe konkurrencen e larte te Malit te Zi, Shqiperia ka patur nje ecuri te konsiderueshme turistike, duke patur madje dhe mjaft turiste nga vete Mali i Zi. (Top-Channel)

2 comments:

eni said...

eshte gjynah qe nuk behet nje reklame me e hajrit per turizmin tone:(

drejt tropojes said...

ashtu mendoj dhe une, madje them se para se te deklarohen rezultate te tilla kaq te nalta, duhet te merren masa serioze qe turizmi te zhvillohet. nuk mendoj se ne kete fushe behet perparim duke prezantuar rezultate te fryra kur ne te vertete behet shume pak!